Translate

Wednesday, April 13, 2016

BFI dhe AHS kanë bërë riçertifikim apo çertifikim të kompanive me Hallall Standard

Bashkësia Fetare Islame dhe Agjencioni për Hallall Standard (AHS) më në fund folën pas një pauze të madhe kohore për të mos thënë krejtësisht të vdekur. Lajmi i publikuar nga BFI se:“….në selinë e Bashkësisë Fetare Islame, Agjencioni për Hallall Standard ndau certifikata halall edhe për gjashtë kompani vendase…..” ishte jo korrekt ndaj opinionit meqë i mungon esenca. Pikërisht po nisem nga ajo se kush janë ato kompani? Si e kanë emrin kompanitë e çertifikuara? A ka nevojë opinioni të dinë se kush janë ato “gjashtë kompani”? Emrat e kompanive i mësova nga profili zyrtar i Ministrit të Ekonomisë, Driton Kuçi, për fat të keq në vend se AHS t’i shpalos që është më e thirrur ajo bëhet e ditur p ërmes faqes zyrtare të Ministrit. Nga aty shihej qartë se nuk ishin “…edhe gjashtë kompani…”, por mund të themi se “ gjashtë kompani ku shumica prej tyre të riçertifikuara meqë kanë pasur që më parë çertifikata”. BFI dhe AHS e kishte knaqur me Certifikimin e kompanive për prodhime ushqimore të cilat janë gjëra elementare për t’i konsumuar njeriu, ata tani po flasin për turizëm Hallall. Turizmi Hallall mund të zhvillohet vetëm atëherë kur të gjitha prodhimet ushqimore i konsumon qytetari i vendit pa fije problemi me një fjalë kanë vulën e Hallall Standardit. Nuk zhvillohet Turizmi Hallall vetëm me disa kompani që merren me prodhime ushqimore, kur mes tjerash na mungojnë prodhimet e grurit, qumshti dhe prodhimet e qumshtit, pijet,etj. Hallall turizmi nuk bëhet vetem me thirrje të agjencive turistike që të interesohen për tu çertifikuar me Hallall satandard, por se ka shumë faktorë që duhet ndryshuar për realizimin e një programi të tillë. Në Maqedonia akoma nuk janë pjekur kushtet për Hallall Turizëm.


Abaz ISLAMI, ish/drejtor i Agjencionit për Hallall Standard dhe njëherit anëtar i Lëvizjes për Reforma në BFI- NISMA

0 comments :

Post a Comment