Translate

Saturday, May 14, 2016

OPINION: LUFTËTARI DHE OPORTUNISTI

Paralele profilesh  

Dikur ishin miq, kurse tani kundërshtarë, sepse, Abaz Islami arriti të kuptojë shumë shpejt se në BFI kishte arritur kulmi i kriminalizimit dhe i kusarizimit të BFI-së, kurse i dyti (Agron Vojnika) ishte një nga udhëheqësit e atij kriminlizmi dhe kusarizimi të BFI-së  

Shkruan Haqifli Sulo, Tiranë  
Dikur ishin miq të ngushtë! Abaz Islami dhe Agron Vojnika. I kisha takuar në BFI gjatë një vizite të delegacionit nga Tirana. I pari këshilltar i Sulejman Rexhepit dhe drejtor i Agjensisë së Hallall Standardit, Kryeredaktor i “Hënës së Re” dhe shef i informimit, opinionist e moderator i të gjitha manifestimeve të Rijasetit të BFI-së, kurse, i dyti, Agron Vojnika, “sekretareshë”  i Mulla Sulës dhe, një lloj zagari i nevojshëm për gjuajtjen e derrave të egër. Dikur ishin miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë, por, gjithnjë të armiqësuar në përpjekjet për vjedhjen e BFI-së. Sepse, i pari (Abaz Islami) i brumosur me mësime, etikë dhe moral islam, nuk ia bante fytyra që të lëshohet në aventurat e të dytit (Agron Vojnika) i cili, përmes do “aksioneve” policoro-spiuneske më tepër angazhohej për të mbushur xhepat që i lëvareshin si koqet e demit, ngase kishte qejf të jetë përfaqësuesi i vetëm i reperizmit në BFI. Dikur ishin miq, kurse tani kundërshtarë, sepse, Abaz Islami arrti të kuptojë shumë shpejt se në BFI kishte arritur kulmi i kriminalizimit dhe i kusarizimit të BFI-së, kurse i dyti (Agron Vojnika) ishte një nga udhëheqësit e atij kriminlizmi dhe kusarizimi të BFI-së. I pari e luftonte këtë dukuri të shëmtuar kurse i dyti e luftonte të parin i cili po angazhohej që t’i mbyllë të gjitha vrimat të cilat kishin formë zgjataike prej kasës së BFI-së e drejt e në xhepin e Mulla Sulës dhe Agron Vojnikës. Dikur ishin dy miq jo të dashur fort, sepse i pari angazhohej për islamizëm në BFI kurse i dyti (Agron Vojnika) për xhahilizëm dhe manipulim, për demagogji e për diletantizëm. I pari (Abaz Islami) kujdesej për raporte të ngushta me mjete të informimit, për informim të drejtë e profesional, kurse i dyti (Agron Vojnika) kujdesej për këta raporte vetëm në suaza të përfitimeve të ndonjë kocke, sepse i mbante duke bërë pazar me shefat e këtyre mediave (do ketë për ju “banera” nëse kruheni pak edhe për mua)! Miq të ngushtë por me interesa të ndryshëm! Derisa i pari (Abaz Islami) po angazhohej me mish e me shpirt për të sjellë të mira materiale nga kontratat me firmat e ndryshme për Standardin Hallall, i dyti (Agron Vojnika) përkujdesej për gogësimën e TV ERA duke ia siguruar përfitimin me mijëra euro të cilat pastaj ndaheshin në mes tij dhe ish-pronarit të Erës, i cili, natyrisht, duhej të fitonte edhe ai, sepse kishte punëtorë që duhej të paguheshin. Te dy miq por me botëkuptime si ato të ujkut dhe të dhisë. Derisa i pari (Abaz Islami) përpiqej që me mirësjllje, me edukatë dhe afinitete islame të pasuronte BFI-në me miq e miqësi të reja, i dyti, i ngarkuar me komplekse spiunazhi, angazhohej për largim të këtyre miqve përmes instalimit të kamerave dhe përgjimit të çdo gjëje që lëvizte e që pipëtinte në BFI.  Dikur miq e kolegë të afërt, ndëra sot, njëri (Abazi) luftëtar kurse tjetri (Agroni) oportunist i rëndë. Sot, Abaz Islami, është opozitë, i angazhuar në Nismën për Reforma në BFI. E lufton pa kompromis praktikën e vjedhjes, të zhvatjes dhe të shkatërrimit hap pas hapi të BFI-së. Abaz Islami sot po shquhet si luftëtar i denjë kundër dukurisë së deislamizimit dhe të deprofesionalizimit që po mbisundon në BFI. Abazi, sot është teolog i rspektueshëm, me perspektivë shumë të qartë, me vizion islam, vizion që e nderon dhe që ia siguron vendin në çdo segment të shoqërisë sonë. Angazhimi publik i Abaz Islamit është zhvillimi i jetës fetare islame në baza të profesionalizmit dhe të parimeve të mirëfillta islame; angazhimi publik i tij i tejkalon kufijtë e servilizmit në luftë të sinqertë kundër idiotizmit dhe servilizmit që e ka kapluar BFI-në e kriminalizuar dhe të kusarizuar. Ky është luftëtari Ndërkohë që i dyti, Agron Vojnika, kallëpi i servilitetit, ka vendosur që edhe më tej t’i luftojë vlerat islame. Relacioni social më i madh i tij është deri te kabineti i uzurpuar nga Mulla Sula dhe, nga aty deri te do kodoshë e fuksa që me ëndje pranojnë para nga vakëfi duke mos kuptuar se kjo hajni dhe ky solidaritet me palën që e vjedh BFI-në do t’ua prekë familjen, do t’i zë ndonjë hata në fëmijët e në pasardhësit e tyre. Sot, Agron Vojnika fle si pazmore në gjoksin e Mulla Sulës duke u munduar ta kamuflojë në “besimtar të devotshëm” ndërkohë që, ngjashëm si ai, nuk i kanë dy lidhje me islamin dhe vlerat islame. Ata e duan islamin deri sa ua mbushë xhepat, në momentin që do të ngelin pa para, ngelin pa ide! Ideali i tyre është paraja e myslimanëve që e ndajnë nga goja e tyre për të mirën e islamit. Madje, këto para nuk hezitojnë që t’i derdhin në xhepin e avokatëve maqedonasë si dhe në “gjykatës e prokurorë” të korruptuar! Agron Vojnika është altoparlant i Mulla Sulës, ndaj, le të na tregojë se cilin proces gjyqësor e ka fituar Mulla Sula i Agronit duke i luftuar të gjithë luftëtarët e sinqertë dhe të paepur në mbrojtjen e vlerave islame? Asnjë proces! Jo që i ka humbur por edhe i ka paguar shpenzimet gjyqësore por edhe dëmshpërblimet, duke filluar nga i ndjeri Haxhi Tasin Teufiku e deri te i fundit, Muhamer Veseli! Do të humben edhe proceset e tjera në vijimësi. Derisa angazhimi islam i Abaz Islamt ia siguron një vend të sigurtë në çdo segment shoqëror, Agron Vojnika është i padëshirueshëm, nuk i ka lënë vend vetes në asnjë redaksi si një palo “gazetarë” që na qenka. Agroni, duke i korruptuar disa media e portale që janë në shërbim të lekut të Mulla Sulës, nuk e ka të qartë se, në çastin kur do të ngelë pa mundësinë për t’i korruptuar me kafshatën e myslimanëv të ngratë, do të ngelë si qen i zgjebosur, i dëbuar prej të gjithëve. Sot, angazhimi publik i Agron Vojnikës është mbrojtja naive e Mulla Sulës, në fakt e kiminalizimit dhe kusarizimit të BFI-së. Agron Vojnika ka ngelur dhe do të pëlcet si plesht brenda kufijvë shumë të ngushtë të servilizmit dhe të oportunizmit. Ky është opurtunisti. Për ta kuptuar Agroni dhe Mulla Sula fjalën opurtinist, ja, po ua sjellim edhe shpjegimin e kësaj fjale nga Fjalori i Gjuhës Shqipe, i cili, te zëri i fjalës opurtunist sjell këtë kuptim: “Ai që nuk është i drejtë e parimor, por që niset nga interesat e ngushta e të çastit; ai që nuk ka parime të qëndrueshme dhe lëkundet herë në një anë e herë në anën tjetër; ai që heq dorë nga parimet dhe bën lëshime për të mos u prishur me kundërshtarët. Oportunisti të lë në baltë”!/1klik/

0 comments :

Post a Comment