Translate

Thursday, July 30, 2015

Me shkas: Këshilli i Sulejman Rexhepit apo i Fetvave të BFI-së

Shumë është e freskët fotoja e Sulejman Rexhepit e realizuar me Ermira Mehmetin. Pytja ime ishte dhe do të mbetet: Sa është e lejuar që një burrë (“lider i muslimanëve”) gjatë realizimit të një fotoje të ngjitet me trupin e dy femrave?! Akoma nuk e kemi të qartë qëndrimin e disa “evlijave me mjekra të laramanta” të cilët deri dje çfarë nuk thanë për njëri tjetrin dhe anasjelltas, Sulejman Rexhepi me Bekir Halimi, Ferid Selimi, Remzi Isaku, Ramadan Ramadani, Muhamed Zekiri, etj. Si heshtin për këtë skandal dhe këtë haram të Sulejman Rexhepit është befasi, bile bile si duket e llogarisin si të arsyeshme meqë janë shpërblyer për heshtjen dhe bashkëpunimin që kanë lidhë. Apo e llogarisin të arsyeshëm këtë mëkat meqë tërë ditën kishte “agjëruar” Sulejman Rexhepi!

Shkruan: Idriz Bajrami 


Kaluan goxha ditë, por akoma nuk kemi qëndrim dhe përgjigje institucionale nga Këshilli për Fetva i BFI lidhur me sjelljet jo islame të Sulejman Rexhepit. Sjelljet e tija janë jasht kornizës islame, jasht kodeksit moral të Kuranit dhe Sunetit Profetik. Është shumë e logjikshme të parashtroj pyetje opinioni i gjërë për sjelljet joislame të Sulejman Rexhepit meqë ai është prijës i tyre, është lider shpirtëror dhe ai duhet të merret si shëmbull tek muslimanët dhe më gjërë. Si zakonisht si qytetar i këtij vendi kemi përcjellur në vazhdimësi sjelljen dhe veprimet e Sulejman Rexhepit, andaj jamë shumë kureshtar të dijë se ky Këshill i fetvave është themeluar vetëm për të dhënë ndonjë përgjigje që i vynë Sulejman Rexhepit apo për çështje të ndërlikuara në interes të popullatës muslimane. Neve kishim parashtruar disa dilema me qëllim që të mësojmë të vërtetën dhe realitetin. Shumë është e freskët fotoja e Sulejman Rexhepit e realizuar me Ermira Mehmetin. Pytja ime ishte dhe do të mbetet: Sa është e lejuar që një burrë (“lider i muslimanëve”) gjatë realizimit të një fotoje të ngjitet me trupin e dy femrave?! Akoma nuk e kemi të qartë qëndrimin e disa “evlijave me mjekra të laramanta” të cilët deri dje çfarë nuk thanë për njëri tjetrin dhe anasjelltas, Sulejman Rexhepi me Bekir Halimi, Ferid Selimi, Remzi Isaku, Ramadan Ramadani, Muhamed Zekiri, etj. Si heshtin për këtë skandal dhe këtë haram të Sulejman Rexhepit është befasi, bile bile si duket e llogarisin si të arsyeshme meqë janë shpërblyer për heshtjen dhe bashkëpunimin që kanë lidhë. Apo e llogarisin të arsyeshëm këtë mëkat meqë tërë ditën kishte “agjëruar” Sulejman Rexhepi! Hoxhallarë të tipit se nëse “prijësit” i mungon morali dhe edebi islam, ai nuk duhet ndjekur, në fakt ai duhet të largohet nga detyra që ushtron ngase popullin tonë e pret një kohë e errët, munguan dhe qenkan të interest dhe jo të parimeve islame. Ky Këshill si duket është i Sulejman Rexhepit e jo i Fetvave i cili është themeluar vetëm për ta arsyetuar dhe mbuluar dështimet, mëkatet dhe skandalet e Sulejman Rexhepit dhe jo për t’u përgjigjur, shpjeguar ose sjellur ndonjë vendim për çështje që tangon shoqërinë dhe institucionin e BFI. Heshtja e Këshillit tregon se ai është skandal në vete i Sulejman Rexhepit, andaj një këshill për fetva si ai që heshtë nuk mund të jetë funksional dhe legjitim deri sa është Sulejman Rexhepi në këtë institucion.                                                                                        Akoma opinioni i gjërë nuk morri përgjigje për sharjet që bëri Sulejman Rexhepi hoxhallarëve publikisht, për keqpërdorimin e postit. Sa ky lider i muslimanëve meriton të shkon nëpër xhami e xhemate të muslimanëve( edhe pse nuk e shohim askund), të kërkon ndihmat e muslimanëve, të edukon popullin, të mëson sipas parimeve islame , të përcjell porosi fetare pas sharrjes në publik. Sa meriton të nderohet dhe respektohet kur shanë nënat e muslimanëve? kUr dihet se nënat e këtij populli janë pjesë dhe anëtar të BFI-së. Nga mediat mësuam se pikërsht dëshmitarë të atyre sharjeve kishin qenë edhe muftitë e Bashkësis Islame për të mos thënë muftit e Sulejman Rexhepit. Sa vallë këta mufti i njohin parimet islame kur bie fjal për sharrjet që vijnë nga një hoxhë edhe atë në publik? Edhe sa duhet këta mufti të jenë në shërbim të shejtanit, ngase vetëm shejtani është i prishur, djallëzor, i paturpshëm, i lajthitur, etj.? Si tolerojnë që akoma të jetë në krye të BFI, Sulejman Rexhepi kur atë e përcjellin një numër i madh i akuzave të llojit për keqpërdorime të financave të BFI, për orën rolex mbi 35 mijë euro, për ora dore për femra të sjellur nga funksionar të BFI nga Haxhi ekskluzivisht me porosi nga Sulejman Rexhepi, abuzimet tjera të Haxhit dhe Kurbanave, etj. Këto janë vetëm disa nga skandel për të cilat kam parashtuar pyetje deri tek Këshilli i BFI për Fetva dhe akoma nuk kam pranuar asgjë përgjigje. Mbetemi të publikojmë në vazhdim pyetjet lidhur me skandalet tjera dhe çështjet që mendoj se janë të ndjeshme për të gjithë ne. Atehërë nëse nuk përgjigjen duhet të dinë se shërbimi i tyre ndaj djallit është i gabuar në çdo aspekt!

