Robert Bersçinski, zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit për demokraci dhe të drejta të njeriut, tanimë dy ditë po qëndron në Maqedoni, për të siguruar dhe grumbulluar informacione, se si po zbatohen reformat zgjedhore dhe ato në sferën e mediave, informon INA.
Ai po grumbullon material për të dhënë vlerësimin final bashkë me BE se a ka kushte ose jo që zgjedhjet kredibile të mbahen më 24 prill. E ky vlerësim pritet të kumtohet më 20 shkurt. Bersçinski vjen në këtë detyrë pas asaj të zëvendës-drejtorit të zyrës së misionit të SHBA-ve në OKB. Ai do të qëndrojë në Shkup edhe gjatë ditës së sotme./INA/
Comments
Post a Comment