Skip to main content

BFI po fundoset më keq se TITANIKU

Në rrjetet sociale po qarkullon një video nga emisioni ZIG ZAG në TV Koha ku në mesin e pjesëmarrësve ishte kreu i BFI, Sulejman Rexhepi me çrast temë diskutimi kishte qenë "Radikalizmi në Islam".  Tani e sa kohë edhe pse iu ka tërhjekur vërejtja publikisht Sulejman Rexhepit se po keqpërdor postin në krye të BFI, ku në të gjitha paraqaitjet e tija është duke bërë skandale me çka po nënçmon institucionin dhe teologët, ai vazhdon me paraqitjet e tija skandaloze. Kështu, ai është bërë pjesë e shumë kritikave të cilat shihen nga video materialet e mediave jo vetëm të vendit, por të rajonit dhe në ato botërore. Me shumë të drejtë pyesin teologët se a po e fundos Sulejman Rexhepi, BFI-në më keq se TITANIKU?! Skandalet e Sulejman Rexhepit i kemi hasur në CNN, Al-Arabiye, etj. fillimisht me nipin e tij 8-të vjeçar, më pastaj super orën rolex 35.000 euro sipas të cilëve flet për njeri të kriminalizuar dhe korruptuar, por gjithashtu se si një lider fetar është veshur me rrobe të stilit të një Sulltani që e bënë qesharak  dhe demaskon intelektualizmin e tij dhe profesionalizmin e një udhëheqësi shpirtëror.  Në videot shihet mes tjerash se ai është akuzuar edhe si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete UDB, dhe njeri që ka rrënjë nga komunizmi. Ai nuk u ndal me kaq por vazhdoi edhe në emisonin ZIG ZAG kishte sulmuar gjithë ata student që janë duke ndjekur studimet në Univeristetin Islamik të Medines. Aq shumë i ka akuzuar ata saqë i ka etiketuar si mercenarë dhe ushtarë të ideologjisë Vehabiste, ngase sipas tij ky Universitet si lider dhe ideologji e njeh vetëm Muhamed Abdulvehabin themeluesin e Vehabizmit. Sulejman Rexhepi lidhur me këtë çështje ka folur edhe në muajin dhjetor të 2015 në një Ora Neës në Tiranë. Ku sipas njoftimeve që bëhën shihet se deklaratat e Sulejman Rexhepit janë jonjerëzore dhe aspak morale meqë shumë herë ai ka takuar studentët e këtij Univeristeti në Medine dhe gjithandej ku i jepet mundësia. Në Maqedoni ka shumë prej atyre që kanë përfunduar në këtë Universitet dhe të njejtët njihen si bashkëpunëtorë të ngusht të Sulejman Rexhepit dhe të punësuar nëpër institucione dhe organe të BFI-së. BFI po fundoset edhe më keq se TITANIKU, por si duket këtë nuk do t’ia tolerojnë hoxhallarët reformist.



Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves