Skip to main content

Kur Sulejman Rexhepi zhvillonte fushatë kundër “shovinistëve shqiptarë”

Nga Takvimi i vitit 1987
Në librin e vet të fundit, Dromca memoaresh “Kush ma prek kombin ma ka sharë fenë”, të Sulejman Rexhepit, të publikuar në formë elektronike, në www. balkanpost.blogspot.com, efendi Rexhepi veç të tjerash kujton edhe vitet e pas demonstratave në Kosovë. Këtë periudhë e kujton me një nostalgji të veçantë, sepse është momenti kur Sulejman Rexhepi për herë të parë gjenë përbashkësi në mes të Islamit dhe komunizmit. Pikërisht këto vlera Sulejman Rexhepi i shpaloste nëpër takime të shumta që i kishte me kolegë e me xhemat të ndryshëm gjatë fushatës kundër “shovinistëve shqiptarë”, të cilët me përpjekjet e tyre e iritonin edhe vetë Zotin, sepse ta vrasësh një jomusliman je kundër Islamit, e thënë kjo në kohën kur jugosllavët po vrisnin e prisnin shqiptarë sa herë që kërkonin t’ia prishin “atdheun e përbashkët” (Jugosllavinë) Sulejman Rexhepit. Paramendoeni, shqiptarët atëbotë i ishin qepur punës për ta shkatërruar Jugosllavinë, kurse Sulejman Rexhepi i sulmonte me interpetime false të islamit të gjithë ata shqiptarë që nuk ia donin “atdheun e përbashkët”!
Sulejman Rexhepi kishte përgatitur një “temë seminarike” dhe të njëjtën e lexonte nëpër këshilla të atëhershme, apo myftini të sotshme. Madje, Sulejman Rexhepi nuk kursehet as në shtrembërimin e haditheve, nuk kursehet as në vënien në gojë të Pejgamberit a.s. fjalën “shovinist”,  madje nuk përton që të bëjë as digresion në mes shokut Tito dhe Pejgamberit a.s.
Sulejman Rexhepi sikur insiston që këtë “margaritar” të tij ta arshivojë përjetë duke e botuar në  Takvimin (Kalendarin) 1987-1407/8 h. fq 41-45, botim i Kryesisë së Lidhjes së Shoqatave “Ilmije” në RSM-Shkup.
Në vazhdim, po e sjellim tekstin integral të Sulejman Rexhepit:

Temë Seminarike

Vëllazërim-Bashkimi sipas Islamit

“O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”. (El-Huxhuratë, 13)

