Translate

Thursday, April 7, 2016

BFI po zhduk edhe Agjencionin për Hallall Standardin

Hallall Standardi po ndryshon opinionin botëror bashkëkohor mbi shëndetin dhe jetën e njeriut. Një nga markat më atraktive të kohës modern që kujdeset për konsumimin e produkteve dhe prodhimeve ushqimore, për veshjen, barërat, si dhe për zhvillimin ekonomik. Agjencioni i Hallall Standardit (AHS) ishte njëra nga drejtoritë apo sektorët më atraktiv të BFI në periudhën më të re të këtij shekulli, i cili agjencion u themelua me plot entuziazëm për të mirë të qytetarëve të vendit e në veçanti për ato musliman. Sot kur hapim faqën zyrtare të BFI dhe përcjellim rubrikën e Agjencionit të Hallall Standardit (AHS) shohim se asnjë aktivitet nuk  është realizuar. Nëse deri në fillim të 2015 kishim afër 30 kompani që kishin implementuar këtë standard nga ajo kohë shohim se asnjë  njoftim se kemi për kompani të reja të pajisura me këtë standard, bile as të atyre që ishin në proces të implementimit të standardit. Deri në fillim të vitit të kaluar meqë kishte shumë kompani të interesuar për këtë standard nga puna dhe angazhimi i ekipit të Agjencionit arrijtëm të bashkëpunonim me kompani saqë Ministria e Ekonomisë është dashur t’i rrisë subvencionet për kompanitë që do të implementojnë këtë standard. Aq më keq  është kur nuk kemi të realizuar asnjë aktivitet për afirmimin e Agjencionit të Hallall Standadrdit edhe jasht vendit, kur dihet se ajo bashkëpunon me Institutin të Standardizimit të Maqedonisë për t’u bë edhe subjekt vendimarrës nëpër këshillat ndërkombëtar me theks të veçant për prodhimet me logo të Hallall-it. Bashkëpunimi i AHS me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore nuk pamë se ka pasur ndonjë ecuri më të madhe se sa ajo që ishte deri në fillimim të vitit 2015. Konferencat ndërkombëtare për Hallall Standardin mbahen gjithandej në veçanti në botën Islame, por që edhe ky aktivitet nuk po shihet askund proces tjetër nuk  është prezentuar se ka implementuar këtë standard. Për të vetëdijësuar opinionin dhe qytetarët kemi realizuar edhe kampanjë mediatike kushtuar Hallall sistemit apo standardit edhe pse ndoshta nuk kemi bërë aq sa duhet meqë kushtet na diktonin të jemi të kufizuar por megjithatë realizonim projekte. Nga puna mediatike që kishim realizuar kemi marrë pjesë në shumë emisione kushtuar Hallallit, intervista, dhe paraqitje të ndryshme mediatike të konferencave në Ministri të Ekonomisë apo konferenca të ndryshme. Realizuam projektin e Anketave pas një bashkëpunimi të madh dhe të suksesshëm me studentët e Fakultetit të Shkencave Islame me të vetmin qëllim që ky standard të depërton në shumë aspekte në shoqëri, por mbi të gjitha që klasa e re e teologëve të kupton vlerën dhe rolin e këtij Agjencioni. Bashkëpunimi ynë me Agjencionin GIMDES nga Turqia ishte aq i fuqishëm saqë  përpos ndihmesës së tyre për akreditimin e AHS trajnonim edhe kuadro të reja në aspektin e zhvillimit të agjencionit si dhe për perspektivën e Agjencionit. Sulejman Rexhepi dhe BFI po dështojnë edhe në këtë drejtim, andaj kjo është edhe një e vërtet se vetëm kështu varroset institucioni që shumë gjenerata të hoxhallarëve duke qenë të mbështetur nga populli kanë kontribuar në zhvillimin e vlerave fetare dhe avansojnë çështjet islame.

Abaz Islami, ish-drejtor i Agjencionit të Hallall Standardit dhe anëtar i Lëvizjes për Reforma në BFI- NISMA


0 comments :

Post a Comment