Translate

Saturday, April 30, 2016

MULLA SULËN E IRITOJNË KËSHILLAT E MENÇURA

Kështu thotë, veç të tjerash, Afrim Tahiri, ish-sekretar i përgjithshëm i BFI-së si dhe një nga bashkëpunëtorët më profesionistë që e pati Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.

Po bëhen gati një vit që kur u prishën këto raporte dhe, si duket, efendi Tahiri paskësh parapëlqyer që për këtë kohë të hesht dhe, në opinion të dalë në prag të njëvjetorit të nismës së tij për reforma në BFI. Afrim Tahiri kësaj radhe del me një megainervistë të botuar në formë libri, me titull “Bashkësinë Fetare Islame e pret një epokë e re”, nga gazetarja Albina Ajdari. Është një botim me shumë supriza, me fakte tepër të hidhur që shprehin një përpjekje për t’ju dhënë fund të gjitha keqpërdoimeve që bëhen në këtë institucion fetar e në emër të fesë Islame. Në pyetjen e gazetares se pse pikërisht tani i shpreh të gjitha ato të palara që kanë ndodhur në BFI, Afrim Tahiri përgjigjet:
“Nuk është e vërtetë, unë asgjë nuk po them më shumë se ajo që ia kam thënë në sy! Asnjëherë nuk kam folur për diçka tjetër, pos vërejtjeve që kam pasur lidhur me punën e tij në BFI! Ai as nuk më ka sharë në prezencë e as që e kam sharë ndonjëherë, me të nuk kam pasur ndonjë problem privat! Të jeni më se të bindur se gjithçka që deri më tani kam thënë kundër tij, ka të bëj vetëm me punën e tij në BFI, andaj skam pasur nevoj dhe kurrë nuk do të kem nevojë të merrem me jetën e tij private! Padyshim se këtë e din edhe vet Mulla Sula, ai madje e din se edhe çfar vërejtje të tjera ka marrur nga ana ime e që nuk i kam thënë opinionit! Me këtë rast do të nënvizoja edhe diçka tjetër, kundër, Mulla Sulës është shkruar aq shumë saqë me plot sinqeritet u them se nuk u besoj të gjithave! Mua më mjaftojnë ato që në vazhdimësi ia kam thënë në kabinet! I mbarë opinioni e din se nga 2013 e këndej, ai filloi të krijon dhe të nxjerr të palara të shumta vetëvetes! Mua nuk më besohet se deri më tani, gjatë githë karrierës së tij në BFI, dikush e ka mbrojtur më shumë se unë, ta lëmë periudhën e viteve ’90, nga filllimi i këtij shekulli e deri në verën e vitit 2014 kur dhashë dorëheqje time, kam qenë shumë afër tij dhe e them me shumë bindje se Mulla Sula i vitit 2013, nuk ishte ai për të cilin dhjetë vite më parë bëmë të pamundërën për rikthimin e tij në krye të BFI-së. Në mars të 2015, në prezencë të Myftiut të Shkupit i kam thënë edhe këtë, “më vie keq, je duke pranuar këshilla nga disa budallenjë që ta duan të mirën dhe nga një i mençur që ta don të keqen!” I kam thënë se shumë njerëz dëshirojnë të ket konflikt mes nesh etj. etj.! Unë dhash maksimumin, normalisht, ngase ndjeja edhe obligim për ta mbrojtur, derisa u binda se një mision i tillë ishte i pamundur! E tani mjafton ti jepet mikrofoni, përnjëherë krijon një armik! Për aq sa i jepet mundësia për të folur, për aq edhe do të urrehet! Jam dëshmitarë i shumë rasteve të këtilla, kam përjetuar momente të rënda! E për sa kohë që jam jasht BFI-së, falenderoj Zotin, shumëfish ndjehem më i qetë! E nëse dikush llogarit si një nga të palarat e Mulla Sulës edhe shkeljen e Kushtetutës, atëherë sa do të ishte e drejtë që në dëm të BFI-së të themi se gjithçka është në rregull. T’i lëmë të tjerat, nga funksioni që kam ushtruar, kam pasur edhe obligim t’ia tërheq vërejtjen që të ketë kujdes me aktet normative të BFI-së, të kishte kujdes se si po sillej me Kushtetutën e BFI-së. Fatkeqësisht, na thoshte “po e shkelim për të mirën tonë”! Kurse ne kurrë nuk ia kërkuam këtë të mirë! A keni dëgjuar ndonjëherë nga Mulla Sula ose nga organet e BFI-së se për sa kohë që kam punuar aty, kam shkelur ndonjë nen nga Kushtetuta! Nga ana tjetër, u garantoj, mund të filloj që nga Neni i Parë dhe deri tek i fundit, t’u sjelli argumente se ku janë bërë shkelje të Kushtetutës! Aq shkelje janë bërë saqë kjo Kushtetutë tanimë e ka patjetërsueshme t’u përshtatet të punësuarve!”, thotë Afrim Tahiri, ish-sekretar i përgjithshëm i BFI-së, në megaintervitën prej rreth 80 faqeve, të titulluar “Bashkësinë Fetare Islame e pret një epokë e re”./1klik/

0 comments :

Post a Comment