Translate

Tuesday, May 3, 2016

5 vjet nga vdekja e Bin Laden, Obama: Bota është ende e rrezikshme

Presidenti amerikan Barack Obama, në një intervistë për CNN për 5-vjetorin e vrasjes së kreut të Al Kaedës, Osama bin Laden, ka deklaruar se rreziku nga organizata terroriste është ende real. “Bota është ende e rrezikshme. Në një sëërë këndvështrimesh, Lindja e Mesme është në një situatë më kaotike se më parë”, ka deklaruar Obama.
Ideja për të dërguar 100 mijë trupa për të pushtuar çdo vend ku ka një organizatë të ngjashme terroriste, në vlerësimin e presidentit amerikan është e gabuar. “Është joproduktive dhe në njëfarë mënyre ushqen ideologjinë që po luftojmë”, ka thënë Obama.

0 comments :

Post a Comment