Skip to main content

Gjyqi për Kumanovën, me avokatë të gjobitur

Avokatët e rastit të Kumanovës kërkojnë nga Gjykata që të plotësohen kushtet për mbarëvajtje të procesit gjyqësorë. Sipas tyre është e pamundshme në kushtet aktuale të zhvillohet procesi, sepse ato gjithnjë po mbetën larg klientëve të tyre. Ndërkohë që edhe familjarët e të akuzuarve mbeten jashtë dyerve të gjykatës. 
“Nuk ka kushte për të vazhduar në këtë sallë momentalisht ku vazhdohet, bëhet fjalë për 29 të akuzuar, masat e policisë dhe sigurisë janë të mëdha , ne si avokat nuk mund të jemi me klientët tanë, i kemi bukur larg nga vendi ku jemi, ku i kemi për ti dëgjuar klientët. Nuk kërkoj asgjë tjetër ne kërkojmë vetëm kushte që për momentin në këtë gjykatë nuk i kemi”, deklaroi Mefail Arslani, avokat.
Sipas Arslanit akoma mbetet në fuqi vendimi për dënimin avokatëve, edhe pse ata janë ankuar në të gjithë instancat gjyqësore për shlyerjen e një vendimi të tillë, të cilin e vlerësojnë si të pabazë.
“Ne kemi bërë ankesa ku mendojmë se janë të pabaza ato vendimi për dënime, ne kemi kërkuar edhe nga Këshilli gjykatësve që të sigurohen kushte edhe tek kryetari themelore , kryetari i gjykatës apelit dhe kryetari i gjykatës supreme , por deri më tash nuk kemi asnjë përgjigje”, tha Mefail Arslani, avokat.
Gjatë ditë së nesërme pritet që të vazhdojë rasti për seancën e Kumanovës, ku janë të akuzuar 29 presona për terrorizëm, vepër që është e pa papranueshme për palën mbrojtëse.
Senat Zylbehari

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves