Pas disa paralajmërimeve se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, do të vizitojë Kumanovën për të hapur një shtab partiak, janë mbledhur banorët e “Lagjes së Trimave”, të cilat në shenjë revolte kanë bllokuar rrugën, raporton TV Shenja.
Sipas paralajmërimeve, sot në ora 15:00 një delegacion i BDI-së do të realizonte një vizitë në rastin e hapjes së shtabit partiak, ndërsa pjesë e delegacionit u paralajmërua të jetë edhe vetë Ahmeti. Në mesin e atyre që kundërshtojnë ardhjen e Ahmetit janë edhe familjarët e Xhemail Rëxhepit-Komandant Shqiponjës. Babai i tij e ka akuzuar Ahmetin si fajtorin kryesor për vrasjen e Shqiponjës.
Edhe pse pohimet e tilla u përgënjeshtruan nga kabineti i Ahmetit, prej nga sqaruan se kreu i BDI-së do të qëndrojnë në rajonin e Strugës dhe Ohrit, ky përgënjeshtrim nuk ka bërë përshtypje tek banorët e “Lagjes së Trimave”, të cilët megjithatë janë tubuar për të shprehur pakënaqësinë e tyre. (INA)
Comments
Post a Comment