Translate

Wednesday, December 30, 2015

SKANDALI ME PASAPORTAT FALCO DO TË ZBARDHET

Krimi, gjykatat, rastet e montuara, bombat dhe korrupcioni janë disa nga çështjet më të rënda dhe të mëdha që po ballafaqohet Maqedonia. Këto konsiderohen edhe faktorët kryesor që po fusin në krizë vendin në aspektin politik, ekonomik dhe ndëretnik. Edhe rajoni po ballafaqohet nga këto probleme, andaj nuk kanë munguar marrja e masave dhe burgosja e shumë funksionarëve shtetëror si dhe strukturave të ndryshme të përfshirë në krim të organizuar dhe në korruptsion. Në Maqedoni edhe pse janë evidente si krimi, kriminaliteti, korrupsioni, rastet e montuara si“ Monstra”, “ Kumanova”, etj, akoma nuk janë marrur aq sa duhet masa në interest ë shtetit dhe qytetarëve. Megjithatë këto priten të ndodhin së shpejti pasi që është paralajmëruar edhe nga institucionet e shtetit. Falsifikimi i letërnjoftimeve është njëri nga krimet më të mëdha që ka ndodhur gjatë këtyre viteve të fundit ndoshta edhe që nga pavarësia e Maqedonisë. Pikërisht në fabrikëne Zahir Bekiri-Çaushi tani më i arrestuar ku janë bërë falsifikimet e letërnjoftimeve janë gjetur edhe pasaporta të maqedonisë falco për qytetarë turq lidhur me shkuarjen e tyre në Haxh. Sipas gjithë asaj që po thuhet nëpër media këto pasaporta kanë qenë të përgatitura me porosi siç flitet edhe pse jo e konfirmuar nga Sulejman Rexhepi, kreu i BFI-së. Sulejman Rexhepi është i njohur për gjëra të tilla meqë edhe Stedepartamenti Amerikan e kritikoi për shitje të vizave të haxhit, por gjithashtu edhe mënyra e marrjes së vizave kishte ndryshuar pasi që autoritetet e Arabisë Saudite kishin kuptuar se në Maqedoni ka qytetartë turq që marrin viza përmes manipulimeve. Prokuroria ka procesuar këtë lëndë, andaj e vërteta pritet të mësohet shpejt dhe të mësohet se për kë Zahir Bekiri- Çaushi i ka përgatitur pasaportat? Krimet e organizuara po përcjellen edhe nga faktori ndërkombëtar, nga UE, ambasada e SHBA, etj. Maqedonia duhet të reagojë më shpejt për të ndërprerë gjithë këtë që po ndodh në vend meqë krimi po rrënon shtetin.


Opinion:Më mirë me t’shkelë shleperi se me t’mbrojtë laperi

Të të dalë në mbrojtje halabaku Mustafa Dauti është për turp. Mulla Sula ka ngelur nën mbrojtjen e këtij farë hajni të pambrojtur. Nganjëherë, më mirë është me t’shkel shleperi se me t’mbrojtë laperi!  

Shkruan: Zeqie Veseli

Turpi i radhës! Sa keq e sa trishtim! Dikush kishte shkruar se në aferën e pasaportave të falsifikuara për qytetarët turq që duhej të udhënin për në haxh në vitin 2014, na qenka i përzier edhe Mulla Sula. Pastaj, si të shashtrisur do të reagojë kryerrenci i BFI-së, duke e hedhur topin në Myftininë e Shkupit, pa e ditur fare injoranti se Myftnia nuk është orgnizatore e haxhit por këtë ekskluzivitet e ka BFI-ja. Këtij kryerrenci, për shkak të miturisë së trurit të tij do t’ia paërmendim vetëm inicialet ashtu siç bëhet me të miturit delikuentë, A. V. Menjëherë pas kryerrencit u paraqit edhe kryehajni i BFI-së, i vetëquajturi kryetar i OH HILAL , Mustafa Dauti. Dhe ky injorant dëshmoi se sa e ka të organizuar shoqatën e vet personale. Nuk di se kë i ka anëtarë të kryesisë. Normalisht që nuk do t’i dijë sepse kurrë nuk i ka tubuar, kurrë nuk i ka mbledhur për të raportuar. Kësisoj ai po i shmanget zbulimit të abuzimeve, vjedhjeve dhe manipulimeve të denja për burgosjen e tij. Mustafa Dauti nuk e njeh mikun e vet të deridjeshëm, Çaushin dhe, këtë miqësi mundohet t’ua hedh Myftinisë aktuale, thuase kjo Myftni paska pasur të drejtën e propozimit të tre personave nga Shkupi!
Sido qoftë, Nisma për reforma në BFI doli dhe tha shumë qartë, nuk ka se çka të shashtrisen banditët e BFI-së me kapjen e kësaj “fabrike” dhe as me kapjen në flagrancë të Çaushit. Se kush e ka mik atë, se kush e kontraktoi me tw pwr donacione të OH HILAL, se kush i ka kërkuar të bëjë pasaporta false, se pse ato pasaporta false ishin për qytetarë turq etj etj. pra, të gjitha vetë ai do t’i rrëfejë. Me kohë! E vërteta mund të vonojë por do të dalë në shesh. Prandaj, pse del mazi para pelës! Pse kryerrenci e implikon BFI-në në do gjëra që nuk i takojnë asaj. Si tha kryerrenci A. V. “BFI do ta hetojë këtë rast”! Heton dikush tjetër e jo BFI-ja o turulum!

Reagimet e trishtueshme të Mustafa Dautit flasin për implikimin e tij të thellë në këto punë të fëlliqta që vetëm sa u futën në procesin e zbërthimit. Zbërthimi hala nuk ka nisur. Prandaj, nuk ka nevojë të reagohet me trishtim e me nervozizëm. Të pritet pak. E vërtetë është që Çaushi ka qenë anëtarë i kryesisë së parë të Hilalit. E vëtetë është që Çaushi ka pasur leje të nënshkruar prej Mulla Sulës për të mbledhur pare prej kah të mundet, sepse 20 për qind do t’i ngelin atij. E vërtetë është se Çaushi paska bërë pasaporta me porosi për qytetarët turq që kanë dashur të udhëtojnë me haxhinjtë e Maqedonisë për në Haxh në 2014. Këto të vërteta nuk mund t’i mohojë i trishtuari Mustafa Dauti. Madje, të dalë në mbrojtje ky farë halabaku është për turp. Mulla Sula ka ngelur nën mbrojtjen e këtij farë hajni të pambrojtur. Nganjëherë, më mirë është me t’shkel shlperi se me t’mbrojtë laperi!  

NISMA për Reforma në BFI në mesin e refugjatëve

Nisma për Reforma në BFI e RM me datë 29 dhjetor 2015 vizitoi kampin e refugjatëve në Tabanoc me çrast u realizua takim me refugjatët nga Siria dhe Iraku të cilët tranzitojnë nëpër vendin tonë dhe janë të orientuar drejt vendeve perëndimore. Kësaj vizite i priu Muftiu i Muftinisë së Shkupit njëherit Kryetar i Nismës për Reforma në BFI e RM, Haxhi Ibrahim ef. Shabani i cili pas shpërndarjes së artikujve ushqimor refugjatëve u dëshiroi që të kalojnë sa më shpejtë këtë ekzodus të egër me qëllim që sa më shpejtë të kthehen në atdheun e tyre. Muftiu në fund para të pranishmëve shtoi se çdo pushtet i cili dëbon dhe bënë zullum ndaj popullatës fundin e ka të kobshëm, andaj keni durim dhe bëni rezistencë, sepse ju jeni ata të cilët do të rimëkëmbni dhe riorganizoni normalizimin e jetës në vendet tuaja. Allahu xh.sh zullumin nuk e duron, andaj pa dyshim se e vërteta dhe e drejta do të vjen së shpejti. Ju jeni vëllezërit tonë në fe, Zoti ju ruajtë dhe ndihmoftë.



Kush e porositi Zahir Bekiri-Çaushin për pasaporta falco

Pasaporta të falsifikuar turke, të cilat paraprakisht ishin zbuluar në fabrikën e letërnjoftimeve fallco e të arrestuarit Zahir Bekiri- Çaushi janë shfrytëzuar për nxjerrjen e vizave për haxh. Dëshmitari i këtij falsifikimi tani është i arrestuar, andaj i njejti do të jep përgjigje para organeve të drejtësisë se për kë i ka përgatitur këto pasaporta. Në fakt, kush e porositi Zahir Bekirin-Çaushin për përgatitjen e pasaportave fallce për qytetarët nga Turqia? Për këtë skandal edhe pse shteti ka arrestuar personin në shtëpinë e të cilit janë gjetur pasaportat si duket kompetencat e hetimit i ka BFI dhe jo institucionet e shtetit. Pse BFI del me informata para institucioneve të shtetit nëse është e pastër, apo se Sulejman Rexhepi dëshiron ta pastron veten duke ia mveshur dikuj tjetër këtë krim të organizuar?  Sulejman Rexhepi edhe më tej pas shumë manipulimeve tenton ta mashtron opinion dhe institucionet shtetërore për ta mbrojtur veten nga vepra e cila sipas ligjit sanksionohet me burg. Ndërkohë, BFI ka paralajmëruar se së shpejti do të njoftojë opinionin për rezultatet evetuale të këtij hetimi ( që i bënë vetë institucioni) në të cilin është i përfshirë direkt Sulejman Rexhepi. BFI-në po e demantojnë dëshmitarët e gjallë lidhur me anëtarin e kryesisë Zahir Bekirin- Çaushi i cili u caktua në mbledhjen konstituive të OH Hilal të vitit 2013. Emrin e anëtarit në fjalë BFI po e fsheh rast ky që flet se krimi mbi pasaportat falco ka qenë i porositur nga Sulejman Rexhepi. Nëse anëtarët e kryesisë qëndrore janë ndërruar me emra të tjerë për çfarë arsye nuk është bërë publike për opinionin mbledhja e mbajtur e OH Hilal, kur dihet se mandati i anëtarëve të kësaj kryesie u kalon më 2017.  


Tuesday, December 29, 2015

OH Hilal tenton ta mbron Mulla Sulën

Më 13 Mars 2013 OH Hilal ka mbajtur mbledhjen konstituive në të cilën është zgjedhur kryesia, anëtarët si dhe struktura e kësaj organizate. Po shkëpusim një pjesë nga lajmi të publikuar më 13 mars 2013 në faqen zyrtare të BFI me titull: U MBAJT MBLEDHJA KONSTITUIVE E OH “HILAL”, ku mes tjerash thuhet: “Pas votimit unanim, për kryetar të OH “Hilal” u zgjodh Mustafa Dauti nga Kumanova, për nënkryetar Jusuf Zylbeari nga Tetova dhe Irsal Jakupi, nga Gostivari ndërsa për sekretar Driton Dikena nga Kërçova. OH “Hilal” numëron edhe 11 anëtarë në kryesinë qendrore duke përfshirë të gjithë gjeografinë e myslimanëve në Maqedoni”. Sipas  Statutit të OH Hilal nga Shkupi duhej të zgjedhen tre anëtarë, e ata që u zgjodhën ishin Ismet Bytyqi, Zuhejr Rexhepi (djali i Sulejman Rexhepit!) dhe  Zahir Bekiri, emrat e të cilëve shihen qartë në dokumentin e publikuar. Tani pse  BFI-në fshihet ky emër nga OH Hilal? Sigurisht pas skandalit të falsifikimit të lajmit se në këtë skandal është i përfshirë pikërish Zahir Bekirit-Çaushi dhe në të njejtën kohë është i arrestuar për skandalin e madh të falsifikimit dhe punëtorisë së tij me mjete falsifikimi. Musafa Dauti po tenton ta ndihmon Sulejman Rexhepin, duke manipuluar me opinionin si dhe duke i fshehur  dokumentet zyrtare.  Në opinion po qarkullon lista ku shihet qartë struktura e kësaj organizate, andaj për çfarë arsye fshehet emri i Zair Bekirit-Çaushit e dinë më mirë Sulejman Rexhepi? Zahir Bekiri ka bërë aktivitet për OH Hilal, ka dhuruar mjete materiale dhe donacione. Fakti se Zahir Bekiri paska qenë i angazhuar edhe në punë të paligjshme, si duket po e detyron klikën e Sulejman Rexhepit të merren edhe falsifikime të të vërtetave, dokumenteve etj.  Nga 13.03.2013 e deri më tani, nuk kemi mundur të gjejmë asnjë lajm se Kuvendi i OH Hilal ka mbajtur ndonjë mbledhje ku eventualisht është zgjedhur ndonjë kryesi e re e OH Hilal. Pyetja që parashtrohet tani është: Kush janë tre anëtarët e kryesisë së OH Hilal që duhet të jen nga Shkupi!? 

Monday, December 28, 2015

NISMA: Dikush në cilësi të zëdhënësit të BFI-së, dezinformon opinionin

Nisma për Reforma në BFI e RM në një komunikatë për mediat drejtuar qytetarëve musliman thonë:
Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra!
Ju jeni dëshmitarë se deri më tani kemi publikuar vërejtje të shumta kundër udhëheqësisë aktuale të BFI-së e RM dhe thuaja se nuk jemi demantuar për asgjë! Këtyre ditëve dikush në cilësi të zëdhënësit të BFI-së, mjaft i njohur edhe për ju përmes skandaleve, ishte munduar të dezinformon opinionin përmes gazetës Dnevnik ku mes tjerash është munduar që të na lidh neve me njërin nga të arrestuarit me rastin e aferës "fabrika e falsifikimi të dokumenteve"! Me këtë rast, zëdhënësit të BFI-së i përkutojmë se i arrestuari Zahir Bekiri në mbledhjen e parë konstituive të OH Hilal, zgjedhet anëtar i Kryesisë së kësaj organizate! Dje dhe sot përmes mediave po mësojmë se z. Bekiri po akuzohet për falsifikime edhe të pasaportave për shtetas turk për t'u mundësuar marrjen e vizave të haxhit. Nëse diçka e këtillë rezulton të jetë e vërtetë, ne nuk kemi çfarë të flasim, sepse duhet ta lëmë të flas i arrestuari! Ai, pa dyshim se do të duhet të tregon se nga kush ka qenë i porositur për të përgatitur të njëjtat! Nisma për reforma në BFI shpreson që e vërteta të dal në shesh dhe se organet e drejtësisë do ta kryejnë punën e vet!

OPINION: SHPËRFYTYRIMI I “IMAZHIT TË KOMBIT” NË IMAZHI I FALSIFIKATORIT

Opinioni i vendit sërish po tronditet nga aferat që po pëlcasin si hallkat e një zinxhiri tashmë të ndryshkur. Kohëve të fundit u zbulua “fabrika” e prodhimit të letërnjoftimeve false, të pasaportave false si dhe e shpërndarjes së transkriptimit në gjuhën shqipe të bisedave telefonike të funksionarëve të lartë të VMRO-së dhe të BDI-së
Nga: Edemond Reka
Të gjithëve ju kujtohet kur lideri i LSDM-së, Zoran Zajev, para se të niste me publikimin e “bombave” deklaronte se i posedon përgjimet e mbi 20 mij të përgjuarve dhe se i ka të kopjuar e të shpërndarë te individë të ndryshëm, me qëllim që në rastë të burgosjes së tij, zbardhja e aferave të vazhdonte. Kështu do të vepronte secili që do t’i kishte hyrë kësaj pune.
Një prej atyre individëve që i paska pasur këto përgjime, sapo u arrestua dhe, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij u konstatua se ky paska qenë pronari i asaj “fabrike”, i cili, sipas të gjitha gjaseve u spiunua dhe u kompremetua nga të gjithë nga pak, sepse, sipas thashethemeve kishte nisur t’i shantazhojë të gjithë ngapak: edhe Zajevin, edhe Gruevskin, edhe Ahmetin por, doli që më i shantazhuari paska qenë Sulejman Rexhepi, i ashtuquajturi Reisul Ulema i BFI-së.
Të dhënat që u zbuluan në kompjutorin e Zahir Beqirit – Çaushit, sipas të gjitha gjasave do të zbulojnë shumë punë të pista që janë kryer përgjatë këtyre 4-5 viteve të fundit. Dhe, aksioni i pastrimit të shoqërisë nga elementët e kriminalizuar e që janë etabluar në pozitat më të larta shoqërore, i shfaqur më herët në Kroaci, e i zhvilluar këto ditë në Serbi, më në fund do të shtrihet doemos edhe në Maqedoni. S’do mend se, sebep i këtij aksioni për spastrim të shoqërisë do të jetë pikërisht ky farë Çaushi!
Meqë “bombat” tashmë janë lëndë ekskluzive e prokurosisë, megjithatë, gjatë hetimeve janë zbuluar një sërë veprimtarishë të tjera kriminale që mund të procesuohen me urgjencë në organet tona të drejtësisë. Falsifikimi i letërnjoftimeve dhe, sidomos i pasaportave nuk do të heshtet aq lehtë. Ditëve të fundit në opinion depërtuan disa informata se u kapën një grumbull pasaporta të flsifikuara për qytetarët turq, të interesuar për të udhëtuar në haxh! Organizator zyrtar i haxhit është BFI e jo Çaushi!
Cila është lidhja e Zahir Beqirit – Çaushit me BFI-në? Nga hetimi janë gjetur edhe disa dokumente mjat ineresante dhe fakte të tjera që dëshmojnë për një miqësi gjysëm sekrete në mes të tij dhe Sulejman Rexhepit. Në konstituimin e kryesisë së parë të OH HILAL, Zahir Beqiri figuron të jetë anëtar i kryesisë si dhe me autorizim të Sulejman Rexhepit i autorizuar që të mbledh të mira materiale, me të drejtën e ndarjes së 20 përqindëshit, Orgnizatë humanitare për të përfituar Çaushi e Mulla Sula?!
Më sipër u tha se BFI-ja është e vetmja organizatore legjitime në Maqedoni që organizon udhëtimin për në haxh. Si e tillë e ka poseduar tërë mundësinë e dhënies së vizave arabe pa të cilën nuk mund të shkohet në vendet e shenjta myslimane. Në Maqedoni ka pasur edhe organizatorë privat të haxhit, të cilët, pas vendimit të Arabisë Saudite që për shpërndarjen e vizave arabe të autrizohen vetëm institucionet fetare zyrtare, për BFI-në u krijuan mundësi reale për zhvillimin e një kriminaliteti të llojit të vet. Bëhet fjalë për shitjen e vizave, për ato viza për të cilat raportoi edhe Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH). Numri i haxhilerëve që po udhëtonin nga Maqedonia ishte gjithnjë në rritje e sipër. Natyrisht, këtë numër e rrisnin haxhilerët turq, të cilët, për shkak të kufizimit të kuotës së haxhilerëve turq në Turqi, kishin gjetur një terren shumë të përshtatshëm prej nga udhëtonin pa kurrfarë problemi. Këtë vepër kriminale e hetuan autoritetet arabe, ndaj dhe sollën vendim që qytetarë nuk mund të udhëtojnë nga shteti i huaj. Pikërisht, ky vendim është ai moment kur, si duket, do të lidhen fort Sulejman Rexhepi, pronari i agjensisë turistike Kadir Turs dhe Çaushi.
Kadir Turs është një nga agjensitë turistike që ka dërguar haxhinj me autobusë nga Maqesonia, por del se pronari i agjensisë të jet i lidhur me një shtetas turk që i ka kërkuar viza për haxhinj të Turqisë. Lidhur me këtë, gjatë 2014, disa muaj para shkuares në haxh, pronari i Kadir Tursit dhe Sulejman Rexhepi, gjatë shkoqjes së qengjave të pjekur në hell diku nga fshati Cërni Vër, vendosin që t’i futen krimit të radhës!  Ky krim nuk do të mund të bëhej pa çaushin, komshiun e pronarit të Kadir Tursit, anëtarin e kryesisë së OH Hilal. Për këtë punë, paraprakisht qytetarëve turq u janë marrur eurot për një pasaportë false, edhe pse ato pasaporta nuk u dolen me sukses, pasi me to nuk është arritur as të aplikohet – nuk janë lexuar nga aparati elektronik! Këtu dhe plas problemi mes shtetasit turk dhe haxhi Omerit, pastaj dhe mes Caushit dhe Sulejmanit! Nga kjo situatë dikush u dogj! Sipas të gjitha gjasave, pjesën më të madhe të parave të pista i ka mbajtur për vete Sulejman Rexhepi, kurse, Zahir Beqiri -Çaushi, i është kërcënuar duke e hedhur në opinion vitin e kaluar aferën e prodhimit të pasaportave maqedonase për qytetarët turq.
Po shpekulohet që, për t’ia humbur kokën Çaushit dhe për të shpëtuar prej shanatazheve të tij, meritë për kapjen e tij kanë edhe spiunimi i Zajevit dhe Sulejman Rexhepit që e kanë dekonspiruar deri te policia. Dhe, kur do me të përcjellë fati – tërë ky ujë i turbullt po shkon në jazin e mullirit të VMRO-së. Kohë hakmarrjesh, ë! Dynjaja rrypa-rrypa…  Sa bëhesh në mënyrë të falsifikuar “Imazh i kombit”, përfundon në imazh të falsifikatorit kombëtar./Opinione

Sunday, December 27, 2015

Opinion:Si ta bëjmë bajgën lule?!

Shkruan: Ismet  Bytyqi
Ju lutem, një urim për gënjeshtrën më të shëmtuar që ju ka ndodhur shqiptarëve të Maqedonisë. Unë do të propozoja: “Ta dekorojmë Mulla Sulën me çmimin Imazhi i të gjitha të këqiave për shqiptarët”! Po ju?! Jepni dekorata se ju gëzohet si bebja cucllës! Nga Ismet Bytyqi Çdo vit nga një gënjeshtër dhe, vit për viti gënjeshtra edhe më e madhe dhe më e trishtureshme. Për shembull, le t’i marrim dy vitet e fundit. Vitin e kaluar Mulla Sula na doli në rolin e Dedomrazit dhe i dhuroi do paketa që ia kishte përgatit EVN-ja. Pastaj shpërtheu një gallatë e madhe nëpër rrjetet sociale. Besa filluan edhe publikimi “një slellfie me babagjyshin”, ndërsa në prapavijë shihej Mulla Sula. Si e para, ato paketa nuk ishin as të Hilalit e as të Mulla Sulës, por të EVN-së që ia jepte të varfërve por përmes Hilalit. Se çka kërkonte aty Mulla Sula, këtë vetëm ai e di. Normalisht, sa për të sajuar gënjeshtrën më të madhe të vitit “Shikojeni Mulla Sulën sa human që është”! Sivjet, pa ketë dedomrazi Mulla Sula kishte përgatitur një gënjeshtër sa gjigante aq edhe bajate. Si balonat e fryera me helium që shkojnë e shkojnë, shkojnë e shkojnë, që fluturojnë e që në fund as gjurmë nuk ngelë nga ajo balonë. Nëse vitin e kaluar Mulla Sula deshti të tregojë se sa është human, sivjet deshti të tregojë se sa intelektual që është, si intelektual të dëshmohet se sa kombëtar që është, si kombëtar të dëshmojë se sa e duan njerëzit! Estakfurullah! Nuk ka ndodhur në historinë e njerëzimit që të tallet dikush me dikë më shumë se sa “miqtë”e tij me të. Shoqata joqeveritare, pas donacionit që e morën për një konferencë super të kotë, kishte vendosur ta shpërblejë Mulla Sulën me çmimin “Imazhi për harmoninë fetare”! Mulla Sula hala nuk ka të qartë se, as bash një gram meritë nuk ka në harmoninë fetare, sepse as nuk është në situatë, as uk është në rrethana përkatëse dhe as nuk është me atë kapacitet që të kontribuojë në harmoninë fetare. Të kontribosh në Maqedoni për harmoninë fetare dhe të të dekorojnë në Tiranë, një shoqatë joqeveritare, kjo është më tepër se “hajde lujna topthash”! Tërë kjo ceremoni na qenka kryer në një sallë tëAkademisë së Shkencave të Shqipërisë. Dhe, ja kushtet ideale për t’u ngjizur gënjeshtra shekullore e Mulla Sulës. As që është parë, as që është dëgjuar e as që ka ndodhur më parë. Kjo gënjeshtër është autoktone dhe autoriale e Mulla Sulës. Gënjeshtër që e kishte paguar trash! Thonë që dikush e ka parë në javën e parë të këtij muaji, pit bullin e tij në restorantin ERA, prapa Institutit Albanologjik dhe Akademisë së Shqipërisë, tek ha drekë me njërin nga udhëheqësit e kësaj loje të cilit mes shishes me verë dhe gotës një zarfë plot me lekë. Po supozojmë se “piaristi” i Mulla Sulës, ia paska paguar atë drekë, ose në tërësi atë aktivitet që ajo organizatë joqeveritare e zhvilloi më 20 dhjetor ! Sido qotë, është korrupsion dhe blerje e një “dekorate”! Mulla Sula urdhëroi që tërë Maqedonia të mbushet me lajmin se sapo u dekorua me çmimin “Imazhi i kombit” nga Akademia Shkencave të Shqipërisë. Asnjë njeri, madje as “miqtë e tij të ngushtë” nuk reaguan. Nuk ju bëri përshtypje, apo e dinin se diçka është duke sajuar Mulla Sula. Madje, paramendoni, ky lajm nuk u publikua as në faqen zyrtare të Rijasetit. Sepse, Mulla Sula e di shumë mirë që kjo gënjeshtër është tepër e madhe për t’u zyrtarizuar. Është gënjeshtër që nuk hahet “Mulla Sula na u dekorua nga Akademia shqiptare” ?! Më në fund, reagoi sekretari i Akademisë, akademiku Vasil Tole, duke demantuar se është dekoruar dikush nga Akademia me këtë çmim të cilën jo që nuk e jep Akademia por as që ekziston si çmim i tillë. Lajmin e morën të gjithë në Maqedoni, nuk mbeti faktor normal që nuk u trondit nga kjo gënjeshtër e Mulla Sulës. Madje kanë filluar me qindra barcolta në llogari të këtij Mullai. I gjendur në situatë të palakmueshme, duke i ardhur tepër shumë inat nga pjesëtarët e familjes së vet, nga miqtë e ngushtë të tij (bëj be në tokë e në qiell që Mulla Sula nuk mund të ket miq të ngushtë) nisi që t’i vë në pozita të palakmueshme organet e BFI-së. Të gjitha organet e BFI-së e kuptuan që kjo rrenë ishte tepër e pakrip. Megjithatë, kohëve të fundi, përveç që e portretizuan si rrenacak të pashembullt, nisën ta portretizojnë edhe si diktator i pashoq. I ka urdhuruar të gjithë që urgjentisht t’ia urojnë dekoratën shtu siç e paralajmëroi vetë ai. « Urime kryetar, ndjehemi krenar për dekoratën « Imazhi i kombit » që ta dhuroi Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë » !!! Kështu e uruan sahanlëpirësit dhe injorantët, ata që nuk kanë lidhje për sa i përket dekoratave dhe dekorimit. Po kur e uroi së fundmi edhe kryehajni i tij, e dini atë që kur jep ndihma humanitare gjithnjë u shton nga një zero kilogramëve të paketave si dhe nga një zero edhe për numrin e atyre që u është ndihmuar! Kjo është më e tmerrshme ! Ja se si, përmes një urimi të kotë, të një gjëje të pandodhur, organet ilegjitime të BFI-së e blejnë “legjitimitetin” e vet si dhe rehatinë nëpër postet e uzurpuara. Ose, që të gjithë janë pakurrizorë dhe nuk guxojnë t’i thonë Mulla Sulës “mjaft më na e more fytyrën”, ose, aq është kapaciteti i tyrë për t’i kuptar stilet e Mulla Sulës. Kurse stili i tij nuk është ai i sehiribasëve por, thjesht, i gënjeshtarëve të paskrupullt. Ju lutem, një urim për gënjeshtrën më të shëmtuar që ju ka ndodhur shqiptarëve të Maqdonisë. Unë do të propozoja: “Ta dekorojmë Mulla Sulën me çmimin Imazhi i të gjitha të këqiave për shqiptarët”! Po ju?! Jepni dekorata se ju gëzohet si bebja cucllës!
(Autori është referent legjitim për çështje fetare në Myftininë e Shkupit)

Saturday, December 26, 2015

Hoxhallarët pyesin Këshillin për Fetva të Molla Sulës:A është mëkat të gënjesh?

BFI kohë më parë kishte themeluar Këshillin për Fetva aktivitetet e këtij këshillimi i kemi hasur vetëm në momente për ta mbrojtur Sulejman Rexhepin kur bënë skandale ose në tendencë për t\ia pastruar mëkatet. Sulejman Rexhepi ditë më parë manipuloi gjegjësisht genjeu opinionin se është dekoruar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë me çmimin ”Imazhi i Kombit”. Ky mashtrim i popullatës muslimane nga “kryehoxha” Sulejman Rexhepi u demaskua me demantin që bëri pikërisht ASHSH duke mohuar se ky institucion e ka dekoruar Sulejman Rexhepin me ndonjë çmim. Pas këtij manipulimi të bërë nga Sulejman Rexhepi nuk qëndruan duarkryq imamët e Shkupi dhe më gjërë, andaj edhe reaguan ashpër. Të njejtët pyesin hapur Këshillin e Fetvave të BFI-së se: “Ky Këshill është themeluar për ta mbrojtur Sulejman Rexhepin nga skandalet, gënjashtrat, manipulimet që i bënë apo për t’i shërbyer qytetarëve musliman për nevojat e tyre gjegjësisht për çështje që i tangojnë ata? Një pyetje të vetme kemi për Këshillin e Fetvave të Sulejman Rexhepit dhe assesi të BFIçsë se: a është mëkat të gënjesh dhe se a duhet të ndjeket një hoxhë që manipulon, gënjen dhe mashtron popullin, kur e dijm se Muhamedi a.s ka thënë: Kush na mashtron ( manipulon, gënjen) nuk është prej nesh?”/rumeliagency/



BFI në konfuzitet për dekoratën e pa fitur të Molla Sulës "Imazhi i Kombit"

BFI gjegjësisht Shërbimi për Informim pranë këtij institucioni kishte pohuar se Sulejman Rexhepi më 20 dhjetor 2015 është dekoruar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë me dekoratën “Imazhi i Kombit”. Fare mirë nga publikimet shihej se një shoqatë ka organizuar tribunë me titull ”Imazhi dhe mediat” në të cilën ka marrë pjesë Sulejman Rexhepi dhe i njejti është dekoruar pikërisht nga shoqata organizatore e tribunës. Pas këtyre manipulimeve dhe pas reagimeve të shumtë  ASHSH përmes sekretarit shkencorë Vasil Tole ka demantuar BFI dhe Sulejman Rexhepin se janë duke e gënjyer opinionin dhe se ASHSH nuk ka ndarë ndonjë çmim të tillëmeqë ajo ndahet vetëm për kreun e shtetit. Edhe pse demanti është i qartë, por ja që Sulejman Rexhepi  edhe më tej nuk mund t’ia thotë të vërtetën opinionit dhe popullit musliman. Në fakt nëse ( edhe pse nuk morri atë dekorat ) është e vërtetë për çfarë arsye lajmi mbi këtë dekorat akoma nuk është publikuar në faqen zyrtare të BFI-së? Pse që nga 20 dhjetori i 2015 shërbimi për Informim i BFI-së ende nuk e ka bërë publike këtë dekorat të pa marrur të Sulejman Rexhepit? Pas gjithë këtyre manipulimeve shihet qartë se Sulejman Rexhepi vetëm përmes korrupsionit dekororn vetveten dhe keqpërdorë emrat e institucioneve të shtetit shqiptar për interese personale. BFI po kalon moment të rënda, por gjithsesi se është në konfuzitet të madh pas manipulimeve që ia bënë besimtarëve musliman lidhur me dekoratën e pa marrur “ Imazhi i Kombit”./fokusinews/


Thursday, December 24, 2015

Një përgjigje “shkurt e shqip” nga kryetari i Studeniçanit Azem Sadiki (VIDEO)

Të martën kur u bastisën dhjeta vende, dhe u arrestuan 19 persona gjatë operacionit Gjeodet, u apostrofua se në këtë aferë ku dyshohet se u keqpërdorën afro 14 hektarëve tokë ndërtimore, është edhe një kryetar komune. Në media u përfol se ai mund të jetë Azem Sadiku i PDSH-së, i cili drejton Studeniçanin. I hatruar pse pa emrin e tij në medie, ai thotë për TV21, se dikush po tenton që politikisht ta ngjyros këtë skandal.
“Bëhet fjalë për tentim diskreditim politik për personalitetin tim dhe ekipit tim të komunës. Unë ju deklaroj publikisht, në TV21, në asnjë mënyrë ose momente nuk kemi keqpërdorur as postin tim dhe detyrën”, thotë ai.
Sipas tij, pretendimi se me një shtëpi në fshatin Moranë është bërë dallavere me dokumentacion, dhe se për këtë ka fajin kryetari, është akuzë e paqëndrueshme.
Mirëpo pavarësisht kësaj, Sadiku thotë t’ia ketë sqaruar policisë para dhjeta ditë, se dikush po falsifikon nënshkrimin e tij të kryetarit të komunës. Këtë gjë ai nuk heziton ta konfirmojë edhe para kamerës.
“Bëhet fjalë për një shtëpi banimi, që ka morën leje për ndërtimi, sipas ligjit që ju kanë mundësuar gjithë qytetareve në fshatin Moran. Për të bërë ndenje tentim për falsifikim në emër të komunës se është marrë vërtetim në emrin tim, mirëpo këtë e kemi vërtetuar pasi policia në komunë, para dy muaj kemi dhënë deklaratë se ai nënshkrim nuk është dhënë nga komuna ose nga unë ase administrata”, shtoi Sadiku.
Kryetarin e komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku, sqaron se vet ka alarmuar policinë për falsifikim të nënshkrimit të tij. Madje ai shton, se që nga tetori nga organet e rendit ka marr konfirmimin se dyshimi për falsifikim ishte i bazuar, dhe se policia është duke hetuar këtë aspekt. Madje thotë se ka dokument zyrtar që vërteton këtë. Ndërsa këmbëngul se po nuk u sqarua policia për këtë gjë, atëherë ai do ta publikojë dokumentin e policisë, pavarësisht mundësisë për të komprometuar hetimet e prokurorisë në këtë rast./ExPress.mk

Apo i mungon truri BFI-së!?

ASHSH ishte shumë e qartë: "Akademia e Shkencave të Shqipërisë nuk ka dhënë një çmim të tillë." Habit fakti që BFI vazhdon të gënjen opinionin dhe assesi të përmirësohet! Përse ka nevojë ta keqpërdor ASHSH dhe përse i fsheh emrin Forumit që e dekoruan dhe zotërinjtë që respektuan!? Askuj nuk i pengon dekorimi i dikuj, por askush me mend në kokë nuk mund të pranon për të vërtet një gënjeshtër!             Andaj, për të qenë korrekt me të gjithë, gënjeshtarëve u bejmë pyetje: Kush janë këta dy zotërinj me Sulejman Rexhepin!? Cili prej tyre është kryetari i ASHSH-së!? Si quhet kryetari i ASHSH-së!?/Lajmi1/

Wednesday, December 23, 2015

Zhurnali edhe kur gënjen nuk di si të gënjej

Në një shkrim të botuar më 23 dhjetor 2015 në portalin Zhurnal.mk me titull të porositur dhe tendencioz: Në kriminalitetin e Kadastrës gjendet një dokument fals nga kryetari Azem Sadiku, qartazi shihet tendenca dhe qëllimi për të diskridituar një komunë të sukeseshme të Shkupit e cila vetëm për dy – tre vite ka arritur të realizojë me qindra projekte.
Në këtë lajm qartazi shihet se titulli nuk e arsyeton tekstin e lajmit. Zhurnal.mk disa herë ka tentuar që në mënyra të ndryshme të diskreditojë emrin dhe personalitetin tim por pa patur fare sukses.
Kërkoj nga portali Zhurnal.mk që të kërkojë falje publike që emrin tim e shkruan dhe përmend vend e pa vend në shkrime të porositura dhe tendencioze, përndryshe do të jem i obliguar dhe i detyruar që të ngris padi gjyqësore.
Azem Sadiki, Kryetar i Komunës së Studeniçanit

OPINION: Gënjeshtra ngelë gënjeshtër

Të anashkalohen dy prijësit fetarë më meritorë për harmoninë fetare, H. Skënder Bruçaj si dhe Muftiu, Naim ef. Tërnava, dhe të dekorohet Sulejman Rexhepi – kësaj i vie fund e krye era korrupsion! E vërteta do të dalë shumë shpejt, patjetër!

Shkruan: Abaz Islami

Injorantët thoshin dikur se, nëse një gënjeshtër përsëritet dyzet herë, mund të kalojë përreth ndonjë melaqe dhe ta bëjë të vërtetë! Injorantët e BFI-së, të ndikuar nën inercionin e kësaj filozofie alkimiste, edhe më tej po e ushqejnë rrenën e djeshme që thotë se uzurpatori i postit të reisit të BFI-së na qenka shpallur “Imazh i kombit” nga Akademia e Shkencës dhe Artit të Shqipërisë. Që në fillim duhet të pastrohet një punë! Një Akademi e këtillë as që ekziston në Shqipëri! Ky titull mund të ekzistojë vetëm në kokat e gënjeshtarëve, matrapazëve dhe sahanlëpirësve të Sulejman Rexhepit, me të cilën tallen deri në pamëshirë.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë i ka dekoratat e veta më të cilat i shpërblen personalitetet nga sfera e shkencave të ndryshme, dhe, të gjitha ato dekorata i dorëzon Kryetari i Akademisë, ndërsa dekorata “Imazhi i kombit” është e denjë për Kryetarin e shtetit dhe jo për institucionet e ndryshme, të cilat e kanë të drejtën për të nominuar por jo dhe për të shpërndar një dekoratë të tillë, e cila, me këtë emër nuk gjendet në asnjë institucion nacional dhe në asnjë organ shtetëror.
Myftiu i Gostivarit ia kishte uruar dekoratën e paqenme që ia paska “dhuruar” Mulla Sulës Akademia e Shkencav të Shqipërisë! Përplot urime të këtilla të cilat nuk do t’i shpërndante as baba dimri për fëmijët e vegjël që shkrihen nga kënaqësia kur marrin ndonjë dhuratë nga prindërit e që i thonë se e ka “selam” nga baba dimri. Po si nuk reagon vetë Mulla Sula, po si nuk reagojnë shërbimet e BFI-së kundër të gjithëve atyre që tallen duke përhapur dezinformata të tilla. Rrena mbetet rrenë, edhe pas dyzet përsëritjeve të saj.
Çka ka të keqe të pranohet se Mulla Sulën e dekoroi Forumi “Imazh&media”  organizatë kjo joqevertare, e cila, që nga themelimi i saj e deri më sot ka shpërndar me mijëra “dekorata”  të tilla. Kësaj radhe ua shpërndau katër klerikëve shqiptarë, ndërsa ka pasur raste kur ka shpërndarë deri në 12 dekorata brenda një konference. Kryetari i Bashkësisë Islame, ai i denji dhe i merituari, nuk ka se pse të turpërohet nga dekoratat duke i pranuar ato vetëm pasi t’ua ndërrojë dhuruesin bazik! Një lideri i mirëfilltë fetar do t’i gëzohej çdo shpërblimi dhe do të mburrej me të gjitha. Ndërsa Sulejman Rexhepi e pranon këtë dhuratë vetëm nëse i thuhet se ta ka dhënë Akademia e Shkencës dhe se titulli i dekoratës është “Imazhi i Kombit”.
Nga Forumi “Imazhi&media” vijnë haberet se më 20 dhjetor ndanë për katër klerikët katër dekorata që mbajnë emrin “Imazhi shqiptar për harmoninë fetare”! Por, këtë dekoratë, si të tillë, nuk e pranon Sulejman Rexhpis! E dini pse?
Sepse është shumë i vetëdijshëm se një dekoratë e tillë, sado qoftë ajo e margjinave, sado qoftë bukolike, megjithatë si të tillë Sulejman Rexhepi nuk e meriton. Harmoni fetare ka në Shqipëri dhe deri diku në Kosovë. Në Maqedoni nuk ka harmoni fetare! Në Maqedoni ka nënshtrim fetar, ka superioritet të KOM-it, të zotëri zotëri Stefanit dhe inferioritet historik të Sulejman Rexhepit. Kush e imponoi dhunshëm në atë Konferencë Sulejman Rexhepin, kjo do të kuptohet shumë shpejt, sepse, të anashkalohen dy prijësit fetarë më meritorë për harmoninë fetare, H. Skënder Bruçaj si dhe Muftiu, Naim ef. Tërnava, dhe të dekorohet Sulejman Rexhepi – kësaj i vie fund e krye era korrupsion! E vërteta do të dalë shumë shpejt, patjetër!
Çfarë merite paska Sulejman Rexhepi për tolerancën fetare ndër shqiptarët por edhe në viset multifetare si rrjedhojë e shoqërisë multietnike? Në cilën sprovë të tillë e dha provimin Mulla Sula që sot të shquhet si tolerant fetar? Këtë epitet që mund ta gëzojnë H. Skënder Bruçaj dhe Naim ef. Tërnava kurrë nuk do të ketë shansin ta gëzojë Sulejman Rexhepi.
Në Maqedoni, që kur Sulejman Rexhepi është në krye të BFI-së, kanë ndodhur me dhjetra uzurpime të objekteve fetare islame pikërisht nga komuniteti i feve të tjera. Ka një diskriminim klasik i cili shprehet përmes shumë shembujve. Heqja dorë prej Burmali Xhamisë në Shkup, nga xhamitë në Manastir e Prilep, nga sahat kullat e këtyre dy qyteteve, nuk janë vizionaritet i një toleranti fetar por, janë pazarllëqe shumë të ulta të një fakir fukarae në shpirt, i cili, për mirëqenien personale është në gjendje të kultivojë pozitën e inferioritetit. Kjo nuk është tolerancë fetare por është jetë e padinjitetshme e një vasali apo një skllavopronari i cili do të kënaqej edhe me një copë kocke!
Tashmë është e qart që sahanlëpirësit e Mulla Sulës po manipulojnë në emër të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë!
Tashmë është e qartë që Sulejman Rexhepin e “dekoroi” Forumi “Imazhi&media” gjatë një konference rreth harmonisë fetare të mbajtur në sallën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë e cila për raste të tilla konferencash kushton më lirë.
Tashmë është shumë e qartë që Sulejman Rexhepi me sahanlëpirësit e vet e shpiku shpërblimin “Imazhi i kombit”.  Sulejman Rexhepi u dekorua me shpërblimin “Imazhi shqiptar për tolerancë fetare”.
Nuk është e qartë vetëm ajo se pse u dekorua me “Imazhi shqiptar për harmoni fetare” për ç’gjë deri më sot nuk ka dhënë asnjë provë konkrete, dmth nuk ka asnjë gram merita për një dekoratë të tillë, sado e kotë të jetë ajo.   



(Autori është drejtor legjitim i Agjencionit për Hallall Standardin pranë BFI në RM)

Bomba e re:ASHSH demanton Sulejman Rexhepin

SKANDAL INSTITUCIONAL DHE MASHTRIM OPINIONIST I SULEJMAN REXHEPIT.
Ndodhi ashtu edhe siç pritej! Pas dezinformatës së  shërbimeve të BFI në RM se kinse Sulejman Rexhepi u dekorua nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë me shpërblimin “Imazhi i kombit”, pas një dyzinë reagimesh të qytetarëve dhe personaliteteve të vendit, më në fund ka reaguar edhe vetë ASHSH përmes sekretarit shkencor, Vasil S. Tole.
Reagimi ka ardhur në adresën elektronike të Lëvizjes opozitare pranë BFI-së,  “Nisma për reforma në BFI”, në të cilin z. Tole kategorikisht mohon  se i është akorduar Sulejman Rexhepit nga ana e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dekorat “ Imazhi i Kombit”, dekoratë kjo të cilën e jep ekskluzivisht Presidenti i Shtetit Shqiptar.

Në regimin e sekretarit shkencor të ASHSH-së, Vasil S. Tole, thuhet: “Akademia e Shkencve të Shqipërisë nuk ka dhënë një çmim të tillë. Ju bëj me dije se aktiviteti në fjalë është zhvilluar në sallën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kurse çmimet që u dhanë janë në emër të shoqatës që bëri rezervimin e sallës. Ju falënderojmë për mirëkupimin. Vail S. Tole, sekretar shkencor i ASHSH” Ja mesazhi origjinal nga ASHSH:

Së shpejti bombë e re lidhur me Sulejman Rexhepin

Na ndiqni që të mësoni për bombën e re të rradhës lidhur me Sulejman Rexhepin. 

Tuesday, December 22, 2015

Urim: Muhamedi a.s. reformatori më i madh i njerëzimit

“Dhe, Ne (o Muhamed) ta kemi ngritur lartë famën tënde.”(Kuran;94:4)

Dita e Mevludit ( ditëlindjes së Muhamedit a.s) është ditë më madhështore e botës Islame, por gjithashtu për mbarë njerëzimin! Lindje kjo që fillimisht orientoi njeriun drejt një besimi të vërtet dhe të pastër në Krijuesin e botërave, Allahun Fuqiplotë! Ajo konsiderohet pikënisje e ndryshimeve në aspektin e reformimit të shoqërisë, riorganizimit dhe ndërtimit të vlerave pozitive, tolerancës ndërshoqërore dhe respekti ndaj atij që mendon ndryshe. Lindja e tij largoi injorancën duke i hartuar konceptin e dijes, shkencës, ngritjes dhe  zhvillimit shoqëror. Muhamedi a.s ishte dhe do të mbetet emri, vepra, morali, krenaria, reformatori më i madh i njerëzimit. Ai mbjelli themelet e drejtësisë, moralit, konceptin e së mirës duke penguar dhunën, padrejtësin, të keqen dhe zullumin në shoqërori.

Na qoftë për hajr ditëlindja e Muhamedit a.s!
H. Ibrahim ef. Shabani
Myfti legjitim i Myftinisë së Shkupit si dhe kryetar i NISMA për Reforma në BFI


OPINION:Kush po tallet me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Dikush jo vetëm që po tallet me Institucionin fetar por po tallet edhe me Institucionin më të lartë kombëtar. Zhurnalit, Akademisë kombëtare por edhe mbarë mslimanëve të vendit dikush duhet t’ju kërkojë falje, sepse është një tallje që nuk durohet

Shkruan H. Ibrahim ef. Shabani

Sot, gjatë tërë ditës, kam pasur dhjetra telefonata nga mediat e ndryshme të vendit. Meqë nuk kanë arritur të marrin kurrfarë përgjigje nga BFI lidhur me një dezinformatë të turpshme të cilën e lansuan dje papagajt e Sulejman Rexhepit, kërkonin edhe mendimin tim, si udhëheqës i Nismës për reforma në BFI.
Dje, shërbimi për informim i BFI-së liferoi një dezinformatë në portalin tonë kombëtar dhe mjaft të respektur, zhurnal.mk! U shkaktua një huti e madhe, ndërsa deri në orët e vona, zhurnali i dha një hapësirë të respektueshme këtij lajmi! Nuk hyhej në faqen kryesore të këtj portali pa u përballur së pari me reklamën njëfaqëshe që prezantonte foton e uzurpatorit të postit të reisit të BFI-së, Sulejman Rexhepit, dhe që infrmonte se “në këto çaste Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë po ia ndanë dekoratën “Imazhi i Kombit” Sulejman Rexhepit! Ky ishte lajmi që po i intrigonte kaq shumë mediat e vendit, si ato në gjuhën shqipe po ashtu edhe ato në gjuhën maqedonase.
Natyrisht, që në fillim këtë lajm e mora si truk të Sulejman Rexhepit i cili për momentin ka etje të flaktë për një përkrahje serioze në veprimarinë e tij të ulët. Pastaj, fillova të dyshoj edhe në sinqeritetin e njerëzve të shërbimit për informim pranë BFI-së të cilët jo që janë dëshmuar gjithë këtë kohë si amatorë, si gënjeshtarë e të pandershëm por, janë treguar edhe si matrapazë të të vetëquajturit “reis”. Dikur fillova të lexoj edhe komente që thoshin se ekziston mundësia të ketë gjetur Mulla Sula ndonjë pseudoakademik i cili është në gjendje ta keqpërdorë hapësirën e Akademisë dhe t’ia dhurojë ndonjë “dekoratë” të tillë duke paguar 15 mij euro!  Dorën në zemër, më së paku e besova këtë variant, sepse, po ta merrja të mirëqenme këtë reagim atëherë dhe unë do të solidarizohesha me të gjithë ata, përfshirë edhe Mulla Sulën me njerëzit e tij, që hedhin gurë e baltë mbi Institucionin më të shenjtë kombëtar, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë! Gazetarët e Mulla Sulës dezinformojnë nga vendi i ngjarjes, edhe për ngjarjen por shprehin edhe dilentantizmin e tyre duke mos ditur se në Shqipëri nuk ka Akademi të Shkencave dhe Arteve por ka vetëm Akademi të Shkencave të Shqipërisë.
Nejse! Më në fund, pas disa analizave të mia, erdha në përfundim se krejt kjo është vetëm një gënjeshtër e radhës, tepër e ulët dhe e pakrip, e Sulejman Rexhepit Sepse, nuk më rezutoi askund që një personalitet kombëtar, që nga Skënderbeu e këndej të jet dekorar me “Imazhi i Kombit”! Pastaj, një personalitet me një dekoratë të till patjetër që duhj të pritej menjëhere nga Presidenti i Shtetit, nga Kryeparlamentari dhe nga Kreministri i shtetit. Paraprakisht, mungonte subjekti që e kishte nominuar këtë farë personaliteti për një dekoratë të tillë. Dhe, fare në fund, lajmi i fundit që ishte i regjistruar si veprimtari e Akademisë shqiptare ishte 4 dhjetor i ketij viti! Tërë ditën nuk u përditsua faqja e lajmeve dhe aktiviteteve. Të mos shënohej ky dekorim aq prestigjioz, nuk ma merrte mendja. Pastaj, tërë ditën, në asnjë portal, në asnjë faqe gazetë, në asnjë sekond televiziv nuk u kumtua lajmi se Sulejman Rexhepi na u dekorua “Imazh i Kombit”! Tani ndjehem shumë i lehtësuar dhe shpirtërisht rehat, sepse, në t gjitha telefonatat jam përgjigjur se së shpejti do të kuptoni që kjo është gënjeshtër e radhës e Sulejman Rexhepit. Dhe, kështu ndodhi!
Në mbrëmje doli lajmi i vërtetë. Në hapësirat e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Forumi “Imazh dhe media” paska organizuar një simpozium rreth tolerancës fetare te shqiptarët, në të cilën kishin ligjëruar të katër kryeklerikët shqiptarë të Shqipërisë, përfshirë edhe Sulejman Rexhepin, i cili, pas kësaj gënjeshtre duhet ta heq atë çallmë nga koka e tij përplot intriga. Dhe në fund, po ky Forum (organizatë joqeveritare), i dekoron të katër klerikët me motivacion “Imazhi shqiptar në harmoninë fetare”.
Kjo është e vërteta! Dhe tash? Kush do të kërkojë falje publike para Zhurnalit që e futën në lajthitje duke e publikur një dezinormatë të tmerrshme? Si do të shfajësohet para Akademisë shqiptare Mulla Sula dhe stafi i tij i cili raportoi nga vendi i ngjarjes duke përcjllë një dezinformatë tepër të turpshme për këtë Akademi. Kush do të mbajë përgjegjësi për zhgënjimin e dashamirëve të Sulejman Rexhepit të cilët u ndjenë krenarë kur “reisi” i tyre “u dekorua nga Akademia e Shkencave Shqiptare”!
Kjo nuk është vetëm dezinformatë! Kjo nuk është vetëm amatorizëm i rëndomtë! Është më se një skandal i cili e ka rrënuar tepër shumë reputacionin e Akademisë Shqiptare. Nëse jo Sulejman Rexhepi, dikush duhet të japë përgjegjësi penale për këtë dezinformatë skandaloze. Dikush jo vetëm që po tallet me Institucionin fetar por po tallet edhe me Institucionin më të lartë kombëtar. Zhurnalit, Akademisë kombëtare por edhe mbarë muslimanëve të vendit dikush duhet t’ju kërkojë falje, sepse është një tallje që nuk durohet nga askush.


(Autori është Myfti legjitim i Myftinisë së Shkupit si dhe kryetar i Nismës për reforma në BFI të RM-së)

Obama: Trump më sulmon sepse jam me ngjyrë

Edhe Barack Obama ka shigjetuar në mënyrë direkte Donald Trumpin, duke trajtuar temën më delikate në Shtetet e Bashkuara: diskriminimin racor.
Pas një seri fjalimesh për kohezion kombëtar kundër terrorizmit, presidenti ka dhënë një intervistë për Radion Publike Kombëtare, duke prekur temën kyçe.
“Zoti Trump ka kapitalizuar frikën e klasës punëtore, por edhe dyshimet e përhapura në disa pjesë të elektoratit republikan, që lindin nga fakti se unë jam presidenti i parë me ngjyrë”, ka deklaruar Obama.
Në prill të vitit 2011, Trump kreu një fushatë personale kundër Obamës, duke insistuar se ai nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për rrjedhojë duhet të linte Shtëpinë e Bardhë.
Duke folur për stacionin radiofonik, Obama nuk i ka përmendur akuzat, por referimi ndaj këtyre deklaratave, që në atë kohë qarkulluan në mbarë organet mediatike, ka qenë i qartë.
“Në Partinë Republikane ekzistojnë forca sipas të cilave unë, në njëfarë mënyre, jam ndryshe. Jam një mysliman, një person jo besnik ndaj vendit, e të tjera. Të gjitha këto, gjëra që për fatin e tyre të keq janë larg realitetit, por që mbështeten dhe përdoren nga disa përfaqësues të zgjedhur nga Partia Republikane. Në njëfarë mënyre, unë përfaqësoj atë ndryshim që i tremb ata”, ka thënë Obama, transmeton Tch.
Më tej, Obama ka pohuar se frika dhe shqetësimet e përhapura, sidomos mes punëtorëve të industrisë së rëndë, janë të lidhura me ndryshimet e strukturës së ekonomisë amerikane.
Për rrjedhojë, sipas tij, Trump edhe në këtë rast po spekulon mbi probleme që nuk mund t’i zgjidhë. Tani le të presim reagimin e miliarderit njujorkez.

Teologët me letër të hapur: IK Sulo


Letër e Hapur
Të nderuar media të vendit dhe më gjërë! Ne jemi një grup i madhë i teologëve që vijmë nga gjithë qytetet dhe Myftinitë e ndryshme të Maqedonisë që përkrahim iniciativën e Lëvizjes për Reforma në Bashkësinë Fetare Islame, NISMA. Kemi respekte të mëdha për ju të nderuara media meqë misioni i juaj është të përcjellni të vërtetën deri tek opinion i gjërë për hirë të interesit të përgjithshëm, të fesë dhe vlerave shoqërore. Ne teologët që përkrahim këtë iniciativë duam që njëherë e përgjithmonë ti themi STOP veprimeve antikushtetuese të Sulejman Rexhepit, kreut jolegjitim të Bashkësisë Fetare Islame. Ne nuk mundemi të pajtohemi më një njeri që udhëheq popullin musliman duke u thirrur në parimet Islame të bazuara në librin e shenjtë, Kuranin dhe veprën madhështore të Muhamedit a.s., e në fakt çdo parim dhe kodeks është duke nëpërkëmbur. Jemi të vetëdijshëm se edhe ju për vite me rradhë e në veçanti për gjatë këtyre muajve keni hasur gjithandej publikime nëpër media të vendit, rajonit bile edhe ndërkombëtare që flasin për Sulejman Rexhepin dhe numrin e pafund të skandaleve të tija. Ne e kemi të qartë se një burrë 70 vjeçarë mund të bënë vetëm lëshime dhe skandale, andaj më tragjikja është kjo që po ndodh me “kreun” e BFI-së. Ne kemi kërkesë konkrete për ju të nderuara media që tani e tutje të keni kujdes për paraqitjen e Sulejman Rexhepit qoft në e kranin e juaj, portalin apo faqe të gazetës së juaj. Nuk mund të pajtohemi që tani e tutje një kriminel që po shkatërron BFI të jet prezent edhe më tej nëpër media dhe akoma të kamuflon mbi gjithçka që nuk është realitet dhe e vërtetë. BFI nuk meriton të rrënohet, nuk meriton të humb autoritetin dhe kredibilitetin, assesi nuk meriton të nëpërkëmbet nga Sulejman Rexhepi dhe disa persona me diploma falce të pa arsimuar dhe analfabet. Sulejman Rexhepi është krimineli më i madh i popullit shqiptar, më i korruptuar, më i pamoralshmi, njeriu që dëshmorët e kombit të rënë në Kumanovë me 9 dhe 10 Maj 2015 i quajti struktura radikaliste. Sulejman Rexhepi është personi më i padëshiruar nëpër xhamia dhe vende publike ngase bekoi Nikolla Gruevskin, këtë Kryeministër kriminel që vrau dhe mbyti djemt më të mëdhej të kombit shqiptar. Bekoi, Gruevskin që po masakron dhe shkatron për çdo ditë vlerat kulturo-historike të popullit musliman. Për Sulejman Rexhepin në Maqedoni i mbarë opinion e njeh si person që ka dosje të bashkëpinimit me shërbimet sllavo-maqedonase. Sulejman Rexhepi është personi që mbjelli lëvizjen radikaliste VEHABIZMIN në Maqedoni, përmes kësaj lëvizje për çdo ditë zgjeron kancerin në mesin e popullit shqiptar dhe me veprimet e tilla po bind pushtetin se shqiptarët janë radikalist dhe të prirë vetëm për rrënim të vlerave njerëzore dhe atyre demokratike. Ai në vazhdimësi po shkel Kushtetutën e BFI-së, ka shkelur betimin e dhënë solemnisht dhe publikisht në vitin 2006, nuk realizoi asgjë nga programi dhe platforma më të cilën erdh në krye të BFI në po të njejtin vitë. Ai keqpërdori postin e Reisit për interese familjare dhe personale. Dëmtoi rëndë autoritetin e BFI për të mos u vlerësuar aspak nga institucionet me relevancë ndërkombëtare. Në aspektin e organizimit të jetës fetare dhe zhvillimit të kulturës si dhe shkollës juridike islame Hanefite ka qenë nën zero po gjithashtu është duke rrënuar mbarë ato vlera të ndërtuara për shekuj me rradhë. Aq larg iku saqë djemt e tij keqpërdorën Medresenë Isa Beu sa për trajnime të xhudistëve po aq edhe të ardhurat materiale për këtë shkollë që historikisht dihet se ka funksionuar me ndihmat vullnetare të popullit tonë të ndershëm. Ai dështoi në rindërtimin e Burmali xhamisë, në kthimin e vakufit, në rindërtimin e Çarshi xhamisë së djegur në Prilep, në rikthimin e funksionim dhe jetës së Jeni xhamisë, dështoi në Llazhec të Manastirit, me lokacionin në Kala të Shkupit,etj. Ai në vend se të përcjell mesazhe bashkëpunimi mes partive politike muslimane në vend, me paturpësi bashkëpunonte herë me njërën e herë me tjetrën për interese personale dhe familjare. Sulejman Rexhepi keqpërdori mundin e hoxhallarëve në vend dhe diapsorë për grumbullim të ndihmave të ndryshme përmes OH Hilal, ndërsa në të kundërtën gjithnjë këto ndihma pjesa më e madhe kishte destinacion të panjohur. Vazhdimisht është akuzuar se keqpërdor vizat e Haxhit, ku kjo është potencuar edhe në raportin zyrtar të Departamentit Amerikan më 2014. Dyert BFI ju kanë mbyllur nëpër ambasada, zyra dhe institucione për shkak të sjelljes jo fetare dhe njerëzore të Sulejman Rexhepit. Ai ishte mjet për zbavitje dhe qeshje pas publikimeve që bënte në profilin personal të dikurshëm të Facebook-ut, me publikimin e fotove të anëtarëve të familjes së tij, veshja e tij në moshë 70 vjeçarë me rrobe sunetie, dosja ZHARKO, etj.
Me respekte
Grup Teologësh të Maqedonisë,

Letër e hapur/ Akademia që e ofendon një pjesë të Kombit

Akademia e Shkencave të Shqipërisë duhet të na tregojë se çfarë shkencëtari është Mulla Sula, ose të kërkojë falje duke ushtruar masa përkatëse kundër të gjithë atyreve që me këtë akt veçsa e kanë njollosur Akademinë Shqiptare dhe kanë ofenduar një pjesë të kombit shqiptar që jeton në Maqedoni Këto ditë u publikua si fshehurazi një informatë që kishte të bëjë me dekorimin e Mulla Sulës si “Imazh i Kombit” nga ana e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Që në fillim të këtij reagimi publik po nënvizoj se kjo Akademi, me këtë dekoratë të leshit e ka fyer gjysmën e popullit shqitar.
Dekorimi paska ndodhur për veprat e ndryshme kombëtare që i paska kryer Mulla Sula? Le të na numërjë vetëm një vepër patriotike të Mull Sulës kjo Akademi? Vetëm një vepër! Nuk ka asnjë! Të gjitha veprat e Mulla Sulës janë vepra antishqiptare, asnjë vepër nuk i shkon në konton e kombëtares. Asnjë! Sepse, njeriu që ka vepra kombëtare pas vetes, i ka edhe nja 5 apo 10 vite burg nëpër burgjet sllave dhe jo dy dosje policore: “Zhika” dhe “Zharko”! Unë, si ish-luftëtar i UÇK-së, ndjehem tepër i fyer me këtë akt të Akademisë shqiptare. Sepse, kur unë nisa luftë për të mirat e shqiptarëve të Maqedonisë, Mulla Sula na niste selame duke na sharë si kriminelë dhe, për shkak të urretjes që e ushqente kundër UÇK-së, ai iku dhe rrezitej në ”Ulqin”! A ndjehen të fyer liderët e pative politike shqiptare në Maqedoni, intelektualët, profesorët, udhëheqësit e universiteteve, shkrimtarët dhe shumë personalitete kombëtare që injorohen dhe me këtë dekoratë shpërblehet njeriu emri i të cilit më së shumti lakohet nëpër mediat e vendit si njeri i rrezikshëm dhe antikombëtar.
A mund të jetë “Imazh i Kombit”, njeriu i cili publikisht thotë se i kanosen ish-ushtarët e UÇK-së, për ç’gjë kërkon mbrotje nga policia maqedonase, nga punëdhënësit e vet, njeriu i cili nga bijtë e kombit ruhet duke ecur me ”pancir”! Imazhi i Kombit” duhet të jetë njeriu më i dashur i kombit, njeriu më i respektuar, njeriu për të cilin të gjithë bijtë e mirë të kombit do të ishin në gjendje të shkrihen për të! Unë ngris lart zërin duke protestur deri te Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, reagoj deri te Kryeministri Edi Rama dhe i them që, të bëhet si Sali Berisha e të mos lejojë njollosje të imazhit të kombit tonë duke dekoruar llo-lloj pishpiriku e njeriu që nuk e meriton as përshendetjen e lëre më nderimin.
Pse nuk u dekorua “Imazh i Kombit”, për shembull, ndonjë banor i Brodecit ku u zhvillua një masakër antishqiptare e ku flitet se ka marrë pjesë edhe djali i Sulejman Rexhepit, si pjesëtar i njësisë speciale maqedonase. Pse nuk u shpall “Imazhi i Kombit” Harun Aliu, Komandan Kushrimi, në vrasjen e të cilit thuhet se ka marrë pjsë edhe djali i Sulejman Rexhepit, si pjesëtar i njësisë speciale maqedonase. Pse nuk u shpall Fadil Sulejmani, themeluesi i Universitetit të Tetovës! Pse nuk u shpall Arbën Xhaferi, lideri shqitar më i miri në 100 vjetët e fundit. Pse nuk u shpall “Imazh i Kombit”, për shembul, Rufi Osmani, i cili u torturua, u shkatërrua e u burgos për flamurin shqiptar; pse nuk u dekorua Hazbi Lika, Xhezair Shaqiri-Hoxha ose komandanti im . . . . Pse nuk u dekoru “Imazhi i Kombit” Hysni Shaqiri, i cili, la postin e deputetit dhe iu bashkangjit luftëtarëve shqiptar për të drejtat e shqitarëve të Maqedonisë.
Pse nuk u dekorua Abedin Zyberi, pjesëtari i familjes nga e cila u vranë 12 anëtarë, madje edhe foshnja 2 vjeçare gjatë luftës sonë më vitin 2001 që e zhvilluam për të drejat tona kombëtare. A i ka shkuar në mend Akademisë së Skencave të Shqpërisë që me këtë dekoratë ta nderojë ndonjë nga pjesëtarët e familjes së Adem Jasharit? Ose, të rrimë në Maqedoni, pse nuk dekorohet “Imazh i Kombit” Ali Ahmeti, njeriu që e sensibilizoi krejt botën për problemin shqiptar në Maqedoni? Pra, zotërinjtë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë kanë pasur dhjetëra personalitete të tjerë të cilë do të mund t’i dekoronin dhe me këtë t’i nderonin shqiptarët e Maqedonisë.
Duke e dekoruar me këtë dekoratë Sulejman Rexhepin, në fakt ata vetëm sa dëshmuan se janë bashkëveprimtarë në korrupsion, në hajni, në vepra penale. Nuk mund t’ju shkojë gjatë kungulli mbi ujë. Shqiptari nuk e falë ofendimin dhe shkeljen e nderit. Akademia e Shkencave të Shqipërisë duhet të na tregojë se çfarë shkencëtari është Mulla Sula, ose të kërkojë falje duke ushtruar masa përkatëse kundër të gjithë atyreve që me këtë akt veçsa e kanë njollosur Akademinë Shqiptare dhe kanë ofenduar një pjesë të kombit shqiptar që jeton në Maqedoni.
Autor:Bekim Nuhiu- invalid i luftës – Ushtiria Çlirimtare Kombëtare

Sunday, December 20, 2015

Sulejman Rexhepi korrupton institucionet e shtetit shqiptar për një mirënjohje

Mediat botërore si CNN, WORLDNEWS, AL-ARABIA kanë publikuar materiale të shumtë lidhur me korruptimin e Sulejman Rexhepit. Buj të madhe kanë bërë pikërisht ora e tij rolex që kushton 35.000 euro e që flitet gjithandej për keqpërdorime dhe korrupcion të thellë. ASHSH në bazë të cilave standarde dhe çfarë kritere kanë përdorur që kanë dekoruar këtë person me mirënjohje?  Më mirë për çfarë  kontributi të dhënë nga Sulejman rexhepi për popullin shqiptar është dekoruar ai? Dekroimi vjen për tradhëtin ndaj popullit shqiptar dhe musliman që ia ka bërë në Maqedoni, për keqpërdorim të institucionit dhe pozitës që ka. Apo është dekoruar për dosjen që ka lidhur me bashkëpunimin që ka pasur me shërbimet jugosllave apo për ndonjë vlerë pozitive? Ai i quajti kriminel djemt e kombit që ranë dëshmor në lagjen e trimave në Kumanovë në 9 dhe 10 maj 2015. Në maqedoni janë ngritur zëra se Sulejman Rexhepi ashtu siç i ka korruptuar institucionet, mediat, gjyqet, prokurorët në Maqedoni gjithashtu ka korruptuar edhe ASHSH.

Friday, December 18, 2015

Plaku nga Tetova selam Ali Ahmetit, Musa Xhaferit, abdilaqimave...

Në protestën e sotme të tetovarëve kundër “Jugohromit” dhe përkrahësve të “Jugohromit”, ka pasur qytetarë të gjitha grupmoshave. Një tetovar i moshuar, revoltën e vet e ka shprehur para kamerës së gazetës “Lajm”.
“Krejt ata duhet të shkojnë prapa reshetkave (prapa grilave)”, ka thënë ai. I pyetur nga “Lajm” se për kë e ka fjalën, ai i ka përmendur edhe emrat e politikanëve. “Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, çato abdilaqimat. Ai tjetri si e pat emrin, kryetari i Gostivarit si thotë se është kryetar i pesë kontinenteve”, deklaroi ai, deri sa në prapavijë dëgjoheshin vargjet “korrupsioni i shtetit gjakun po na e pi” nga kënga “Tetova si Hiroshima”, kënduar nga “Kori i qytetarëve të Tetovës”.

Deputetja Merale Ferati bashkë me aktivistë të PDSH-së në protesta

Deputetja e PDSH-së znj.Merale Ferati, Antarja e kryesisë qëndrore znj.Sadije Iljazi dhe aktivistët e RDSH-së, në protestën kundër helmimit në Tetovë./Ditari.mk/

Monday, December 14, 2015

Një rekomandim amerikan si selam edhe për Sulejman Rexhepin

“Nëse keni në dorë një orë më të shtrenjtë se makina që përdor unë, ka shumë mundësi që të jeni të korruptuar”.(Donald Lu)
Nga: Abaz Islami
Në diplomacinë amerikane ekziston një rregull i pashkruar: ora që e mbani në dorë flet për korruptimin apo moskorruptimin tuaj! Pra, nëse një diplomat, një personalitet me karrierë profesionale, një administrator, gjykatës apo punëtor i rendit publik dhe i sigurisë, reklamon orën e shtrenjtë të dorës, ai jep isharete të qarta! Prandaj, para mediave, në seanca të ndryshme apo në aksione konkrete, ora duhet të jetë sa më e thjeshtë apo të mos mbahet fare, sepse, ora e shetrenjtë përçon mesazhin se je jasht këtij konteksti kohor dhe se jeton në një kohë ku për ty paraja është “zoti” yt i vetëm! Shkurt e shqip, orfa e shtrenjtë është dëshmi konkrete e korruptimit.
Pa keqkuptime, ora e shtrenjtë mund të jetë vepër e ndonjëkoleksionisti të pasionuar, e ndonjë bisnesmeni miliarder, e ndonjë familje aristokrate që shquhet me sende të trashëguara nga aristorkacia e hershme familjare. Me punë të ndershme, me rroga të siguruara nga kjo punë, blerja e një ore super tështrenjtrë flet për budallallëk!
Diplomacia amerikane ka edhe një parim tjetër! Nëse has nëlider që krekoset me orë të shtrenjtë ndërsa masa të cilës i prinë ai është e vobekët, e varfër, me shumë halle e problem, atëherë le të injorohet ai lider dhe le të punohet për rrëzimin e tij nga froni! Sepse lidri me orë të shtrenjtë nuk e ka për turp të të gënjejë për zhvatje, sepse këtë turp e ka humbur duke e zhvatur popullin e vet, sepse, mbi të gjitha, ky lider është vetëkorrupsioni!
Këto postulate të diplomacisë amerikane (të cilat gjithësesi qëjanë të koduara nëpër margjina të rregullores e jo si tekst transparent) këto ditë, në mes të Tiranës, i nënvizoi edhe ambasadori amerikan në Shqipëri, zoti Donald Lu. Në njëkonferencë gjyqësore kombëtare, ambasadori Lu, duke iu drejtuar gjyqtarëve shqiptarë, tha: “Nëse keni në dorë një orë më të shtrenjtë se makina që përdor unë, ka shumë mundësi që të jeni të korruptuar”.
“Nëse ulni kokën dhe mbani një orë që kushton më shumë se makina ime, jeni të korruptuar. Nëse është ky rasti, ju rekomandoj që ta lini këtë profesion menjëherë”, theksoi Lu.
Vetëm nuk e dimë nëse ky rekomandim amerikan mund tëpranohet si selam edhe nga ana e Sulejman Rexhepit, i cili, pa kurrfarë turpi mbanë në dorë orën ROLEX të shtrenjtë sa disa makina të ambasadorëve amerikanë në do shtete ballkanike.
I korruptuar me vlerën e kësaj ore Sulejman Rexhepi duhet tëketë kryer ndonjë vepër të rëndë kriminale. Për njerëzit e këtillë, të korruptuar kaq rëndë, si puna e Mulla Sulës,ambasadori Lu pati këtë porosi “ju rekomandoj që ta lini këtë profesion menjëherë”! (Huazuar nga INA)