Skip to main content

Parashtrohen 270 amendamente të propozim-rezolutës të PE-së për Maqedoninë

Gjithsej 270 amendamente janë parashtruar ndaj Propozim-rezolutës për Maqedoninë të raportuesit Ivo Vajgël, që për progresin në integrimet evropiane në mars duhet ta votojë Parlamenti Evropian, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
Siç është tashmë praktikë e rregullt, kur bëhet fjalë për Rezolutën e Maqedonisë në shtëpinë ligjvënëse të BE-së, eurodeputetët grekë dhe bullgarë janë rekorderë në numrin e amendamenteve të parashtruara të propozimit të eurodeputetit slloven Vajgël, Europarlamenti ta mbështesë rekomandimin e kushtëzuar të Komisionit Evropian për hapje të negociatave inkuadruese të BE-së me Maqedoninë dhe kërkoi hapje urgjente të bisedimeve.
Eurodeputeti nga partia neofashiste "Agimi i Artë" gjenerali në pension Jorgos Epitideios, së bashku me kolegun e tij Angel Xhambaski nga partia nacionaliste bullgare VMRO-BND Krasimir Karakaçanov, janë kryesues të artilerisë së re të amendamenteve të Rezolutës për Maqedoninë në PE.
Eurodeputetët grekë, të kryesuar nga neofashisti Epitideios, përpiqen që në amendamentet të sigurojnë fshirjen e mbiemrit "maqedonas" nga gjithë Rezoluta dhe zëvendësimin e tij me "FYROM" apo sikurse edhe ish-raportuesi për Maqedoninë në Europarlament, Riçard Hovit, kërkoi në amendament që gjithçka që është "Maqedoni" ose "maqedonas" të zëvendësohet me "ky vend" ose "vendi".
Pikërisht Hovit kërkon fuqimisht që të potencohet "diskriminimi i komunitetit LGBT në Maqedoni", ndërsa kolegët e tij grekë dhe bullgarë akuzojnë se Maqedonia "nuk bashkëpunon mjaftueshëm me Kombet e Bashkuara për çështjen e emrit" dhe se "me problemet dypalëshe me Greqinë dhe Bullgarinë bëhet përpjekje që të preken problemet e brendshme politike". Pikërisht në këtë pjesë, grekët përpiqen fuqimisht dhe me shumë amendamente ta ndërrojnë paragrafin në raportin e Vajgëlit, në të cilin përmendet se "problemet dypalëshe nuk guxojnë ta bllokojnë fillimin e bisedimeve inkuadruese".
Krahas Xhambazoskit dhe eurodeputetëve grekë, krizën politike dhe përballjen me krizën e refugjatëve, në kontekst negativ përpiqen që përmes amendamenteve në Rezolutën për Maqedoninë ta fusin edhe disa eurodeputetë të tjerë, mes të cilëve edhe miku i madh i deritanishëm i shtetit të Maqedoninë në PE - Eduard Kukan. Pikërisht këta eurodeputetë, tentojnë edhe të zhduket fjalia "vendi më i avancuar në pjesën e harmonizimit me legjislativën e Bashkimit Evropian" që rregullisht ndodhet në fillim të pesë rezolutave të deritanishme të Europarlamentit për vendin tonë. 
Eurodeputetët bullgar Xhambaski, Angel Kovaçev dhe Sergej Stanishev, insistojnë në amendamente se është e nevojshme të zbatohet regjistrimi i popullatës në Maqedoni dhe në të njëjtin "të vendoset grafë për bullgarë". Ata gjithashtu, sërish kërkojnë festimin e ngjarjeve dhe personave të përbashkët historik, interpretim i historisë "pa konotacion ideologjik" dhe vendosje të komisionit të përbashkët ekspert për historinë.
Në lidhje, megjithatë, të amendamenteve pozitive për Rezolutën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, këtu kryeson kryesuesi me Komitetin e përzier parlamentar të PE-së dhe Kuvendin e Maqedonisë, slloveni Alojz Peterle, i cili insiston të ndihmohet Maqedonia për t'i filluar negociatat për anëtarësim me qëllim "që të shmanget afrimi asimetrik i Ballkanit Perëndimor ndaj Bashkimit Evropian". Një numër të madh të amendamenteve pozitive për Maqedoninë ka edhe nga eurodeputetët e tjerë nga Kroacia, si Andrej Plenkoviq, Davor Ivo Shtier, Marijana Petir dhe Ivana Maletiq, nga sllovenët Patricia Shulin dhe Millan Zver, si dhe nga hungarezët Tamash Maserish dhe Igor Sholtes, estonezët Kelam dhe Paet dhe nga liberali Luis Mihael nga Belgjika.
Megjithatë, këtë vit ka më pak amendamente për Rezolutën e Maqedonisë sesa vjet, kur kishte 290 amendamente, por megjithatë është shumë nëse merret parasysh se në vitin 2014 kishte 170 amendamente për Rezolutën e Parlamentit Evropian për shtetin e Maqedonisë.
Raportuesi për Maqedoninë në PE, Vajgëll, paraprakisht për MIA-n deklaroi se është e rëndësishme të zgjidhet një orë më herët kriza politike në Maqedoni, që vendi të mund të përparojë në integrimet euroatlantike.
"Kuptohet, këtu KE-ja dhe PE-ja qëndrojnë në pozitën e njëjtë se rekomandimi është kushtëzuar me përparim në kryerjen e të gjitha pikave të marrëveshjes së Përzhinos dhe me organizimin e zgjedhjeve të përkryera dhe demokratike në prill të vitit 2016. Nëse këto dy kushte plotësohen dhe mendoj se kjo është plotësisht objektive dhe e nevojshme, besoj se Maqedonia mund të përparojë", theksoi Vajgëll në deklaratën për MIA-n.
Afati i fundit për vazhdimin e amendamenteve të rezolutës së PE-së për Maqedoninë ishte 14 janari. Leximi i dytë para Komitetit për punë të jashtme (AFET) në dhomën ligjdhënëse të BE-së është caktuar për datën 16 të këtij muaji, ndërsa miratim i Komitetit të theksuar do të mbahet më 23 shkurt. Versioni përfundimtar i Rezolutës së Parlamentit Evropian për Republikën e Maqedonisë është caktuar që të miratohet në seancën plenare në Strasburg që do të mbahet midis 7 dhe 10 marsit të vitit 2016./koha/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves