Translate

Monday, July 4, 2016

ef. Shabani: Dhashtë Allahu që gjatë ditëve festive të kaloni në paqë, begati dhe të keni harmoni familjare.

Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër”. (Ali-Imran:195).
Të nderuar besimtar, vëllezër e motra
Përcollëm muajin më të veçant të vitit, kurorën e muajve të vitit, më specifikun, më të dashurin, muaj që bëni të edukohemi, ngritemi dhe pastrohemi shpirtërisht. Gjurmët e këtij muaji do të jenë të dukshme te ne dhe shoqëria jonë nga ku mësuam se Allahu e don të drejtën, moralin, terbijen, por gjithsesi edhe të luftohet e keqja, amoraliteti, padrejtësia dhe zullumi. Kam po atë lutje te Allahu se vetëdija jonë është ngjallur që fati dhe perspektiva e shoqërisë tonë të mos mbetet që të përcaktojnë zullumqarët dhe të paarsimuarit. Të kemi mësuar se edukimi dhe morali janë dy bazamenentet kyçe të këtij ummeti për të ecur drejt rrugës të cilën na e mësoi Muhamedi a.s. Ky muaj na mësoi se duhet mbjellur në shpirt konceptin e humanitetit, cilësi kjo që e karakterizon besimtarin e sinqert dhe të devotshëm, dhe assesi të pasurohemi në krahun e të varfërve, nevojtarëve dhe jetimëve.
Të nderuar besimtarë!
Festa e Fitër Bajramit është përgzimi lidhur me përfundimin e këtij muaji të bekuar, fillimit të shpalljes së fjalës së pashterrur, Kuranit fisnik dhe fitores së Bedrit.  Ndaj rruga e besimtarit gjithsesi që duhet të jetë e lidhur ngusht me këto çështje të cilat fillojn me fjalën e shenjtë, Kuranin, duke pastruar shpirtin dhe trupin përmes adhurimit dhe agjërimit si dhe guximi për t’i qëndruar përballë të keqes, dhunës, keqpërdorimit, çrregullimeve dhe rrënimit të vlerave të pastërta. Muajin që përcollëm ne dhe shumë pjestarë të këtij ummeti e kaluam duke shijuar ca plagë nga dora e njerëzve me vetëdije të ulët, të pandërgjegjshëm e të pashpirtshëm. Gjithandej ummeti ynë po sprovohet me vepra dhe akte dhune e terrori që llogariten djallëzore të cilat po shqetësojnë shpirtin e pastër dhe të ndershëm të njerëzve të urtë e besnik, andaj shpresoj dhe lutem që fati dhe çështja jonë të ndryshojnë sa më shpejt.

Vëllëzër e motra besimtarë!
Në emër të NISMËS për Reforma në BFI, si dhe në emrin tim personal ju uroj festën e Fitër Bajramit, duke e lutur Allahun e Lartësuar që në çdo shtëpi muslimane të mbretëron gëzimi dhe buzëqeshja. Dhasht Zoti të gjithë ibadetet, lutjet dhe sakrificat për hirë të Tij të bëra gjatë muajit të Ramazanit të jenë të pranuar dhe shpërblyera. Mos të harrojmë që parimet fetare mbi solidarizimin, ndihmën dhe shtrirjes së dorës ndaj nevojtarëve dhe jetimëve t’i lëmë anash e të veprojm sipas ndjenjave tona që shpesh herë preken nga djalli i mallkuar. Përmes këtij urimi lus Allahun që t’iu begatojë juve dhe mbarë vllezërit tanë në diaspor për kontributin e dhënë në zhvillimin e jetës fetare si dhe për mirëmbajtjen e institucioneve edukativo-arsimore të BFI-së.                                                               Për hajr festa e Fitër Bajramit, dhashtë Allahu që gjatë këtyre ditëve festive të kaloni në paqë, begati dhe të keni harmoni familjare. 
H. Ibrahim ef. Shabani
Kryetar i NISMA për reforma në BFI


0 comments :

Post a Comment