Nga Sulejman Rexhepi

Të nderuar anëtar të Shoqatës “Ilmije”. Feja Islame është ajo që apelon, fton të besohet në një dhe të vetmin Allah xh.sh, andaj ai i cili nuk e shoqëron Allahun xh.sh në besim ose ibadet, nuk mundet të jetë ithtar i kësaj feje madhështore. Feja Islame ashtu siç kërkon nga ithtarët gjegjësisht, nga anëtarët e saj besim të pastër, kërkon që ithtarët t’i pastrojnë shpirtërat dhe trupat e tyre nga gjërat e kota. Nga ajeti Kuranor me të cilin e filluam këtë paraqitje gjegjësisht ligjetarë, duhet ta kemi të qartë dhe të kuptojmë njëherë e përgjithmon se Islami thërret në vëllazërim. Vëllazërim-Bashkimi sipas rregullave Islame nuk është artificial, por se është punë dhe çështje esenciale, andaj Allahu xh.sh i drejtohet mbarë njerëzimit, pa dallim nacionaliteti, race dhe gjinie. Ashtu në ajetin paraprak thuhet se të gjithë njerëzit kanë një krijues, dhe ai është Allahu xh.sh dhe se mbarë njerëzit rrjedhin nga një baba dhe një nënë (Ademi dhe Hava). Nga këtu duhet të kuptojmë se nuk kemi të drejt që t’i urrejmë krijesat e Allahut, të cilët në të njejtën kohë janë vëllezër dhe motra tona, çshtje që e rekomandon Allahu xh.sh dhe thotë: “Ju mes vete duhet të ndihmoheni”, në fund të fundit vlera e njeriut llogaritet te Allahu xh.sh në respektimin e urdhërave hyjnore të Zotit. Të nderuar vëllezër, ne me profesionin tonë, si anëtar të Shoqatës “Ilmije”, në veçanti si trashëgimtarë të Dërguarve të Allahut bartim përgjegjësi ndaj Allahut xh.sh në sqarimin dhe interpretimin e Kuranit dhe Islamit në tërësi. Nga rekomandimet Kuranore të cilave Allahu xh.sh ju kushtoi rëndësi dhe vlerë të madhe është edhe vëllazërimi edhe bashkimi i të gjithë njerëzëve, fillimisht ne duhet të jemi të bindur në këto dogma Islame, dhe më pastaj ta mbjellim tek ithtarët e fesë Islame. Kur njerëzimi do ta respektonte këtë urdhër Kuranor, pa dyshim se në mjediset tona dhe në tërësi në botë nuk do të kishte gjakderdhje, motivet e të cilave ishin urrejtje nacionale, ndarje në klase, fise e race, etj.
Të nderuar vëllezër, Muhamedi a.s duke filluar nga shek. VI dhe VII, porositi barabarësi të plotë mes njerëzve duke thënë: “Njerëzit janë të barabartë sikur dhëmbët e krehërit të folokëve”. Muhamedi a.s e vazhdon fjalën e tij duke thënë: “ O njerëz, të gjithë jeni bijë të Ademit a.s., derisa Ademi a.s është i krijuar nga dheu (toka), nuk ka dallim mes Arabit dhe joarabit, as të bardhit nga i ziu, njeriu vlerësohet te Allahu xh.sh me bindje dhe besim.”
Nga ky hadith i Muhamedit a.s nënkuptohet se Islami rreptësisht e ndalon mosdurimin, urrejtjen nacionale dhe çfarë do që të jetë ndarje dhe mosvlerësimi i njerëzve.
Muhamedi a.s vërteton se vlera e njeriut ndaj Allahut peshon varësisht nga veprat e mira, kualitetet morale dhe cilësitë e mira njerëzore si realizues i urdhërave hyjnore, Zotit. Si argument për këtë mund të shërbehemi me fjalët e mira të Muhamedit a.s :”  Allahu i  Plotëfuqishëm nuk shikon në fizionomitë e juaja, e as në emrat e juaj, e as në pasurinë tuaj, porse Ai shiqon zemrat dhe veprat e juaja”.
Të përkujtojmë këtë moment, të asaj që ndodhi në kohën e Muhamedit a.s, kur njëri i tha një njeriut: “O bir i zezakes” që kishte për qëllim ta nënvlerësojë shokun e tij. Kur Muhamedi a.s. dëgjoi për këtë rast u hidhërua tepër dhe tha: “U shkatërrua, u shkatërrua, u shkatërrua, në Islam nuk ka vlerë më të madhe djali i gruas së bardhë nga djali i një gruaje të zezë, vlera e njeriut peshon në vlerat e tija morale, kualitetet edukative dhe besim.”
Përsëri po theksoj se ndaj mësimeve Islame rreptësisht ndalohet bërja e dallimit të njerëzve në bazë nacionale, gjinore, gjuhë, prejardhja familjare, këtë e vërteton Muhamedi a.s me fjalët e tij para familjes së tij kur thoshte: “ O beni Hashimij, mos mendoni se njerëzit do të dalin para Allahut xh.sh me veprat e tyre, kurse ju në emër të familjes së juaj.”
