Translate

Thursday, June 2, 2016

SHABANI: Ramazani muaji i ndryshimeve, kjo është Platforma për dukjen e BFI-së

“(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit që në të (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju .”(El-Bekare, 185)
Të dashur besimtarë, jemi ne prag te agjërimit. Ju ftoj të jemi të lumtur që Allahu xh.sh. na e mundësoi që edhe sivjet të presim Muajin e Ramazanit, Muajin e Shpalljes së Kuranit dhe, ta madhërojmë Krijuesin tone për udhëzimet që na i shpalli, ta madhërojmë për tërheqjen e kufirit në mes gënjeshtrës dhe së vërtetës. Islami është vetë e Vërteta.
E vërtetë është që Allahu Mëshirëplotë na e bëri obligim agjërimin siç ua kishte bërë edhe popujve të tjerë. Përmes agjërimit shpëlahet dhe lartësohet shpirti, ruhet syri, veshi, goja, shtohet përqëndrimi vetëm për ibadet, për lutje, për vepra të mira, për humanizëm.
Vëllezër e motra, Muaji i Ramazanit është muaj i rahmetit, muaj i demonstrimit të unitetit dhe të respektit të ndërsjelltë, drejtesise, dallimit te vertetes nga e pa verteta po nese ka nevoje edhe me lufte sic ndodhi lufta e Bedrit dhe luftat tjera te rendesishme ne kalendarin Islam.
Në këtë muaj merr kuptim humanizmi, por vetëm duke ua zgjatur dorën të varfërve e skamnorëve. Ju ftoj që këtë muaj ta kalojmë sa më shumë në humanitet dhe në vepra të mira e në bamirësi. Ne, si myslimanë të devotshem, kemi obligim që ta zhvillojmë dhe ta avansojmë jetën tone fetare dhe, pa dyshim që këtë e bëjmë perms dy vatrave tona arsimore islame: Medresesë Isa Beu dhe Fakuletit të Shkencave Islame. Këto dy vatra ndihmohen vetëm duke ua dedikuar sadakatul fitrin dhe zekatin tonë, prandaj, jepne kontributin tuaj, sepse Allahu xh.sh. do t’ua shumëfishojë pasurinë ashtu siç do t’ua shtojë shpërblimet për ibadetet që do t’i kryeni gjatë këtij Muaji të Bekuar.
E lus Allahun Mëshirëplotë që të kaloni një agjërim të mbarë e me plotë ibadete.
Ju qoftë për hajër Muaji Bekuar i Ramazanit- Ishin m
esazhiet e Kryetarit të Nismës për Reforma në BFI të RM-së Haxhi Ibrahim ef. Shabani 


0 comments :

Post a Comment