MASH: Nuk është në kompetenca tona evaluimi i institucioneve të arsimit të lartë

Në përputhshmëri me Nenin 77-a të Ligjit për arsim të lartë, me qëllim të zhvillimit dhe ruajtjes së kualitetit të arsimit të lartë, në çdo dy (2) vite, detyrimisht realizohet rangimi i të institucioneve shtetërore dhe private të arsimit të lartë, të regjistruara në Regjistrin e institucioneve të arsimit të larta në Republikën e Maqedonisë. Rangimi i institucioneve të arsimit të lartë e realizon subjekti juridik i zgjedhur në bazë të shpalljes publike ndërkombëtare, në një procedurë të regullt të paraparë sipas Ligjit për furnizime publike. Kriteriumet e Subjektit (operatorit ekonomik) i cili bën rangimin e institucione të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë janë të përshkruara me Nenin 77-a të Ligjit për arsim të lartë. Mjetet e nevojshme për realizimin e rangimit të institucioneve të arsimit të lartë sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.
Konform asaj që u theksua më sipër, deri më tani është realizuar dy herë, në çdo dy vite, rangimi i institucioneve të arsimit të lartë në Maqedoni. Që në të dy Shpalljet publike për shërbim – Rangimin e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, e ofruar nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës, fitues doli Qendra për universitetet e klasës botërore pranë Universitetit Xhio Tong në Shangaj. Rangimi i parë, i realizuar më vitin 2011, u krye mbi bazë të 19 indikatorëve për kualitet, kurse rangimi i dytë i realizuar më vitin 2013 u realizua mbi bazë të 21 indikatorëve për performansë akademike dhe konkurencë, parametra ato që i përkasin aspekteve kyçe të punës së institucioneve të arsimit të lartë (procesi mësimor, numri i studentëve të regjistruar, investimi në pajisje, veprimtaria shkencore-hulumtuese e kuadrit arsimoro-shkencor, dimensioni social, numri i profesorëve dhe bashkëpunëtorëve të cilët më së paku një vit me karakter pune kanë qëndruar në shtet e huaja, numri i studentëve që kanë qëndruar më së paku tre muaj në kuadër të shkëmbimit të studentëve në shtetet e huaja etj.).
Qëllimi i rangimit të instucioneve të arsimit të lartë në Maqedoni është që të kontribohet për rritjen e transparencës, efikasitetit dhe kualitetit të institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, si dhe stimulimin e konkurencës në mës të këtyre institucioneve të arsimit.
Rangimi i institucione të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë janë bërë në mënyrë transparente, rezultatet e rangimit janë bërë gjithnjë në formë publike – përmes konferencave për shtyp dhe shpallje në faqet zyrtare të MASH dhe të të gjitha institucioneve tjera që ky rangimi i vehet në shërbim.
Edhe në faqen zyrtare të MASH-it mund të haset në çdo moment rangimi i institucioneve të arsimit të lartë, ku me lehtësi mund të shihet se edhe dy universitete ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe se cilin vend janë të renditura: në rangimin e vitit 2011, Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë gjendet i pozicionuar në vendin e dytë, kurse Universiteti Shtetëror i Tetovës në vendin e 13; kurse në rangimin e vitit 2013, UEJL në Tetovë zën vendin e tretë, kurse USHT pozicionohet 4 vende më lartë (vendi 9) për dallim nga rangimi i paraprak i kryer.
MASH me këtë rast thekson se në përfundim e sipër është hapja e Shpalljes publike për furnizim me qëllim rangimin e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, që pritet të realizohet brenda këtij viti kalendarik.
Për opinionin më të gjërë dhe për të gjithë ata që më pak janë të informuar për mekanizmin e evaluimit të institucioneve të arsimit të lartë, MASH bën të njohur faktin se ekzistojnë dy lloj evaluimesh: evaluimi i jashtëm dhe ai i brendshëm (vetevaliumi). Evaliumi në këtë kuptim paraqet vlerësim të kualitetit të arsimit të lartë, që përfshin një numër eksplicit të procedurave për vlerësimin e kualitetit në institucionet e arsimit të lartë, të kuadrit akademik dhe i programeve studimore të tyre, sipas procedimeve, standardeve të pranueshme dhe udhëzuesit për evaluim të miratuar nga ana e institucioneve evropiane për evaluim në arsimin e lartë, si dhe të organizatave dhe asociacioneve tjera të cilat kanë rol në vendosjen dhe zbatimin e standardeve dhe udhëzuesve evropiane për evaluim të hapësirës evropiane për arsim të lartë.
Konform Ligjit për arsimin e lartë, vetavaluimi i institucioneve të arsimit të lartë, është nën kompetencë të vetë instuticionit të arsimit të lartë, kurse sigurimin e vlerësimin e kualitetit të arsimit të lartë dhe kuadrit akademik e kryen Këshilli për akreditim dhe evaluim i arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë.
Thënë me fjalë tjera, nuk është në kompetencë të MASH evaluimi (i brendshëm, por edhe ai i jashtëm) i institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë.
MASH, gjithmonë dhe me kohë, në mënyrë transparente dhe në bashkëpunim me të gjithë faktorët relevant në vend e më gjërë, ka zhvilluar aktivitete, në kuadër të kompetencave të veta, në drejtim të vënies në binarë të shëndoshë të veprimtarisë arsimore në ciklin e arsimit të lartë.
Në këtë vijë, MASH, kohë më parë, ngriti një Komision pune, në përbërjen e së cilës ishte i kyçur edhe Inspektorati shtetëror për arsim, për qëllim mbikqyrjen e respektimit të ligjshmërisë së funksionimit dhe ushtrimit të veprimtarisë arsimore nga ana e Institucioneve private të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë. Konstatimet e marra nga vizitat e drejtpërdrejta në terren dhe nga shqyrtimi i dokumentacioneve dhe akteve vetanake që rregullojnë veprimtarinë e vetë atyre institucioneve private, u shfrytëzuan nga ana e MASH për nevoja të brendshme, për marrjen e hapavedhe vendimeve konkrete në interes të përmirësimit të gjendjes nëpër këto institucione. I gjithë ky veprim është në vazhdën e programeve të punës , planeve aksionale dhe politikave të definuara dhe vendosura më parë nga ana e sektorëve dhe organeve në përbërje të MASH.
MASH, edhe me këtë rast thekson, se gjithnjë është në kërkim të formave dhe rrugëve të reja për rritjen e kualitetit në arsimin e lartë, gjithnjë duke u drejtuar nga përcaktimi i shenjtë dhe përcaktues për ardhmërinë e një shoqërie dhe populli: arsim cilësor – për gjenerata të reja të shëndosha./aktuale/

Wednesday, July 29, 2015

New York Times: Rruga e emigrantëve për në Europë zhvendoset në Ballkan

Rick Lyman, New York Times
Vala e emigrantëve për në Europës nga vendet e luftës dhe të varfra të Lindjes së Mesme, Afganistani dhe Afrika ka ndryshuar muajt e fundit. Ata lëvizin tani me tokë përmes Ballkanit Perëndimor, në numër të përafërt me ata që futeshin në kontinent nga Italia. Shumica e Europës është e tronditur nga dallga e njerëzve që kërkojnë siguri, punë dhe një jetë më të mirë – por që kanë burime të kufizuara, tensione të larta etnike dhe fetare.
Rruga e re po shkakton dhe një rritje të shpejtë të ndjenjave kundër emigrantëve në Ballkan dhe Europën qendrore, duke shtuar përkrahjen për partitë nacionaliste dhe dëshirën për protesta në shumë vende.
Kriza ekonomike në Greqi, pika kryesore e zbarkimit të emigrantëve në Europë që nisen drejt Ballkanit, mund t’i frenojë përpjekjet për të kontrolluar rrjedhën duke pakësuar vëmendjen politike dhe paratë e dhëna për garantimin e kufijve të vendit. Ndryshimi i rrugës së emigrantëve u bë i dukshëm nga janari në qershor, kur rreth 79 000 emigrantë kaluan në mënyrë të paligjshme nga Turqia në Greqi, sipas Frontex, agjencia e BE që kontrollon kufijtë.
Ca qëndruan në Greqi, por shumica vazhduan drejt veriut në Maqedoni e Serbi e në Hungari, ku mbërritën 67 000 emigrantë. Gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, përmes rrugës detare nga Libia në Itali, prej kohësh rruga më e preferuar, kaluan rreth 67 mijë emigrantë. Vitin e kaluar, 170 mijë emigrantët që u përpoqën të merrnin rrugën e Mesdheut për në Itali e tejkalonin numrin e emigrantëve që kaluan përmes Ballkanit në raport 4 me një.
Kalimet në det shtohen në muajt e ngrohtë, thanë zyrtarët e kufirit, duke e bërë të mundur që shifrat e trafikut në të dy rrugët të ndryshojnë në dimër. Zyrtarët hungarezë thanë për të enjten se më shumë 81 mijë emigrantë ishin futur në vend gjatë vitit 2015.
“Nëse vazhdojnë me këtë ritëm, jemi në rrugën për të kapur shifrën 150 000 këtë vit,” tha Peter Szijjarto, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë. Zyrtarët e emigracionit thanë se nuk ishin të sigurt çfarë e kishte ndryshuar rrugën e emigrantëve. Ata hamendësojnë që lajmet e shpeshta për anijet e mbytura mund të ketë luajtur rol.
Në të njëjtën kohë, vendet evropiane e kanë kthyer pengimin e tyre në politikë qendrore, dhe Libia është bërë gjithnjë e më shumë delikate dhe e rrezikshme.Edhe sirianët mund të drejtohen nga rruga tokësore përmes Greqisë, sepse ndryshimet në regjimin e vizave në Lindjen e Mesme e kanë bërë më të vështirë kalimin për në Libi e pastaj në Itali, tha Ewa Moncure, zëdhënëse e Frontex. Edhe Irani, një vend që ka tërhequr shumë emigrantë afganë, e ka ndryshuar regjimin e vizave, duke e bërë më të vështirë për refugjatët që të qëndrojnë aty.
Edhe Bullgaria, shteti tjetër evropian nga ku emigrantët mund të kalojnë me tokë për në Europë, e ka forcuar kontrollin e kufijve.
“Mësojmë që gjendja ka ndryshuar në Bullgari dhe Iran, duke e bërë të vështirë emigrimin për atje, dhe të gjithë e dinë që Italia është plot,” tha Timea Kovacs, e cila përfaqëson Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në qytetin kufitar të Szeged në Hungari.
“Por ne nuk e dimë me siguri.”
Emigrantët e intervistuar ditët e fundit në të dyja anët e kufirit hungarez thanë se ata kishin zgjedhur rrugën e Ballkanit sepse kushtonte më pak dhe u ishte rekomanduar nga kontrabandistët që i paguanin për t’i përcjellë në Europë. Çmimet që kishin paguar për të mbërritur kufirin hungarez ndryshonin, në varësi të nivelit të shërbimit që u jepej dhe të aftësisë së kontrabandistëve për t’u zhvatur para, nga 1000 dollarë deri në 4000 për person. Shumica kishin kaluar nga Turqia në Greqi, ose përmes kufirit të shkurtër tokësor ose me varkë.
Dhe pjesa më e madhe vazhduan drejt Maqedonisë e Serbisë para se të arrinin në kufirin hungarez, pengesa kryesore në rrugën e tyre drejt Europës perëndimore. Rreth 19 000 emigrantë nga vende të ndryshme hynë në Hungari gjatë vitit 2013, por shifra kërceu në 43 000 më 2014, për shkak të largimeve masive nga Kosova, tha ministri i Jashtëm.
Një marrëveshje shumëpalëshe i lejoi Hungarisë t’i kthente kosovarët në Serbi, dhe deri në mes të shkurtit kjo rrjedhë njerëzore avulloi. Por kjo u zëvendësua me një numër më të madh emigrantësh nga Siria, Afganistani, Iraku, Eritrea, Somalia, dhe vende të tjera nga Lindja e Mesme dhe Afrika të përfshira në luftë ose trazira. Por askund më shumë se në Hungari nuk është shfrytëzuar kjo, ku qeveria konservatore e Viktor Orban-it, popullariteti i të cilit është në rënie, është kapur pas shqetësimit për ardhjen e emigrantëve.
“Fushata e qeverisë ka qenë e fuqishme duke e kthyer në çështje atë çfarë nuk kishte qenë e tillë në Hungari,” tha Csaba Toth, drejtor i strategjisë për Institutin Republikon, një grup studimor politik që ka qenë kritik ndaj qeverisë.
Zyrtarët e qeverisë e mohojnë që ndjenjat kundër emigrantëve po rriten në Hungari, ose që ata i ushqejnë ato.
“Ne s’kemi përvojë të keqe me myslimanët,” tha zoti Szijjarto. “Në këtë vend nuk ka as ksenofobi. Por ne nuk jemi në gjendje të mirëpresim dhjetëra mijëra emigrantë.” Grupe të djathta kanë organizuar tashmë protesta në Budapest e vende të tjera, dhe kanë premtuar protesta të tjera para kampeve qeveritare të emigrantëve dhe përgjatë kufirit me Serbinë. Emigrantët nga ana e tyre thonë se duan të largohen nga Hungaria sa më shpejt të jetë e mundur për në Gjermani dhe vende të tjera të Europës perëndimore, ku u kanë thënë se janë më të mirëpritur.
“Askush nuk dëshiron të shkojë në Hungari,” tha një burrë që u identifikua vetëm si Mirivan, 27, student për letërsi angleze nga Damasku, Siri, i cili shpreson të mbarojë masterin diku në Europën perëndimore.
“Jo, më vjen keq.” Në maj, qeveria hungareze pyeti përmes e-mail-ve miliona votues hungarezë, nëse ata janë të shqetësuar për një lidhje mes emigrantëve dhe terrorizmit, dhe nëse paratë që qeveria harxhon për emigrantët mos duhet të shpenzohen për familjet hungareze.
Zoltan Kovacs, zëdhënësi ndërkombëtar i kryeministrit, tha se rezultatet e para treguan për një publik të shqetësuar.
“Mbi 80 për qind janë dakord për masa më të forta kundër emigrantëve,” tha zoti Kovacs. “Sigurisht, nuk është sondazh shkencor. Është një pyetësor politik, për konsultim me votuesit. Por sërish 60 për qind mendojnë se ka një lidhje mes emigrantëve dhe terroristëve. Padyshim që ka një rrezik serioz. Është e logjikshme.”
Zoti Orban tha se qeveria e tij do të ndjekë shembullin e Bulgarisë, që është ndërtimi i një gardhi përgjatë kufirit të saj me Turqinë, dhe do të ndërtojë një gardh të përkohshëm 4 m të lartë në kufirin me Serbinë – një deklaratë që i zhgënjeu serbët, të cilët shpresojnë të integrohen në BE. Plani ishte që ndërtimi të fillonte javën e kaluar në një sektor prove, me shpresë të kompletohej deri më 30 nëntor, tha ministri i Mbrojtjes Csaba Hende, në një konferencë për shtyp në qytetin kufitar Morahalom.
Zoti Orban tha kohët e fundit se qeveria ka ndërmend të mbyllë mjediset e saj për refugjatët në zonat e populluara në gjithë vendin – të kritikuara tashmë nga mbrojtësit e emigrantëve si të mbipopulluara dhe të pista – dhe t’i transferojë banorët e tyre në tenda të reja në zona më të largëta.
Fushata per emigrantët
Hungaria ka miratuar gjithashtu ligje që e lejojnë të kthejë e përzërë duke deklaruar që vendet fqinje si Serbia janë “të sigurta”.
“Qëndrimi i qeverisë është se ata kanë ardhur duke kaluar në vende të sigurta, prandaj duhet të kishin qëndruar aty,” tha Gabor Gyulai, koordinator i programit të refugjatëve për Komitetin e Helsinkit në Budapest. Hungaria gjithmonë ka pasur një dell ksenofobie, tha zoti Gyulai, megjithëse zakonisht gjendet poshtë sipërfaqes. Në një eksperiment më 2006, një kompani hungareze për sondazhe pyeti çfarë mendonin ata për disa grupe etnike të ndryshme, përfshi dhe një grup të sajuar, “etnia pareze”. Dy të tretat thanë se nuk i pëlqenin hiç pirezët.
“Oh, po, të gjithë i urrejnë pirezët,” tha me të qeshur Gergely Kovacs, themelues i grupi politik satirik i njohur si Partia e Qenit me Dy Bishta.
Zoti Kovacs u acarua aq shumë nga fushata e qeverisë me billborde saqë bëri apel për para në internet që të niste një fushatë të vetën. Mblodhi 117 000 dollarë, të mjaftueshme për 900 billborde, thuajse baras me 1000 billbordet e qeverisë. Billbordet e tij janë të ngjashëm me ato zyrtare, me ngjyrë blu dhe të bardhë, por ato kanë slogane si “Ju kërkojmë falje për kryeministrin tonë.”
Ndjenja kundër emigrantëve në Europën Qendrore mund të jetë e frikshme për të ardhurit, por ende nuk i ka frenuar të vijnë.
Megjithatë, kjo e shqetëson Zoltan Bolek-un, president i Komunitetit Islamik Hungarez, një nga sy shoqata që përfaqëson 10 000 myslimanët e një vendi me 10 milionë banorë. “Deri tani ka pasur shumë pak islamofobi në Hungari,” tha ai. “Prandaj jemi të habitur me atë që po ndodh”./ina/

Po pëson BFIM-ja: DISKUTABILITETI LIDHUR ME LEGJITIMITETIN E KRYETARIT TË BFI-së

Definitivisht, për vite të tëra Sulejman Rexhepi na bind se nuk është njeri i parimeve, sa herë ka folur e ka premtuar disa punë dhe krejt në fund sillet sikur asgjë nuk ka thënë! Padyshim se kjo veti aspak nuk mund të jet islame, dhe me te drejtë flitet për ndonjë pazarë në dëm të muslimanëve! Kaluna disa vite, opinionit nuk i është thënë se si ngeli puna me Burmali xhaminë!Pse heshtë tani, pas gjithë asaj zhurme që bënte!?

Shkruan: Samet Avdiu

Të jesh në krye të një institucioni duhet të kesh legjitimitet jo vetem nga disa njerz apo përkrahës që për interesat e tyre personale i mbyllin sytë para të vërtetës! Ashtu njejtë siç i mbyllën veshët e tyre para një sharje banale nga i quajturi Reis ulema, Sulejman Rexhepi. Deri më sot opinionit i mungon një përgjigje e bazuar në Kushtetutë, Rregullore të zgjedhjeve dhe akteve të tjera normative të BFI-së Nuk ka dyshim se Sulejman Rexhepi është një nga personat më të urryer në Maqedoni, këtë deregje e ka arritur falë shkeljeve, gafeve dhe skandaleve për të cilat rëndë se mund të hasësh në ndonjë njeri që nuk ka dëgjuar, komentuar ose biseduar! Tani larg ndonjë norme islame ose juridike të BFI-së, për to le të flasin teologët ose njerëzit që janë marrur me çështjet juridike të BFI-së, por parashtrohet pyetja: Sa mund të jet legjitim një person i cili ka humbur simpatinë e gjërë në masë! Lidhur me këtë do të kisha përmendur tre cilësi të domosdoshme: besueshmërinë, urtësinë dhe gatishmërinë për të sakrifikuar. Për të qenë në krye të BFI-së parasëgjithash duhesh të jesh njeri i besueshem te qytetarët e konfesionit islam. Kjo arrihet përmes ndershmerisë në punë dhe moralit në komunikim. Të cilat, sa herë që mungojnë, dosmosdoshmërisht mungon edhe urtësia-mençuria në sjelljen e vendimeve! Se a i plotson këto kritere Sulejman Rexhepi, muslimanët e vendit e njohin mjaft mirë! Sulejman Rexhepi më së shumti njifet përmes fjalorit të tij të flliqur, pastaj mënyrës pa fije turpi të nënçmoj, poshtroj dhe shantazhoj të gjithë ata që nuk mendojnë si ai. Në disa shkrime “të tija” mundohet disa personalitete ti quaj mafioz, spiuna, dashakqinjë, edhe pse asnjëri prej tyre asnjeherë nuk kan pasur dosje kriminale! Dhe më e pabesueshmja, Sulejman Rexhepi vet, dikuj i thotë se është spiun! Kurse vet ky, Sulejman Rexhepi, në këtë drejtim u përmend edhe në mediumin më prestigjioz në botë CNN! Definitivisht, për vite të tëra Sulejman Rexhepi na bind se nuk është njeri i parimeve, sa herë ka folur e ka premtuar disa punë dhe krejt në fund sillet sikur asgjë nuk ka thënë! Padyshim se kjo veti aspak nuk mund të jet islame, dhe me te drejtë flitet për ndonjë pazarë në dëm të muslimanëve! Kaluna disa vite, opinionit nuk i është thënë se si ngeli puna me Burmali xhaminë!Pse heshtë tani, pas gjithë asaj zhurme që bënte!? Në vend që të mirret me kthimin e pronave të këtij institucioni, Sulejman Rexhepi zgjodhi të shkruaj kolumna lidhur me çështje politike duke marrë rolin e analistit; madje largon nga puna njerëz që duke qenë këmbëngulës për kthimin e pronave, gjykata e Shkupit i dënoi me burgim! Ja ne po justifikojmë Sulejman Rexhepin për të gjitha këto, por ku na mbeten organet e e BFI-së, cili është roli i tyre!? Psh. një “Nje mexhlis i fetvave” i formuar së fundmi, sa është funksional? Cfar mund të përgjigjet lidhur me sharjen e Sulejman Rexhepit që ia bëri gjithë atyre hoxhallarve që nuk i sherbejnë atij!? Apo ndoshta edhe ky “mexhlis” u formua për ti shërbyer e për ta ndihmuar vetëm Sulejman Rexhepin! Realisht, Sulejman Rexhepi, ka nevojë për ndihmë. I mungojnë të gjitha. Sepse të jesh në krye të një institucioni duhet të kesh legjitimitet jo vetem nga disa njerëz apo përkrahës që për interesat e tyre personale i mbyllin sytë para të vërtetës! Ashtu njejtë siç i mbyllën veshët e tyre para një sharje banale nga i quajturi Reisul ulema, Deri më sot opinionit i mungon një përgjigje e bazuar në Kushtetutë, Rregullore të zgjedhjeve dhe akteve të tjera normative të BFI-së. Si duket kjo përgjigje nuk do të jepet kurrë! Ashtu siç nuk u dhanë edhe për shumë pyetje dhe akuza të shumta. Por heshtja e institucionit për shumë çështje të rëndësishme, mungesa e sqarimeve të argumentuara, bëri që besimtarët e vendit tonë ta thonë të veten gjatë muajit të Ramazanit! Fatkeqësisht, lejohet që për htër të Sulejman Rexhepit, të pëson institucioni!


 Autori është jurist i diplomuar dhe në prag të përfundimit të shkallës së tretë të studimeve Master në UEJL

ANALIZË/ Kush e Provokoi Turqinë dhe si u trondit ekuilibri pas marrëveshjes me Iranin: Përgjigja e fortë e Ankarasë

Marrëveshja e fundit e Fuqive të Mëdha me Iranin ka tronditur ekuilibrat në Lindjen e Mesme duke vënë Turqinë në qendrën e rrezikut të destabilitetit, por siç duket tentativa ka dështuar.
1758629613suriyesnrnatanksevkiyatAnkaraja ka nisur prej ditësh një ofensivë të vërtetë ushtarake, diplomatike dhe ekonomike duke marrë rreth vetës të gjithë aleancën e NATO-s, edhe pse ka pasur liderë perëndimorë që kanë shfaqur dredhinë e tyre ndaj Turqisë.
Ndërkohë që Turqia po niste një proces paqësor me kurdët, madje u fol edhe për një koalicion të përbashkët qeveritar, dikush sikur i hodhi “benzinë zjarrit” duke nxitur një shpërthim sulmesh terroriste dhe si pasojë zemërimin e Ankarasë.
Turqia së bashku me SHBA ka nisur një seri sulmesh në Siri dhe Irak kundër ISIS dhe paramilitarëve të PKK-së në një operacion që siç duket do të shkojë deri në fund. “Nuk do të ketë kthim prapa”, tha presidenti turk, Erdogan, ndërsa po nisej në një vizitë në Kinë, ku ka marrë me vete edhe një grup të madh biznesmenësh turq, në një ofensivë të vërtetë drejt tregjeve aziatike.
NATO
20150728_150728-007_rdax_775x440Të mbledhur në urgjencë në Bruksel 28 vendet anëtare të NATO-s kanë shprehur solidaritetin e tyre ndaj Turqisë e cila po përballet egërsisht në sulmin e terroristëve në kufi, ndërkohë që kreu i aleancës deklaroi se Ankaraja nuk ka kërkuar ndihma shtesë.
“Turqia nuk ka kërkuar trupa shtesë është e gatshme të përballojë situatën së bashku me SHBA”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
rte-fatih-ormani-24akPresidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, ka sjellë në vëmendje nenin 5 të Traktatit të NATO-s i cili thekson se nëse një vend është në rrezik, atëherë të gjithë shtetet e tjera janë në një linjë me të. Por jot ë gjithë vendet e Perëndimit kanë mbajtur një qëndrim për të ndihmuar Turqinë kur ajo po përballet me një vështirësi të madhe të sulmeve terroriste dhe të një numri shumë të madh regfugjatësh nga Siria.
Presidenti francez, Francois Hollandë i ka bërë thirrje Turqisë që të jetë e kujdeshshme dhe të mos konfondojë objektivët, duke iu referuar sulmit ndaj PKK-së. Disa vende të BE kërkojnë që të ketë një politikë më të butë ndaj kurdëve.
Ndërkohë, një zëdhënës i partisë AK të Erdogan theksoi në Ankara se negociata me kurdët do të ketë vetëm nëse këta të fundit do të dorëzojnë armët dhe do të lënë Turqinë.
Kërcënimi
4435999331suriyegelimelerTurqia ka shprehur shqetësimin e saj kundër Luftëtarëve të Huaj Terroristë (LHT) që në fillimet e konfliktit në Siri në vitin 2011. Ajo ka tërhequr vëmendjen veçanërisht për luftëtarët e vendeve fqinje si Irani apo Libani, të cilët hynin në këtë vend për të ndihmuar regjimin e Asadit.
Reagimi ushtarak
Në lidhje me këtë, ushtria turke ka marrë një sërë masash në të gjithë kufirin e Turqisë me Sirinë për parandalimin e kalimit të LHT si dhe zgjidhjen e shumë problemeve të shkaktuara për shkak të luftës civile në Siri. Në këtë kontekst ushtria turke ka dislokuar një numër të konsiderueshëm shtesë të ushtarëve për të qenë më efikase në parandalimin e hyrjes së LHT-ve në Siri dhe në luftën kundër kontrabandës.
Turqia gjatë gjithë luftës civile në Siri ka ndjekur politikën “e dyerve të hapura” duke u bërë strehë për rreth 1.8 milionë refugjatë të ardhur nga ky vend, pjesë e të cilëve janë edhe 200 mijë irakianë. Turqia ka një kufi tokësor rreth 1 mijë e 300 kilometra të gjatë me Sirinë.
6818757387suriyelilerinumudakasryorRefugjatët e ardhur nga Siria dhe Iraku marrin një kartë identifikimi biometrike të përkohshme në momentin që futen në Turqi. Në marrjen e shërbimeve publike si; arsimi, të ushqyerit apo edhe kontrollet mjekësore ata nuk bëjnë dallim, janë njëlloj si çdo qytetar i Turqisë, ndërkohë që ju ndalohet vetëm të votojnë apo të ushtrojnë të drejta që janë vetëm për shtetas të Republikës së Turqisë.
Politika “me dyer të hapura” e Turqisë është bërë për shkak të nevojave dhe gjendjes së krijuar në Siri dhe Irak, ndërkohë për shkak të sigurisë herë herë kalimet bëhen më të pakta në numër, pasi siguria është në plan të parë për këtë vend.
Ndalimi i ikjes nga vendi i origjinës është më i lehtë sesa pengimi i kalimit të tyre në kufirin me Sirinë. Ndërkohë shumë shtete jo vetëm që nuk e kryejnë këtë detyrë, por ia ngarkojnë fajin asaj për situatën e krijuar.
Ndalimi i kalimit të luftëtarëve të huaj (LHT) nga Turqia drejt Sirisë lidhet ngushtë me koordinimin dhe dhënien e informacioneve nga vendi i origjinës për personat që dyshohen pasi Turqia është vendi që ka më shumë turistë se shumë vende të tjera të botës.
Ajo renditet e 6 në botë dhe vizitohet çdo vit nga rreth 40 milionë turistë. Ndërkohë teknikisht është e pamundur kontrolli i hyrjeve legale të një numri të tillë turistësh. Si një nga vendburimet me numrin më të lartë të luftëtarëve të huaj, BE-ja duhet të sigurojë kufijtë, portet dhe aeroportet e saj si dhe të informojë autoritetet turke për persona apo grupe të dyshimta, të cilët nisen drejt këtij vendi.
3716216564suriyelilerinumudakasryor17Pas kërkesave të shumta të Turqisë, kohët e fundit ka një përmirësim në këtë drejtim. Nga ana tjetër Turqia në operacionet që janë kryer ditët e fundit në 25 qytete ka arrestuar 897 persona, ndërkohë shumë prej tyre ishin shtetas të huaj.
Ka rreth 40 mijë deri 70 mijë luftëtarë që mendohet se luftojnë në radhët e ISIS-it, krahas atyre sirianë dhe irakianë mendohet që ka edhe rreth 24 mijë të huaj, ndërkohë sipas statistikave shumica e tyre vijnë nga BE-ja. Mosmarrja e masave për parandalimin e radikalizmit në BE, mosnxitja e integrimit si dhe lejimi i personave të dyshuar të udhëtojnë janë disa nga shkaqet kryesore për rritjen e numrit të luftëtarëve të huaj terroristë (LHT).
Në një operacion të madh të kryer në Stamboll, në të cilin u arrestuan 104 persona, 37 prej tyre ishin të huaj. Ndërkohë një nga të arrestuarit ishte edhe personi, i cili njihej si përgjegjësi i të huajve në Turqi, Abdulla Abdullayev. Nga ana tjetër edhe në operacionin e organizuar në Ankara, ku u arrestuan 26 persona, 10 ishin shtetas të huaj. Ndërsa në operacionin e organizuar në qytetin Kocaeli u arrestuan 7 persona, në Gaziantep u arrestuan 28 persona, nga të cilët 13 ishin të huaj.
IŞİD terör örgütü ile bazı Kürt gruplar arasındaki çatışmalar Kobani (Ayn el Arap) bölgesinde yoğunlaştı. Çatışmalar, Şanlıurfa'nın Suruç ilçesindeki sınır hattında gözle görülebilirken, sınıra hakim tepelere tanklar ve zırhlı araçlar konuşlandırıldı. Güvenlik güçleri sınır boyunca çalışmalarını yoğunlaştırdı.  (Halil Fidan - Anadolu Ajansı)
Ushtria turke për të penguar kalimin e luftëtarëve të huajve nga kufiri i Turqisë drejt Sirisë dhe Irakut ka marrë masa shtesë. Në këtë kontekst janë gërmuar 365 kilometra trashe, është ndërtuar 70 kilometra mur dheu, 7 kilometra mur betoni, 22 kilometra pengesë me tel fizarmonikë, 145 kilometra gardh me tel u rinovua dhe u shtuan 90 kilometra të tjerë. Për të ushtruar më mirë kontroll janë ndriçuar 270 kilometra vijë kufitare, ndërkohë i gjithë personeli ushtarak afër kufirit është dislokuar në kufi.
Lufta tregtare në Azi
Për shkak të rigjenerimit ekonomik të ngadalshëm të shteteve të BE-së dhe pasigurisë politike në vendet fqinje, biznesmenët turq janë orientuar drejt tregjeve aziatike.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, shoqërohet në vizitën e tij në Kinë dhe Indonezi, nga 100 anëtarë të Këshillit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike (DEIK), prej 28 korrik deri më 1 gusht. Rajoni Azi-Paqësor është ndër vendet me rritje dhe qendra tërheqëse e ekonomisë globale, kështu që vizita pritet të japë një kontribut të madh në zgjerimin e tregtisë me vendet e këtij rajoni.
Më 30 Korrik, të enjten, planifikohet të mbahet Forum i Biznesit Kinë-Turqi, ku do të marrin pjese edhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdoa (Recep Tayyip Erdoğan), ai i Kinës, Xi Jinping, ministri i Ekonomisë së Turqisë, Nihat Zejbekçi, ministri i Tregtisë së Kinës, Gao Hucheng. Në këtë forum planifikohet të marrin pjesë rreth 400 biznesmenë nga Turqia dhe Kina.
Në Indonezi, më 1 gusht të shtunën do të mbahet Forumi i Biznesit Indonezi-Turqi. Në këtë forum, do të nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit për zhvillimin dhe institucionalizimin e bashkëpunimit, mes Këshillit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike (DEIK) dhe Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Indonezisë.
Në botën e biznesit theksohet se Turqia për të realizuar objektivin që i ka vendosur vetes për vitin 2023 ka nevojë për përforcimin e lidhjeve me vendet Azi-Paqësorit, dhe se me këtë vizitë në rajon pritet të zhvillohet tregtia reciproke.
Specialisti Prof. Dr. Erdal Tanas Karagol nga Fondacioni i Kërkimeve Sociale, Ekonomike dhe Politike (SETA) theksoi se: “Eksporti luan rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e Turqisë, në këtë pikë përpjekjet për zhvillimin e tregtisë duhet të vazhdojnë”.
Në deklaratën e tij, Karagol tha: “Tregu i Turqisë mund të ndryshojë në varësi me kushtet. Në koniunkturën e fundit, vendet fqinje dhe BE-ja janë në vështirësi ekonomike. Në kërkim të tregjeve alternative, për një kohë Amerika e Jugut ka qenë destinacioni kryesor. Kohëve të fundit gjithashtu ka përpjekje për zhvillimin e marrëdhënieve me shtetet e Azi-Paqësorit. Turqia ka nevojë që të përhapet në këto vende. Pasi tregjet alternative luajnë rol të rëndësishëm për të pasur qëndrueshmëri në eksporte”.
/tesheshi.com/

Tuesday, July 28, 2015

Policia izraelite hyn me forcë në xhaminë Al- Aqsa

Policia izraeliane hyn në Xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem, vendi i tretë i shenjtë në fenë Islame, duke sjellë reagimin e ashpër e banorëve palestinezë të qytetit.
Izraelitët kanë hedhur bomba me gaz lotsjellës brenda Xhamisë dhe policia ka bllokuar hyrjen në vendin e faljes.
Ndërhyrja e policisë sipas saj është bërë për të kapur palestinezët e dyshuar se kanë përgatitur një atentat me bombë.
Siç bën të ditur La Repubblica, në kohën e ndërhyrjes së policisë kishte mjaft besimtarë duke u falur. Incidenti normalisht pritet të përkeqësojë situatën pasi forcat izraelite shikohen si një kalim të të gjitha caqeve.
Në rrjetet sociale është përhapur indinjimi i myslimanëve në të gjithë botën ku dënohet “sulmi sionist” në vendin e shenjtë./tesheshi.com/

Edhe një vrasje në Lagjen e Trimave në Kumanovë

Sot ka ndodhur edhe një vrasje në Kumanovë.Ngjarja ka ndodhur në Lagjen e Trimave në Kumanovë rreth orës 11.00 kur një person i panjohur ka vrar 71 vjecarin,ndërsa ka plagosur djalin e tij 30 vjecar nga Kumanova.
Nga lëndimet e marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në spital.
Autori i krimit është në arrati, policia ka bllokuar vendin e krimit dhe bënë ekspertizën.
Ndryshe para disa ditëve në këtë qytet u vra Xhemail Rexhepi i njohur si  komandat "Shqiponja".

Sunday, July 26, 2015

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata
Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit.
Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni.
Petrit_AmeArgëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje edhe me struktura të lidhura fuqishëm me shtetin.
Petrit Ame, u bë i njohur si pjesë e kronikave policeske në Shqipëri pas denoncimeve të familjarëve të Remzi Hoxhës, biznesmenit dhe veprimtarit shqiptar nga Maqedonia, i cili u vra brutalisht në Tiranë dhe ende deri sot nuk është gjetur trupi, megjithëse Prokuroria ka hartuar edhe akuza zyrtare ndaj ish-zyrtarëve të Shërbimit Informativ Kombëtar.
images (6)Pikërisht SHIK-u dhe Petrit Hame lidhen me emrin e ish-drejtorit të shërbimit sekret, të ndjerin Bashkim Gazidede, i cili është thënë se ka pasur afërsi familjare me figurën e krimit, i cili ishte me origjinë nga Dibra e Madhe.
Zeljko Raznatovic Arkan with hes private army named  Tiger's in place  Erdut 200 km nord west of Belgrade in Slavonia  Serbian part of Croatia outom 1993. Arkan wearinguniform of first world war serbian officire. Photo by Shone
Familjarët e Remzi Hoxhës, por edhe ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, kanë akuzuar Gazideden se kanë vrarë Hoxhën pasi ky i fundit filmoi një takim ndërmjet Petrit Hames, Arkanit dhe Bashkim Gazidedes për çështjen e furnizimit me naftë nga Shqipëria të makinës së luftës së Sllobodan Millosheviçit. Bëhet fjalë për kulmin e luftës në Bosnjë dhe kohën kur Jugosllavia e fundit ishte nën darën e sanksioneve të OKB-së.
Vitet kaluan dhe një pjesë e madhe e personazheve kyçe të zhvillimeve më turbulente të skenës shqiptare u larguan një nga një dhe me ikjen e djeshme të Argëtim Asanit, asnjëri nga afera “Ame-Arkan” nuk është më.
Petrit Ame u vra në një atentat në Prishtinë menjëherë pas luftës në Kosovë dhe askush nuk foli për atë ngjarje. Ndërkohë Bashkim Gazidete u nda nga kjo botë nga një sëmundje e rëndë. i vetmi siç duket i gjallë ishte Argëtim Asani, një besnik i Hames, i cili asnjëherë nuk u pyet as nga Prokuroria e Shqipërisë e as nga organet maqedonase për akuzat e tmerrshme të familjarëve të Remzi Hoxhës.
I ndjeri Asani ka lëvizur thuajse të gjithë orbitën politike të shqiptarëve të Maqedonisë, duke u shpërblyer me pushtet dhe para. Nga një njeri i Menduh Thaçit e i PDSH-së ai u bë disident dhe mik i armiqve të tij, pra i kreut të komunës së Strugës, Zijadin Sela. Vetë Thaçi, në një takim në Strugë dy vjet më parë e akuzoi Selën për lidhjet me Asanin.
Njeriu me dy emra më pas u afrua me  “Demokracinë e Re”, kur kjo forcë politike u bë pjesë e orbitës politike të BDI-së me të cilën hyri në koalicion. Qarqe të shumta në Maqedoni e cilësonin Asanin si të afërt me Zv.kryeministrin Musa Xhaferi, i cili ka ndërhyrë për emërimin e Asanit në një post të lartë siç është ai i zyrtarit që mblidhte taksat dhe tatimet në zonën shqiptare të Maqedonisë.
Pra të gjithë këta protagonistë të mistershëm, politika i ka përthithur duke shkatërruar institucionet që shqiptarët i kanë fituar me luftë dhe me dëshmorë të pashumtë, pa llogaritur mundimet dhe persekutimin shekullor.
kupaVrasja e Asanit
Bajram Kupa nga Veleshta ka pranuar se djali i tij Avdulla Kupa ka vrarë Argëtim Asanin në Strugë, për të nxjerrë hak për djalin e tyre që ishte zhdukur dhe u gjet i vrarë disa muaj më parë në periferi të Strugës.
Bajram Kupa në deklaratën e tij ka theksuar se djali i tij Avdulla.K është përfshirë në këtë incident. Ai informoi se djali i tij rastësisht është ballafaquar me personin në fjalë, i cili në një moment ka vënë dorën në brez gjë që ka provokuar reagimin e shpejtë të djalit të tij.
”Personi në fjalë dhe dy persona të tjerë për ne si familje janë fajtorët kryesor në kidnapimin dhe vrasjen e djalit tonë Uran Kupa. Ne e kemi ditur prej kohësh që ai është personi përgjegjës për rastin e Uranit dhe në këtë rast Avdullai mori hakun e të vëllait” përfundon Bajram Kupa.
Uran Kupa ishte raportuar si i zhdukur nga 6 shkurt, dhe automjeti i tij u gjet disa ditë pas zhdukjes në Dibër, dhe  trupi i vdekur  i tij u gjet me 18 Mars të këtij viti  në fshatin Drasllajcë të Strugës.
/tesheshi.com/

Ibrahim Kelemendi, për vrasjen e Argëtim Asanit: I lumtë dora atentatorit!

Ibrahim Kelmendi, një nga veprimtarët e LPK-së dhe UÇK-së, e këshilltar i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili në opinion flitet se është mik shumë i afërt me Ali Ahmeti liderin e BDI-së ka “ngushëlluar” zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferin, për vrasjen e Argëtim Asanit. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë!

“KUSH PO THOTË NUK KA ALLAH...!?!
SOT E DËNOI EDHE NJË KRIMINEL!
‘Ngushëllime’ Musa Xhaferit, zv-kryeministër i RM, i cili e mori kriminelin Aratan/Argëtim nga radhët e krimit të organizuar dhe e bëri zv-drejtor republikan në DAP/UJP, për të rritur mundësitë e tij për shpërdorime më të mëdha kriminale...
Për atë që nuk janë të informuar, viktima e sotma ishte kusheri dhe truprojë e një viktime supër të famshme si kriminel, narkodiler, marionetë e shërbimeve serbe e makedone, vëllamë i Arkanit..., Petrit Ame. Për të thuhet se e vranë në Prishtinë pjestarët e UÇK-së pas mbarimit të Luftës, për të marrë hak për krime të luftës...
Edhe viktima e sotme është shquar për angazhime të tij të gjithllojshme kriminale dhe ishte një shok për pjesëtarët e ndërshëm të BDI-së, kur Musa Xhaferri i DUI-it e emëroi zv-drejtor republikan në DAP/UJP...
Atentatorit i lumtë dora...
[Ata që mund të kenë pasoja nga hakmarrja partiake, lutën të mos e pelqejnë këtë denopncim.]” (sic.), ka shkruar Kelmendi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Bozhinovski: Gjatë aksionit të Kumanovës tërë kohën kanë qenë në lidhje Mijallkov-Xhaferi-Ahmeti

Zoran Bozhinovski është gazetari kontrovers dhe i akuzuar për spiunim nga autoritetet e Maqedonisë, që po vazhdon me publikimin e dokumenteve dhe materialeve që kanë të bëjnë me rastin e Kumanovës. 
"Aksioni i policisë në Kumanovë më 9 maj është udhëhequr nga shtabi i MPB-së nën drejtimin e Sasho Mijallkov dhe ku ka qenë edhe ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska. Ai përmend këtu edhe zyrtar tjerë të policisë, ndërsa në lidhje tërë kohën me Mijallkov kanë qenë Musa Xhaferri dhe Ali Ahmeti”, - thekson Bozhinovski.

Beg Rizaj: Edhe nëse vjen Beqa, mëshojani disa shuplaka, ne qëndrojmë pas jush

Gazetari maqedonas Zoran Bozhinovski ka publikuar edhe një bisedë që pretendon se është e përgjuar, në lidhje me degën e Kumanovës, dhe rezistencës së kryesisë legjitime të degës së Kumanovës, që mos të dëgjojnë dirigjimet e Ali Ahmetit. 
 Bozhinovski publikon në profilin e tij në Facebook një bisedë midis Beg Rizajt dhe një personi me emrin Shefki.
 Më poshtë po ju prezentojmë një përkthim joformal nga biseda e publikuar në gjuhën maqedonase nga ana e Bozhinovskit.
 Beg Rizaj: çka bête me zgjedhjen e kryetarit të degës së BDI në Kumanovë?
 Shefki: Shoku, nuk po na lëjnë rehat, do të bëhët gjaku deri në gjunj
 Beg Rizaj: çka do që të bëni, mos lëshoni pe Shefki: Jo shoku. Lexo në internet, dham deklaratë për Alsat M dhe shihe.
 Beg Rizaj: Edhe nëse vjen Beqa, mshojani disa shuplaka, ne qëndrojmë pas jush
 Shefki: Mos u mërzit shoku, votom Zoti mund të na frigon, e jo Beqa. Kam hy për me vdek.
 Beg Rizaj: Jepju afat prej 3 ditësh dhe mandej vet zgjidhni, pa Alinë. Q.... nanën.
 Shefki: A i ndëgjove lajmet në Alsat? Sot dhash deklaratë
 Beg Rizaj: Lej deklaratat, jepju afat vetëm tre ditë
 Shefki: Po, po
 Beg Rizaj: Dhe zgjidhni kryesinë pa problem. Eja në Prishtinë të pijmë kafe, kemi një muhabet të rëndësishëm.
 Shefki: OK, do të vij, vajzën e kam në spital sepe nuk është mirë diçka, nesër e marr nga spitali dhe vij.
 Beg Rizaj: në rregull Shefki: Të lajmërohem sa po të nisem për andej. Kalofsh mire Beg.
 Beg Rizaj: Ок. Jepjauni vetëm tre ditë afat dhe ti digjni të gjithë
 Shefki: Po po. Zjarr ka me dal, mos u mërzit
 Beg Rizaj: po po, s’kam dyshim për këtë, ju vetëm mos u dorëzoni.

Saturday, July 25, 2015

OPINION: “MONSTRA” dhe Sulejman Rexhepi

Deklarata e Sulejman Rexhepit “Tragjedinë në Kumanovë e shkaktuan kriminelët dhe terroristët”, në fakt ishte një “pendesë” e përkulur para Gruevskit të cilit ia çoi porosinë: “Në të tilla aksione, jam me ty, familjarisht”

Nga Artan Jusufi

Këto ditë lexuam një opinion i cili në masë të konsiderueshme tek të gjithë lexuesit shkaktoi një keqardhje, shkaktoi ndjenjën e mjerimit kombëtar. A ka më mjerim se sa të kemi në krye të një institucioni fetar njeri skajshmërisht të politizuar siç është Sulejman Rexhepi. Ky njeri BFI-në e paska shndërruar në xehërore të BDI-së dhe, kjo është më se e vërtetë.
Të gjithë jemi dëshmitarë se, dashuria në mes të këtyre dy subjekteve u shtua dhe u rrit deri në gradën më të lartë përvëluese. Pas kësaj grade çdo herë pritet ndonjë avari. Zoti hajër ishalla, sebepxhinjëve iu çaftë koka!
Të gjithë e dinë momentin e lëvizjes, animit politik të Sulejman Rexhepit me fillimin e “bombave”. Ky aktivitet i “partisë mëmë” të Molla Sulës, i dha krah këtijë farë teologu që të anojë nga kjo parti, sepse, me këtë anim do ta nënshtronte për një çast edhe vetë partinë e Ali Ahmetit, BDI-në! Sulejman Rexhepi i premtoi rrast Zoran Zajevit se do ta ketë përkrahjen maksimale të BFI-së në këtë aksion. Madje i tërë opinioni e di se, Sulejman Rexhepi edhe publikisht doli në përkrahjen e Zajevit, i bindur se, ky pushtet do të detronizohet deri në shkatërrim si kulla prej letre dhe se, me ardhjen e LSDM-së në pushtet do të mbyllen të gjitha mundësitë e lustrimit të Molla Sulës, të paktën përderisa do të jetë gjallë!
Këtë lëvizje politike parisë së BDI-së do t’ia shpjegojë si aktivitet të vetë Sulejman Rexhepit për ta penguar Zajevin në publikimin e “bombave” të rënda dhe diskredituese për BDI-në. Kjo i konvenoi tepër shumë kësaj Partie, madje u bënë edhe vetëborxhëlinjë duke i premtuar se një ditë edhe të pamundshmen do ta bëjnë “të mundshme” për Molla Sulën.
Cilës “bombë” po i frikësohej kaq shumë BDI-ja, por edhe vetë Sulejman Rexhepi, i cili, kurrë nuk e fshehu miqësinë e ngushtë që e ka me Shenasi Mehmetin dhe me Beqir Hasanin. “Monsta” ishte ajo “bombë” që po e tmerronte BDI-në dhe Ali Ahmetin. Afrimi i Molla Sulës te Zoran Zajevi bëri që, ky i dyti, nga gatishmëria e sigurtë për ta publikuar këtë “bombë”, hoqi dorë në momentin e fundit duke u justifikuar se mund të shkaktojë pakënaqësi qytetare! Dhe, Molla Sula si dhe Zajevi zgjodhën që, për hirë të qetësinë qytetare t’i kalbin në burg ca shqiptarë absolutisht të pafajshëm. A nuk janë këta dy “liderë” bashkëpjesëmarrës në një krim terrorist të kryer nga strukturat e caktuara të shtetit?!
Po sa i ha palla Sulejman Rexhepit për “Monstrën” dhe për LSDM-në e Zoran Zajevit? Aspak! Në momentin kur u kumtua lajmi se Komisioni për Lustrim mbyllet, animi politik i Molla Sulës e ndërroi kursin politik për 180 gradë. Nuk është më në interes personal të Molla Sulës as LSDM-ja dhe as Zajevi. Prishja e niqahit me Zajevin arkëtoi në konton e Molla Sulës 75 mij euro të cilat Ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi, publikisht ia dhuroi Fakultetit të Shkencave Islame. Që nga ky moment, Sulejman Rexhepi do ta dëshmojë edhe praktikisht se është lojtar tashmë i shitur te ekipi i BDI-së dhe se, me të gjitha kapacitetet e tij do të vihet në fushatën fituese të kësaj partie në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të cilat Qeveria aktuale u detyrua nga ndërkombëtarët.
Sulejman Rexhepi tashmë e ka të lexuar strategjinë se si do të fitojnë bindshëm këta të VMRO-së së cilës do t’i duhet një partner shqiptar. Partneri më i përshtatshëm dhe më pak kokëçarës gjithësesi që është BDI-ja e cila po kërcënohet nga “BESA”. Lëvizja e Ziadin Selës do të luftohet deri në “vdekje” nga vetë Menduh Thaçi, kështu që nuk ka nevojë asnjë subjekt tjetër të lëshohet në eliminim të këtij kërcënimi për BDI-në. Mjafton Menduh Thaçi! Ndërsa sa i përket “BESËS”, e cila tërheq edhe një numër të teologëve dhe aktivistëve të shoqatave të ndryshme islame të vendit, këtu gjithësesi që BDI-së i duhet një “faktor”. Dhe, “faktor” më të përshtatshëm se Molla Sula nuk kanë. Kjo është edhe një arsye plus që e shpjegon lidhshmërinë siameze të BDI-së me BFI-në, gjegjësisht të Musa Xhaferrit me Sulejman Rexhepin, edhe pse në këtë lidhje nyje mund të dalë Blerim Bexheti. Për këtë fenomen  më tepër do të flitet me fakte e me argumente në një nga shkrimet e radhës.

Nga BDI-ja Sulejman Rexhepi nuk ka kërkuar asgjë. Madje këtë e ka pranuar publikisht në një drekë në ditën e dytë të Bajramit. Prej BDI-së e ka të garantuar fitoren e kësaj partie dhe futjen e sërishme në qeverisjen e vendit bashkë me VMRO-në. Garancia edhe më e fuqishmë është që, me këtë rast, do të ndikojnë fuqishëm në amnestinë e Sulejman Rexhepit nga ana e Nikolla Gruevskit, për ç’gjë, Molla Sula ka deklaruar, po në këtë drekë se, është i gatshëm që sërish ta bekojë dhe ta lusë Allahun Mëshirëplotë që ta shpërblejë me xhennet Gruevskin. Hajde i pabesë e i pafe, hajde. Qufri nuk ka brirë!  

Arena e debatit në Parlament midis Alitit të BDI-së dhe Ibrahimit të PDSH-së

Ribalanci i buxhetit të shtetit në Parlamentin e Maqedonisë ka nxitur debate midis dy partive shqiptare BDI dhe PDSH. Një debat i ashpër është zhvilluar midis deputetit të BDI-së, Rafis Aliti dhe deputetit të PDSH-së, Orhan Ibrahimi.

30 ditë paraburgim për dy vrasësit e dyshuar të Komandant Shqiponjës

Dy të dyshuarit për vrasjen e Xhemail Rexhepit- Komandant Shqiponjës u dënuan me 30 ditë paraburgim. Tek to është gjetur edhe arma me të cilën është kryer vrasja.
 
Nga Prokuroria publike informuan se prokurori kompetent ka kryer ekspertizë në vend ngjarje dhe ka dhënë urdhër për kryerjen e obduksionit dhe ekspertizës së armëve dhe dëshmive video.
 
Vrasja e Komandant Shqiponjës është incizuar nga 12 video kamera, shkruan Utrinski Vesnik.
 
Tash për tash organet kompetente nuk dolën me informacione më të zgjeruara për vrasjen./lajmpress/

Thursday, July 23, 2015

UDBA shpëtoi agjentët e vet nga lustrimi në Maqedoni

Publiku në Maqedoni asnjëherë nuk do t’i kuptojë emrat e vërtetë të agjentëve me emrat e koduar: Konsultant, Delegat, Patnik, Rashomon, Gavran, Bankari, Radika, Pollog dhe Konobar. Këta 10 emra të konspiruar janë kodoshët e UDBsë, SDBsë dhe KOSit për të cilët me vite në publik, por edhe në intervista të njëpasnjëshme, shefat e pensionuar për shërbimet sekrete kanë thënë  se edhe sot ata ndodhen në pozita të mira në vend dhe kanë qenë (kundër)zbulues të rregullt. Por meqë lustruesit tanimë nuk do të lustrojnë, dosjet e tyre do të mbeten gjithmonë të vulosura, shkruan Plusinfo, transmeton “lajmpress”.
Sekret do të mbesin edhe 8 agjentët kryesorë të shërbimit sekret të cilët kanë qenë nën komandën direkte të kryesisë partiake në Beograd, dosjet e të cilëve janë ruajtur deri para 2 muajve në arkivat e BIAs, ndersa pas kësaj janë transferuar në arkivin shtetëror të Serbisë, ku ende janë të vulosura si “sekrete shetërore rreptësisht konfidenciale”.
Fundi zyrtar i lustrimit do të bëhet më 1 shtator. Deri atëherë Komisioni për Verifikimin e Fakteve do të ekzistojë si subjekt juridik dhe nuk do të mund të lustrojë. Dosjet sekrete do të kthehen ashtu siç kanë ardhur, gjegjësisht në arkivin shtetëror, në DSK, dhe SBIR.
Ish anëtari i Komisionit, Çedomir Damjanovski, tha se që të jepet vlerësim se a ka qenë lustrimi i suksesshëm apo jo, varet se nga cili këndvështrim shikohet.
“Nëse e shikojmë nga ajo e drejta, që të locohen dhe të mos u lejohet atyre personave të vijnë në funksion dhe të shpallen kodoshë, atëherë mund të them se lustrimi është i pasuksesshëm. Por nëse ë shikojmë nga pozicioni që të sulmohen ata që kanë mendim ndryshe dhe të shfaqen para popullit, atëherë ajo është me sukses” ka thënë Damjanovski.
Zyrtarisht janë lustruar 198 qytetarë, ndërsa 96 prej tyre janë të vdekur. I pari që është lustruar është kryetari i forcave majtiste të Titos, Sllobodan Ugrinovski, ndërsa e fundit është lustruar nëpunësja e pensionuar e SDB-së Jelica Samonikova.
Në duart e lustruesve, kanë kaluar 30.000 dosje. Lustrimi ka zbuluar edhe një punë të pazakontë. 20 % e të lustruarve janë anëtarë të LSDM-së, mes tyre edhe ish ministra. Por, prandaj të gjithë funksionarët e VMRO-së janë të pastër, askush nga to nuk ka qenë bashkëpunëtor i asnjë shërbimi sekret maqedonas, as në sistemin e mëparshëm as në vitin 1992 dhe as sot. Një ashtu të pastër janë në të kaluarën dhe sot edhe deputetët e BDI-së.
Pas raportit të eksperit Vajnhart Pribe, kërkesë për përfundim të Komisionit të Lustrimit kanë sjellë edhe deputetët e VMROsë dhe BDIsë, respektivisht Ilija Dimovski, Antonio Milloshovski, Talat Xhaferi dhe Rafiz Aliti.
Lustrimi në Maqedoni as që ka filluar, ka deklaruar deputeti i BDIsë, Rafiz Aliti.
“Të lustruara janë vetëm disa funksione dhe nuk ka pasur asnjë pasojë në to. Qëllimi i ligjit ka qenë që të zbardhen masakrat e luftës në Prilep, Tetovë dhe Bllacë. Të dihet se kush i ka sjellë ato vendime. Mijëra shqiptarë janë në burg, një pjesë e tyre janë eliminuar nëpër burgje. Me këtë ligj ne kemi arritur që të zbardhim emrat e atyre që kanë sjellë vendimet. Ne si shtet duhet t’i kërkojmë dosjet nga Beogradi që të bëhet lustrim i vërtetë. Përderisa kjo nuk ndodh, shumë çështje do të ngelen të hapura, këtë ua kemi borxh atyre që kanë qenë viktima të komunizmit” ka deklaruar Aliti./ina/

NË SHËNJESTËR: PAKT ME DJALLIN

Të gjithë organet e BFI-së, së këndejmi, edhe myftinjtë, ashiqare po e shohin se si Sulejman Rexhepi, gabim pas gabimi, dita ditës, po e trashë zullumin, ndërsa të gjithë i duartrokasin! Sillen kësisoj sepse me këtë sjellje e blejnë paqen me Sulejman Rexhepin apo sepse ky është pakti i tyre me djallin
Shkruar nga teologë të papunësuar
Ka disa teologë të denjë për të bartur epitetin munafik të cilët, në Lëvizjen për reforma në BFI, shohin hile, shohin rrezik, shohin destabilizim të pozitave të tyre të pamerituara, të cilat i kanë të garantuara vetëm nëse i sillen nën vegë Sulejman Rexhepit. Mëkat! Gjynah prej gjynaheve të mëdha! Me këtë koncept të tyre, të gjithë këta teologë munafikë në fakt vetëm sa e përbuzin Fjalën e Shenjtë, vetëm sa i shmangen ajeteve kuranore dhe i bëjnë temena vetë djallit. Allahu xh.sh. fort mirë porositë që padrejtsitë duhet të korrigjohen, qofshin ato edhe nga testamentlënësi. Le ta zbërthejmë këtë fenomen përmes problemeve që janë gjigante në BFI!
Për momentin “pronar” i testamentit të lënë si pronë e BFI-së, është Sulejman Rexhepi, pavarësisht se e vodhi postin e kryetarllëkut. Ky çdo ditë e dëmton këtë testament, çdo ditë bëhet kinse po e shton duke kërkar nga qeveritë maqedonase që ta denacionalizojnë pronën e BFI-së. Qeveritë, në të shumtën e rasteve i kanë dhënë bono me vlerë në vend të pronës, ia kanë vlerësuar realisht. Sulejman Rexhepi, në vend se me ato bona të shtojë vakëfin për të mirën e jetës fetare islame, ky ato bono i ka bërë rrush e kubulla. Në fakt, jetës nuk i dihet, të gjithë jemi udhëtarë në këtë jetë, ndërsa Sulejman Rexhepi po e lë testament një praktikë që është vepër tipike e djallit: shkrryene vakëfin! Dhe, derisa sillet kështu Sulejman Rexhepi, myftitë, drejtorët, dekani dhe shumë të tjerë që janë të thirrur për ta mbrojtur islamin dhe interesin islam, ata heshtin dhe, ka madje prej të tillëve që i kopjojnë veprimet e Sulejman Rexhepit, ka prej të tillëve që ia fërkojnë shpinën ndërsa ka të tjerë që e kanë ngritur në nivel të kultit. Kjo cilësi është tipike e munafikut. Allahu xh.sh. në Kuránin Famëlartë porosit:
“Kush i trembet ndonjë gabimi apo padrejtsie nga ana e lënësit të testamentit dhe e ndreq atë, le ta dijë se nuk bën gjynah. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mshirëplotë” (El Bekare, 182).
A nuk është paktika e vjedhjes së postit të Reisul Ulemasë një “testament” i cili sa më shpejt duhet të zhduket? A nuk është praktika e emërtimit të myftive jo adekuatë një “testament” fatal për islamin në Maqedoni? A nuk është praktika e emërimit të myftive pa i zbatuar asnjë nga aktet normative të dala nga Kushtetuta e BFI-së, një “testament” i cili meriton mospërfillje absolute? Këtë praktikë dëshiron ta zhdukë nga BFI-ja Lëvizj për reforma në BFI dhe, ç’të keqe paska këtu! Pse të “satanizohet” kjo Lëvizje ndërsa t’i puthet dora Sulejman Rexhepit për të gjitha veprimet e tij antiislame. Kjo mund t’ju “falet” faktorëve apo subjekteve politike, por assesi teologëve dhe organeve të BFI-së.
“Një burrë pyeti: – O i Dërguai i Allahut, unë mund ta ndihmoj një njeri në qoftë se është i drejtë, por si mund ta ndihmojë në qoftë se ai është i padrejtë? Pejgamberi a.s. u përgjigj: – Mos e lër të bëjë padrejtësi, kështu do ta shprehësh ndihmën tënde për të.” (Përcjellë nga Buhariu)
Çka flet ky hadith? Le të mendojmë për një çast se, hadithi në fjalë i dedikohet kryekëput Sulejman Rexhepit dhe Lëvizjes për reforma në BFI! Nuk ka kurrfarë dyshimi se, Sulejman Rexhepi është vetë gabimi më i madh i BFI-së, është më i padrejti momentalisht dhe me të gjitha indikacionet që këtë padrejtësi, përmes djemve dhe bashkfshatarëve (nepotizmit) do ta vazhdojë, zgjerojë dhe shtrijë në çdo pore të jetës fetare islame. Lëvizja për reforma është hedhur në veprim për ta pengur rrjedhën e padrejtësive nga i padrejti Sulejman Rexhepi! Shikuar nga ky kënd, a nuk po bëjnë një vepër sa humane aq edhe islamike njerëzit që janë vënë në ballë të kësaj Lëvizje? Pse ky gjest nuk hasë në përkrahje nga udhëheqësit e organeve të BFI-së? Përgjigje e zbehtë do të ishte nëse do të thonim se, sillen kështu, në mënyrë nonshalante, sepse që të gjithë janë munafikë! Problemi është edhe më i thellë. Asnjëri prej tyre nuk e duan Mulla Sulën, të gjithë e urrejnë dhe, që të gjithë e kundërshtojnë hadithin e mësipërcituar, i cili qartë porosit që i padrejti të ndihmohet duke mos e lejuar të bëjë padrejtësi.
Në rastin e Sulejman Rexhepit të gjithë organet dhe shërbimet e ndryshme të BFI-së mohojnë dhe refuzojnë ajete kuranore e hadithe. Atëherë bëhet farz përkrahja masovike e Lëvizjes për reforma në BFI, sepse, kështu siç po rrjedhin punët, na hëngër i biri. Ky pakt me djallin sa më parë duhet të shkatërrohet.
Marrë nga 1kliklarg