Translate

Wednesday, February 10, 2016

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (21-30)

Memoari nr.21

SELIMOVSKIN E PËRKRAHNIN, MUA MË MANIPULONIN

Pas vdekjes së Hafëz Bedriut, në krye të Bashkësisë Islame të Maqedonisë u emërua Jakup Selimovski, njeriu më antishqiptar dhe më i rrezikshëm. Nuk i donte shqiptarët, kurse komunistët e donin veçse po tregohej si çekan për shqiptarët. Kur ankohesha ndonjëherë, më thonin, mos u përzi ti, ne i kemi thënë që t’i godasë hundve shqiptarët. “Ti e di! Si na thoshe? Shqiptari është si ai sendi, sa ta lëmoshë aq më shumë ngritet”, më tha Stojimiri. I them, po ai nuk di as t’ju afrohet shqiptarëve, nuk di as si të komunikojë me ta dhe nuk e ka atë guximin e goditjeve. Për guxim e trimëri të kemi ty, ma pret ai.
Unë e dija që po përgatitej një pojekt shumë më i madh dhe se tani do të duhej të isha shumë i kujdesshëm. Thjesht, mos ta prekja arushën aty ku nuk duhet! I kisha dhënë detyrë vetes që ta nguli Selimovskin dhe, kjo ngulje do të arrihej vetëm duke e përkrahur unë në atë projekt që të tjerët po e hartonin. Selimovski po përgatitej që të kalonte në Kryetar të Bashkësisë Islame të Jugosllavisë. Kurse mua po më përgatisnin për të mbetur kryetar i Bashkësisë Islame të Maqedonisë. Selimovski do të kishte ndikim në Bashkësinë Islame të Bosnjës, kurse unë në Bashkësinë Isame të Kosovës dhe, kështu, të gjitha bashkësitë do t’i kishim në  kontroll. Ai do të kishte punë me ndrydhjen e “Vëllezërve myslimanë”, kurse unë do ta mbaja nën vëzhgim nacionalizmin, seperatizmin dhe enverizmin shqiptar. Lufta ime ishte më e ashpër dhe më e shenjtë, sepse, vetëm përmes syçeltësisë sime do të garantohej jetëgjatësia e komunizmit dhe e Jugosllavisë së Titos.
Selimovskin vetëm unë mund ta bëja Kryetar të BI të Jugosllavisë. Më shtrënguan fort miqtë e mi të gjyetisë, duke dyshuar se do t’ia nguli thikën pas shpine, kurse unë e dija që ndihma ime për të do të thoshte pozicionim i imi në krye të BI të Maqedonisë. Si? Unë me miqtë e mi ta përkrahnim, do të lëshoheshim në fushatë për të dhe, kur do të vinte momenti i votimin, votat tona, të delegatëve nga Maqedonia, do të ishin vendimtare për të fituar ai. Natyrisht, jo vetëm që më konvenonte por dhe kështu veprova pasi mora garanci të forta se unë do të jem udhëheqësi i ardhshëm i muslimanëve të Maqedonisë. Skenarin e përgatitëm mbi Malin e Thatë të Gostivarit. Dolëm atje në gjyeti dhe, në një moment, sakaq, një nga fytyrat e panjohura përmua tha: shefo, nëse nuk arrijmë të gjuajmë ndonjë gjë, po t’ia krisim kësaj zhivotinje (e tha këtë duke aluduar në mua)! Atëherë, m’u dridhën këmbët por nuk e dhashë veten. E pyeta Stojimirin se kush ishte ai motërqimë, por, ndërhyri Stojimiri dhe na e qetësoi situatën. Nga ai moment nuk ia ktheva më shpinën, e përcillja çdo lëvizje të tij. Nuk e kishte besuar se unë isha aq i pakulturuar. Atëherë i thashë që, në mes të pyllit nuk ka kulturë dhe se këtu, të gjithë jemi të barabartë. “Edhe mua edhe ju, na shpon i njëjti plumb”, u kërcënova. Sapo e vramë një lepur, pasi e përgatitëm, e vumë mbi prush dhe nisëm ta pjekim. U bë gati lepuri, u ulum përdhe dhe, gjyetari që kurrë më parë nuk e kisha parë, nxori një shishe nga çanta e tij, e shpëlamë ngapak fytin dhe, i krisëm pastaj, pak mish e pak muhabet. Stojimiri më uli tensionin. Më tha që më kishin sjellë aty sa për të më treguar se, zgjedhja ime në krye të BI të Maqedonisë ishte punë e kryer dhe se tashmë i kisha dhënë të gjitha provimet e njeriut besnik dhe lojal ndaj vlerave të komunizmit e të porosive të Shokut Tito. I garantova se, angazhimi im do të ishte edhe më i madh për sa i përket propagimit dhe kultivimit të këtyre vlerave, veç sa të ulem në atë fron.
Dhe, deri te ulja në fron kaluan disa vite. Mua m’u desht të kryej edhe disa punë, shumë punë, dhe, që nga ai moment, unë, thjesht, këtë zvaritje po e merrja si testim që po ma bënin nëse isha i gatshëm për kryetar apo jo. Do të më angazhojnë madje edhe në Sekretariatin e Punëve të Brendshme, në sektorin e pasaportave. Po unë do të kaloj edhe shumë prova për t’u bindur ata se unë isha titist i pathyeshëm, po ai i kohës studentore kur e kisha krejt zemrën Marshall Tito.

Memoari nr.22
PO E TEPRONIN IMPERIALISTËT AMERIKANË, TITO DUHEJ TË ISHTE PERSONALITET I VITIT, JO XHON KENEDI

Le t’i kthehemi edhe pak viteve të mia studentore. Kjo për shkak se, këtu diku zë rrënjë të përjetshme përcaktimi im që kurrë të mos shmangem nga rruga e Shokut Tito. Elani im rinor po përballej me një dashuri dhe simpati të papërshkrushme arabe ndaj Titos. Thjesht, për arabët e asaj kohe Tito ishte “shpëtimtari i tyre”, Tito ishte gjithçka, ishte buka, uji, ajri për ta. Ishte edhe musliman i devotshëm, me vetë faktin që na stimulonte dhe na përkrahte për shkollimin  tonë nëpër universitete islame të botës arabe. Nëpër ato vende, jo vetëm që Tito ishte gjithçka, por, dhe qytetarët e Titos respektoheshin  tej mase, trajtoheshin më ndryshe, nuk maltretoheshin nëpër fakultete, kriteriumi i notimit tek profesorët ishte më i butë për sa i përket studentëve jugosllavë. Ndërsa për motrat muslimane sado që ishin të mbuluara kokë e këmbë, sapo më shihnin mua, si dhe një boshnjak që e kam pasur tërë kohës si rival, ishin në gjendje të zbuloheshin ashtu siç i ka bërë nëna e vet.
Më kujtohet, se si në një orë mësimore, erdhi profesori i gjuhës arabe dhe, me plotë mllef na tregoi se çfarë padrejtësie dhe çfarë propaganda të ndyta bëjnë amerikanët. Që në fillim krijova përshtypjen se ai po tallej, se në fakt ai ishte ithtar i zjarrtë i amerikanizmit. Kisha informata nga dekani se ai ishte nën vëzhgimin e dekanatit por që i duhej edhe ndihma e studentëve. Unë i pari u afrova vullnetar për ta përcjellë amerikanizmin e tij. Prandaj ndërhyra ashpër, me një frymë, duke kërcyer përpjetë me plot mllef: “Çka paskan hëngër m… amerikanët a”! Atë ditë një revistë amerikane ishte përcaktuar për personalitetin e vitit në botë. Një numër i madh votuesish anekënd botës e kishin propozuar kryetarin  amerikan, Xhon Kenedin, ndërsa revista e kishte shpallur tashmë personalitet të vitit. Reagimi im shpërtheu si valë goditëse e ndonjë bombe bërthamore! “Çka! Ai pederi para Marshallit Tito. Kurrë në jetë. Personalitet i vitit, madje çdo vit, përjetë, duhet të zgjidhet vetëm Shoku Tito”! Shpërtheu revolta studentore! Të gjithë në këmbë! “Poshtë Xhon Kenedi”, “Vdekje për djallin, imperializmin amerikan”, “Rroftë Shoku Tito”, ishin parullat që po e tundnin në themel fakultetin. Dolëm të gjithë në oborrin e fakultetit, me po të njëjtën brohoritje. Nuk pat forcë kush mund t’i ndalte studentët e tjerë, të gjithë na u bashkangjitën. Atë ditë nuk u zhvillua asnjë orë mësimore. Revolta u qetësua vetëm pasi hypa në një podium pak të ngritur dhe pasi më sollën një alltoparlant. Dekani më luti që ta qetësoja masën studentore. Studentëve iu drejtova me këto fjalë: “Vëllezër e motra! Unë jam jugosllav, student i Shokut Tito! (Shpërtheu masa: Tito, Tito…) Më besoni që, në këto çaste, si me një lidhje telepatike, po e ndjej në shpirt Shokun Tito, tek na lutet që t’i kthehemi bangave dhe të mbarojmë me orë, sepse, bota është e studentëve dhe jo e avanturistave amerikanë! Këtë po ma kërkon në këtë moment Tito, këtë po ua kërkon edhe ju. Të gjithë nëpër amfiteatrot tuaja!” Dhe, nuk vonoi as një minut, tërë ajo masë studentore u shpërnda, nuk ngeli asnjë në oborr, përveç meje, profesorit që na e kumtoi lajmin për Xhon Kenedi si personalitet i vitit si dhe stafi i dekanatit. Të gjithë një nga një erdhën dhe më uruan për kapacitetet e mia prej lideri. Në këtë moment e pashë që udhërrëfyesi im, ndriçuesi i shtigjeve të sukseseve të mia ishte vetëm Shoku Tito. Zoti e bekoftë!

Memoari nr.23
SI PO PRISTE PROFESORI ARAB QË TA MARTOJ ME JOVANKËN

Profesori i lëndës së Usulit dhe njëherit edhe si kujdestar apo përgjegjës i konviktit, ishte egjiptjan dhe, në shikim të parë dukej tamam si homoseksual. Sjelljet, veprimet si dhe të folen e kishte krejt si me qenë i asaj dore. Takimet dhe qëndrimet kokë më kokë me ndonjë femër menjëherë kuptoheshin si përpjekje për zina, prandaj edhe djemtë, duke qëndruar më shumë njëri me tjetrin, jo që vetëm mënjanohej dyshimi , por shumë lehtë vinin deri te zhvillime dashurore në mes të rinjëve. Kishte shumë. Madje nuk e kishin për dert kur të rrëfeheshin se sa të zjarrtë janë në shtrat. Mua më vardiseshin shumë, sepse unë, i fuqishëm po, jugosllav po, i pashëm po, pare plotë, ndikim te profesorët dhe në dekanat po! Gjithandej i plotësoja kushtet që të më vardiseshin. Një pakistanez më tregonte një herë se çka është në gjendje të më bëjë deri sa unë të bëhesha gati për t’ia futur qepën. Më tha që, lëpirja e boleve si dhe thithja e kokrrave të cicës do të më çmendte krejt, aq shumë sa kurr nuk do të më shkonte më mendja për femër. Kjo e kokrrave të cicave gjithnjë më ka provokuar dhe, jo që nuk prekesha herë pas here vetë por, mezi e prisja një moment, të gjej një njeri i cili do të ishte edhe i sekreteve por edhe i paqtë. Edhe sot e kësaj dite e kam pikë të dobët fërkimin e kokrrave të cicave, sidomos lëpirjen e tyre. Nuk ka gjë që më kallë më shumë se kjo paralojë. Pikrisht, ky ishte ai profesori që i plotësonte të gjitha kushtet. Një ditë m’u afrua plotë me sharm dhe, duke e ngritur njërën vetull, më tha: “Ja, miku i Titos, kam dëgjuar se je mik i ngushtë me të dhe se komunikon me të përmes letrave. Kjo do të thotë se ti me të njihesh familarisht, do me thënë, e njeh personalisht edhe Jovankën, bashkëshorten e Titos”! Po i them, çfarë të duhet ty. Ja, më tha, nëse jam i interesuar që ta marr notën pa kurrfarë problemi. Kushti ishte që të pranoja që ta bind Jovankën që të heq dorë nga Tito dhe të martohet me profesorin arab. Natyrisht që, më duhej nota, ndaj dhe për këtë notë i premtova. Aty e pashë se ky profesor është budalla dhe se, e gjeta mënyrën se si t’ia marr notën. E mbaja me premtime, duke i treguar letra të kota kinse po m’i çon ajo. Kjo tradhëti kushtonte me kokë, andaj i kërkova që të jetë sa më misterioz, sa më i fshehtë, të mos fliste me askend, as me mua të mos rrijë shumë, të më japë notën dhe, le të presë se shumë shpejt do t’i vie Jovanka. Kjo lojë pastaj do të më kushtojë në profesion, sepse jam një nga teologët më tokmak për sa i përket njohurive mbi Usulin. Thjesht, këtë lëndë e kam kaluar duke ia premtuar «arushën»  e Jovankës. Ç’është e vërteta, profesori nisi të kuptojë lojën time, më kishin  spiunuar deri te ai, por, atëherë iu kërcënova unë dhe patjetër që do të ma jepte notën. I thashë që do të rrefej për dy raste që më kanë ndodhur me ty, njëri rast ka të bëjë me kërkesën tënde për të fjetur me mua dhe, kërkesën e dytë duke bërë mëkat edhe më të madh: njeriun më të madh në botë ke dashur ta destabilizoshë shpirtëisht dhe ta fusësh në konflikt me krejt botën arabe, duke ia marrur gruan. Për këtë të dytën sagllam që do ti pritej koka. Edhe do t’ia bëja, sepse kisha plotë dëshmitarë por, budallai u tregua pak i zgjuar në fund dhe ma dha notën, jo vetëm mua por edhe një shoqe të cilën e prezantova si të fejuarën time. Kjo më kushtoi shumë pastaj, mezi u ndava prej saj, sepse e mbushi krejt qendrën studentore se ajo shoqe ishte e fejuara ime. Këtë presion si dhe presionin tjetër që ma bënin sektori i mbrojtjes në qytetin e Shkupit, nuk do t’i harroj kurrë. Që të dyja më kërcënonin ndërprerjen e karrierës në gjysëm të rrugës.

Memoari nr.24
Letra që ia shkrova Shokut Tito

Dikush nga shokët e mi të fakultetit, dikush që ishte këndej, nga Maqedonia, kurse nuk kam pasur shok më të afërt se Zulhajratin, kishte folur për lojën që ia bëra profesorit. Puna ime ishte gati të merrte fund. Shumë seriozisht e kisha pasur kur kisha vendosur ta martoj profesorin me Jovankën, bashkëshortën e Titos! Shërbimet ushtarake e kishin gjetur metodën se si të më dënonin, të ma ndëpresin fakultetin dhe të më eliminonin nga studimet e mëtutjeshme. Brenda tre muajve tri herë më kishin dërguar ftesë për t’u paraqitur në sektorin ushtarak pran qytetit të Shkupit. Më dërgonin thirrje për të shkuar dhe për ta kryer shërbimin ushtarak. Ky fakt më preku shumë, më destabilizoi shpirtërisht. Fillimisht u dorëzova, deshta të kthehem dhe të shkoj e të bëhem ushtar i Titos por, sapo m’u  kujtua ky fakt, sakaq m’u ndez një xixë ideje. Po këta nuk mund të jenë më të mprehtë se unë! Vendosa që t’ua zë kafshatën në fyt. Thashë, po, do t’i paraqitem vetë Shokut Tito përmes një letre. E shkrova me indigo, në dy kopje, sepse e dija që një ditë, kjo letër do të më duhet tepër shumë, si drita e syve. Dhe, ja, në vazhdim do ta përshkruaj fjalë për fjale!
“Mirë dita Shoku Tito. Ja, gjeta pak kohë që t’ ju shkruaj e t’ju them se jam shëndosh e mirë. E lus Zotin që kjo letër t’ju gjejë edhe juve shëndosh e mirë.
Quhem Sulejman Rexhepi dhe jam student i vitit të dytë në Fakultetin e drejtësisë së përgjithshme dhe të sheriatit, në Universitetin e Kuvajtit. Veç kësaj, kam marrur vullnetarisht detyrë që t’i përcjell studentët boshnjakë por edhe shqiptarë dhe t’ju rri si kërbaç mbi kokë nëse shmangen vetëm një milimetër nga rruga e juaj, Shoku Tito. Pra, e kam edhe këtë detyrë siç e kam detyrë që vazhdimisht të flas për personalitetin e juaj si në mesin e studentëve ashtu edhe në mesin e profesorëve. Deri tani po më ec mirë puna, të gjithë po mrrekullohen me sistemin vetëqeverisës si dhe me vëllazërim-bashkimin tonë. Profesorët e sheriatit veçmë kanë krijuar përshtypjen për ju si për një musliman më të devotshëm, ndërsa për sistemin tonë shoqëror po e marrin si model për ta interpretuar dhe shpjeguar vetë islamin. Unë po ju them që Jugosllavia mund të merret si model se si do të dukej shteti islam. E di që ndoshta po gaboj që po e bëj këtë krahasim, prandaj ndoshta edhe po dëshirojnë të ma ndërpresin fakultetin ata të sektorit ushtarak pranë qytetit të Shkupit. Ju lutem Shoku Tito, nëse edhe ju vlerësoni që paskam gabuar rënd me këtë krahasim, sepse Jugosllavia ç’është e vërteta i tejkalon të gjitha shtetet islamike, atëherë, nuk ka problem, po i ndëpres studimet dhe po i përgjigjem ftesës për në ushtri, por, nëse mendoni se duhet që të vazhdoj edhe më tej t’ju gjendem si çekan mbi kokë studentëve tan, atëherë, intervenoni për mua, ju lutem, Shoku Tito. Në fund, pasi ta shikonin nënshkrimin tim në fund të kësaj letre, edhe vetë do të bindeni se sa shumë jam i mishëruar me ju. Unë nuk mundem ta ndjej veten ndryshe përveç se si Tito, prandaj e dua po kaq shumë sa ju Jugosllavinë dhe popujt e saj. Do të shikoni që, këtë shkrirje  timen në ju e demonstroj edhe përmes nënshkrimit, i cili është identik si i juaji, me një përjashtim të vogël, që në fillim të nënshkrimit e vë shkronjën  “s” – Sulejman! Pra, e vë vetëm një “s”! Nëse ju vlerësoni se duhet t’i vë katër “s”, katër i ve unë për Ju. Shpresoj që shërbimet e sigurimit dhe të zbulimit t’ju kenë informuar deri tani për mua! Zoti kurrë mos ma bëftë që të shmangem nga rruga e juaj e ndritshme për mbarë njerëzimin. Amin! Ju përshëndes përzemërsisht, unë, Sulejman Rexhepi, student i vitit të dytë në Kuvajt (pason nënshkrimi im identik si i Titos)”
Pas kësaj letre, i rregullova punët me Titon. Askush më nuk më thirri për në ushtri, ndërsa të gjithë studentët dhe profesorët u bindën se, përfundimisht, unë jam një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Shokut Tito. Ata kështu mendonin, kurse unë isha vetëm një besnik i ideve të tij dhe bashkëpunëtor i shërbimeve të tij. Ndryshe nuk bënte, sepse, edhe dielli si diell, lindte vetëm për Shokun Tito, ky personalitet i cili shumë shpesh ma luhaste bindjen se Profeti Muhamed është i dërguri i fundit i njerëzimit. Ndikimi i Titos në botë, i cili ishte realisht më i madh se sa ndikimi i Profetit, më nxiste të besoj se edhe Tito ishte Profet universal, për mbarë njerëzimin. Ishalla Zoti e kënaqë në lula të xhehenetit për misionin e tij që e kreu anekënd botës, për të gjithë, pa dallim përkatësinë etnike, racore, fetare. Uh, seç më rënqethet tërë lëkura kur e kujtoj tregimin me titull “Jozha i vogël Tito i madh”!  Zoti e bekoftë!    

Memoari nr.25
UNË ISHA MË I FORT SE MAQEDONASIT

Po pra, kurrë nuk i kam llogaritur për asgjë maqedonasit. Sidomos pasi u ktheva nga studimet. Atëherë isha më i përgatitur, më intelektual se çdo maqedonas tjetër dhe më i fortë, në të gjitha aspektet. Qysh në këtë kohë pata nisur ta vërej nacionalizmin e maqedonasëve dhe urrejtjen e tyre kundër shqiptarëve. Por, ata kishin harruar se unë isha jugosllav, ashtu siç ndjehesha sidomos pas intervenimit të Shokut Tito që e bëri për mua.
Kjo ndjenjë prej jugosllavi të devotshëm do të më ndihmojë tërë jetën. Më ndihmoi sidomos kur e bënë Jakup Selimovskin kryetar të Bashkësisë Islame të Maqedonisë. Këtë katapultim të Selimovskit e bënë vetë nacionalistët maqedonasë, ata që nuk më donin mua dhe as shqiptarët e tjerë. Maqedonasit kishin nisur me ndjerë se po vinte koha e tyre për t’i kapur të gjithë institucionet e Maqedonisë në duart e veta. Stojimiri më pat këshilluar që mos të mërzitem se shumë shpejt do t’ia merrnin këtë lojtarë të tyre dhe do t’ia çonin në nivel federative, pra, do ta bënin jugosllav të fortë, ndërsa Bashkësinë Islame të Maqedonisë prap se prap do ta merrja unë. Ky fakt më detyronte të jem më i kujdesshëm në veprim dhe më i përkushtuar në ideologjinë jugosllave. Maqedonasit jugosllavë, me të cilët bashkëpunoja, i pata kënaqur me mish derri e me kafshë të tjerë. I mbaja me mish sepse më kryenin punë, ndërsa kjo para xhematit musliman më paraqiste si burgi, si njeri shumë të zoti, si njeri të cilit shkijet nuk guxojnë me ia prishë.
Për tërë kohën sa kam qenë referent në Këshillin e Shkupit (sot myftini) kam qenë ligjëruesi më i madh që kam folur mbi vëllazërim bashkimin dhe mbi vlerat e socializmit jugosllav, kam folur kundër nacionalizmit dhe ëndrrave shqiptaromëdha të shqiptarëve të shkretë që pikë gjumi nuk bënin duke parë ëndëra në bythë. U angazhova që të mbaj ligjerata gati në çdo xhami të Maqedonisë, pastaj edhe të publikoj shkrime mbi më të madhën vlerë jugosllave, mbi vëllazërim bashkimin.
Më kujtohet dita kur u dha lajmi se pushoi së rrahuri zemra e madhe e Shokut Tito. Atë ditë, diku në një shtet tjetër, boksieri ynë, Aziz Salihu, sapo e rrahu keq një boksier rus, shpërtheu në sharje. Si i krisur e budalla që ishte, e shau Shokun Tito me nënë. “Pse vdiqe sot o Shoku Tito, ta q… nanën, nuk më le me iu gëzu kësaj fitore”, pat shpërthyer me lotë në sy Aziz Saliu. Të gjithë stacionet televizive botërore që e publikonin këtë lajm, në fund flisnin edhe për dëshpërimin e madh të Azizit. Atij askush nuk i bëri asgjë, sepse, të gjithë e merrnin si për njeri të krisur. Por, kurrë nuk e mësuan një detal tjetër që më kishte ndodhur mua! Atë ditë, edhe unë lajmin e dëgjova në një transistor të vogël që e kisha marrur në gjyeti. Pak para lajmit, e vrava derrin e tretë të egër. Desh u çmenda nga gzimi, tre derra të egër i kisha vrarë, do t’i korruptoja të gjithë mqedonasit nacionalistë. Në këtë gëzim të madh, u shkrepa edhe unë në vajt, qava aq shumë sa, nuk di as vetë se si më erdhi të uluras dhe, duke uluritur, edhe unë si Aziz Saliu, e shava Shokun Tito!   “Po ku e gjete sot me vdek bre nanën e Titës e nuk më le me iu gëzu derrav”! Shumë shyqyr që qëllova në mal dhe nuk më dëgjoi askush, se do të isha bërë përallë. Dikur u takuam edhe me Stojimirin dhe ai mezi më qetësoi, mezi m’i ndali lotët. Isha enjtur duke qarë pas këtij lajmi i cili e tronditi krejt botën.
Pas kësaj ngjarje çuditërisht nisi çdo jugosllav, pra edhe unë, ta ndjejmë afrimin e fundit të Jugosllavisë. Kjo po na bënte edhe më të egër, më të çartur, po na bënte nervoz, kurse çuditërisht, nacionalizmi etnik po nxirrte gjithnjë e më shumë kokë, sidomos nacionalizmi shqiptar. Ky fakt na mobilizoi të gjithëve, nuk ngeli asnjë jugosllav pa i shpallur luftë të ashpër nacionalizmit shqiptar. Nacionalizmat e tjerë sikur ishin më të arsyeshëm, por, nacionalizmi shqiptar nuk pranohej, sepse të gjithë e dinim se kjo çartje e shqiptarëve ishte vetëm një nismë e qartë për ta shkatërruar Jugosllavinë. Jugosllavët e popujve të tjerë të Jugosllavisë, nuk shprehnin interesim të madh për ta shtypur këtë nacionalizëm, me përjashtim të jugosllavëve serbë. Prandaj, të gjithë ne, që ndjeheshim jugosllavë të devotshëm, u bashkuam me jugosllavët serbë dhe kishim vendosur që t’i ndjekim të gjithë seperatistët shqiptarë në birë të miut që do t’ju kushtonte 300 grosh. Pse e them këtë? Sepse kjo është e vërtetë, këtë ndjenjë e kishim atëherë dhe nuk dua të dal mashtrues, sepse një ditë mund të hapen dosjet dhe pastaj të dal i skuqur para myslimanëve të vendit dhe para shqiptarëve. Të vërtetën duhet ta themi, sado e idhët që është ajo.

Memoari nr.26                                                                                                                                                                     PARE KISHA ME JU DHËNË EDHE LOPËVE         
                                                                                                                                                                                          Si të gjithë të varfërit, edhe unë, qysh në adoleshencën time, ëndërroja të kisha pare, sa më shumë, pare, pare, pare dhe vetëm pare. Asgjë nuk më interesonte tjetër përveçse pareve. Nuk doja që një ditë të më urrenin fëmijët e mi siç e urreja unë babai time. E kisha krip në sy! Sa herë kur i kërkoja para e ai më thoshte “nuk ka”, më shkonte mendja t’ia këpus spatë kokën si zogut të ngratë, sepse kjo përgjigje pastaj ma zhvillonte imagjinatën për t’u bërë hajn, për të vjedhë. Prandaj edhe ia punova mirë babait tim. Sapo e shiti lopën, menjëherë e kapa momentin kur duhej t’i kërkoja para. Edhe kësaj radhe, si çdo herë, më tha “nuk ka”! Aaaa, thashë, kurr mos paç he ta q... nanën. Atë ditë, bashkë me nënën time, zbritën në Sullaren e Poshtme, për ta ururar motrën time, për fëmijën e parë që ju kishte lindur. Sapo dolën ata unë i hyra dhomës, nuk lash dyshekë e jorgane pa rrotulluar, në fund, poshtë një kauçi të shkatërruar, në një qese duhani, të mbështjellë në mindil, i gjeta një mijë banka të kuqe. I mora, i futa në xhep dhe i rregullova të gjitha gjërat ashtu siç ishin më herët. Nuk lashë shenjë për të dyshuar se u kishte hyrë dikush në dhomë. U bë hata e madhe. Unë dhe nëna e padisnim si harrestarë, desh ia nxorëm mendtë duke e akuzuar se i ka fshehur diku e nuk po i kujtohen. Sot, kujtoj që, që në atë moment, babait tim i luajti mendja dhe, gjithmonë kishte frikën e harresës. Ai luajti mendsh e unë me pare në xhep. Nja një muaj kam hëngër buke e suxhuk në Gjorçe Petrov. Që nga ai moment, m’u shtua lakmia për pare. E binda veten se arritja e parasë qenka e lehtë, nëse nuk të vjen përmes punës, vidhe, grabite, rrëmbeje, parja i takon njeriut!
Kësisoj, nuk kam zgjdhur punën, sepse synimi im jetësor ka qenë të vij te paraja. Si nxënës në shkollën e mesme, e fitoja çdo javë. Isha i fuqishëm, belaxhi, nuk i përtoja rrahjes, isha i pafrikshëm sepse në brez mbaja një thikë shumë të mprehtë ndësa në xhep një boks hekuri. Prandaj, çdo të shtune e të diele, bashkë me nja dy shokë, ishim të parët në sportelet e kinemasë në Prishtinë. Prisnim me orë të tërë, askush as që guxonte të më afrohej e të më shtyente. Hapej sporteli, blija me qindar bileta kinemaje dhe pastaj i shitja më shtrenjtë. Dy fish më shtrenjtë i shitja sidomos kur jepeshin filmat erotikë. Llapjanët, por edhe karadaklitë, mundoheshin edhe paranë e fundit me e dhënë vetëm për një biletë për filma erotikë. Deçanlitë dhe gjakovarët nuk afroheshin aty ku i shisnim biletat, kishin turp dhe ruheshin qe mos t’i shohe dikush. Ata na prisnin disa te çajtorja e disa te Kafja e Rinisë, aty ua çonim biletat dhe, ata futeshin ne kinema vetëm pasi të fikeshin dritat dhe të fillonte filmi, kurse po ashtu iknin nëper terr, fillimisht në vece e pasaj jasht! Të ngratit, asnjëherë nuk e shikonin deri në fund filmin, sepse, sapo ia niste të gjithë përfndonin, në rresht, në vecenë e kinemasë, nuk i përballonin filmave me skena të nxehta. Unë i kisha qejf këta filma, jo se i shikoja, por, sepse më sillnin fitime të majme.
Zoti deshti që me para të isha edhe gjatë studimeve. Në memoaret e më parshme ju kam rrëfyer se si çdo javë imitoja sheikët kuvajtianë duke ikur në Irak, pas qejfeve dhe sefasë. Po kështu, edhe kur u ktheva nga studimet në Shkup, xhepat plotë para. I kisha të garantuara më së paku tri burime! Fitoja duke ju marrë para xhemtit që kishin nevojë për t’ju kryer ndonjë punë nëpër zyret e hyqmetit. Pa dyshim që, paratë më të mira më dukesh ato që vinin nga Kinoja e Napredakut. Kjo kinema, siç e dinë ata të gjeneratës sime, bashkë me kinemanë e Rabotniçkit, ishin dy kinema që shfaqnin kryesisht filma ertikë. Natyrisht që nuk më ngjante mua që si hoxhë të futesha në radhë e të shtyhesha për t’i blerë biletat e për t’i shitur pastaj dy-tre fish më tepër por, i kisha disa zagarë që ma kryenin këtë punë. Merreshim veshë, unë ua jepja paratë për t’i blerë biletat ndërsa ata të fitonin një përqindje nga shitja e tyre. Dhe, burimi tjetër, i cili ishte si ajo çezëm e prishur e cila veç rrjedh e rrjedh ujë, ishte ajo e policisë. Për informacione të dorës së parë, ato më të vështirat, merrja plotë, madje çdo ditë. Pare si rëra, pare me iu dhënë edhe lopëve.


Memoari nr.27
HAFËZ ADEMI SI XHERI LUISI
Deirsa po piqesha si hoxhë, në Prishtnë, këtej në Shkup si model të hoxhallëkut po i përmendnin gjithmonë nja dy vëllezër, të cilët i konsideronin kallëpi i hoxhallarëve: Hafëz Idriz Idriz dhe vëllain e tij Hafëz Adem Idriz. Dy turkofila të papërmirësueshëm. I njihja edhe unë nga larg dhe asnjëherë nuk kisha ndarë mendimin se ata janë për t’u lakmuar. Hafëz Idrizi më tepër më dukej si një manekene që ka qejf të bëjë sfilata sa për t’i reklamuar bythët duke i sjellë poshtë e lartë, ndërsa, vëllai i tij, Hafëz Ademi ishte më i shoqërueshëm, ishte më hajgarexhi. Shqipja e tij dhe përpjekja për t’u shoqëruar me shqiptarët ma ngriste gjithmonë humorin.Hafëz Ademi ishte shumë i këndshëm, i lezetshëm për t’u shoqëruar me te. Një ditë i pata thënë se, pse nuk vjen në Prishtinë për ta kryer ndonjë shkollë të natës apo Medresenë. I premtova se do t’i ndihmoja shumë, sepse të gjithë profesorët e Medresesë i kisha shokë. Çuditërisht, e pranoi! Hafëz Ademi në Prishtinë, të shoqërohej me shqiptarë!
Nejse, erdhi hafëzi në Prishtinë, paraprakisht kisha krijuar terren duke i bindur profesorët se po vjen një nga hafëzlerët më të mirë të Jugosllaisë dhe se kishin nderin që këtë hafëz do ta bënin me Medrese. Nuk më kujtoht se, a e kreu apo nuk e kreu Medresenë, por, më kujtohen nja dy detaje të cilat aq shumë më patën bërë për të qeshur sa, që atëherë hafëz Ademin unë më tepër e konsideroja si humorist të tipit të Xheri Luisit (a e keni vërejtur se si përngjanë komplet ne mua Xheri Luisi?!), se sa si hafëz. Shkrihesha duke qeshur me të, me lot qeshesha sa herë që e hapte gojën për të folur ndonjë gjë. Një ditë para provimit të parë, si nxënës i çregullt, e mora dhe shkuam në Medrse për ta njohtuar me profesorin e gjuhës shqipe. Profesori u tregua i sinqertë dhe dashamirë, deshti ta ndihmojë hafëz Ademin, prandaj i tha që ta mësojë vetëm dramën si gjini lerare dhe mos të mundohet shumë. Kur u ndamë nga profesori, hafëz Ademi ishte shumë i zhgënjyer, gati i hidhëruar në mua. Ma priti, o Sulo, pse të mësoj unë për dramën, a më ke sjellë këtu të bëhem hoxhë apo automekanik. Dramë, turkofilët i thoshin veturës dhe ky kishte menduar se duhej të fliste për vetrën. Epo kurrë në jetën time nuk mbaj mend të kem qeshur më shumë se atë ditë. Sa herë që e shikoja fytyrën e hafëzit më shpërthente e qeshura me lotë.
Herën e dytë, kur më bëri gati të vdes së qeshuri, ishte dita kur shkuam në kinema për të shikuar një film seksi. I them, o hafëz Adem, këtu të rinjtë kqyrin filma seksi, madje na kërkojnë edhe vetë profesorët e Medresesë, sepse ndryshe si të dijmë se si duket harami. Unë e kisha vetëm sa për ta nxerë hafëzin e për të ardhur me mua. Por ai ma priti shkurt e shqip: hej, ne do të shkojmë e do ta shikojmë atë film si haram, nuk ka nevjë me na tregu profesorët se çka është haram e çka hallall. Mezi kishte pritur për t’u futur në kinema. Pasi u sigurua se nuk do të na njohë askush, sepse nëpër ato filma nuk shkonin kolegët tanë hoxhallarë, dhe, pasi e hoqi tërlemen dhe e futi në xhep, u drejtuam drejt sallës së filmit. U rahatuam nëpër vendet tona dhe ia nisi. Sapo dolën ca femra lakuriq të cilat dridheshin e përdridheshin, hafëzi më foli me gjysëm zëri: eh more Sulë, ti po kënaqesh këtu e ne në atë Shkup kemi mbetur si në mut, as në kohën e osmanlive nuk kemi qenë më xhahila. Kqyre dunjanë me sy, kqyr e fërkoi bolet. Kafshova buzën dhe desh e bëra gjak, sepse nuk po arrija ta ndali të qeshurën. Nuk shkoi as dy-te minuta kur i shpërtheu një britmë Hafëz Ademit: “Oh javrum, javrum! Of be… xhanëm… uuu”, dhe brofi në këbë. Epo nuk di as vetë se si kam dalur këmbë e duar duke qeshur, jam zvarritur si fëmijët e vegjël kur zhagiten, gati i vdekur duke qeshur. Hafëz Ademi u fut në vece ndërsa unë rashë për dysheme. Di që dikush më ka hedhur një gotë me ujë surratit dhe tek atëherë kam filluar të marr frymë lirisht. Pastaj më plasi vaji, e kapa për dore Hafëz Ademin dhe u nisëm për në konvikt, deri atje e di që veç kam qeshur e veç kam qarë. E hafëz Ademi veç bërtiste, si i dehur: o jetë be jetë. Po a jetohet bre në Shkup, në atë xhahilijet… 

Memoari nr.28
SI MË ZHGËNJEU VAHID SHABANI
Pas vitin 1981, të gjithë strukturt policore si dhe të zbulimit e të kundërzbulimit jugosllav u aktivzuan në luftë kundër nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar. Një luftë specile po zhvillohej sidomos kundër mërgatës shqiptare e cila, e organzuar nëpër klube shqiptare, gjithandej qendrave evropiane, po i jepte krah dhe zemër seperatizmit shqitar në Kosovë si dhe nacionalistëve shqiptar në Maqdoni, Luginë të Preshevës si dhe në Mal të Zi. Nëpër organet gjegjëse ishte bërë një ristrukturim i kuadrit, nuk dihej se kush ku kishte shkuar dhe kush ku do të vinte. Në Maqedoni, neve shqiptarëve projugosllavë na e kishin sjellë, apo më mirë me thënë, na e mxorën përpara njëfarë Kire Fuzofski (Crni) ekspert në luftën kundër seperatizmit shqitar. Çuditërisht, që në takimin tonë të parë, për njëri tjetrin e ndjemë një dashuri të veçantë shoqërore. Do të bëhemi miq për tërë jetën. Ai ishte shumë i sinqertë ndaj meje. Pas disa muajve, kërkoi t’ia kryej me besnikëri një shërbim shumë interesant dhe, që në fillim më tha se, nëse e kryej këtë punë atëherë do t’i kem të gjitha dyert hapur, do të jem më i respekturi dhe më i dashuri në repartin e tij. Meqë në Kosovë njiheshin të gjithë në mes vete dhe, ekspozimi i spiunëve apo i bashkëpunëtorëve ishte i vështirë, kërkonin që nga ne, shqiptarët e Maqedonisë, t’i  kryejmë përcjelljet e nacionalistëve dhe të seperatistëve shqiptarë, meqë më pak kishim rënë në sytë e tyre. M’u dha detyrë për t’i  përcjellë nja dy vetë për të cilët kurrë më parë nuk kisha dëgjuar. M’i dhanë fotografitë e tyre dhe, pasi i fiksova mirë e mirë, pasi mora informacione të bollshme për ta, u nisa për në Prishtinë, si medresnt dhe si njohës i mirë i rrugëve, i lagjeve por edhe i mentalitetit kosovar. Duhej të sillja sa më shumë informacione për Afrim Zhitinë dhe për Ali Ahmetin. Kire Fuzofski më pat thënë që, nëse e kryej mirë këtë punë do të më niste në jë rrugë edhe më të largët.
Tri javë më vonë, u ktheva me i nformata se ku banonin ata dy figura, me kë rrinin, me kë shoqëroheshin, kah silleshin më shumë, çka hanin, çka pinin, çka lexonin, kur shkonin në fakultete, kur në meze të studentëve, kur mbylleshin në banesat e tyre, kush i vizitonte më shumë etj.  Menjëherë doli propozimi që të më nisnin për në Berlin. Unë kërkova që ky aktivitet të shtrihej edhe nëpër më shumë qytete dhe, atë, jo si angazhim i UDB-së por si angazhim i hoxhallarëve në disa qytete të Perëndimit, sidmos nëpër qendrat ku po vlonte nacionalimi shqiptar. Kësisoj, unë ika për në Berlin, ndërsa me propozimin tim deri te Kire Fuzofski, u dakorduan që në Hambrg ta nisnin Zulhajrat Fejzullahun, në Bruksel ta dërgonin Sherif  Deharin si dhe në Dortmund ta dërgonin shokun tim të ngushtë, Vahid Shabanin. Natyrisht, ne kishim mision parësor që ta përcjellim dhe të mblidhnim sa më shumë të dhëna për mërgatën tonë shqiptare. Nuk qëndrova shumë, sepse gati më zbluan, dhe, pas disa muajve u ktheva në Shkup. Pas meje do të kthehen edhe të tjerët, sepse, gati të gjithë ishin zbuluar, ndërsa më së keqi kishte kaluar Sherif Dehari, i cili gati ishte vetëdekonspiruar, sepse, në mënyrë tepër amatore kërkonte nformacione. Nuk dinte që të sillej në atë mënyrë që informacioni vetë t’i  vinte atij por, angazhohej pas informacioneve si pula pa kokë.
Në këtë kohë ndodhi një gjë shumë e çuditshme! Miku im, Vahidi, ishte lëshuar pas një avanture, kishte mbajtur kontakt të rregullta me Kiro Fuzofskin, kishte vendosur që të ma përvetësonte shokun tim. Ai ishte i bindur se Kirja e kishte dërguar në Dortmund dhe jo unë. Aq ishte i bindur sa, paramendni, Kire Fuzofskit ia sjell një veturë nga Gjermania, në vend se të ma sillte mua. Që nga ky moment, nuk deshta më që ta kem  pranë, apo të jemi të një dege. Natyrisht, Kirja për asnjë çmim nuk do të pranonte që të më humbte mua, prandaj, edhe ia mori veturën Vahidit edhe e shqelmoi, duke e hedhur në degë tjetër konspirimit. Thjesht, u binda se ai për karrierë është në gjendje të na spiunojë të gjithëve. Shembulli ishte i freskët, deshti të më eliminojë mua dhe të ma marrë shokun. Nëse nuk do t’i lëshohej kësaj aventure, ai do të më kishte edhe mua shok, edhe Kiren. Të paktën, nëse do të ma kishte sjellë mua veturën si shenjë falënderimi që e dërgova me detyrë në Dortmund, do ta kishte të paktën një falënderim prej meje, akurse prej Kire Fuzofskit mbeti me gishta në gojë, me ato gishta që paraprakisht i kishte future gjithandej.

Memoari nr.29                                                                                                                                                                       SI SHKOVA NË HAXH PA ASNJË VIZË

Haxhi Shaipi dhe Haxhi Tasini (Teufiku) kishin përfunduar me organizimin e haxhit. Nuk kishin ngelur edhe dy ditë dhe do të niseshin. Fillimisht për në Beograd e pastaj, nga aty, me aeroplan për në Arabi. Haxhi Tasini po lavdërohej me Jakup Selimovskin, me të cilin ishin bërë njësh kundër “shqiptarizimit” të Bashkësisë Fetare Islame. Tërë kohës më kishte urdhëruar më shumë maqedonisht se sa shqip që të jem i kujdesshëm dhe i shpejtë në regjistrimin e haxhilerëve të Shkupit. Nga ana tjetër, Tasin Teufiku kishte nisur t’ia shkatërrojë nervat Kire Fuzofskit. E furnizonte me lajme nga më bajatet. Kush iku te qebaptorja, kush iku te berberi, kush iku në pazar, kush kur u kthy në zyre, kush e kruajti kokën kur u përmend plisi i bardhë e budallaliqe të tjera. U morëm vesh që t’ia ndalim  pak hovin dhe t’ia bënim bajat. Po kështu, do t’i thyej pak krenaria false edhe Haxhi Shaipit.
I thashë Kire Fuzofskit që të telefonjë në Beograd e të ma mundësonin të dilja pa vizë jugosllave, ndërsa për vizën hyrëse nuk kisha nevojë, sepse e dija se si do t’i tallë arabët dhe do ta kaloj kufirin arab, për më tepër, pasi që kisha shkuar disa herë më parë dhe e dija se arabët as që i shikojnë pasaportat. Atyre iu vie shumë interesant kur dëgojnë një jugosllav se si flet arabisht ndaj dhe as që do të ma shikojnë pasaportën.
Haxhilerët u nisën, ndërsa në krye të tyre haxhi Tasini dhe haxhi Shaipi. Veçmë kishin arritur në Beograd dhe kishin nisur procedurën për t’i marrur vizat dalëse. Në grup ishte edhe haxhi Kakrruki, haxhi Isaki si dhe haxhi Fetahu, për të cilët Kira kishte informata se do të bartin një sasi të konsiderueshme dollarësh për të bërë tregëti. Më tha që ata dy me çdo kusht duhej të futeshin në burgjet arabe. E urdhëroi një punëtorë të sigurimit që ta marrë një makinë nga garazha dhe të më niste menjëherë për në Beograd. Nëse e donte nevoja edhe të fluturonte nga shpejtësia. U nisëm pa kurrfarë përgatitje. Në grusht parashë m’i futi në xhep të palltos Kire Fuzofski dhe më uroi haxhillëk të mbarë. Hahahaha “Uspeshen haxhilluk”, më thoshte! Me këtë donte të më thoshte që të dilja sa më i suksesshëm në detyrën time. Pas katër ore, arritëm në aeroportin e Beogradit dhe tashmë isha në terminal e po i prisja të futen haxhi Tahsini e haxhi Shaipi me haxhilerët nga Maqedonia. Kur më panë mua në anën tjetër të doganës, desh u çmendën. Si eprorë të mij që ishin, nisën të bërtasin e të çjerren duke më qortuar se pse e kisha lënë vendin e punës pa leje. Po çmendeshin nga inati kur po më shihnin se si vetëm me qeshje iu përgjigjesha nervozizmit të tyre. Atëherë, u fut brenda nesh një burrë i madh, me mustaqe të egra, si të Stalinit, dhe duke përplasur këmbën për dysheme lëshoi një zë të luantë: “Shta je, shta se derete stoko! Tishina, jebemvam sunce!” i bërtiti Tahsin Teufikut, ndërsa mua më pëshpëriti diçka në vesh. Më tha: “Ky qenka budalla sa qenka i madh, kurse ky tjetri duket pak si peder!” Unë rashë në dy gjunjë duke qeshur. Duke më ngritur për krahu ma futi një copë letre në xhep dhe më tha që t’ua tregoj policëve arabë nëse do të kem nevojë.
Pas katër ore fluturim, arritëm në Xhede. Haxhi Tahsini dhe Haxhi Shaipi, e morën situatën në dorë, më lanë në fund të grupit, nuk më folën asnjë fjalë. Haxhi Tahsni, iu afrua policit arab dhe pasi i tha diçka në vesh, polici bërtiti me të madhe: “Sulejman Rexhebi, teal”! Arabi nervoz e unë duke qeshur, i qetë, moskokëçarës. Duke iu afruar, u kujtova që po më shikojnë të gjithë haxhilerët e Maqedonisë. Pse, thashë më vete, pse nuk e frikoj policin arab, pse nuk i bërtas njëherë fort, e pastaj këta haxhilerë në Maqedoni do të flasin për trimërinë time në mes të aeroportit arab. “Çka ke bre ta qifsha arabin e nanës! Çka leshi bërtet”, po i bërtisja shqip ndërsa në hundë ia futa atë copë letre që ma dha polici në aeroportin e Beogradit. E lëshuan këmbët arabin, nisi të dridhet, t’i lëpijë buzët e trasha që po i thaheshin nga frika. Mori qëndrmin drejt e më përshëndeti siç përshendeten burrshtetasit. Haxhi Tahsni nga frika u zhduk, iku në fund të turmës së haxhilerëve, askush më nuk e pa askund. Më morën e më kaluan në një zyre, aty erdhi një oficer dhe ua dhashë ata tri emra të haxhilerëve tanë për të cilët Kire më tha se duhet të përfundojnë në burg. Kur dola nga ajo zyre, ku u morëm vesh që mos të ma varnin fare, unë po bërtisja e po shaja edhe më shumë. Asnjë polic arab nuk më shikonte. Haxhilerët tanë u bindën se unë jam melhem jo vetëm për maqedonasit por edhe për arabët. Tri javë më mbajtën si pëllumbin në kafaz. Kur u kthyem vetëm për mua flitej, për trimërinë time karshi policëve arabë. Tre haxhilerët u kthyen pas 6 muajve. Pas 6 muajve ishte vërtetuar se me ata tre gjithçka kishte qenë në rregull, se dollarët i kishin pasur të tyre, nga puna në Libi, kurse ishin akuzuar vetëm për një 20 dollarë që ua kishin gjetur fallso në atë grumbull dollarësh që i kishin pasur me vete. Se kush ua futi atë 20 dollarë fallce këtë nuk arrita ta mësoj, ndërsa krejt bota e morën vesh se shqiptarët muslimanë nga Maqdonia në haxh shkojnë për tregëti e punë të fëlliqta. Zoti ua faltë kusuret atyre tre haxhilerëve që tashmë janë bërë për rahmet. Jeta vazhdon...
Memoari nr.30
UNË, HOXHA I PUNËSUAR NË POLICI, NË SEKTORIN E PASAPORTAVE

Asnjëherë nuk më kënaqte hoxhallëku, çuditërisht e kisha një dëshirë të flaktë që të përzihem me policë. Si fëmijë kisha pasur këtë dëshirë, të bëhem polic por, ec e thyeja dëshirën babës. Nejse, hoxhallëku më hapi shumë dyer, mbi të gjitha, gjuha arabe që e flisja dhe e shkruaja pa problem. Jugosllavia po miqësohej gjithnjë e më shumë me shtetet arabe dhe kjo po i shtonte marrëveshjet e ndryshme bilaterale. Nëpër shtetet e ndryshme arabe, në Libri, në Kuvajt, në Irak, gjithandej po kërkoheshin firmat jugosllave. Nga Maqedonia si më të kërkuarat ishin “Graniti” dhe “Mavrova”, firma të specializuara ndërtimore, siomos për rrugë e ura autostradash. Nga ana tjetër, Maqedonia po vlonte nga studentët arabë, palestinezë, sudanezë etj. Prandaj, në Beko, në stacionin policor, në sektorin e pasaportave ishte shtuar nevoja për një “zyrë” të veçatë që do të merrej ndonjë arabëfolës me dokumentet dhe nevojat e këtyre punëtorëve dhe studentëve. Zyrja kishte filluar shumë kohë më parë para se ta dija unë. Kur e mora vesh desh i rashë më qafë Kire Fuzofskit. Ata kishin punësuar një maqedon i cili e topallonte arabishten por që ishte shumë i besuari i tye. Atëherë unë u prisha në kokë, mbi të gjitha, për shkak se Kirja paska dikë të cilit i beson më shumë se mua. Nuk i dola sysh deri sa nuk e larguan atë maqedonasin dhe më punësuan mua. Kështu, u bëra hoxha i parë në histori që punon edhe hoxhallëk edhe në polici. Tashmë muslimanët e vendit jo vetëm që po më respektonin por edhe kishin filluar të më frikësosheshin. Një numër imadh i muslimanëve i përjetoi edhe intervenimet e mia për t’ju kryer punë që nuk kryheshin aq lehtë. Isha bërë ekspert i kapjes së studentëve arabë me pasaporta e viza false. I futeshin këtij rreziku pasi që ia vlente, në Maqedoni studimi ishte pothuajse falas, ndërsa ata vinin ketu e jetonin si mbretër.
Fuqia ime prej njeriut të pushtetëshm po shtohej gjithnjë e më shumë, kurse kjo po e trembte tepër keq Jakup Selimovskin. Ai po e shihte se po i kanosej rreziku nga fama ime, prandaj dhe nisi të fërkohej me ata më lart, me ata të Beogradit dhe të Sarajevës. E synonte postin e kryetarit të muslimanëve të Jugosllavisë. Kurse mua nuk më interesnte për muslimanët e tjerë përveçse të Maqedonisë. Shqiptarët e rrezikshëm, o vetëm t’i shikonit se si dridheshin para meje. Hynin e dilnin çdo ditë nëpër zyret e Bekos, natyrisht, për të spiunuar, krse kur më shihnin mua iu këputeshin gjunjtë.
Kurse edhe mua më ndodhi të më këputeshin gjunjtë në një rast. Brenda ditës, në Beko erdhën për të raportuar tre persona të cilat i kisha gjithnjë konkurrentë, në çdo sferë. Jo nga frika por, gjunjtë m’u këputën nga gëzimi kur i pashë tek futen në “zyret e rrëfimit”, veç e veç, koxhamiti hoxhallarët: Sabahudin Mahmuti, Zejnullah Fazliu e Zekerija Bajrami. Për të parin veçmë e dija që ishte i angazhuar nga Kiro Fuzofski, vetëm sa për të ma lehtësuar punën mua e jo për të më zëvendësuar, kurse dy “hoxhallarët” e tjerë paksa më befasuan. Zekirja Bajramin e refuzova që në start, sepse seç më dukej si shejtan hoxhë, ndërsa Kiroja më tha që ta pranoja në rreth dhe ta përpunoj sa më shumë Zejnullah Fazliun. Më vonë do të bëheshim miq të zorit, them kështu sepse asnjëherë nuk u deshtëm, gjithnjë kemi qenë rivalë në detyrat tona policore. Më vonë, ai do të përfundojë keq e më keq, sidomos në momentin kur deshti të më eliminojë mua nga loja dhe, kur me këtë, nis të flasë gjithandej se është në gjendje ta ndërrojë edhe kryetarin e Turqisë, Sulejman Demirelin. Këtu u pa se kishte lajthitur keq dhe, e urdhëruan që të fshihet diku dhe kurrë të mos dalë në publik, ndryshe do të përfundonte nevojtarë i dozave të metadonit!
Punësimi im në Beko më bëri edhe më të fortë në KQ të Qytetit të Shkupit. Më shkonte fjala havëll. I godisja ata muslimanë që duhej të shtriheshin për toke, por ama edhe i lavdëroja disa të tjerë, si shqiptaromëdhenj që nuk janë rrezik për Maqedoninë por që janë dashamirë të shqiptarizmit. Më duhej kjo lojë, sepse përmes kësaj loje, për të cilën ishim marrur vesh paraprakisht, më duhej të futesha në mesin e intelektualëve si dhe të nacionalistëve, përkrahja e të cilëve më duhej aq shumë për në postin e kryetarit të BFI-së. Nga ana tjetër, do të isha më besnik në mesin e tyre të cilët para meje do të flisnin pa kurrfarë ngurrimi. Kështu me kohë do të merresin vesh planet dhe projektet e tyre, të cilat, në atë kohë konsideroheshin si plane e prjkete nacionaliste e seperaiste. Mua më interesonte përkrahja e tyre dhe jo fati i tyre.






0 comments :

Post a Comment