Skip to main content

OPINION: Diçka po zihet në BFI

Ajo që do ta trondisë mbarë opinionin e vendit, sipas disa burimeve brendapartiake të partisë shqiptare në pushtet, BDI-së, do të jenë përgjimet që kanë të bëjnë me kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepin. Po ky burim thotë se, telefonatat e përgjuara të efendi Rexhepit dhe të familjes së tij janë edhe më skandaloze se sa telefonatat që flasin për seks-skandalet në të cilat janë të përfshirë edhe politikanët shqiptarë                                                 
Shkruan Rafet Kasami

Në Maqedoni, tashmë 24 prilli është caktuar si ditë kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, si rrjedhojë e "Marrveshjes së Përzhinës", të arritur në mes partieve kryesore në Maqedoni (VMRO, LSDM, BDI, PDSH) e me ndërmjetësim të ndërkombëtarëve. Megjithatë, edhe pse po vlerësohen si taktizime partiake, në esencë të gjitha këto parti janë për ta shtyrë muaj tutje ditën e zgjedhjeve. Shkas janë bërë përgjimet masovike të cilat akoma po e skandalizojnë shoqërinë dhe po i dridhin themelet edhe ashtu të brishta të shtetit. Në këtë shtet po sundon një pasiguri totale. Të gjithë janë në ndjekje të "shtrigave" që i posedojnë këto përgjime! LSDM-ja që ishte "pronare" e këtyre përgjimeve kohë më parë zyrtarisht ia dorëzoi Prokurorisë Speciale e cila do të merret me procesuimin e të gjitha aferave. Në taborrin e partive opozitare po flitet se, arsyea kryesore që po e nxit VMRO-në për t'i sabotuar zgjedhjet e 24 prillit janë pikërisht informatat që dolën pas arrestimit të Zahir Beqirit-Çaushit, në shtëpinë e të cilit u gjetën mbi 70 mij përgjime si dhe një numër i konsiderueshëm i pasaportave false. Pas këtij arrestimi u shpërndanë shpekulime se i njëjti "set" i përgjimeve është shpërndarë edhe te disa persona shumë të sigurtë të cilët do të përkujdesen që t'i publikojnë të gjitha nëse kapet njëri prej poseduesve të këtyre materialeve. Nga ana tjetër, për pushtetin aktual mjaft problematik del edhe gazetari kontravers, Zoran Bozhinovski, i cili nga "biruci" i tij në Novi Sad ka paralajmëruar se përgjatë ditëve të fushatave parazgjedhore, do të nis t'i publikojë përgjimet dhe se tashmë paskësh arritur të nënshkruajë kontratë me dy portale shqiptare mjaft me ndikim, një në Kosovë e një në Shqipëri. Pra, pushteti tërthorazi angazhohet për shtyerjen e këtyre zgjedhjeve deri sa t'i zbulojë "bunkerët" e këtyre përgjimeve, apo edhe të detyrojë opozitën maqedonase që për ndonjë kompromis eventual t'i dorëzojë këto "buknekrë". Edhe manovrimet politike të opozitës shkojnë në drejtim të shtyerjes së zgjedhjeve me qëllim që të fitohet kohë për fillimin e proceseve gjyqësore për aferat që peshojnë mbi pushtetin aktual. Opozita është e sigurtë që nuk do të ketë zgjedhje në datën 24 prill, siç është e sigurtë se opinion i vendit dhe ai ndërkombëtar do të tronditen nga aferat që do të zbardhen nga publikimi i përgjimeve. Në taborrin opozitar thonë se, as vetë më nuk dinë se në ç'duar gjenden të gjitha ato përgjime, veçse janë të sigurtë që në kampusin politik shqiptar Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri do të tronditen shumë keq, ndërsa nga kampusi maqedonas më së keqi do të kalojnë Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska, Mile Janakievski si dhe Zoran Stavrevski. Gjithnjë e më shumë po flitet edhe emri i Ministres për Kulturë, Elizabeta Kançevska Milevska, për zhdukjen (djegien) e tetë pakove të mbushura me dokumentet e megaprojektit "Shkupi 2014"! Por, ajo që do ta trondisë mbarë opinionin e vendit, sipas disa burimeve brendapartiake të partisë shqiptare në pushtet, BDI-së, do të jenë përgjimet që kanë të bëjnë me kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepin. Po ky burim thotë se, telefonatat e përgjuara të efendi Rexhepit dhe të familjes së tij janë edhe më skandaloze se sa telefonatat që flasin për seks-skandalet në të cilat janë të përfshirë edhe politikanët shqiptarë. Jo zyrtarisht mësohet se, Sylejman Rexhepi, kohë më parë, gjatë orëve të vona të natës, fshehurazi ka zbrazur "dhomën" e vet, duke i nxjerrë nga kabineti të gjitha gjërat dhe materialet kompremetuese. Po kështu ka vepruar edhe shefi i tij i finansave, Azem Eminovski. Diçka e madhe po zihet në BFI dhe, përgjithësisht, në Maqedoni!

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves