Translate

Tuesday, May 3, 2016

Israja dhe Miraxhi, mesazhe madhështore për njerëzimin

“Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi.” (Suretu el-Isra: 1)
Israja dhe Miraxhi është natë e bekuar, llogaritet një nga ngjarjet më të veçanta dhe një nga mrekullit më të mëdha të Muhamedit s.a.v.s.                                                                                      “Isra” llogaritet udhëtimi natët që e realizoi i dërguari i Allahut Fuqiplotë prej Mesxhidul Haram, Mekkes deri në Mesxhidul Aksa, Jerusalem, ndërsa “Miraxh”, ngritje në lartësitë më të mëdha qiellore.
Kjo është natë përplot simbolik, urtësi, specifika që në vetvete ngërthen shumë urtësi, ndërsa të gjithë ne duhet përkujtuar me ibadet dhe adhurim ndaj All-llahut Fuqiplotë. Çdo pjesë e kësaj ndodhie me vete sjell momente dhe mesazhe madhështore për mbarë gjeneratat njerëzore, andaj shpresojmë që të reflekton pozitivisht tek shoqëria jonë dhe më gjërë.
Lusim All-llahun e plotëfuqishëm që ibadetet dhe lutjet e bëra gjatë kësaj nate që All-llahut xh.sh. t’i pranon prej nesh. Me rastin e kësaj nate të madhe përgëzon të gjithë besimtarët dhe shoqërinë islame me dëshirë që këtë natë ta kalojnë në mirëqenie dhe përkushtim të plotë.
Na qoftë për hajr Israja dhe Miraxhi!

H. Ibrahim ef. Shabani

Kryetar i Lëvizjes për Reforma në BFI- NISMA

0 comments :

Post a Comment