Translate

Saturday, June 25, 2016

ÇLIRIMI I MEKËS SË BEKUAR

Nuk ka dyshim se një ndër dëshirat të cilat kishte pasur Muhammedi a.s ishte të  kthehet në atdheun e Tij të dashur, jo për t’u hakmarrur ndaj atij populli por të njejtit të udhëzohen në  rrugën e drejtë  të  besimit e cila garanton shpëtim në  këtë  dhe botën tjetër.


Shkruan: Haxhi Ibrahim ef. Shabani

“E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket”!(Isra, 81)
Muhammedi a.s kishte filluar misionin e Tij në  vendin në  të  cilin lindi, u rrit dhe  zhvillua, në  vendin në  të  cilin i erdhën Ajetet e para të  cilat ishin shumë  të  qarta. Vendi ku Profeti ynë ftoi njerëzimin në  besim në  një  Zot rreshtazi 13 vite ishte shumë  i padëgjuar dhe refuzues ndaj kësaj thirrje sepse ata të cilët kishin nëpërkëmbur dhe përbuzur çdo vlerë  njerëzor frikoheshin se me pranimin e fjalës së  Allahut xh.sh e cila transmetoheshte përmes Muhamedit a.s do të  humbasin pasurinë  pozitën dhe ndikimin në  shoqërinë e cila kishte në përkëmbur të  gjitha parimet morale dhe njerëzore.
Muhamedi a.s ishte i detyruar ta lëshoj atdheun e vet dhe të vazhdoj misonin e Tij disa vjeçar në  Medinen e ndritur e cila periudhë  nuk ishte aspak e lehtë  sepse nga atje hartoi Kushtetutën e parë , zhvilloi lufta të  shumta, mobilizoi klasë nnjerëzore se si duhet ballafaquar me sprova dhe sfida të cilat saheherë nuk janë aspak të lehta për qenien njerëzore.
Nuk ka dyshim se njëra ndër dëshirat të cilat kishte pasur Muhammedi a.s ishte të  kthehet në  atdheun e Tij të dashur, jo për t’u hakmarrur ndaj atij populli por të  njëjtit të  udhë zohen në  rrugën e drejtë  të  besimit e cila garanton shpëtim në  këtë  dhe botën tjetër.
Çlirimi i Mekës ka ndodhur në vitin e tetë sipas Hixhretit, e cila ka qenë e mbushur me idhuj dhe të  shumtë, kurse Allahu i Madhërishëm e ka pastruar me këtë çlirim të madh, në vend të shirkut vendosi njësisnë  e Allahut xh.sh, besimin në vend të mohimit dhe furnizimin në vend të varfërisë.
Muhamedi a.s me të  hyrë  në  Meken e bekuar ata të  cilët i kishin bërë  dëmë  dhe zullum mendonin se Profeti ynë  do t’i dëbonte dhe hakmerrej ndaj tyre, mirëpo kjo nuk kishte ndodhur sepse ai ishte dërguar nga ana e Allahut xh.sh si mëshirë  për të gjithë  botërat, andaj Ai iu drejtua Mekasve me këto fjalë : “O Kurejshë! “Çfarë mendoni që unë të bëj me ju?” Ata i thanë: “Ti do të sillesh mirë me ne, sepse je fisnik dhe biri i vëllait fisnik.” Ai u tha: “Unë do t’ju them ashtu siç u tha Jusufi vëllezërve të tij:  “Sot s’ka qortim për ju; Allahu do t’ju falë.”(Jusuf, 92). Atëherë me një zë plotë falje dhe mirësi të ngrohtë ai u tha: “Shkoni! Të gjithë jeni të lire
Muhamedi a.s pas kësaj lexoi Ajetin në të cilin Allahu xh.sh thotë :“O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë.” (Huxhurat, 13).
Passiqë  Muhamedi a.s pastroi Qaben e shenjtë  nga qindra idhuj dhe puta të cilat deri atë  kohë  kishin shërbyer si Zotra për Mekasit e aaj kohe, paralajmëroi kurejshitët se kush beson Allahun një  dhe Muhamedin a.s për Profet, futet në  Qaben e bekuar ata do të  jenë  të  falur, të  sigurtë  dhe të  garantuar.
Allahut xh.sh thotë :“Nuk ka zot tjetër veç Allahut, Ai është i vetëm dhe nuk ka shok. Ai është Sovrani, Atij i takon lavdërimi dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi gjithçka.”
Prej parimeve të shpallura në këtë çlirim të madh është edhe: Kundërshtimi i nacionaliteteve, kombësive, fiseve dhe racave. Prejardhja e njerëzve është një, nuk ka superioritet ndërmjet tyre mbi bazën e ngjyrës, racës, klanit e të ngjashme me këto. “O Kurejshë! Allahu ju ka larguar mburrjen e injorancës, njerëzit janë pasardhësit e Ademit kurse Ademi është nga dheu.”
Prejardhja është një, prej saj janë degëzuar popujt, fiset, racat dhe ngjyrat. Allahu i Lartësuar i ka krijuar kësisoj me qëllim që të njihen ndërmjet veti, ndërmjet tyre nuk ka superioritet përveç me devotshmëri dhe frikë ndaj Zotit. “Të gjithë ju jeni pasardhës të Ademit, kurse Ademi ka qenë i krijuar prej dheut; arabi nuk ka kurrfarë epërsie ndaj joarabit, as anasjelltas, por me frikën prej Zotit.”
Në bazë të afërsisë me Zotin e Lartësuar, bindjen, nënshtrimin, njësimin dhe devotshmërinë ndaj Tij vlerësohet superioriteti, epërsia, lartësia dhe dallueshmëria.
Prandaj duke u bazuar në  kë to parime dhe vlera të  cilat Muhamedi a.s i kishte treguar me rastin e çlirimit të  Mekes së bekuar, kjo duhet të  jetë  mësim për neve dhe shoqërinë  tonë  në  aspekt të  clirimit të  mendjes, vetëdijes dhe pikëpamjes tonë ndaj secilit i cili tenton të mbjell frikë  dhe josiguri në  mesin e shoqërisë tonë .
Çlirimi i Mekës për neve të jetë mësim se si duhet vepruar neve në menyrë që të çlirojmë  shoqë rinë  dhe institucionin tonë  nga secili që mëton interesin e vet personal dhe familjar ta vëndoj mbi interesin kolektiv të shoqrisë  tonë .
Por, kjo nuk duhet të jetë fundi i këtij misioni sepse kjo me lejen e Zotit patjetër do të ndodhë, mirëpo qëllimi primar për gjeneratën e ardhshme do të jetë rimëkëmbja e Institucionit dhe vendosja e një sistemi i cili do të ketë për detyrë  përparimin dhe zhvillimin e vlerave fetare, larg çdo mizorie, frikësimi dhe keqpërdorimi të  njerëzve dhe organeve institucionale.
Prandaj, lusim Zotin xh.sh që këtë  ditë të Ramazanit pë  hirë të agjërimit, namazit dhe lutjeve që  i bëni të  jeni të  mëshiruar dhe falur nga Allahu fuqiplotë.

0 comments :

Post a Comment