Të nderuar anëtar të Shoqatës nga e gjithë kjo nënkuptohet se sipas mësimeve Islame njerëzit janë të barabartë dhe duhet të jetojnë në frymën e vëllazërim-bashkimit. Ne këtu në Jugosllavi, e cila është shumë nacionale, duhet normat Islame t’i fusim në bashkëjetesën e përbashkët, ta duam atdheun tonë të përbashkët, mes vete të respektohemi ashtu siç na porosit Islami.
Përcjell Enes bin Malik, nga Muhamedi a.s i cili tha: “Nuk ka iman, Islam të vërtet (drejt) ai që nuk ia dëshiron fqiut ose vëllaut të tij atë që ia dëshiron vetvetës.”
Sipas një variant tjetër që e përcjell Imam Ahmedi, Muhamedi a.s ka thënë: “ Nuk mundet robi i Allahut të arrijë të vërtetën e Imanit, deri sa nuk ua dëshiron njerëzve atë që e don për veten e tij.” Muhamedi a.s vazhdon me fjalën e tij më këtë çështje dhe thot: “Tre herë u betua në Allahun xh.sh Vallahi, nuk ka Iman të vërtet (drejt ai njeri prej të cilit fqiu i tij nuk është i mbrojtur (qetë).”
Ne si shërbëtor fetar, duhet t’i tregojmë ithtarëve të fesë Islame se fqinjë dhe vëllezër i kemi të gjithë popujt dhe kombet të cilët jetojnë në Jugosllavinë tonë Socialiste.
Vëllezër, t’ju përkujtoj në këtë moment se shoku Tito shumë herë e ka theksuar këtë çështje ashtu që një herë tha: “Vëllazërim-bashkimi nuk realizohet vetëm me fjalë, por edhe me vepra.” Me këtë fjalë dua t’ju them se ne duhet deri në fund të luftojmë kundër të gjithë elementeve, të cilat mundohen të na e rrënojnë vëllazërim-bashkimin tonë. Sëmundje më e rrezikshme dhe helmuese për prishjen e vëllazërim-bashkimit dhe se armik më i madh i socializmit është shovenizmi, nacionalizmi dhe kohëve të fundit iredentizmi Shqiptar.
Lidhur me këtë çështje është tejet e rëndësishme të theksohet, se Muhamedi a.s si i dërguar i Allahut duke filluar nga shek. VI dhe VII ka luftuar kundër shovenizmit dhe nacionalizmit me fjalët e tija të përgjithshme kur thoshte: “Nuk është prej nesh, ai që thërret në shovenizëm.” Interesante është të theksohet se Muhamedi a.s që në atë kohë dinte të dallonte shovenizmin nga dashuria e pastër nacionale, kur njëri nga bashkëbiseduesit e pyeti Muhamedin a.s: “ O i dërguar i Allahut a llogaritet shovenizëm nëse njeriu e dashuron popullin e vet? Muhamedi a.s iu përgjigj: “Ta dashurosh popullin tënd nuk është shovenizëm, por shovenizëm llogaritet kur dikush e përkrah dhe ndihmon popullin e tij që t’i dëmton popujt e tjerë.”
Duhet mes vete të respektohemi edhe atë jo deri sa jemi gjallë por edhe pas vdekjes, dhe për këtë që e themi do ta vërtetojmë me rastin që i ndodhi Muhamedit a.s, I cili, përderisa po qëndronte ulur, papritmas kaloi një xhenaze nga një i vdekur Çifut. Muhamedi a.s ashtu siç ishte ulur  u ngrit në këmbë, qëndroi ashtu në shënjë respekti deri sa kaloi kufoma. Njëri nga shokët e tij tha: “O i dërguar i Allahut pse u ngrite në këmbë, i vdekuri ishte Çifut. Muhamedi a.s iu përgjigj me këto fjalë: “A nuk ishte njeri”, Ai iu përgjigj se: po, sigurisht njeri ishte. Atëherë Muhamedi a.s. i tha: “ Po të tregoj dhe këshilloj se në fenë Islame çdo njeri e ka vendin e vet dhe respektin.”
Të gjithë e dimë se sipas normave Islame çfarë do të thotë: “ Dhimi” (Jomusliman që jeton në një shoqëri me muslimanët). Me këtë rast Muhamedi a.s tha: “Ai, që ngrit dorë të mbysë një jomusliman të pafajshëm, ai nuk ka për ta shijuar erën e xhennetit-parajsës.”
Të nderuar kolegë, duhet ta ruajm autoritetin e fesë Islame, të mos lejojmë që dikush për shkak të qëllimeve të tij armiqësore ta keqpërdor Islamin. Islami si fe ishte dhe do të mbetet i pastërt deri sa të ekzistojë jeta në tokë. Si argument për këtë është fjala e Allahut xh.sh.: “ Ne e kemi zbritur Kuaranin dhe Ne do ta mbrojmë.”






Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves