Translate

Tuesday, October 27, 2015

SHBA-BE, mesazhe serioze Gruevskit dhe Zaevit

Përfaqësuesit e diplomacive më të mëdha në vend, SHBA dhe BE përmes një deklarate të përbashkët apeluan deri të kryeministri Nikolla Gruevski të veproj urgjentisht në zgjidhjen e krizës politike.
 Në këtë deklaratë ata porositën edhe liderin e opozitës maqedonase, Zoran Zaev të mos i publikoj “bombat” të cilat mund të rrezikojnë Marrëveshjen e Przhinos.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shkup, Charles Garrett deklaroi sot se gjatë bisedimeve për zgjidhjen e krizës politike,  ambasadorët i kanë shprehur dëshpërimin Gruevskit për shkeljen e afatave të Przhinos.
Ai tha se i kanë bërë thirrje urgjente Gruevskit të nxit ekipin e tij që të ndërmerr reformat e duhura për implementimin e shpejtë marrëveshjes që të sigurojë terren për zgjedhje të drejta dhe kredibile në sytë e vendasve dhe ndërkombëtarëve dhe gjithashtu të merr përgjegjësi për shkeljet e mundshme.
I bëjmë thirrje urgjente edhe LSDM-së, ta plotësojnë obligimin e tyre të marrëveshjes mos të publikojnë materiale nga afera e përgjimeve, porositi Garrett.
Ai potencoi se Marrëveshja e Përzhinos i obligon partitë që ta vendosin interesin shtetëror para atij partiak dhe këtë ta dëshmojnë në pajtim me procesin integrues dhe vlerave demokratike evropiane. (INA)

Bombë e re për “shitjen” e Burmali Xhamisë? (Video)

Gazetari kontrovers, Zoran Bozhinovski ka publikuar në facebook një “bombë” të re me biseda të ministrit për transport, Mile Janakievski. Bozhinovski pretendon se në këtë incizim mes tjerash dëgjohet edhe pjesa që dëshmon se BDI ka “shitur” vendin e Burmali Xhamisë për motive të ulëta. Meqë audio nuk është e kualitetit të mirë, “Lajm” potencon se nuk kemi arritur të konstatojmë nëse me të vërtetë bëhet fjalë për “shitjen” e vendit të Burmali Xhamisë për interesa personale. Megjithatë vlerësimin më të mirë mund ta bëni ju lexues të nderuar, pasi të dëgjoni audion.

Marrëveshjet me Serbinë nuk e kanë statusin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Nuk e ka statusin e marrëveshjes ndërkombëtare asnjë prej dokumenteve të firmosura nga autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë në procesin dialogues të zhvilluar prej më shumë se dy vjetësh në Bruksel. Nuk definohen të tilla as me Kushtetutë dhe as me të drejtën ndërkombëtare.

Palët kanë firmosur deri tash një numër të madh marrëveshjesh. Më kryesorja është ajo e prillit të 2013-s, kur u vendosën parimet për normalizimin e marrëdhënieve midis të dyja vendeve.
Gjatë gushtit të sivjetmë janë firmosur katër sosh, midis të cilave edhe ajo për parimet mbi bazën e të cilave do të ngrihet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Marrëveshja ka prodhuar reagime të mëdha në Kosovë.
Opozita ka bllokuar Kuvendin shkaku i saj dhe zhbllokimin e ka kushtëzuar me tërheqjen e nënshkrimit nga kjo marrëveshje, shkruan sot “Koha Ditore”.
Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë të jenë dy mënyra se si duhet përcaktuar statusin e marrëveshjeve që Kosova ka arritur me Serbinë – sipas së drejtës ndërkombëtare dhe sipas së drejtës së brendshme.(telegrafi)

Pushteti përgadit protesta në stilin e Millosheviqit

Protesta në stilin e regjimit të Sllobodan Millosheviqit do të ndodhin në Shkup, në organizim të partisë në pushtet VMRO-DPMNE.
Kështu shkruan sot portali Plusinfo, duke theksuar se ekipi i ngushtë i kryeministrit Nikola Gruevski po përgadit anëtarësinë partiake për protesta radikale politike në Shkup, duke i ngjarë atyre të marsit të 1991 në Beograd të organizuara nga ish-diktatori serb Sllobodan Millosheviqit.
Protestat do të kenë si qëllim edhe qërimin e hesapeve me opozitën, por edhe dërgimin e mesazheve nacionaliste në adresë të faktorit ndërkombëtarë. Mësohet se protesta do të nis nga Parlamenti, por është e mundur që këto protesta të shpërndahen edhe në qytete të tjera.  Koluministë të njohur proqeveritarë në kolumnat e tyre të fillimit të kësaj jave paralajmëruar këto protesta masive. (INA)

Friday, October 23, 2015

Hoxhallarët dhe xhematet nuk besojnë në Mustafa Dautin dhe OH Hilal

Gazetarët po raportojnë pa ndalur për fenomenin e maskës së Mustafa Dautit në lidhje me kujdesin mashtrues që po tregon ai dhe OH Hilal ndaj emigrantëve. Mustafa Dauti dhe Hilali i lënë emigrantët Sirian nëpër shi dhe të ftohtë të dhëna që vërtetohen se punën që duhet ta bën OH Hilal në krye me Mustaf a Dautin mbetet vetëm premtim, fjal boshe dhe reklamë. Mustafa Dauti mundohet vetëm të fotografohet dhe të e shqipton emrin e Sulejman Rexhepit para kamerave duke e lavdëruar atë kinse përkujdeset për emigrantët Sirian, ndërsa realiteti është krejt ndryshe meqë punën e bëjnë Hoxhallarët dhe Xhamitë të vetëorganizuara. OH Hilal edhe kësaj rradhe po dështon sikur në Lagjën e Trimave dhe vërshimeve në Tetovë përmes mashtrimeve dhe keqpërdorimeve. Kjo që po ndodh është vetëm një e mirë e një grupi të vogël që mbush bunarin e disa njerëzve që i drejton Sulejman Rexhepi në fshehtësi dhe Mustaf a Dauti në opinion. Puna e tyre para kamerave kinse kujdesemi për Sirianët e që në fakt është mashtrim dhe biznes i Sulejman Rexhepit, pikërisht ashtu siç thotë populli ynë: “Fjalët si Demush, ndërsa punët si askush.” Gjithashtu raportohet se autobusët e shumë përfolura në media mbeten vetëm reklam e Mustafa Dautit sepse atë nuk e organizon OH Hilal, por Xhematet me Hoxhallarët të cilët nuk besojnë më në punën e Mustafa Dautit. Xhamit kontribuese të vetëorganizuara janë si ajo e Xhamia e Çairit, Xhamia e Allaxhës, si dhe Hoxhallar dhe vllezër Human nga Sllupçani, Studeniçani, Piroku, Gradecit, etj./fokusinews/

Wednesday, October 21, 2015

OPINION: Thesi i veprave penale të Sulejman Rexhepit

A nuk është vepër penale mosrespektimi i rregulloreve të BFI-së, mosorganizimi i tenderave përkatëse, mosthirrja e organit më të lartë të BFI-së për të raportuar të vërtetën mbi të gjitha akuzat duke e keqpërdorur tubimin e tyre vetëm sa për t’ua marrur përkrahjen për një sërë veprash të paligjshme që do t’i bënte Mulla Sula nga fillimi i muajit maj e klëndej

Neriman Osmani, Gostivar

Në fillim, këtë shkrim deshta ta titulloj “9 veprat penale të Mulla Sulës”! Megjithat, ky titull m’u duk shumë përkufizues. Veprat penale të Mulla Sulës do t’i përkufizoja vetëm në 9-të! Ndërsa ato janë aq të shumta sa, mbase më gjithëpërfshirëse e tyre do të ishte thjesht, thesi.
Nga disa shkrime e reagime të Lëvizjes me të cilat nisi të faktorizohet që në dalje të saj, fillimisht kuptohej se Mulla Sula kishte manipuluar dhe gënjyer disa nga organet shtetërore, të gjitha organet e BFI-së si dhe mbarë popullatën mysimane të vendit. Dakord, mund të vlerësohen edhe si të këtilla por, tashmë ka ardhur koha që të dalë nga modestia e vet kjo Lëvizje dhe të gjitha ato veprime të Sulejman Rexhepit t’i tratjë si vepra penale, sepse, pa dysim që, që të gjitha janë vepra penale.
A nuk është vepër penale vjedhja e mandatit të dytë të postit të reisit, pa u respektur ligjet kushtetuese, rregulloret përkatëse dhe akte e tjera normative?
A nuk është vepër penale deponimi i nënshkrimit të vet në Regjistrin Qendror, si kryetar i një Institucioni duke e falsifikuar procesverbalin e një zgjedhje e cila kurrë nuk është zhvilluar?
A nuk është vpër penale manipulimi me numrin “13 myftinj”, ndërsa pjesa dërmuse e tyre janë kordinator dhe myftinj të pazgjdhur sipas rregulloreve përkatëse/
A nuk është vepër penale zhvatja e pasurisë së vakëfit?
A nuk është vepër penale tjetërsimi i vakëfit! Këtu fjala është për bonot me vlerë të cilat jepen nga shteti si “vakëf” në pamundësi për ta kthyer pronën e nacionalizuar që tashmë ka kaluar në “interes naciona”. Me çfarë vendimesh e ka bërë këtë tjetërsim të vakëfit, të cilin, në vend se ta shtojë, ai e shndërron në rroga nëpunësisht të BFI-së.
A nuk janë vepër penale vjedhjet, grabitjet e pronave të BFI-së, duke i shndëruar ato në Ora ROLEX e në apartamente luksoze personale në Ohër, në hotele, restorante, në lekë të deponuar nëpër banka të jashtme!
A nuk i përngjanë në vjedhje uzurpimi i katit të sipërm të Medresesë Isa Beu dhe shndërrimi i saj në klub sportiv për nipa e mbesa të Mulla Sulës!
A nuk është vepër penale posedimi i çelësave të magazes ushqimore të Medresesë me qëllim që të “merret fshehurazi” mishi i kurbanëve për anëtarët e familjes së vet por edhe për zagarët e tij që hanë mish më shumë se nxënësit e Medresesë.
A nuk është vepër penale bashkëveprimi me mashtruesin profesionist dhe me hajnin e specializuar Mustafa Dautin të cilin e ka ngritur në kryetar të shoqatës së vet personale “humanitare”?
A nuk është vepër penale tentative për ta mashtruar opinionin e gërë të vendit përmes montazhit të një videoje dh nëpunësit e BFI-së t’i akuzojë paturpësisht “puçista” dhe duke i hedhur në rrugë!
A nuk është vepër penale tentativa që të bëjë përpjkekje t’i njllosë dhe t’i bëjë pa vlerë njerëzit e vetëm që ia kanë hetuar hajninë, korrupsionin dhe trishtimin të cilët vendosën që t’i bëjnë transparente para opinionit të gjërë. A nuk është vepër penale ky presion me qëllim për ta fshehur të vërtetën që tashmë e posedojnë njerëzit e Lëvizjes për reformat në BFI.
A nuk është vepër penale mosrespektimi i rregulloreve të BFI-së, mosorganizimi i tenderave përkatëse, mosthirrja e organit më të lartë të BFI-së për të raportuar të vërtetën mbi të gjitha akuzat duke e keqpërdorur tubimin e tyre vetëm sa për t’ua marrur përkrahjen për një sërë veprash të paligjhme që do t’i bënte Mulla Sula nga fillimi i muajit maj e klëndej!
A nuk është vepër penale shpifja  dh gënjeshtrat e tij me qëllim që t’i njollosë anëtarët e Lëvizjes së Reformës si “lëvizje partiake”?
Fare në fund, a nuk është vepër penale keqtrajtimi i rreth 10 tonë lëkurave të kurbanëve, të cilat, para se t’i dhuroheshin me dedikim BFI-së ishin pronë e dikujt që i ka blerë ato?

Nuk ka organ shtetëror për të cilët nuk do të ishte Mulla Sula lëndë shqyrtimi. Kupa është mbushur. Vetëm Zoti e di se kur do të shpërthejë.  Kurse populli është i bindur se një ditë do të shpëthejë dhe tërë ajo materie e pistë do të kanalizohet drejt landfilit që tashmë duhet të jetë ngritur për të dhe për sojet e tillë.  

Marrur nga Opinione

Monday, October 19, 2015

SKANDAL: Vonohet ngrohja e shkollave në Kërçovë për shkak të Musa Xhaferit (Dokument)

Qeveria të dielën (dje) nuk e ka shqyrtuar kërkesën e komunës së Kërçovës për furnizim të shkollave me naftë nga rezervat shtetërore, kurse shkak për këtë ka qenë mungesa e zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi. “Lajm” nga burime qeveritare ka siguruar përgjigjen për komunën e Kërçovës e cila është në gjuhën maqedonase. Mirëpo edhe më skandaloz është fakti se qeveria nuk pranon ta shqyrtojë këtë kërkesë pa prezencë të zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur për 18.10.2015 e prolongoi shqyrtimin e Informatës lidhur me nevojën e furnizimit me derivate nafte të nevojshme për mbulimin e nevojave të shkollave, për seancën e ardhshme të Qeverisë me konkluzë që e njëjta të shqyrtohet në prezencë të Musa Xhaferit, zëvendëskryeministër për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit”, thuhet në njoftimin dërguar komunës së Kërçovës.

Sunday, October 18, 2015

Blerim Bexheti vazhdon ti mbetet besnik Ali Ahmetit!

Në takimin e sotëm të BDI-së, ku u certifikua kryetari i shtabit zgjedhor dhe u dhanë vendime për kryetaret e shtabeve lokale u vërejt mungesa e disa figurave të rëndësishme që kanë peshë në terren dhe në opinionin e brendshëm dhe të jashtëm siç janë Ermira Mehmeti, Hazbi Lika dhe Fatmir Dehari.
Megjithatë kryetarit të BDI-së nuk i bënë përshtypje mungesat pasi siç tha ai, BDI tregon se është parti e figurave të reja politike, parti që ushqehet me gjak të ri. Për ta vërtetuar këtë thënie, Ali Ahmeti ishte rethuar nga ”gjaku i ri i BDI-së”. Atë sot nuk e lanë vetëm Beqir Hasani, Musa Xhaferi, Rafis Haliti, Artan Grubi, Nazim Bushi dhe te tjere.
Edhe pse shumë njerëz nuk e prisnin, përkrahje Ali Ahmetit i dha sot edhe Blerim Bexheti. Të gjithë përkrahësit e mbetur, janë në krah të liderit të tyre për të mësuar brezin e ri sesi vidhet e vritet për pushtet. Blerimi ka tjetër detyrë, ai duhet ti mësojë të rinjtë e BDI-së se si ruhet morali i partisë./Ditari.mk/

Fazliu: Ahmeti mashtrues i madh

Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka quajtur super mashtrues lideri e BDI-së, Ali Ahmeti. “Nesër jep vendime paramendoni, për kryetaret e 34 shtabeve komunale, a dekreton shefin e shtabit qendror. Dhe këtë budallallēk të rradhës, duan ta shēnojnē si ngjarje dhe ta informojnë opinionin e gjerë.
E kësaj radhe vërtete ju ka hije slogani i tyre “FILLOJMĒ” me shtesën “MBRAPSHT ” … aq ishte. Vërtetë filluan mbrapsht. Fillim i fundit të tyre.
Dhe çdo fund i kriminelëve, patjetër tē jetë dramë! Skena e fundit e dramës sē quajtur BDI , fillon nesër dhe përfundon me 24 prill 2016 , pa mundësi qē të reprizohet ndonjëherë!”, shkruan deputeti i PDSH-se Bekim Fazliu.

Thursday, October 15, 2015

BDI edhe më tej po burgos shqiptarë të pafajshëm

MPB ka publikuar videon nga aksioni i sotëm policor në Maqedoni( Brezë, Haracinë, Hotël, Kumanovë) ku në orët e mëngjesit pas aksionit në Shkup dhe Kumanovë ka arrestuar tre persona të cilët kinse u kanë dhënë përkrahje logjistike dhe si bashkëpuntorë për ngjarjet e Komunovës që kanë ndodhur më 9 dhe 10 maj në ‘Lagjen e Trimave’. Të arrestuarit janë Ragmi Latifi, Musadik Pajaziti dhe Ibrahim Murtezani.



PDSH: Komunikatë lidhur me zhvillimet aktuale politike

Partia Demokratike Shqiptare vazhdon ta mbështes marrëveshjen e 2 qershorit / 15 korrikut, si dhe dialogun e grupeve të punës. Apelojmë që sa më shpejtë të tejkalohen mosmarrëveshjet lidhur me Prokuroren Speciale dhe Këshillin e prokurorëve publik.
Njëkohësisht presim që me shumë seriozitet të vazhdojë dialogu për marrëdhëniet ndëretnike dhe për përshpejtimin e integrimit të vendit në NATO dhe BE./Ditari.mk/

Ademi: Sa pagoi Musa Xhaferi për t’u fotografuar me Bill Clintonin?!

Në portalet që mbështesin BDI-në është publikuar një shkrim për takimin e zv/kryeministrit Musa Xhaferi me ish-presidentin amerikan Bill Clinton. Në foto shihet Xhaferi duke ia shtrënguar dorën ish-presidentit amerikan i cili gëzon simpatinë e shqiptarëve për shkak të rolit të tij vendimtar në sulmet ajrore të NATO-s kundër Serbisë, raporton SHENJA.
Mesazhi që synohet të jepet është se një mik i fuqishëm i shqiptarëve shprehë mbështetje për numrin dy të BDI-së. Por, e gjithë kjo duket të jetë një farsë. Kështu të paktën pretendon Edmond Ademi, i cili në Facebook ka demaskuar përpjekjen për t’i dhënë imazh madhështor vizitës së Xhaferit në SHBA.
“Fondacioni Clinton Global Initiative funksionon sipas sistemit: You pay, you attend! Për biznesmenë kuota është minimum 100.000 dollarë, për individ 50.000 dollarë, për OJQ 20.000 dollarë. Nëse paguan më shumë, ke shansin të fotografohesh me Bill Clintonin. Sa ka paguajt Musa”, ka shkruar Ademi.
Ndërkohë, është raportuar se vizita e Xhaferit është realizuar me ftesë të Fondacionit të ish presidentit amerikan Bill Clinton, ku ka realizuar takime të rëndësishme në Departamentin e Shtetit Amerikan dhe ka takuar përfaqësues të mërgatës shqiptare në SHBA./almakos/

‘Vëlla Sokol, ish-bashkëluftëtarët e tu të tradhtuan në Kumanovë’

Vëllai i komandant Sokolit, Besnik Ukshini përmes një letre publike nuk e pranon asesi faktin se vëllai i tij po dergjet në kazamatet maqedonase nga tradhtia e ish-bashkëluftëtarëve të tij, njofton agjencia e lajmeve INA. Ai habitet me heshtjen e qeverive shqiptare për të cilat dyshon se kanë hisen e tyre në aktin e tradhëtisë në Kumanovë.
Lexoni letrën e plotë:
Urime Ditëlindja Komandant Sokoli!
Vëlla Sami, asnjëherë nuk e kam menduar se do të uroj ditëlindjen Tënde e Ti të jesh në kazamatet sllave. Një Sokol si Ti nuk e ka vendin dhe nuk do të gjendej në kafaz tē armiqve por tradhëtia e Hamzajve të sotëm ju preu në besë.
U ftuat që të përkujtoni ushtarët tuaj në përvjetorët e rënies të tyre ju than se forcat e koalicionit Sllavo-Rus do të sulmonin e bënin masakra mbi popullatën në atë ditë. Prania juaj do te krijonte siguri tek vëllezërit në Iliridë. andaj, siq e do besa dhe detyrimi kombëtar,mu ashtu siq vepruat në vitin 2001, vendosët të jeni pran vëllezërve tuaj si çdo herë, bashkë me shokët. Ti dhe djemtë tjerë të kombit, nuk e pandehët se ish bashkluftëtarët dhe vëllezërit tuaj ju bën kurthën, ju bën tradhëtinë.
Sokolin si Ti, askush nuk do e fuste në dorë, as pas grilave pa dorën tradhëtare. Ti u dorëzove pasi kuptuat tradhëtinë. ishte akt i vështirë për Ty dhe bashkluftëtarët tuaj, por ishte akt i lart diplomatik dhe strategjik. Vendosët që t’ia depononi aktin e tradhëtisë faqeve të Historisë Shqiptare, që të mos e mbulojnë me buldozher shërbimet Sllavo-Ruse. Andaj, qëndro drejt dhe krenar për këtë ditëlindje edhe prapa grilave sllave, ashtu siq qëndrove drejt dhe me kokë lart edhe kur tentuan që të ulin kokën duke t`a përgjakur. Qëndro krenar edhe tani kur politika shqiptare duke heshtur bën pobratimin me ata që ju tradhëtuan. Qëndro krenar edhe kur populli ynë ngritet në këmbë për një lojë futbolli. E di se edhe Ti e ke dashur fort futbollin dhe ke qenë futbollist i mire,e di që edhe Ti do të ngriteshe në këmbë për kombtaren tonë që u kualifikua, por as që mund të informohesh se çfarë bëhet jasht grilave tua.
Por vetëm një gjë me habitë!!!
Si është e mundur që ky i njëjti popull i yni të mos ngritet në këmbë për ekipin tonë kombtar të Kumanovës që bëri luftë me sllav e rus për 37 orë rresht; për ekipin, guardian i trojeve kombtare, që mori pjesë në çdo cep të atdheut sa herë u kërkua; për ekipin që heroikisht rezistoi dhe fitoi luftën kundër 3700 forcave speciale sllave?! Dhe tani kur përgatiten aktakuzat kundër jush, populli ynë hesht, sepse politika dhe qeveritë duan ashtu. Të dy qeveritë tona heshtin, duke dëshmuar hisen e tyre në aktin e tradhtisë.
Sami trimi, të lutem mos u dëshpro nga asgjë e padrejtë ndaj jush edhe pse e humbët një betejë, e bëhu i fortë edhe për humbjen e djemve të kombtares të Kumanovës. Ashtu siq humbi ca lojëra ekipi kombëtar i futbollit, e pastaj u kualifikua, edhe ju do fitoni lirinë shpejt, do të fitojnë edhe aspiratat tuaja.
Le të dëshprohen, mërziten, turpërohen përgjithmonë ata që e hudhën në kurthë të Rusëve, e prita të ndyta sllave , ekipin tonë Kombëtar Çlirimtar që i doli zot te gjitha trojeve tona.
Po të mos ishte tradhëtuar ky ekip heroik dhe nderi i kombit, sot Ti Sokol do të ishe ai që do të diskutoje kufinjtë e jashtëm me OKB dhe të huajt, dhe nuk do të ishin duke u diskutuar kufinjtë e brendshëm dhe asociacionet me serbët e malazezët nga politikanët tonë të mjerë. Çështja shqiptare me ju do të kishte tjetër fuqi, andaj politika Ruse dhe sllave ju goditën dhe tentuan të ju eleminoinë me dorën e njerëzve të besuar nga ju dhe bekimin e qeveritarëve tonë të korruptuar e të shitur. Andaj për të ndriquar këtë tradhti dhe komplot të paskrupullt dhe për të shpëtuar jetërat e djemve legjenda te ekipit tonë kombtar, Ju vendosët që të dorëzoheni.
Lavdi atyre që ranë për të jetuar gjithmonë!
Liri juve që jeni prapa grilave!
Ty vëlla Sami urime ditëlindja!
Nga zemra të uroj që ditëlindjet tjera të presesh e të festosh në liri me Arin, familjen e të gjithë ne!
 Beqë Ukshini alias Besniku./ina/

Tuesday, October 13, 2015

NISMA: Hixhreti, koncept i një shpërngulje për hirë të Allahut

Allahu i Madhëruar thotë në Kur’an: “Në mos e ndihmofshit atë (Profetin), atë e ka ndihmuar Allahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin…” (Teube, 40)
Të nderuar vëllezër dhe motra besimtarë!
Sot, bota Islame kremton Vitin e Ri, Islam të Hixhretit 1437, gjegjësisht kujtojmë shpërnguljen e Muhamedit a.s nga Meka në Medine shekuj më parë.

Të nderuar besimtarë!                               Hixhreti është një nga ngjarjet më të mëdha gjatë misionit të Muhamedit a.s! Ngjarje kjo që botës i dha një mesazh universal se të dalurit zot misionit për të ndërtuar vlera dhe ngritur vetëdijen njerëzore është fundamentale! Me shpërnguljen që bëri Muhamedi a.s edukoi njerëzimin se për të hedhur themelet e një shoqërie të drejt, ngritur, moralshme dhe shëndoshë duhet ndërtuar institucione. Të cilat duhet bartur përgjegjësi dhe zhvilluar kulturën dhe frymën e shëndosh të vlerave njerëzore. Andaj, lideri që ngrit institucione duhet pasur Unin e tij, personalitet dhe vlera.
Dhasht Allahu që urtësitë dhe konceptin universal të kësaj shpërngulje për hirë të Allahut të ndikojë pozitivisht në jetën tonë! Hixhreti ishte dhe mbetet ngjarje e bekuar ashtu sikur edhe ju të dashur besimtarë!

Ibrahim ef. Shabani                                                                                                                        Kryetar i NISMA për Reforma në BFI në RM

Sunday, October 11, 2015

LE TE KALBEN LEKURAT! MISHI LE TE SHITET!

Ky është vendimi i dalur nga shpirti i ngurrtë i Sulejman Rexhpit në raport me Kurbant e sivjemë. U dha pas përfitimit nga mishi i kurbanëv sepse, si duket, po e ndjenë që është aksioni i fundit i tij. “T’i mëshoj për së fundmi herë”, kishte thënë Molla Sula.

Zeqie Veseli

Muslimanët e Maqedonisë akoma nuk e kanë kaluar atë shok të tmerrshëm që e përjetuan gjatë festës së Bajramit të Kurbanit. Doli lajmi i argumentuar se Sulejman Rexhepi e ka përdhosur sadakanë e muslimanëve të vendit. Përmes kamionit të plehërave, me targë SK 136 UN ka hedhur rreth 10 ton lëkura të kalbura.
Arsyet se pse u kalbën këto lëkur të donuara nga myslimanët e vendit për Medresenë Isa Beu, po dalin ditë për ditë. Njëra prej arsyeve paska qenë se po kërkohet një organizim gjigant për t’i menaxhuar lëkurat që tubohen në mbarë vendin. Ky angazhim, sipas njerëzve të Sulejman Rexhepit, nuk ia vlenë, sepse po kushton shumë ndërsa përfitimet janë të vogla. Ja ku ka shkuar puna! Për Medresenë edhe një qese me qepë janë shumë, si dhurat, sepse përcillen me urimin “Zoti ua shtoftë”! Ndërsa përfitimi personal gjithnjë duhet të jetë i madh, sepse syri çdo herë ngelë i uritur, aq më tepër ai sy i cili është mësuar që nga një shtëpi kasolle siç e kishte para dhjetë viteve Sulejman Rexhepi, sot ka pallate, ka shtëpi edhe për dhëndrin madje, ka parkun e makinave familjar, ka apartamente në Ohër, ka sahatin Roleks 37 mij dollarë, restorane, kapital të deponuara në banka të huaja, ka… gjithçka, me përjashim të rehatisë shpirtërore dhe shëndetin!
Po prej nga e tërë kjo pasuri? Përveç vjedhjeve, shpëlarjes së parave, këtë pasuri e shtoi edhe përmes strategjisë së shndërrimit të BFI-së në firmë personale që merret me shitjen e mishit dhe prodhimeve të tij. Të cilit mish? Natyrisht të mishit të kurbanit. Ja pra, arsyeja krysore se pse i la të kalben sivjet lëkurt e kurbanëve. Sepse, përfitimi me mishin e kurbanëve është më i majmë dhe se, në këtë aksion janë të angazhuar tërë kasta e familjes së Sulejman Rexhpit, kështu që, kontrolli mbi përfitimet vogla nga lëkurat do t’i ngelte jasht familjarëve, prandaj edhe i la të kalben dhe të hedhen pastaj në impiantin e qytetit për plehëra.
Nga 500-600 lopë, priten nja 50-60, sepse aq është nevoja e medresantëve, plus nja 10 lopë sa për të shpërndarë ca qese me mish për hallexhinjtë dhe, kjo nuk bëhet për nevojat e tyre por bëhet për ta kamufluar vjedhjen e mishit. Dhe, fatkeqësia edhe më e madhe është kjo se, mishi që shpërndahet në të shumtën e rasteve është mish i kotë, është mish brazilian i cili blehet për një-dy euro, ndërsa mishi i freskët kushton shumë shtrenjt! Mishi tjetër përfundon nëpër frigoriferët e hoteleve, të rstoranteve të vendit. Paramendoni, në Shkup ka restorant që menynë për dasëm ta ofron për tri euro, ndërsa e njejta meny nëpër restorane të tjera ofrohet për 8-10 euro. Kjo sepse ka aq shumë mish kurbani sa, më mirë 3 euro se sa të krimbet!
Tani, nga ky mish mund të bëhet ndonjë shtëpi, mund të bëhet ndonj xhip, apo edhe Audi 8! Vetëm përcillne parkun e makinave familjare të Sulejman Rexhepit! Kjo po fitet ndër myslimanët e vendit, kurse këto muhabete po dalin nga familjarët e vetë Sulejman Rexhepit, të cilë po ndjehen gjithnjë e më të tmerruar nga fakti i pasurimit të fmiljes Rexhepi duke e vjedhur dhe zhvatur paranë e djersës së muslimanëve të vendit. Harami do të shpërthejë një ditë. Ishalla mbi kokën e Sulejman Rexhepit dhe jo te pasardhësit e tij./lajmi1/


Në BFI nana, motra, gruaja shkojnë fjollë!

Kohë më parë në Gazetën e përditshme LAJM u botua një lajm lidhur me transportin e refugjatëve me mjete private dhe me mjete të organizuar nga shoqatat e ndryshme. Për këtë licencën duhej siguruar nga Ministria e Punëve të Bendshme dhe nga ajo e transportit. Për këtë paska konkurruar edhe OH HILAL e BFI-së por që, duke i ditur synimet manipulative të kreut të kësaj Orgnzatë si dhe të BFI-së, Ministria e policisë e refuzon kërkesën e HILAL-it. Këtë arsyetim të policisë, në biseda interne, hajni Mustafa Dauti e diskuton si, marrëveshje të MPB dhe vetë tij, sepse nëse e merr Hilali licencën atëherë duhet t’ua japin edhe të tjerëve. Për hirë të bashkëpunimit të ngushtë që e paska me policinë e shtetit paska arritur t’i mirëkuptojë policët dhe mos të reagojë për këtë “padrejtësi”! E vërteta është se, dosja kriminale e Mustafa Dautit e ka lënë jasht lojës këtë Organizatë që të merret me transportin e refugjatëve në mënyrë të organizuar nga Gjevgjelia e deri te kufiri me Serbinë. Në lajmin e botuar në LAJM, “dikush” nga BFI-ja qenka përgjigjur në emër të Mustafa Dautit dhe paska dalur informata se MPB-ja është mjaft e kënaqur me bashkëpunimin e ngushtë me OH Hilal. Ditën kur ka dalur kjo informatë shokuese, kreu i BFI-së bashkë me hajnin Mustafë Dautin, kanë qenë në një lokal në Kërçovë pasi i kanë bërë vizitë Myftnisë së këtij qyteti. Sipas njerzve që kanë qëlluar në atë moment në atë lokal, Molla Sula dhe hajni Mustafa Dauti kanë qenë mjaft të shqetësuar, të nervozuar dhe nga goja e tyre kanë shpërthyer qindar sharje me nënë, me motër e me grua kundër atij “dikushi” që ka treguar për raportet shumë të mira në mes të policisë së shtetit dhe Mustafa Dautit. Molla Sula ka zbrazur rafall sharjesh kundër “dikushit” sepse, sipas mullait, kejt bota e di që nuk i kemi mirë raportet me policinë e ky “magjypi” na zhveshë lakuriq. Pastaj këtë mllef dhe këto sharje hajni Mustafa Dauti ia ka zbrazur përmes telefonit atij “dikushi”. Dikushi është kërcënuar “me ba e me folë edhe ni here në emën tem ta q… të vras”! Po pra, krimineli Mustafa Dauti vret sepse sapo e ka marrë lejen e armës nga policia, në shenjë të bashkëpunimit të ngushtë në mes të tij dhe policisë shtetërore. Minarja nuk mund të futet në thes!

Saturday, October 10, 2015

Nevoja foshnjërake (pampersiane) e Molla Sulës

Që kur ekziston ambasada amerikane e deri më sot, me mijëra qytetarë të Maqedonisë i janë përgjigjur aksonit vullnetar për të dhuruar gjak dhe, pa dyshim që, që të gjithë kanë marrur nga një letër falënderimi nga kjo Ambasadë. Por, kurrë, askujt nuk i ka shkuar në mend që ta bëjnë publike atë letër. Sepse nuk bëhet! Po pse këtë nevojë Mulla Sula dhe hajni i tij Mustafa?
Shkruan: Bashkim G. Aliu

Insitucionet amerikane, Shteti i Amerikës, populli amerikan, e kanë në traditën e vet që mos ta refuzojnë asnjë ndhmë që i dedikohet kauzës amerikane, qoftë kjo edhe përmes një pike gjaku. Si shtet e popull human që janë, dijnë të organizojnë edhe aksione mjaft atraktive humane, kështu duke ua dhënë të gjithëve shansin që të ndjehen si “ndihmëtarë” ndaj Amerikës. Këtë kënaqësi ua ofrojnë gjithësecilit. Ja, një nga aksionet e këtilla është edhe organizimi i dhurimit të gjakut. Kohë më parë Ambasada Amerikane kishte organizuar aksionin e dhurimit të gjakut, për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjehen për një moment njerëz humanë. Këtë nevojë e kishin ndjerë edhe uzurpatori i postit të reisit të BFI-së, Sulejman Rexhepi, dhe “oksigjeni” i tij (kështu po prezantohet kohëve të fundit gjithandej, duke thënë “pa mua, në vend vdes Sulejman Rexhepi), hajni perfid, Mustafa Dauti. Amerikanët, pas çdo aksioni humanitar, të gjithë atyreve që i përgjigjen apelit të organizatorit amerikan, të njëjtëve pastaj, në shenjë mirënjohje, u dërgojnë falënderim me shkrim. Ky është një rregull i bontonit të një populli të civilizuar. Letër falënderimi i kishin dërguar edhe këtij dueti të shkatërrimit të BFI-së. Sulejman Rexhepi nuk e ka hallin as te aksioni humantar dhe as te organizatorët amerikanë por, e ka hallin si ta manipulojë opinionin dhe si ta arrijë një vetëkënaqësi epshore. Nuk ka krijesë e gjallë në Maqedoni që tashmë nuk e di se kush është Mustafë Dauti. Të gjithë e dijnë se është një superhajn i rafinuar, i cili, e gëzon përkrahjen e kryehajnit, Sulejman Rexhepit, pikërisht për faktin se është shndërruar në lavatriçe për shperlarjen e parave të pista të Mulla Sulës. Dhe, të dërgohet ky farë banditi në ambasadën amerikane është non sens. Amerikanët i kanë “besuar” Mulla Sulës e ky i pret në besë duke i dërguar për rehabilitim bandititin e BFI-së. Veç kësaj, Mulla Sula bën edhe gabimin e dytë: keqpërdor letrën personale duke e bërë publike atë dhe, kështu, duke e nxjerrë në pozita të palakmueshme tërë stafin e Ambasadës Amerikane. Letrat personale kurrë nuk bëhen publike. Është tmerr nëse publikimi i tyre bëhet sa për të manipuluar opinionin. Të thuash që “pse mos të jem me Mustafa Dautin kur me të janë edhe amerikanët, ja kjo vërtetohet edhe përmes letrës amerikane”, është një përpjekje për ta kamufluar krimin e radhës. Madje ky krim mund të jetë edhe gjigant, sepse manipulimi është gjigant. Hajni, vjedhësi i ndihmave humanitare dedikuar refugjatëve sirianë, krimineli që ec me revole nëpër BFI, kodoshi i cili brenda natës e merr lejen për armëmbajtje, shitësi i makinave (kroatit!) të donuar nga një turk për OH Hilal të BFI-së, seksipilli manjak, miku më i ngushtë i dilerit të drogës tashmë i ndjerë, pra, ky person të dërgohet në ambasadën amerikane, është gafa jetike e Sulejman Rexhepit. Jo se nuk e kanë ditur amerikanët se kush është Mustafa hajni, por, thjesht kanë respektuar “shoqëruesin” e reisit si institucion fetar. Që kur ekziston ambasada amerikane e deri më sot, me mijëra qytetarë të Maqedonisë i janë përgjigjur aksonit vullnetar për të dhuruar gjak dhe, pa dyshim që, që të gjithë kanë marur nga një letër falënderimi nga kjo Ambasadë. Por, kurrë, askujt nuk i ka shkuar në mend që ta bëjnë publike atë letër. Po pse këtë nevojë Mulla Sula dhe hajni i tij Mustafa? Madje keqpërdorin faqen zyrtare të BFI-së dhe aty i publikojnë ato letra. Asnjë media tjetër nuk do t’ua botonte, sepse janë letra private dhe fare të parëndësishme. Turp dhe sjellje jo korrekte ndaj miqve tanë tradicional, amerikanëve. Hajt se edhe ata e dinë që Sula e Mustafa janë hiç-i i popullit shqiptar.

Akadamikët shqiptarë shprehen pro publikimit të bombave

Akadamikët shqiptarë në Maqedoni janë shprehur kundër projekt ligjit të Talat Xhaferit, i cili, parashikonte bllokimin e publikimit të “bombave” të LSDM-së.Ata janë shprehur se bllokimi i tillë është i pazbatueshëm dhe jo transparent.
Për profesorin universitar Abdylmenaf Bexheti, propozim ligji për ndalimin e bombave është çmenduri e radhës. “Tentuan që të censurojnë informacione që nuk mund të ndalohen”, u shpreh Bexheti.
Ai thekson se të gjitha ato informacione janë një projekt në interes publik, ka një të mirë publike aty. Për arsye të këtyre formacioneve kanë formuar Prokurori speciale, me detyra special, me fonde të palimituara special dhe tani dikush të ndalojë informacionet që dalin nga ato.
“Është formuar strukturë institucionale që do të menaxhojë një proces e dikush shkon deri në ato nivele të çmendurisë që ta ndaloje këtë aktivitet. Edhe Prokuroria publike punon në realizimin e të mirave publike. Kështu që zotëriu në fjalë duhet të lexojë pak, të mësoj çka janë të mirat publike. Të zgjedhurit e popullit janë kryesisht në funksion të përmbushjes së këtyre të mirave publike”, tha Bexheti.
Propozim ligji i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së është i pakuptimtë dhe i paarsyeshëm edhe për akademikun Alajdin Abazi.
“Propozim ligji për bombat ishte një befasi. Në këtë moment të rrethanave njeriu nuk mund të kuptojë një kërkesë të tillë, sigurisht koha do të tregon se çfarë kanë qenë arsyet e tij. Kërkesa për censurë bëhet në moment kur presioni i faktorit ndërkombëtarë është që t’i jepet një liri e vërtetë e atyre që merren me informata- gazetar kërkohet një transparencë më e madhe”, deklaroi Abazi.
Besoj se në atë formë si është kërkuar ai ligj, thotë ai, nuk mund të kalojë në shoqëri që është në një aktivitet për një kuptim tjetër të lirisë, qoftë të shtypit apo në përgjithësi.
Projekt ligji që parashikonte 4 vjet burg për secilin që publikonte video kompromentuese “nga jashtë” për qeveritarët maqedonas, së fundi është tërhequr për ti dhënë rrugë dialogut politik.(INA)

MOLLA SULA SI FATOS LUBONJA

(Rreth shqetsimeve antikombëtare të Sulejman Rexhepit të shprehur në kollumnen e tij të fundit me titull «Nacionalizmi strehë e fundit (e para) e horrave », të botuar në Koha e në disa potale lokale)
Shkruan Sevdie Riza
Në kollumnen e parafundit Sulejman Rexhepi kishte nënshkruar një tekst me titull “Të gjithë terroristët nuk janë myslimanë”! Pa dyshim, kjo frazë e përgjysmuar është shkëputur nga ajo frazë më e gjërë raciste që thotë “Të gjithë terroristët nuk janë myslimanë, të gjithë myslimanët janë terrorist”! Nga vetë titulli me një sintaksë sllave, shihet që nga egoja e Sulejman Rexhepit ka shpërthyer ajo urrejtje psikopatike kundër çdo gjëje që nuk mbanë vulën dhe siglën e tij. Mulla Sula tani është në fazën e urrejtjes së gjithçkafit, sepse, ai ka bindjen se tashmë çdo gjë është duke vepruar kundër tij.
Nisur nga kjo logjikë, del edhe shkrimi tjetër, kollumna e fundit, e cila, fatkeqësisht sërish mbanë autorësinë e Sulejman Rexhepit. Shkronjësi kësaj radhe nuk ka mbajtur kurrfarë llogarie për personalitetin e “Sulejmanit të madhërishëm”, ose, e njeh aq mirë këtë personalitet sa e ka fare të qartë që kemi të bëjmë me një individ pa kokërr personaliteti. Sido qoftë, lavdërimet dhe sharjet, sukseset dhe pasojat në publicistikë i bartë vetëm nënshkruesi i teskteve
Sulejman Rexhepi, në tekstin e vet të fundit me titull “Nacionizmi strehë e fundit e horrave” na del edhe si bixhozxhi, si njohës i përkryer i pokerit, si mjeshtër i kësaj loje me letra, të cilës lojë i përngjanë edhe loja me nacionalizmin.
Në këtë shkrim shihet qartë se Sulejman Rexhepi nuk i ka punët mirë me nacionalizmin shqiptar, shihet qartë se ia ha barkun pamundësia për të spiunuar mbi nacionalizmin shqiptar, i cili, aq shumë është evoluar sa që Mlla Sulës nuk ia ka lënë kurrnjëfarë fshehtësie për ta spiunuar nën siglën “Zharko”. Por, që mos të zhveshet i tëri, që mos t’i dalë në mejdan ky shqetësim përvëlues, Mulla Sula në sfondn e nxjer nacionalizmin maqedons, i cili, fatkeqësisht po e dërmuaka shumë popullin Maqedonas. Ka nisur t’i hajë palla Mula Sulës për maqedonasit, apo, thjesht, i pengon nacionalizmi shqiptar i cili po e pengon integrimin e plotë të shqiptarëve në shoqërinë maqednase, deri në asimilim të tij.
Nese lexohet me kujdes ky shkrim, menjëherë do të kuptohet hilja e Sulejman Rexhepit. Pse i gjithë ky nacionalizëm shqiptar, kjo strehë e fundit e horrave! Me këtë titull, dy vjet e dy muaj më parë, patën zhvilluar një polemikë të ashpër Ismail Kadare, në njërën anë me nacionalistët e tjerë dhe, në anën tjetër Fatos Lubonja me lubonjat (dashnorët) e vet. Natyrisht, Kadare do ta mbrojë dhe jusifikojë prezencën përjetë të nacionlizmit te populli shqiptar bazuar në konstelacionet aktuale politike në Ballkan, ndërsa Lubonja do ta shajë këtë nacionalizëm duke denjuar në vdekjen e popullit shqiptar si gjë e pëlqyshme dhe e preferueshme për gjenin shqiptar që duhet të udhëtojë nëpër gjakrat e popujve të huaj. Kështu mendon edhe sot e kësaj dite, ky farë mjerani, armik i fesë islame, i xhamive tona si dhe përçmues i shqiptarëve gegë. Si duket Sulejman Rexhepi e ka gjetur diku së fundmi këtë polemikë dhe i ka pëlqyer qëndrmi i Lubonjës i cili shpërthen antishqiptarçe pikërisht për faktin që shqiptarët e kanë lënë në bisht të proceseve kombëtare. Po këtë hall e ka edhe matufi Sulejman Rexhepi.
Nacionizmi shqiptar ia ka humbur iftibarin Sulejman Rexhepit te sllavët. Ai as nuk pëlqehet, as nuk pritet dhe as nuk vizitohet nga punëdhënësit e vet sllav. Kjo e mundon atë dhe, krejt fajin ia hedh nacionalizmit shqiptar. Po pa këtë nacionalizëm a kishte ndodhur fitorja epike e shqiptarëve kundër Serbisë? Pa këtë nacionalizëm a do ta kishim sot krenarinë e kombit, Adem Jasharin dhe familjen martire të tij! Pa këtë nacionalizëm a do ta kishim sot një si Agim Krasniqi, si Harun Alia, Sami Ukshini, Beg Riza e Mirsad Ndrecaj! Pa nacioalizmin shqiptar, a do të kishte ndodhur disfata epike e maqedonasëve në konfliktin e vitit 2001. Nacionizmi shqiptar i Lazim Destanit, bisnesmenit dhe patriotit tonë, ka bërë që prej tij sot në hyrje të Tiranës të kemi një nga përmendoret unike në botë, atë të Shqiponjës që i rri si pararoje shqiptarizmës sonë. Një përmendore e tillë, ndonëse në miniaturë, do të ngritet edhe në hyrje të Shkupit të Vjetër, falë nacionlizmit dhe ndjenjave patriotike të Izet Mexhitit. Po pse shqiponja i penguaka Sulejman Rexhepit?
Nëse i pengon naconalizmi maqedonas Sulejman Rexhepit, po ç’pati ky me nacionalizmin shqiptar. Nacionalizmi shqiptar, për dallim nga ai sllav është shumë pozitiv, shumë fisnik dhe shumë njerëzor, sepse angazhohet për shpëtim kombëtar, e jo për sulme e robërime kombëtare. Nacionalizmi shqiptar nuk ofendon askend, nuk e kërcënon askend, thjesht është shpëthim iluminist për komb e për atdhe. Dhe, kjo e pengon Sulejman Rexhepin? Apo, është ndonjë zhgënjim i madh fishtijan “Le ta dijë bota mbar se Gjergj Fishta s’asht ma shqiptar”! Nga fakti që Sulejman Rexhepi e ka humbur rrënjësish përkrahjen dhe respektin popullor, tani duhet të sulmohet shtylla kryesore e këtij populli, t’i sulmohet nacionalizmi? Zoti e di se cila strehë e fundit do të jetë për Sulejman Rexhepin!
Marrë nga Opinione

Thursday, October 8, 2015

‘Veçer’:Talat Xhaferi e mbron Maqedoninë më shumë se LSDM-ja

Me propozim ligjin për ndalimin e ‘bombave’ të opozitës, Talat Xhaferi ka fituar shumë fansa, por këtë herë nga maqedonasit dhe mediat proqeveritare.

Gazeta pro-qeveritare ‘Veçer’ sot në ballinë ka nxjerrë nën titullin ”Diplomatët na uzurpojnë shtetin, Talat Xhaferi kujdeset më shumë se krejt LSDM-ja për Maqedoninë”
Përndryshe, ky propozim ligj është tërhequr nga ana e Talat Xhaferit, për t’u rishikuar dhe për t’u propozuar përsëri./ina/

Wednesday, October 7, 2015

Ambasada e SHBA-së reagon lidhur me propozim ligjin për “bombat”

Grupi punues për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos dje ka arritur përparim në lidhje me çështjet lidhur me zgjedhjet dhe kanë ra dakord që sot të vazhdohen bisedimet sot, kanë informuar për Nova nga Ambasada e SHBA-së.
Nga atje gjithashtu thonë se partitë janë dakorduar që vazhdimi i publikimit të informacioneve të siguruara në mënyrë ilegale ta ngrisin në Grupet punuese, të shqyrtojnë aso lloj zgjidhje ligjore në pako me zgjidhjet ligjore për mbrojtje të ashtuquajturat informatorë, dhe këto çështje të zgjidhen përpara 20 tetorit.
“Këto ligje hapin çështje serioze në lidhje me lirinë e shprehjes, lirinë e qytetarëve për privatësi dhe sundimin e drejtë, prandaj të gjitha këto çështje duhet të adresohen në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Maqeodnisë”, kanë potencuar nga Ambasada e SHBA-së.

Saturday, October 3, 2015

SULEJMAN REXHEPI E BЁN HARAM SADAKANЁ E MYSLIMANЁVE

Çka kërkoi një kamion i bardhë, i madh i plehërave nga “Komunalec”-i i Shkupit, me targat SK 136 UN, i cili pak para mesnate iku nga oborri i Bashkësisë Islame në RM. Erdhi për ta zbrazur arkivin e BFI-së? Jo! Sepse nuk ekzison arkiv i BFI-së. Kamioni i plehërave e mori me vete sadakanë e myslimanëve, hejdien e tyre për medresantët tanë, i mori lëkurat e kalbura të kurbanëve
Shkruan: Salush Aliu
Edhe një dëshmi e gjallë dhe e freskët që flet se, Sulejman Rexhepi, reisi i dhunshëm, nuk brengoset fare për pasurinë kolektive të myslimanëve të vendit. E shkatërroi vakëfin, e vodhi, e sakatosi buxhetin e BFI-së, paraprakisht duke e ditur se së shpejti Fakultetin e Shkencave Islame do t’ia varë më qafë buxhetit shtetëror. Shumë shpejt do ta “rahatojë” edhe Medresenë Isa Beu, ndaj dhe, buxheti i ngritur tradicionalisht nga aksionet fetare islame, përfshirë këtu edhe lëkurat e kurbanëve, do të jetë një grazhd ekskluziv për familjen Rexhepi. A do t’ia arrijnë këtij idiotizmi, mbetet për t’u parë.
Është nënvizuar disa herë, nëpër opinione e reagime të ndryshme se, Sulejman Rexhepi po abuzon shumë keq me të ardhurat nga aksionet fetare islame. Ndërsa krejt këtë e kamuflon duke ua lënë që t’i zhvillojnë pulenët e tij pakurrizorë, rezilçiqët e vegjël. Në këtë vazhdë, duke mos dashur që të ngelë peng i zhvillimit të tendereve të përcaktuar me ligjet përkatëse të vendit, duke dashur që t’i shmanget vetë këtij obligimi ndërsa t’i ngarkojë të tjerët që tashmë kanë dëshmuar se mund të flijohen si një qime bythe për Sulejman Rexhepin, ky i fundit sivjet ka urdhëruar që lëkurat e kurbanëve të tubohen nëpër myftinitë e vendit dhe secili myfti të nënshkruajë marrëveshje drejt për drejt me blerësit eventual nëpër territoret përkatëse. Pastaj, paratë të gjitha të tubohen në kabinetin e Sulejman Rexhepit, aty ku secili, hyn veç e veç, duke mos pasur besim të ndërsjellë dhe, aty rrëfëhen para çinovnikut të tyre.
Natyrisht, nuk ka kurrfarë dokumenti se si u arrit çmimi i shitjes së lëkurave, si u kontraktua, çfarë ofertash patën myftinjtë, kush ofertoi, kush ishte komisioni! Çdo gjë në mënyrë sa më sekrete dhe mundësisht blerësit të jenë besnikë! Por, blerësit, para se të jenë besnikë, mbi të gjitha janë myslimanë të mirë dhe të devotshëm. Shumica prej tyre nuk kanë pranuar që të arrijnë marrëveshje sipas tekeve të myftinjve. Se kush deshti të përvetsojë këtë më së miri e dijnë vetë myftinjtë por, fatmirësisht e dinë edhe disa kujdestarë të jetës fetare islame në vend e që janë jasht “shtëpisë” së hajnave të pangopshëm të BFI-së. Ka pasur myftinj që kanë ulur çmimin e lëkurave të kurbanëve edhe pse blerësit kanë dashur që të japin çmimin real vetëm e vetëm për hirë të nxënësve të Medresesë Isa Beu. Ata kanë qenë të kushtëzuar që të lëshojnë fatura se kanë blerë më pak lëkura, me një çmim të diktuar paraprakisht, sepse kështu kanë dashur që të pasurohen pak edhe muftinjtë. Shumë mirë e dinë se cilët janë këta matrapazë.
Për fatin e keq të tyre, por edhe falë devotshmërisë së tregëtarëve myslimanë të vendit, me tonelata lëkura anekënd vendit, lëkura të donuara nga myslimanët për buxhetin e Medresesë sonë, ju kanë ngelur nëpër oborret e xhamive ku zakonisht tubohen lëkurat. Në fund, për t’iu shmangur përfshirjes së tyre në këtë aferë më të turpshme që kur ekziston BFI-ja, në mënyrë të organizuar, në muzgun e natës së katër të Kurban Bajramit, ditën e dill, i kanë sjellë të gjitha lëkurat e pashitura dhe tashmë të kalbura, në oborrin e BFI-së, të “pashallëkut” të Mulla Sulës së rrethuar me rrethoja gjigante vetëm e vetëm që mos të shihet nga jasht turpi i Mulla Sulës me hajnat e vetë. Madje në çdo cep ka vënë kamera duke u kujdesur që askush mos të futet nga jasht për të “spiunuar” ndërkohë që “kamermanët” e sëmurë pas karierë policeske nuk i kanë treguar se ato kamera megjithatë dirigjohen nga dikush dhe çdo gjë brenda BFI-së kontrollohet fare lehtë nga jasht.
Pra, në këtë natë, në oborrin e BFI-së u fut një kamion i bradhë, i madh nga “Komunalec”-i i Shkupit dhe, brenda gjysëm ore u ngarkuan mbi 10 ton lëkura të kalbur që nisën të gjelben gjithandej oborrit dhe më gjërë BFI-së. Këta të BFI-së, duke menduar se në këtë mënyrë do ta fshehin këtë aferë, këtë turp fatal të BFI-së, u përkujdesën që gjithçka të kryhet natën dhe shpejt. 10 ton lëkura u hodhën në vendgrumbullimin e plehërave. Sadakaja e myslimanëve të vendit, meqë nuk arriti të futet në xhepin e Sulejman Rexhepit, u hodh në pleh. Një hata e madhe do të bie mbi këtë kolektiv të BFI-së e mbi këtë Institucion që lejon të udhëhiqet nga një kriminel i sadakasë së myslimanëve të shkretë.
Po çfarë po ndodhë me kurbanët që paguhen e që në mënyrë të organizuar duhet të priten sipas parimeve islame nga BFI-ja? Tashmë BFI-ja e ka drejtorinë e Sistemit Hallall! Sa kjo drejtori është përkujdesur që ta pengojë Molla Sulën në “krishterizimin” e kurbanëve të myslimanëve tanë? Ku janë prerë kurbanet? Kush i ka prerë? Si janë prerë? Pse nuk priten nëpër therrtoret e myslimanëve dhe nga vetë kasapët myslimanë? A është thirrur qoftë edhe vetëm një tekbir gjatë therrjes së Kurbanëve. Ftakeqësisht, informatat flasin se tërë ky akt islam kryhet nga të krishterët dhe në mënyrë krishtere: kurbanët therren ngjashëm siç therren edhe derrat! Medet për ne!
Po komisioni përkatës, a ka mbajtur evidencë se sa kurbana duhet të priten dhe a ka pasur qasje për të parë se sa kurbanë po priten? Hajni e madhe, e tmerrshme, antiislame. Dikush duhet t’i thotë NDAL kësaj pune të ndytë. Myftinjtë si dhe kordinatorët e myftinive të vendit duhet të kërkojnë llogari për këto afera dhe të kërkojnë edhe përgjegjësi, në të kundërtën, bëjnë mirë që të distancohen, me qëllim që mos të përfshihen një ditë, që të gjithë, në këto afera që shumë rëndë e dëmtojnë imazhin e myslimanit por edhe islamin si fe.
Turp i madh: u bë BFI-ja që mutsihanet e veta t’i largojë me kamiona plehërash. Mutsihane e madhe, a!/Lajmi1/



Regjisori i "Lugina e Ujqërve", Sınav: Kam një lidhje shpirtërore me popullin e Ballkanit

TIRANË/SHKODËR (AA) – Me filmin “Histori e gjate” janë përmbyllur tre netët e Festivalit të Filmit Turk, të mbajtur ne qytetin e Shkodrës. Të rinj të Shkodrës, por edhe të ftuar kanë ndjekur këtë film, që ka një regjizurë të Osman Sınav që hyri në transmetim më datë 12 tetor 2012. Filmi i është përshtatur kinemasë pas realizimit të skenografisë nga Yiği Güralp i veprës me të njëjtin titull të shkrimtarit Mustafa Kutlu.
E veçanta e këtij eventi në Shkoder ka qene pikërisht prezenca e regjisorit Osman Sınav. I gjendur në Shqipëri për të marrë pjesë një programin të organizuar nga Qendra Kulturore Turke "Yunus Emre" e Shkodrës regjisori dhe producenti i njohur i botës së kinemasë në Turqi, Osman Sınav në një prononcim për Anadolu Agency  tha se e ndjen veten si në shtëpinë e tij kur ndodhet në vendet e Ballkanit.
Sınav tha se ka një lidhje shpirtërore me popullin e Ballkanit dhe u shpreh se lidhja e tij me popujt e Ballkanit filloi me telenovelën "Deli Yürek" (Zemër e Çmendur). Sınav më tej thotë se: “Në atë kohë kishte luftë në këto anë. Në Kosovë banorët e Prishtinës në mos gaboj për shkak të ndërprerjes së energjisë vazhdimisht për shkak të situatës kishin bërë një kërkesë tek autoritetet për të pasur energji ditën dhe orën kur jepej kjo telenovelë. Kjo gjë më lumturon shumë. Më pas ndërkohë që isha në Kosovë për të xhiruar një pjesë mbi UÇK për telenovelën ‘Lugina e Ujqërve’ atje më dhuruan një unazë me një shqiponjë. E mbaj në gisht, është një simbol i veçantë për mua”.
Ndërkohë në lidhje me një pyetje mbi të ardhmen e tij dhe përfshirjen ose jo në axhendën e tij Ballkanin Sınav thotë: "Kam një axhendë të ngjeshur. Dua të bëj shumë gjëra. Normalisht që Ballkanin e kam në fokus. Momentalisht jam duke punuar me një tregim për Bosnjë dhe Hercegovinën. Nuk e di se sa mund t’ia arrij, por po mundohem".
Ndërsa mbi filozofinë e jetës së tij Sınav shprehet se: "Un mendoj që çdo gjë që ne përdorim, bëjmë, kemi dhe jetojmë, faktikisht është një produkt i një imagjinate në të shkuarën. Shkurtimisht ajo që ne përdorim sot është një imagjinatë e të shkuarës tonë. Për këtë arsye sipas meje të imagjinosh është shumë e rëndësishme, por më e rëndësishme është që imagjinatën ta kthesh në një strategji. Tek çdo njeri dhe në çdo mendim të njerëzve duhet të ketë imagjinatë. Ai i cili nuk ka imagjinatë në këtë botë bëhet pjesë e imagjinatës të dikujt tjetër. Kjo vlen edhe për shtetet. Ai shtet i cili nuk ka një imagjinatë të vetën është pjesë e imagjinatës së një shteti tjetër".
Në fund të fjalës së tij Sınav tha për popullin ballkanas se edhe pse fizikisht ndodhet në Turqi, mendja dhe shpirti i tij është në Ballkan.
- Kush është Osman Sınav-
Osman Sınav lindi në Burdur në vitin 1958. Në periudhën mes viteve 1975 dhe 1979 studion për pikturë dhe dizenjim tekstili fillimisht në Akademinë e Arteve të Bukura të Stambollit e më pas në Universitetin “Mimar Sinan” për kinematografi dhe televizion.
 Osman Sınav duke e nisur karrierën e tij me shkrimin e teksteve të reklamave televizive dhe regjizurë, në vitet 1984-1987 u emërua me detyrë në prodhimin e mbi 500 filmave reklamë. Më pas themeloi kompaninë e realizimit të filmit me emërtimin “Sinegraf”. Punimet si regjisor dhe producent i dramës që filluan në vitin 1987 e vazhdojnë edhe sot me filmat artistikë e televizivë janë prodhime të këtij pasioni të tij.
  Osman Sınav me rrugëtimin kinematografik që nis në vitin 1987 xhiroi për televizionin filmat: “Vdekja e një Shkrimtari”, “Agim i Rremë”, “Karuseli”, “Një ditë e Sulltanit”, “Botë e Vogël”, “Nuk Gjendet Njeri për Dashurinë”, “Të Hapësh Dyert” dhe “Gënjeshtari”, për kinemanë filmat: “Guerila”, “Zemër e Çmendur”, “Parisi, Operacioni i Qershisë”, “Histori e Gjatë” dhe “Dashuria është e Kuqe”.
 Në vitin 1991 përqendrohet në filmat serial për televizionin dhe u bë regjisor dhe producent i 17 serialeve shumë të pëlqyera televizive, si: “Super Baba”, “Zemër e Çmendur”, “Lidhjet e Jetës”, “Buka e Gojës”, “Lugina e Ujqërve”, “Sakarja dhe Eufrati”, “Molla e Kuqe”. Serialet u mirëpritën me shumë pëlqyeshmëri jo vetëm në Turqi, por me shumë interes edhe në televizionin e shumë shteteve të botës./aa/

A po bëhet edhe Amerika me PDSH-në?

Çdo ditë e më shumë, SHBA po dërgon sinjale të fuqishme për situatën politike në Maqedoni. Përderisa për funksionarët e BDI-së, shpalosen akuza planetare për korrupsion, siç është rasti me aferën e “Maxhar Telekom-it”, ku janë direkt të implikuar lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi zëvendëskryeministër i Qeverisë, në njëfarë mënyre SHBA po “hap“ dyert e burgjeve për liderin e BDI-së dhe zëvendës kryeministrin e parë nga radhët e partisë shqiptare në pushtet.
Nga ana tjetër, SHBA-të kanë hapur dyert edhe për PDSH-në.
Por ka një dallim të madh në sjelljen e shtetit më të madh të botës kur bëhet fjalë për mënyrën e konceptimit të tyre për dy partitë shqiptare në Maqedoni. Për dallim nga BDI, për PDSH-në janë hapur dyert e Kongresit Amerikan.
Tashmë një javë, me ftesë të Kongresit Amerikan, në Uashington po qëndron deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu.
Siç mëson “Ditari”, deputeti Fazliu gjatë kësaj jave ka pasur takime të shumta me kongresmenë të ndryshëm amerikanë dhe me zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë, në të cilat është diskutuar hollësisht situata politike në Maqedoni.
Nuk është e rastësishme ftesa e Kongresit Amerikan për deputetin e PDSH-së Bekim Fazliu. Ai që në vitin 2012, i pari ka dhënë alarmin për aferën korruptive me “Maxhar Telekom-in” dhe ka kërkuar në kuvendin republikan, përgjegjësi direkte nga Musa Xhaferi.
Gjithashtu, siç merr vesh portali ”Ditari.mk”, deputeti Fazliu prej nesër do të qëndrojë në Çikago me ftesë të mërgatës shqiptare në Amerikë.
Por përveç ftesave nga vetë Kongresi Amerikan, SHBA-të kanë shpeshtuar takimet me kreun më të lartë dhe funksionarë të tjerë të PDSH-së edhe në Maqedoni. Janë shpeshtuar ndjeshëm kohët e fundit takimet e vetë ambasadorit amerikan Xhes Bejli me liderin e PDSH-së z.Menduh Thaçi, ndërkohë që janë bërë pothuajse të përditëshme takimet mes funksionarëve të PDSH-së dhe stafit të ambasadës amerikane në Shkup.
Kriza politike që po kalon Maqedonia ishte edhe në fokusin e takimit që kongresmeni amerikan Eliot Engel zhvilloi gjatë vizitës së tij në Shkup me liderin e PDSH-së Menduh Thaçi.
Thaçi në takim shpalosi ofertën e PDSH-së dhe vlerësoi se zbatimi dhe realizimi i reformave të vendosura nga Komisioni Evropian, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet ndëretnike, si dhe zgjidhja e tyre konform Marrëveshjes së re politike që e ofron PDSH-ja, janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë.
Kjo qasje e PDSH-së ndaj krizës politike, u mirëprit nga kongresmeni amerikan. Menjëherë pas këtij takimi pasoi edhe ftesa në Kongresin Amerikan për deputetin e PDSH-së Fazliu, në mënyrë që edhe kongresmenët e tjerë të njihen nga afër me ofertën konstruktive të PDSH-së për daljen nga Kriza në të cilën gjendet Maqedonia./Ditari.mk/

Baton Haxhiu: Ali Ahmeti është kriminel

Analisti dhe publicisti i njohur kosovar ka adresuar kritika të ashpra kundër liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
I mllefosur me rastin “Monstra”, ngjarjet e Kumanovës, ai e ka quajtur Ahmetin lolo, gjysmë analfabet, kriminel, e çka jo tjetër.
Agjencia e lajmeve INA risjell intervistën e tij  të dhënë pas betejës së Kumanovës.