Translate

Saturday, June 27, 2015

Digjen kodrat me ullishte në Fier

Mëngjesin e sotëm, një zjarr i fuqishëm ka rënë në kodrat meullishte në fshatin Radostinë të Fierit. 

Për shkak të erës, flakët po përhapen me shpejtësi, e ndërsa drejt vendit të ngjarjes janë nisur njësitë e zjarrfikësve, për të vënë situatën nën kontroll.

Ende nuk dimë nëse bëhet fjalë për pakujdesi të banorëve, apo nëse ka qënë e qëllimshme. /albeu.com/

Emigrantet po lindin nëpër Maqedoni

Janë me dhjetëra gra shtatëzëna që janë pjesë e emigrantëve ilegal që po kalojnë nëpër Maqedoni.
Një pjesë e tyre kanë lindur dhe po lindin në territorin e vendit. Shumica prej tyre pranojnë se janë detyruar gratë e tyre të lindin apo edhe të abortojnë në zona të vështira, për shkak të statusit të tyre ilegal, informon INA.
Janë rrëfime të ndryshme të emigrantëve që përshkruajnë golgotën e tyre. Nga ana tjetër nuk dihet për fatin e atyre grave apo edhe foshnjave që kanë lindur në territorin e vendit.
Por, me legalizimin e qëndrimit 72 orësh të emigrantëve një pjesë e tyre kërkojnë ndihmë mjekësore dhe u mundësohet kjo e drejtë që të shkojnë në spitalin më të afërt.

Një histori e lindjes së një fëmije të një çifti emigrantësh dje ndodhi në Gjevgjeli, kur një emigrante siriane Alna Nain, 20 vjeç pas dhimbjeve të shumta, është marrë nën përkujdesjen e policisë kufitare në Bogorodicë dhe është dërguar në Spitalin e Gjevgjelisë.
Ajo atje ka kryer lindjen dhe se foshnja e gjinisë femërore është shëndosh e mirë, me peshë 2,7 kg. 
Stafi mjekësor është përkujdesur për nënën dhe foshnjen dhe se ajo do të ngelet edhe për disa ditë në këtë spital. Por edhe autoritetet policore kanë nisur që t`i rregullojnë foshnjes së lindur dokumentacionin e nevojshëm dhe certifikatën e lindjes.
Çifti i emigrantëve ka theksuar se po shkonin në Gjermani, ku kishin të afërm që kishin fituar azil dhe gjenden në qytetin e Hamburgut. (INA)

Friday, June 26, 2015

Reagim:Sulejman Rexhepi njollë e zezë

NISMA për ndryshime në BFI nuk e ka ndërmend të ndalet deria sa të ik Sulejman Rexhepi, andaj sot reaguan shumë zëshëm ndaj publikimit të fundit të shërbimit për informim të BFI. Ja në vazhdim reagimin e plotë të NISMËS: 

“A nuk e ke ditur se ata që u bënë hipokritë, u thoshin vëllezërve të vet nga ithtarët e librit që nuk kishin besuar: Nëse ju dëboheni, edhe ne do të dalim me ju për çështjen tuaj, ne kurrë nuk do t’i bindemi askujt (t'ju luftojmë ose t'ju nënshtrojmë), e nëse luftoheni prej dikujt, ne gjithqysh do t'u ndihmojmë. All-llahu dëshmon se ata janë rrenacakë!”
(Hashr, 11)

Këto ditë, nëpër disa portale të paguar nga Sulejman Rexhepi u publikua një “editorial” i tij, përplot ofendime, fyerje, madje edhe me elemente të qufrit.
Sulejman Rexhepi, përmes “shërbimit për informim” të cilin e aktivizon vetëm kur ndodhët në zgripc të greminës, edhe një herë shfrytëzoi rastin për të hedhur gurë e dru mbi Lëvizjen për reforma në BFI-në, e cila ngadal por me hapa shumë të sigurta po shkon drejt sensibilizimit të opinionit të gjërë të vendit por edhe jasht se, në BFI “diçka ishte zier”, se tashmë kjo “e zier” ishte thartuar, prishur dhe se po qelbet. Qelbësira duhet të hidhet në pleh!
Shkrimi në fjalë ishte për faqe të zezë. Ishte shkruar vetëm e vetëm për ta nxjerrë “madhështinë” e Molla Sulës në sipërfaqe.  E paskemi të kotë të gjithë ne të Nismes që merremi me këtë farë “personaliteti” i cili tashmë na qenka edhe histori më vete. Në momentin kur e kishte lexuar këtë shkrim ashtu siç ia kishin shkruar, kishte klithur: “Ky është ai shkrim që më duhet! Le ta dijnë anemban shqiptarët se Sulejman Rexhepi është pejgamberi i tyre”! Ndjesë o Zot dhe, kurrë mos e fal, sepse ai e di fort mirë se ç’bën!
Paramendoni, që nga luftërat ballkanike e deri më sot askush nuk paska bërë më shumë se sa Sulejman Rxhepi për shqiptarët e Maqedonisë, ndaj dhe qenka histori më vete! Për këto 25 vite demokracie Sulejman Rexhepi u ledhatua nga të gjithë pushtetet, me të gjithë ishte kooperues dhe bashkëpunëtorë, madje edhe me shërbimet sekrete të këtyre pushteteve. Kështu bëhet historia?
Gjatë luftërave ballkanike trojet etnike shiptare u pushtuan nga serbët, pastaj erdhi komunizmi, armiku më famëkeq i islamit, pastaj erdhi periudha e Rankoviqit, ndodhi shpërngulja kolektive e shqiptarëve. Dhe, të matesh me prijësit fetare të kësaj kohe është turp, budallallëk dhe çmenduri totale.
Të gjithë ata prijësa të këtyre periudhave kanë luftuar kundër strategjive fatale për kombin tonë, ndërsa kur është bërë Sulejman Rexhepi “hoxhë” e ka luftuar nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar, madje këtë luftë e ka bërë edhe transparente përmes Takvimit të vitit 1987! Kur prijësit fetarë të atyre periudhave mundoheshin ta ruajnë identitetin fetar e kombëtar të shqiptarëve, në kohën kur Sulejman Rexhepi “u bë hoxhë” apelonte në bashkim-vëllazërim, apel ky që merrte fund me krijimin e identitetit të ri – njeriut komunist.
Në kohën kur të gjithë ata prijës fetar shisnin pasuri familjare vetëm e vetëm që ta mbajnë gjallë jetën fetare islame në këta troje, në kohën kur Sulejman Rexhepi “u bë prijës” e mjeli dhe e ropi deri në palcë BFI-në duke e psuruar vetën dhe familjen e vet, aq shumë sa lirisht mund të krahasohen me familjet më të pasur të vendit.
Sulejman Rxhepi qenka vetë historia?! Pa dyshim, vetë historia është edhe Esat Pashë Toptani! Vetë historia është edhe Haxhi Qazimi! Vetë histoi është edhe Enver Hoxha, është Marksi, Engelsi, Lenini, Stalini, Ali Shukria, Rrahman Morina. Të gjithë këta janë histori më vete. Askujt më shumë se këtyre personaliteteve populli nuk i është bindur, nuk i ka duartrokitur dhe nuk i ka respektuar deri me përulësi. Ku janë sot? Ku ngeli përkushtimi dhe lojaliteti i popullit ndaj tyre? Në histori ngelin vetëm ata që sakrifikohen për popullin dhe jo ata që e sakrifikojnë popullin. Në histori ngelin vetëm ata që japin gjithçka nga vetja për popullin dhe jo ata që e rjepin popullin për interesa personale.
Personalitetet e shquar të vendit, personalitetet e respektushëm e të dashur për popullatën e vendit dhe më gjërë, Sulejman Rexhepi i quan “horra”, “rrugaçë”, “banditë”. Të gjithë këta dikur ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të Sulejman Rexhepit, i cili u hidhërua me këta vetëm e vetëm sepse nuk e ndihmonin por e pengonin në grabitjen e vakëfit dhe të pasurisë së BFI-së.
Sulejman Rexhepi, tashmë ka humbur sensin dhe nuk e kupton realitetin, ka humbur sensin e të sjellurit islamikisht dhe pastër. Ai shanë hoxhallarë, nënat dhe gratë e tyre, e bën këtë sepse është promotor i asaj motoje “… ndryshe shqiptarët nuk të thonë babë”! Dhe, Sulejman Rexhepi i denoncon të gjithë ata që ia shpalosin dhe ia publikojnë sjlljet prej një rrugaçi të shpifur.
Sulejman Rexhepi është njolla më  rëndë e identitetit fetar e kombëtar të shqiptarëve dhe myslimanëve të Maqedonisë. Zoti e bëfte hajër!


Shërbimi për Informim i Nismës për ndryshime në BFI

Gruevski: Nuk jap dorëheqje, por do të pranojë propozimet e opozitës

Kryeministri Nikolla Gruevski në një intervistë për “Financial Times” ka deklaruar se është i gatshëm ti pranojë propozimet e opozitës për ndarjen e pozicioneve të rëndësishme gjatë periudhës deri në zgjedhje të parakohshme, por asnjëherë nuk do të pranojë dorëheqje nga funksioni si kryeministër.
“Me këtë kërkesë (për dorëheqje) nuk pajtohem. Vetëm qytetarët kanë mundësi të tregojnë se kush do të jetë në qeveri, dhe kush në opozitë”, thotë Gruevski.
“Jemi të gatshëm të pranojmë shumë ide që do ta ritin besimin e opozitës në procesin zgjedhor. I ftoj vëzhguesit e OSBE-ODIHR dhe nga gjithë bota. Sa më shumë që do të vijnë aq më mirë për ne, sepse do të shohin që gjithçka do të shkojë në mënyrë të drejtë dhe demokratike”, thotë Gruevski. (INA)

E vetmja rrugëdalje – largimi i Sulejman Rexhepit


Para më se një muaji, në BFIM ndodhi një ngjarje aspak e lakmueshme. Ky Institucion “ra” në duart e dy-tre nëpunësve dhe të disa civilëve jasht këtij Institucioni. Deri më sot opinioni është i informuar vetëm nga deklaratat, komunikatat, shkrimet dhe intervistat zyrtare që dilnin nga BFIM ndërsa asnjëherë nuk pati rastin që të dëgjojë edhe palën tjetër. Pikërisht për këtë shkak, për hirë të kodeksit gazetaresk, për ta dëgjuar edhe zërin e palës tjetër, ne zhvilluam një intervistë me Afrim Tahirin, ish-sekretar i BFIM dhe njëri nga protagonistët e kësaj ngjarje por edhe nga udhëheqësit aktualë të Lëvizjes pë reforma të BFIM-së.
Tani nuk jeni në BFI, ku gjendet për momentin Afrim Tahiri?

Më lëjoni që në fillim të shpreh urimet e mia më të përzemërta për mbarë myslimanët e vendit dhe më gjërë me rastin e Muajit të Agjërimit. Zoti ua lehtësoftë agjërimin dhe ua pranoftë të gjitha ibadetet me rastin e këtij Muaji të Bekuar. Më lejoni që t’ju përgëzoj edhe ju, si gazetë e parë që na e mundësoni që edhe ne të shprehemi dhe të njohtohet lexuesi i gjërë edhe me anën tjetër të medaljes. E tani ku gjendet për momentin Afrim Tahiri, jam gjithandej dhe punoj edhe më shumë në dobi të BFI-së, jam në takime me xhematet tona, me anëtarë dhe përfaqësuesë të organeve të BFI-së, me dashamirë të BFI-së dhe me faktorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Të gjithë janë të interesuar që e vërteta të dalë në shesh, ndërsa shëmtia të shqelmohet sa më parë. Unë askujt nuk po i flas me gjuhën e urrejtjes apo të sharjes, thjesht, mundohem të flas me urtësi  dhe fakte para të cilave të gjithë po heshtin dhe po tmerrohen. Fatkeqësisht, për momentin BFI është larg identitetit të saj dhe uzurpatori i postit të Reisit atë e drejton në kahje të gabuar!

Cila mund të jetë sipas jush, rrugëdalja nga situata aktuale në BFIM?

Dorëheqja e uzurpatorit të postit të Reisul Ulemasë i cili që nga shtatori 2011 nuk ka legjitimitet, anulimi i disa vendimeve tepër shumë të shtrenjta për BFI-në, hartimi dhe miratimi i rregulloreve konform Kushtetutës së BFI-së dhe më e rëndësishmja - respektimi i të njëjtave. Pra, rrugëdaljen ne me kohë e kemi ofruar: formim të një kryesie të përkohëshme e cila do të merrej ekskluzivisht me të lartpërmendurat, për të krijuar kushte që në pajtim me Kushtetutën, BFI të fiton Reisul Ulema që nuk do të mund të kontestohej nga askush!

Po ditën që ndodhi incidenti në disa media u tha se ju jeni vetshpallur Reis?
Kishte shumë shpifje ! Megjithatë nuk jam marrë me to! Nuk kishin faj mediumet, faji ishte i uzurpatorit ! Sidoqoft, nga ajo që u tha më lart mund të kuptohet se Nisma për reforma në BFI kërkon të respektohet Kushtetuata. Personalisht, bazuar në Kushtetutën e BFI-së ia kontestova legjitimitetin edhe vetevetes, e çfar logjike do të kishte që të vetshpallem për diçka! Duhet të jemi parimor, Nismes sonë nuk i intereson se si do të quhet Reisul Ulemaja i ardhshëm, por, sa i njëjti  do të punoj konform asaj me çka ngarkohet dhe për të cilën betohet!

A mund të ndodhë përçarje në dy subjekte të veçanta fetare islame?

Në asnjë mënyrë! Strategjitë e uzurpatorit të postit të Reisit janë tepër lehtë të lexueshme: të shkaktojë, të motivojë dhe të nxisë një përçarje deri në themelim të organeve paralele. Ky «film» tragjikomik i Sulejman Rexhepit tashmë është parë me rastin e Muftinisë së Tetovës. Katër vjet i luftoi, katër vjet hodhi një mori akuzash mbi udhëheqësit e Myftinisë së Tetovës, katër vjet shpifi kundër tyre, i paditi nëpër gjyqe, i ofendoi duke i torturuar me lloj-lloj kriminelësh dhe, më në fund, kur e pa se u bë boll, i ofroi njerëzit duke i caktuar nëpër poste të larta. Ju kujtohet se ç’luftë pat bërë kundër të ndjerit H. Jakup Selimovskit?! Iu kujtua ta shpallë edhe «murted» dhe, në fund, shkoi e u ul në prehërin e tij. Këtë kënaqësi nuk do t’ia shkaktojmë ne. Ne e duam BFI-në me të gjitha institucionet që ka dhe përkundër shumë vërejtjeve, kemi apeluar dhe apelojmë që ato të ndihmohen ! Ne nuk e kemi ndërmend që për një plesht të djegim jorganin! }faj kanë shumica dërmuese që dikush nuk i pyet fare kur merren vendime, e tani përse për fajet e një sharësi, të pësojnë institucionet dhe gjithë të tjerët ! Derisa isha sekretar i përgjithshëm, nuk më vinte mirë kur ngarkohesha me mëkatet e dikuj tjetër, dhe jo rastesisht fiks para një viti (27.06.2014) dhashë edhe dorëheqjen time!

Rryma juaj akuzohet për “puç”. A ishte e domosdoshme të futeni në atë mënyrë në BFIM?

Po në cilën mënyrë jam futur ! Kush thotë se unë jam futur në BFI ndryshe nga ditët e tjera? Çfarë puçi kam bërë unë kur atë ditë kur ndodhi ngjarja e pakëndshme kam qenë në zyren time, dhe veçmë e kisha pirë kafen e mëngjesit. « Truprojet » dhe « turprojet » e Sulejman Rexhepit të cilët madje edhe gjuajnë me revole, shkaktuan reagim! Llogaritet puç që pas atij turpi të këmbëngulim përderisa nuk do të vinte vetë Sulejman Rexhepi e t’ia themi si burra të gjitha në sy!? Ai nuk erdhi, ne vazhduam të qëndrojmë sa për ta nxjerrë në sipërfaqë personalitetin diktatorial të tij dhe kjo mjaft me sukses na shkoi ndoresh. U bëmë shkaktar që më në fund e vërteta të dalë në sipërfaqe dhe të stopohej Sulejman Rexhepi në kryerjen e disa veprimeve që do t’i kushtonin me dekada e shekuj BFI-së. Ne jo që treguam se në BFI nuk punohet sipas Kushtetutës dhe akteve të saj normative por, e detyruam që edhe praktikisht ta dëshmonte këtë: të shkarkojë e të ngarkojë persona dhe organe të BFI-së sikur ky Institucion të ishte hiç më shumë se një firmë personale e tij. Këtë gjë e kuptuan edhe faktorët kombëtar por edhe ata ndërkombëtar, prandaj për momentin e kanë margjinalizuar tërësisht. Ne, edhe nëse jemi futur në BFI kemi qenë të gjithë nëpër zyret tona, nuk kemi prekur asnjë zyrë tjetër, nuk kemi kërcënuar asnjë nëpunës. Kur e kuptoi Sulejman Rexhepi këtë nismë tonën shumë të sinqertë dhe tëpër islame, atëherë nuk la dy gurë bashk pa i hedhur kundër nesh, pagoi shumë portale e gazeta për të na nxirë, u bë edhe me dreqin e të birin, madje edhe me njerëzit më antishqiptarë vetëm e vetëm të na e mbyllë gojën. Qëndrime primitive këto, sepse sot, në trendet e globalizimit të botës, asgjë nuk mund të ngelë e fshehtë, jotransparente, kështu që, në kohë reale çdo gjë bëhet e qartë si në dritë dielli.

Po gjatë takimeve që zhvilloni, a u janë drejtuar ndonjë vërejtje?

Po kemi pasur vërejtje edhe sugjerime. Na është thënë që jemi ngutur dhe është dashur të pritet të paktën edhe gjashtë muaj. Nga të tjerë na është thënë se jemi vonuar, në veçanti kjo kritikë më drejtohet mua, se si ka qenë e mundur të duroj kaq tepër! Gjithashtu ka pasur edhe të atillë që bënë vërejtje lidhur me mënyrën etj. Por askush nuk na kundërshtojnë në qëllimin tonë, të gjithë janë me ne që ta largojmë sa më parë Sulejman Rexhepin. Kur jemi këtu, pra a kemi shpejtuar a jemi vonuar, kjo nuk ishte në duart tona! Ne nuk inicuam pensionimin e muftiut të Tetovës h.Alifekri ef. Esatit, ai në janar të këtij viti më është shprehur se dëshiron të pensionohet, madje gjithashtu më ka pyetur se çfar mendimi kam për prof. Qani Nesimin. Me pensionimin e ish muftiut, u hapen shumë tema dhe ai që kishte mizën nën këculë dhe që lejonte të këshillohej nga disa budallenjë që ia duan të mirën dhe nga një i mençur që ia dëshironte të keqen, e bënë të sillej si asnjë herë më parë! Në kundërshtim me të gjitha normat kushtetuese, ligjore e të mos flasim për normat islame!   

Po për muftiun e ri të Tetovës çfar mendimi kishit ?
Me ish muftiun e Tetovës  ef.Esatin, disa ditë para zgjedhjes së prof.Nesimit për mufti, së bashku me muftiun e Shkupit h.Ibrahim ef.Shabani  kemi zhvilluar një takim. Ne kemi votuar dhe u gëzuam tejmase se zgjedhja e tij për mufti u mirëprit dhe filluam ta shofim se në një të ardhme shumë të shpejtë të jet në krye të BFI-së! Nëse ju kujohet, në një letër të hapur të Muftiut të Shkupit drejtuar kolegëve të tij lidhur me zhvillimet në BFI, ai shprehet se nga vërejtjet që jep, amniston vetëm muftiun e ri të Tetovës prof.Qani Nesimin! Por fatkeqësisht, ai aspak nuk e ngriti zërin edhe kur në mënyrë drastike shkilet Kushtetuta dhe shumë shpejtë bëhet si të gjithë të tjerët. Rasti konkret është kur ai voton për mufti të Shkupit në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rrregulloren e zgjedhjes.   

Ka shumë akuza për manipulime ndaj kryetarit aktual të BFIM-së, Sulejman Rexhepi. Cilat janë dëshmitë ku i bazoni ato akuza?

Ai që nga shtatori 2011 nuk është Reisul Ulema, nuk u zgjodh konform Kushtetutës së miratuar më vitin 2008. Ai uzurpoi këtë post dhe po vazhdon si në “bahçe të babës”. I dolën dhjetra afera dhe asnjë nuk e demantoi asnjëherë. Personalisht, në prezencë edhe të Muftiut të Shkupit h.Ibrahim ef.Shabani dhe disa të tjerëve i kam kërkuar që të ket kujdes dhe për raste konkrete i kam thënë të mos vendos pa pasur komision - ashtu siç e parashofin rregulloret e punës, por ai ka refuzuar duke u shprehur se nëse ndodh diçka vet do të mban përgjegjësi! Ka shumë gjëra për të cilat ka vendosur pa përfillur organet e BFI-së! Unë shumëçka i kam thënë Sulejman Rexhepit dhe as 5% e asaj që i kam thënë nuk është bërë publike ! Kurse ai vet, në bisedat e tija me muftinjë, profesorë të institucioneve tona dhe të tjerë, flet gjithçka, por asgjë nga ajo që ua thotë atyre, nuk ma ka thënë më herët edhe mua! Fundja, nëse ka diçka të vërtetë, le ta thotë publikisht! 

Shembull konkret që i keni thënë në sy vërejtje lidhur me ndonjë punë?

Po përmendi diçka që është e njohur për opinionin, nga mediumet Sulejman Rexhepi ishte i akuzuar për nepotizmin, i kam thënë hapur, nuk kam si të të vëndohem në mbrojtje ! Ishte i akuzuar për keqpërdorim të një kati të konviktit të Medresesë për nevojat e një klubi sportiv të djalit të tij, i kam thënë se jam i befasuar!  

Poashtu, e akuzoni kryetarin aktual Rexhepi për bashkëpunim me struktura radikale? A keni ndonjë dëshmi konkrete?

Lexoni intervistat dhe dekleratat e tija të dhëna deri në vitin 2011 dhe shifni se si vepron sot! Lexoni Programin e punës së tij për Reisul Ulema të vitit 2006, dhe shifni si sillet sot! Nga goja e tij shpeshëherë kemi dëgjuar për disa emra që i llogariste si radikal, se janë bashkpunëtorë të shërbimeve, kurse sot bashkpunojnë.  Sa shkresa e shkresa ka firmosur dhe në sa biseda me ndërkombëtarë ka folur kundër disave për t’i bindur se janë nga mercenarët e huaj, e tani të njëjtëve u jepen autorizime për të bredhur shteteve të ndryshme për të kërkuar “sevape” – mjete finansiare! {shtë mirë të pyetet Sulejman Rexhepi çfar e ndryshoi! Nëse më parë ka qenë gabim dhe u ka folur të tjerëve, duhet të kërkon falje! Themi kështu sepse ne nuk po flasim për qëndrim personal të një njeriu, por për dikë që thirret në emër të një institucioni. Padyshim që kjo dukuri shkakton shqetësim të gjërë brenda dhe jasht vendit./Gazeta Lajm

Thursday, June 25, 2015

Komuna e Tetovës dhe tallja e tyre me institucionin e BFI

Sulejman Rexhepi si duket ska të ndalur duke vë në institucion për tallje, BFI. Vlerat e këtij institucioni po nëpërkëmben nga njerëz të papërgjegjshëm, ku nga shihet se është vë në shërbim të plotë të strukturave të ndryshme në veçanti të politikës së BDI, atë të prefektëve të Tetovës, Gostivarit, Çairit etj. Ky shërbim është vetëm për interese të tija personale dhe familjare. Shumë reagime erdhën pas atij programit që kishte Komuna e Tetovës, Teuta Arifi dhe Muftinia e Tetovës, që udhëhiqet nga Qani Nesimi në veçanti nga intelektualët musliman, por gjithashtu reagime lidhur me Komunën e Gostivarit dhe Muftinisë përkatëse. Sulejman Rexhepi pas gjithë këtyre tolerimeve që solli deri në atë shkallë që edhe komunat të keqpërdorin shpirtin fetar dhe fenë për qëllime politike. Që të gjitha ato që shpalosin komunat duke bashkëpunuar me Sulejman Rexhepi janë aventura të flliqura për të fituar poena politik në krah të fesë. 

Stoltenberg thirrje Rusisë që të mos mbështesë separatistët në Ukrainë

Rusia ofron trajnime, armë dhe mbështetje ushtarake ndaj separatistëve dhe se në kufirin ukrainas ka një numër të madh të forcave të saj.


BRUKSEL (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke theksuar se në Ukrainë ka një rrezik për tu përjetuar një luftë e rëndë, i ka bërë thirrje Moskës zyrtare që të mos mbështesë separatistët rusë, raporton Anadolu Agency (AA).
Stoltenberg, në një deklaratë për shtyp në qendrën e përgjithshme të NATO-s në Bruksel tha se: "Në Ukrainë vazhdon ende shkelja e armëpushimit, ka ende rrezik për ripërjetimin e luftës së rëndë".
Ai deklaroi gjithashtu se Rusia ofron trajnime, armë dhe mbështetje ushtarake ndaj separatistëve dhe se në kufirin ukrainas ka një numër të madh të forcave të saj.
NATO për shkak të tensioneve në kohët e fundit mbi krizën në Ukrainë dhe pas aneksimit të  Krimesë, ka qenë pjesë e debateve për situatën në këtë rajon.

INTERVISTË: MOS U BËNI “KURBAN” TË KONFLIKTEVE DHE INTERESAVE PERSONALE TË ASKUJT!

Intervistë e Shaban Aziri, Kryetar i Shoqatës “Veli & J. Arif” dhënë Revistës “PAQJA”

“Mosunifikimi dhe mosbashkërendimi i veprimeve vjen si pasojë e mentalitetit të të vetëmjaftueshmit. Dikush mendon se është i mjaftueshëm dhe se nuk ka nevojë për askend. Kjo është edhe mendësi totali¬tariste”, - u shpreh në intervistën dhënë Revistës ‘Paqja’, veprimtari, hoxha, dhe drejtori i Shoqatës Kulturore “Veli & J. Arif” Shaban Aziri.

PAQJA: Keni punuar një kohë të gjatë në revistën zyrtare të BFI-së ‘Hëna e Re’. Tani jeni kryereda¬ktor i revistës ‘Gjurma’. Si e vlerësoni dallimin në harkun kohor prej atëherë e deri më tani në aspektin e davetit përmes gazetave dhe revistave?
AZIRI: Shtypi islam në gjuhën shqipe në këto troje fillon në vitin 1967 ku Shoqata “Ilmije” e Bashkësisë Islame në Shkup botoi për herë të parë Buletinin “Takvim-Kalendari” në gjuhën serbokroate dhe shqip. Megjithëse përmbajtja e këtij buletini ishte e varfër, ai përmban vlera sepse i priu botimeve të mëpasshme ndër shqiptarët e Maqedonisë.
Pikërisht në Shkup në vitin 1987 nisë botimi i gazetës “EL-HILAL” – HËNA E RE” në tri gjuhë, Maqedonisht-shqip dhe turqisht. Kjo gazetë trajtonte tema shkencore, kulturore, filozofike dhe historike me përmbajtje islame. Po ashtu më vanoë publicistika islame u pasurua edhe me botimin e Revistës “Mirësia”, e përmuajshme për fëmijë, si dhe Revista informative, kulturore dhe shekncore “Vepra” e cila botohej në Shkup dhe tani së fundmi Revista “GJURMA”.
Në proçesin e zhvillimeve të shumëanshme demokratike pluraliste është rritur në mënyrë të vrullshme vëllimi, llojshmëria, shtrirja e veprimtaria e mjeteve të ndryshme të komunikimit me karakter fetar islam në vendet ku jetojnë shqipatrët. Aktualisht sipas të dhënave tona botohen mbi njëzet gazeta e revista të ndryshme me përmbajtje fetare islame.
Këto mjete të informacionit luajnë rolin më të madh, madje qendrorë në krijimin e opinionit islam. Kështu ndryshoi rrënjësisht në shumë aspekte jo vetëm opinioni publik i popullatës muslimane e cila u çlirua nga trysnia e mentaliteteve konservatore apo të imponuara nga propaganda e regjimit monist e u përditësua në dinamikë me zhvillimet bashkëkohore etj, por edhe u kualifikua cilësisht veprimtaria mesazhkrijuese, mesazhpërpunuese e mesazhpërcjellëse e mjeteve të informacionit me përmbajtje fetare islame. Shtypi do të mbetet si mjeti më i parshtatshëm për të kultivuar mendimin e lirë e konstruktiv dhe për të luftuar dukuritë negative e destruktive që si pasojë e euforisë ose e tendencave prapaskenore mund të paraqiten në kohë e rrethana të caktuara.
PAQJA: Ju po ashtu jeni edhe drejtor i shoqatës ‘Veli & J.Arifi’. Me çka merret kjo shoqatë dhe cilat janë planet në të ardhmen?
AZIRI: Shoqata “Veli & J. Arif” u themelua zyrtarisht më 23. 08. 2010 si një organizatë që vepron në kuadër të parimeve dhe normave juridike të Republikës së Maqedonisë dhe që respekton të drejtën ndërkombëtare. Është e regjistruar në Regjistrin Qendëror të Republikës së Maqedonisë në Shkup me nr: 6640907 dhe ka cilësinë e personit Juridik.
Ajo, ka Kushtetutën e saj dhe në bazë të saj janë themeluar edhe organet bazë të cialt janë: Kuvendi, Këshilli Drejtues dhe, Gjyqi i nderit.
Shërbimet profesionale të Shaqatës janë Departamentet të cilat veprojnë në bazë të rregulloreve përkatëse siç janë: 1. Departamenti për Kulturë, Media dhe Botime, 2. Departamenti i Hifzit dhe edukimit, 3. Departamenti i Solidaritetit dhe Avansimit dhe 4., Deparatmenti i Gruas.
Projektet afatgjate apo afatshkurte, planet dhe synimet e shoqatës implementohen përmes shërbimeve profesionale siç janë: Kultivimi i vlerave universale në shoqërinë shqiptare, me theks të veçantë tek të rinjtë si projektues të së ardhmes dhe rimëkëmbjes së trashëgimisë islame, të ngrejmë nivelin e vetëdijes tek myslimanët e vendit si dhe të ngacmojmë dëshirën për studim, zhvillim dhe të ndërtojmë një individ që do të përfaqësojë ndjenjat humane. Ngritja e vetëdijes intelektuale tek muslimanët tanë dhe përpjekja për t’i ngulfatë të gjitha ato mendime pseudoshkencore e pseudoislame që në opinion hidhen nga njerëz të papërgjegjshëm dhe të dyshimtë. Të kontribuojë në rikthimin e opinionit tonë ajo tabllo publike ku do të shprehet mendimi shkencor islam. Të kontribuojë në zhvillimin e trashëgimisë kur’anore. Të kontribuojë në zhvillimin e kulturës së përgjegjshmërisë qytetare për përmirësimin e jetës së komunitetit dhe të mjedisit urban…etj
PAQJA: Këto ditë nga shtypi doli libri juaj më i ri “Amoraliteti’, i cili ngërthen shumë tematika. Çfarë mund të na thoni në pika të shkurta për librin apo mundësisht një përmbledhje të aspekteve më të ndjeshme?
AZIRI: Po, në kuadër të Departamentit për Kulturë, Media & Botime pranë Shoqatës “Veli & J. Arif” doli nga shtypi libri: Amoraliteti – Rrugë e degjenerimit shoqërorë autorë i të cilit jamë unë.
Objekt i këtij libri është studimi i pikëpamjeve mbi kënaqësitë e kësobotshme, dukuritë që kanë të bëjnë me zhvillimin, pjekurinë dhe seksualitetin si sferë mjaftë e rëndësishme dhe e ndërlikuar, mbi jetën bashkëshortore dhe familjen si qelizë prej së cilës varet ardhmëria e shoqërisë, mbi pasojat degjeneruese të prostitucionit, jetës amorale dhe të shfrenuar, mbi rrugët, metodat dhe format të cilat njeriun e nxisin drejt prostitucionit, mbi perversionet dhe devijimet seksuale patologjike… etj. Ky botim përmbush nevojën e të rinjëve, studentëve dhe studiuesve për t’u njoftuar me dëmin dhe rrezikun e jetës imorale e cila manifestohet me degradimin e individit dhe të bashkësisë në pikëpamje shëndetësore, fetare, morale dhe shoqërore.
Mbetemi me shpresë që ky libër do të shërbej si një ndihmesë, sidomos për adoloshentët, që ta kuptojnë rrezikshmërinë e jetës imorale dhe për të mos rënë viktimë e tejskajeve.
PAQJA: Ju keni një elan të fuqishëm dhe punoni mjaft dhe nuk ndaleni. Ku e gjeni gjithë këtë energji, konkretisht këtë motivacion?
AZIRI: Nuk asgjë të pazakonshme, përpiqem ta shfrytëzoj kohën në maksimum dhe mirësitë që mi ka dhënë Zoti t’i harxhojë në të mire
PAQJA: Keni ndonjë koment rreth zhvillimeve të fundit në BFI, ku pati tentim të dhunshëm për marrjen e timonit të këtij institucioni me dhunë….!
AZIRI: Informatat e mia flasin se nuk pati përpjekje që të merret pushteti me dhunë, por, thjesht, u shpreh një force e sforcuar në mbrojtje të disa nëpunësve të cilët po kërcënoheshin me armë. Ajo masë, ata njerëz që u futën në BFI duke u hedhur mbi avllinë e këtij Institucioni, as njëri prej tyre nuk ishte pretendent për ta marrur drejtimin e BFI-së me dhunë. Situata devijoji pas gjuatjes me armë të njerëzve që punojnë në BFI. Të paktën kështu thotë krahu opozitar i Sulejman Rexhepit dhe, pse mos t’i besohet këtij krahu ! Të mos harrojmë se, dikur, po ky krah opozitar ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të Sulejman Rxhepit, të cilët, në një farë forme me dhunë ia morën fronin Arif Eminit dhe ia kthyen Sulejman Rexhepit. Ishin po këta djelmosha që plotë tri javë fjetën në zyrën e uzurpuar të Arif Eminit derisa në vend të tij nuk e sollën Sulejman Rxhepin. Kësaj radhe nuk u largua nga puna Rexhepi por u larguan të gjithë ata që e bënë ate Reis. Kam përshtypjen, sipas situatave që po zhillohen deri në këtë moment se, krahu opozitar përdoi një strategji problematike, siç e ndërmori, për të vetmin qëllim: t’ia tërheqin vëmendjen opinionit për disa punë që po ndodhnin në BFI. Në këtë drejtim, më duket se po ia arrijnë. Unë jam hoxhë dhe vazhdimisht jam ndër xhemat. Xhemati nuk është dakord me atë se si po drejtohet BFI, organet dhe institucionet e saj. Pakënaqësia veçsa do të vijë e të rritet edhe më shumë. Dikush që është neutral duhet të ndërhyjë sa më shpejt, sa nuk është bërë tepër vonë. Këta neutralë them që duhet të jenë faktorë me peshë kombëtare nga jashtë Maqedonisë.
PAQJA: Në Maqedoni ekzistojnë një sërë shoqatash dhe organizatash fetare, por në anën tjetër po ashtu kjo ka gjeneruar edhe përçarje. Secili grupacion krenohet me atë të vetin dhe të bërë pikë e pesë zor se mund t’i bashkosh të gjitha forcat për një veprim të unjisuar që do të ishte në të mirën e përgjithshme të besimtarëve muslimanë. A ka shpjegim kjo dukuri?
AZIRI: Ka shpjegim! Mosunifikimi dhe mosbashkërendimi i veprimeve vjen si pasojë e mentalitetit të të vetëmjaftueshmit. Dikush mendon se është i mjaftueshëm dhe se nuk ka nevojë për askend. Kjo është edhe mendësi totalitariste. Në BFI asnjëher nuk e kanë kuptuar se ojq-të janë vlerat më të mëdha dhe më të rëndësishme të një shoqërie. Të gjitha shoqatat, të gjitha revistat, të gjitha shtëpitë botuese kishin ofruar bashkëpunim dhe, BFI edhe jo e denjë që të formojë ojq-të e veta dhe refuzuese e iniciativave vullnetare të mysimanëve të vendit. I shikonte apriori me dyshime. Po edhe sikur të ishin të dyshimta ato shoqata më mirë do të ishte të ishin në bashkëpunim të ngushte me BFI-në se sa të etiketohen, të sulmohen e të mohohen nga ana e BFI-së. BFI është i vetmi institution në vend, i ngritur në nivel “qeverie” që manifestimet e ndryshme fetare i orgnzon vetë. Pse? Për shkak të mundësive për malverzime finansiare? Epo shjegim tjetër nuk ka.
PAQJA: Tashmë interneti ka mundësuar forma të ndryshme të dauetit. Mirëpo kjo ka sjellur krahas të mirave edhe keqpërdorimin e tij. Keni ndonjë mesazh - porosi drejtuar të rinjve, lidhur me këtë!
AZIRI: Pë të rinjtë kisha vetë një porosi: të mësohen që gjithmonë t’i shijojnë vetëm ato vlera të verifikuara dhe të çertifikuara nga njerzit me kompetencë, nga institucionet dhe asociacionet profesional. Ndrsa këta institucione e asociacione do t’i kisha porositur që të ecin në hap me kohën, që t’i përcjellin të ariturat nga fusha e informatikës dhe të jenë sa më të gatshëm për përditësime. Nuk mund të anashkalohet më mësimi online. Është e kotë përpjekja për t’i mbyllur keto dritare prej nga po futen furishm rrezet e arsimimi dhe të edukimit global. Institucionet fetar por edhe asociacionet e ndryshëm duhet të kenë ekipe profesionale, njerëz që natë e ditë i përcjllin përditësimet me lloj-lloj materialesh. Në botë ka individë të ndryshëm, ka grupe interesi të ndryshëm, ka dashakëqinjë e munafikë, të cilët ideal të vetin e kanë hutinë, dezinformimin dhe shtrembërimin e fakteve. Këtyre individëve, grupeve e shoqatave mund t’ju rrinë përballë vetëm pandamët tyre që do të ishin profesionalë e të dala nga Instituciont tona profesionale.
PAQJA: Për fund nëse keni të shtoni diçka që ia vlen të thuhet, e që nuk e kemi përfshirë në pyetjet tona….
AZIRI: Për fund, i këshilloj të gjithë shqiptarët mysliman, që mos të bëhen “kurban” i konflikteve të interesave personale, sepse të gjitha këto përçarje janë në dëm të myslimanëve dhe në shërbim të mbushjes së xhepave të njerëzve të papërgjegjshëm, Të jemi nëpunës të denjë fetar, imam, mualim, vaiz, mësues i xhemateve tona, i atyreve që na pasojnë, në këtë dhe në botën tjetër dhe ta lusim Allahun e Madhëruar për ndihmë, mbrojtje dhe shpërblim, për rezultate, suksese dhe përparim në punë!
(Intervista është publikuar në Revistën “PAQJA”, Viti X. Nr. 97. 19 qershor - 19 korrik 2015. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“)


A do t’i zbulojë Andrija Drashkoviq vrasësit e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës?

Drashkoviqi kishte ardhur në Kroaci me familjen e tij. Ai kishte aterruar me avion privat në aeroportin e ishullit Braç bashkë me familjen e tij. Aty ai kishte hyrë pa problem në Kroaci. Pas pushimeve të kaluara nëpër ishujt kroat Drashkoviqi u arrestua në Split
Njëri prej krerëve të nëntokës ballkanike të krimit të organizuar është arrestuar në Kroaci. Gjatë kontrollit të pasaportave në aeroportin Resnik të Splitit policia e Republikës së Kroacisë ka arrestuar 51-vjeçarin Andrija Drashkoviqi, një i ashtuquajtur biznesmen nga Beogradi.
Drashkoviqi u prangos pasi zyrtarët e policisë konstatuan se kundër tij Belgjika para një viti ka lëshuar fletarrestim për shkak të dyshimit se është njëri nga dorasit në atentatin kundër aktivistit shqiptar për të drejtat e njeriut, Enver Hadri, shkruan e përditshmja e Splitit “Slobodna Dalmacija”. Vrasja e Hadrit ka ndodhur para 25 vitesh në Bruksel.
Pas arrestimit të tij, opinioni shqiptar është i interesuar të dijë nëse Drashkoviq do të flaës edhe për vrasësit e vëllezërve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, si dhe Kadri Zekës, sepse është e sigurtë se këto vrasje janë të organizuara nga qarqe të njëjta brenda UDB-ës jugosllave. 
Ndryshe Drashkoviq kishte ardhur në Kroaci me familjen e tij. Ai kishte aterruar me avion privat në aeroportin e ishullit Braç bashkë me familjen. Aty ai kishte hyrë pa problem në Kroaci. Pas pushimeve të kaluara nëpër ishujt kroat Drashkoviqi u arrestua në Split.
Pas kapjes nga policia Drashkoviqi doli para gjykatësit hetues me avokatin e tij, i cili ofroi 50 mijë euro garanci që klienti i tij të mos përfundojë në arrest të ekstradimit. Gjykatësi hetues ka vendosur që shuma e garancisë të jetë 100 mijë euro, që Drashkoviqit t’i konfiskohet pasaporta dhe deri në vendimin përfundimtar të qëndrojë në një hotel.
                                                                 Gazeta “Jutarnji list” njofton se një opsion i trajtimit të mëtutjeshëm të rastit është që autoritetet belge të vijnë në Split dhe ta transferojnë Drashkoviqin në Belgjikë. Andrija Drashkoviqi ka vuajtur një dënim prej 10 vitesh burg për shkak të vrasjes së një biznesmeni.
Ndonëse në tekstet që qarkullojnë në internet për vrasjen e Hadrit nuk përmendet emri i Drashkoviqit, dyshohet se ai është njëri prej pjesëmarrësve në vrasje.
Hadri u vra në vitin 1990 në Bruksel derisa po priste në semafor. Në atë çast pranë tij u ndal një veturë, nga e cila u hap zjarr kundër tij. Hadri, shkruan “Jutarnji list”, gëzonte mbrojtjen e NATO-s. Sipas kësaj gazete vrasjen e Hadrit e kishte porositur shërbimi sekret jugosllav UDB, i dominuar nga serbët.
Thuhet se në çastin e vrasjes Hadri kishte me vete dokumente që e ndërlidhnin udhëheqjen politike serbe me vrasjen e shqiptarëve në Kosovë. Për vrasjen e Hadrit dyshohen Veselin Vukotiqi, Andrija Lakoniqi dhe Darko Ashanini.
Pas vrasjes së Hadrit në Serbi u vra Lakoniqi. Me gjasë vrasjen e kishte kryer Vukotiqi. Ashanin ishte arrestuar në Greqi dhe pritej ekstradimi i tij në Belgjikë. Por këtë e penguan autoritetet serbe, të cilat intervenuan në Greqi. Pas pak Ashanin u vra në Greqi. Atentatori i tretë Veselin Vukotiqi u arrestua në Spanjë në vitin 2006. Pas ekstradimit në Serbi u lirua dhe u arrestua sërish në Novi Sad në vitin 2010.
Tetë muaj më vonë u lirua për “shkaqe humanitare”, sipas raporteve të mediumeve serbe. Në gazetat serbe spekulohet se Vukotiqi pas lirimit ka bashkëpunuar me policinë serbe dhe i ka shpalosur asaj detaje mbi nëntokën kriminale në Mal të Zi.
“Slobodna Dalmacija” shkruan se është e mundshme që Vukotiqi të ketë ofruar informata që e implikojnë Andrija Drashkoviqin në vrasjen e Hadrit./lajmpress/

Wednesday, June 24, 2015

Luftë në Lazarat, rinisin krismat, vritet një polic i RENEA-s (Foto/Video)

Vritet një polic i RENEA-s në Lazarat, dy të tjerë të plagosur

(E plotësuar) Policia thotë se janë identifikuar të paktën katër prej tyre.
Sipas bluve, ata lëvizin të armatosur nëpër fshat.
Rreth mesditës, në fshat janë kthyer krismat.
Po në mesditë, dy policë të plagosur në Lazarat, por jashtë rrezikut për jetën, janë sjellë me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia e Gjirokastrës informon se gjatë kontrollit të ushtruar në Lazarat është sekuestruar një mjet tip Benz i bardhë ku janë gjetur 2 pushkë, një automatik kallashnikov, një granatë, një kasetë me fishekë dhe një këmbëz mitralozi, si dhe tre aparatë celularë dhe 2 qese farmaceutike të dyshuara me kokainë.
Gjithashtu u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit, i identifikuar si Xhuliano Malo.
Situata e tensionuar ka bërë që drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, me në krye drejtorin Haki Çako, kanë dhënë urdhër që nëse personat e armatosur nuk dorëzohen, edhe mund të eliminohen fizikisht.
Këtë urdhër mësohet se e kanë miratuar edhe krerët më të lartë të shtetit, të cilët kanë thënë se nuk do të tolerojnë më humbje jetësh nga forcat e policisë.
Ja dy të plagosurit gjatë operacionit në Lazarat
Perlat Hamitaj dhe Jetmir Isaj janë dy efektivët e RENEA-s, të plagosur në Lazarat.
Ata janë dërguar në Tiranë në Spitalin e Traumës, ku janë vizituar nga kryeministri Edi Rama.
Të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Më vonë ata u vizituan edhe nga kryetari i PD, Lulzim Basha.
Pasi shprehu ngushëllime për viktimën, Basha tha se deklaratat e Edi Ramës janë të papërgjegjshme dhe diabolike.
Basha i bëri jehonë lajmit se efektivët e policisë kanë hyrë në fshat me një automjet, që nuk ishte i blinduar.
“Kryeministri duhet të bëjë transparencë për ngjarjen. Ata hynë në fshat me automjet të papërshtatshëm,” tha Basha, duke u uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

                                                                                                                                                                                                                                                Lazarati ishte kryelajm këto ditë, por për shkak të pjesëmarrjes së lartë në votime dhe më vonë për rezultatin e thellë në favor të PD-së.
Një gazetë madje bëri një reportazh në Lazarat, duke theksuar varfërinë që ka pllakosur fshatin pas operacionit policor.
Tokat e mbjellë me drogë janë lënë djerrë, thuhej në Lazarat.
Megjithatë dy ditë pas zgjedhjeve, Lazarati sposton numërimin e votave dhe kthehet në kryelajmin e ditës.
Një polic i forcave RENEA u qëllua për vdekje me një plumb në kokë, ndërkohë që beteja vazhdon.
Policia dyshon se janë të paktën 15 persona, të armatosur rëndë dhe me maska, të cilët po terrorizojnë jo vetëm fshatin, por edhe policinë.
Policia thotë se janë identifikuar të paktën katër prej tyre.
Sipas bluve, ata lëvizin të armatosur nëpër fshat.
Rreth mesditës, në fshat janë kthyer krismat.
Po në mesditë, dy policë të plagosur në Lazarat, por jashtë rrezikut për jetën, janë sjellë me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Vritet një efektiv i forcave speciale të RENEA-s në fshatin e Lazaratit, ndërsa të paktën dy efektivë të tjerë janë plagosur. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Gjirokastrës.
Sipas njoftimit të policisë, efektivi i RENEA-s u qëllua me plumb në kokë nga një prej banesave të fshatit Lazarat. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA ishin në aksion për kapjen e personave që qëlluan në mesnatë, në qendër të fshatit.
Incidenti i rëndë vjen një vit pas superaksionit antikanabis, të ndërmarrë nga Policia e Shtetit. Për herë të parë policia ndërhyri në fshatin famëkeq, të njohur për kultivimin e kanabisit duke bërë të mundur çrrënjosjen e bimëve narkotike.
FNSH dhe policia tentuan ditën e sotme të hynin në brendësi të fshatit, por u sulmuan nga disa banorë me armë zjarri të rënda si, automatik dhe snajper. Ndërkohë që, janë mobilizuar FNSH-ja e Fierit dhe e Tiranës, forcat speciale dhe operacione, të cilat janë nisur drejt fshatit të Gjirokastrës.
Lexoni edhe këtë:
Inicialet e 2 efektivëve të plagosur
Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe dy efektivët me inicialet J.J. dhe P.H. Njëri prej efektivëve, pritet të transportohet me helikopterin e Ministrisë së Shëndetësisë në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Policia: Efektivi u qëllua kur po kapnim autorët
Sipas njoftimit më të fundit të policisë, efektivi u qëllua nga një shtëpi, në momentin kur forcat RENEA kishin bllokuar makinën me grupit të armatosur, të cilët qëlluan me armë gjatë natës në Lazarat. Ndërsa deri më tani, policia konfirmon vetëm një efektiv tjetër të plagosur.
"Gjatë natës një grup i armatosur ka qëlluar me armë në drejtim të shërbimeve të policisë, që kryejnë shërbim në Lazarat. Në mëngjes policia, FNSH dhe RENEA kanë filluar operacionin për kapjen e personave që kishin gjuajtur natën. Gjatë operacionit, në momentin që policia ka bllokuar makinën me autorët dhe disa armë që kanë gjuajtur natën, nga një drejtim tjetër nga një shtëpi është gjuajtur mbi policinë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen një polic i RENEA-s, Ibrahim Basha dhe është plagosur dhe një polic tjetër i RENEA-s, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka rrethuar zonën, po bëhet krehja për kapjen e autorëve", thuhet në deklaratën e policisë.
Zbulohet identiteti i efektivit të vrarë

Ibrahim Basha, është efektivi i RENEA-s që humbi jetën gjatë aksionit të policisë. 31-vjeçari Basha, banues në Tiranë, u qëllua me snajper në kokë. Vritet një efektiv i forcave speciale të RENEA-s në fshatin e Lazaratit. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Gjirokastrës. Sipas njoftimit të policisë, efektivi i RENEA-s u qëllua me plumb në kokë nga një prej banesave të fshatit Lazarat. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ishin në aksion për kapjen e personave që qëlluan në mesnatë, në qendër të fshatit.
Emri i viktimës ende nuk bëhet i ditur, ndërkohë që sipas informacioneve paraprake dy efektivë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në Spitalin e Gjirokastrës.
FNSH dhe policia tentuan ditën e sotme të hynin në brendësi të fshatit, por u sulmuan nga disa banorë me armë zjarri të rënda si, automatikë dhe snajperë. Ndërkohë që, janë mobilizuar FNSH-ja e Fierit dhe e Tiranës, forcat speciale dhe operacione, të cilat janë nisur drejt fshatit të Gjirokastrës.
Po ashtu fshati i Lazaratit u trondit nga të shtënat e armëve, gjatë orëve të vona të natës. Të shtënat mësohet se, u shënuan në pjesën e poshtme të fshatit të Gjirokastrës.
Që prej incidentit, në Lazarat vihet re prania e shtuar e efektivëve të policisë. Deri më tani, nuk raportohet për persona të plagosur nga të shtënat.Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, ndërkohë që policia po mban në kontroll situatën dhe ka nisur hetimet për të zbuluar autorët. 

                                                                            
Të shtëna armësh gjatë natës në Lazarat
Fshati i Lazaratit u trondit nga të shtënat e armëve, gjatë orëve të vona të natës. Të shtënat mësohet se, u shënuan në pjesën e poshtme të fshatit të Gjirokastrës.
Që prej incidentit, në Lazarat vihet re prania e shtuar e efektivëve të policisë. Deri më tani, nuk raportohet për persona të plagosur nga të shtënat.
Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, ndërkohë që policia po mban në kontroll situatën dhe ka nisur hetimet për të zbuluar autorët./BOTASOT/

Asfaltohet rruga numër 1 në Studeniçan

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve në Komunën e Studeniçanit, është asfaltuar tërësisht edhe rruga numër 1 në fshatin Studeniçan, e cila është edhe rruga kryesore nga qendra e fshatit deri te pjesa e epërme e fshatit ku edhe ndodhet Shkolla Filore Qendrore “Naim Frashëri”. Me këtë krahësa asaj që ju mundësohet qasje dhe lëvizje e lirë qytetarëve, po ju mdësohet një lëvizje e lirë dhe pa vështirësi edhe të punësuarve dhe nxënësve të SH.F. “Naim Frashëri”.
Kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki thotë se në Studeniçan u ndërtua edhe një rrugë, u përmbush edhe një premtim i dhënë para qytetarëve.
“Për mua dhe ekipin tim udhëheqës në Komunën e Studeniçanit është një ditë e veçantë, pasiqë me një angazhim dhe punë të përbashkët po përfundojmë punimet e ndërtimit të rrugës numër 1 në Studeniçan. Rrugë që ka qenë shumë e dëmtuar dhe ka paraqitur vështirësi të madhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve. Është kënaqësi e madhe që me ndihmën e Zotit në këto ditë të para të muajit të bekuar të Ramazanit po përfundojmë një punë të mirë, po ju mundësojmë qytetarëve të Studeniçanit e në veçanti nxënësit dhe të punësuarit e shkollës fillore “Naim Frashëri” të lëvizin lirshëm dhe pa vështirësi”, thotë kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki.
Me këtë rast, kryetari Sadiki theksoi se nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë me realizimin e projekteve të tjera në të gjitha vendbanimet e komunës së Studeniçanit./LAJMPRESS/

Opinion: Ramazani, muaji i formësimit dhe ngritjes shoqërore

Shkruan: Ibrahim Shabani

“ E kush nga ju e përjetoj këtë muaj, le të agjërojë…” (Bekare:185)

Shikuar pritjen e muajit të bekuar të Ramazanit nga besimtarët musliman na flet se kemi të bëjmë me një muaj të veçantë, të dalluar, madhështor dhe përplotë vlera. Një muaj që luan një rol të jashtëzakonshëm tek individi dhe në tërësi në shoqëri. Vlerat e këtij muaji në mënyrë madhështore i përshkruan Kurani dhe Muhamedi a.s., andaj përjetimi i tyre demonstron një kënaqësi të veçantë.  Ndikimin që ka ky muaj në sendërtimin e besimtarit është i shumëanshëm, andaj përkufizimet janë të ndryshme dhe si i tillë meriton të quhet me shumë emra.

Konceptet e muajit të Agjërimit
Para se të flasim mbi atë se është muaj i Kuranit, solidaritetit, ibadetit, edukimit, moralit, barazisë, mbi të gjitha është muaj i adhurimit. Besimtari për një periudhë një mujore respekton një porosi dhe urdhër të Krijuesit , Allahut Fuqiplotë. Në fakt ai bënë një ibadet që nuk i ngjanë asnjë tjetër jasht këtij muaji, një adhurim që ka peshë specifike tek Allahu i Lartësuar. Sentence Kuranore: “ E kush nga ju e përjetoj këtë muaj, le të agjërojë…” (Bekare:185), dëshmon konceptin e adhurimit, por gjithsesi të ndërtimit të personalitetit të njeriut, formësimin e tij intelektualo-akademik, ngrtijen e shkallës së moralit, qetësinë shpirtërore, edukim individual dhe kolektiv, etj. Nga këtu mësojmë konceptin e ibadetit, barazisë shoqërore, konceptin e solidaritetit, dorështrirjes, megjithatë në mënyrë shpirtërore mësojmë dhimbjet e nevojtarëve dhe kategorisë së përvuajtur të shoqërisë tonë, skamnorëve. Vlera e këtij muaji është specifik në fakt nuk mund të jetë i barabartë me atë të muajve tjerë. Sëkëndejmi mikëpritja e këtij muaji bëhet më ndryshe se sa ndaj të tjerëve, andaj në atë formë përcillet. I dërguari i Allahut, Muhamedi a.s. thoshte:” Sikur ta dini vlerën e këtij muaji ( agjërimit) do të dëshironit që tërë vitin (jetën ) të agjëroni”. Në të kundërtën ai që pa fije arsyetimi nuk respekton porosinë e Allahut gjegjësisht nuk agjëron, e prish një ditë nga ky muaj, nuk ka mundësi të kompensojë edhe sikur të agjëroj tërë jetën. Muhamedi a.s thoshte: “Kush e prishë një ditë agjërimi në Ramazan pa arsye e pa sëmurje, nuk mund të kompensojë as me agjërim shekullor.” Kjo vepër tek Allahu Fuqiplotë vlerësohet tejmase, andaj edhe shpërblimi vetëm për këtë obligim është i  padefinuar të cilin na e vërteton Hadhithi Kudsij: “Agjërimi është për Mua ( Allahun) dhe vetëm Unë e shpërblej”       
Muaj i revelatës Hyjnore                      
Potencuam se është muaj i Kuranit, kemi përkufizuar ashtu ngase pikërisht në këtë muaj ka filluar të shpallet për të udhëzuar, për të vë themelet e shoqërisë së shëndoshë, për të ndërtuar dhe zhvilluar vlerat Islame. Allahu Fuqiplotë thotë: “ Muaji i Ramazanit që në të (filloi të) shpallet, zbret Kurani që është udhërëfyes për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)”( Bekare:185)! Mund të marrim në konsideratë arsyet që ka filluar të shpallet pikërisht në këtë muaj? Pikënisja e shpalljes së revelatës Hyjnore në këtë muaj ka qëllim specifik, andaj nuk janë të rastit edhe Ajetet ( vargjet, fjalët) e para të shpallura që kanë përqëllim edukimin, formësimin, ngritjen, ndërtimin e njeriut dhe shoqërive në tërësi. Kurani është e vetmja shpallje Hyjnore e ruajtur deri më tani në formë autentike për nga aspekti i origjinalitetit, andaj për shoqërinë muslimane shërben fillimisht si libër i shenjtë, por gjithashtu edhe si Kushtetutë, kornizë që ka definuar gjithçka qartë, platformë e sendërtimit të vlerave pozitive dhe program i ndërtimit të ecurive të këtij ummeti. Gjatë periudhës kur Muhamedi a.s predikonte Islamin dhe bënte përcjelljen e vahjit ( shpalljes) përmes Kuranit hodhi themelet e shtetit Islam dhe në atë mënyrë ngriti institucione dhe zhvilloi çdo segment të shoqërisë muslimane dhe të atyre që ishin pjesë e shtetit islam për shekuj me rradhë.                                                       
Ramazani, muaj i edukimit  
Ramazani gjithashtu llogaritet muaj i edukimit, ngase edukimi i besimtarit është i jashtëzakonshëm për gjatë këtij muaji duke kryer fillimisht obligimin, ibadetin, dhe gjithsesi duke ngritur moralin e tij. Islami ka kultivuar kodin etik dhe moral të cilin e kemi përcjellur brez pas brezi duke edukuar gjanerat pas gjenerate. Vlerat morale për gjatë këtij muaji edhe më tepër përmirësohen meqë atë e bëjme duke kalitur ndërgjegjën tonë me mësimet Kuranore dhe veprat e pastërta të Muhamedit a.s. Në kontinuitet besimtari duhet të jetë i ndershëm, moralshëm, sjellshëm, ngase asnjëherë nuk mund të jenë bashkë morali dhe amoraliteti, nderi dhe turpi, respekti dhe e liga, etj. Sëkëndejmi, moral është kur sillemi mirë me çdo shtresë të shoqërisë, me të moshuarin, vegjlit, të varfërit, jetimit, kur flasim këshillojmë, zgjasim dorën, lehtësojmë, etj. Sjellja ynë duhet të jetë e matur ndaj çdo shtrese të shoqërisë. Në mesin tonë janë të themeluara një numër i madhë i organizatave jo profitabile që merren me humanitet, misioni i të cilave është i shenjtë. Një vepër që lidhet ngusht me ndjenjat shpirtërore sidomos me kategorinë më të ndijshme, me të varfërit, skamnorët, vobektit dhe ajo e bonjakëve(jetimëve). Për këto kategoritë populli musliman kujdeset me plotë respect, duke dhuruar donacione dhe tu dalin në ndihmë pikërisht të rezikuarve dhe të atyre që kanë gjendjen e rëndë socio-ekonomike. Fatkeqësisht në këtë muaj të madhërishëm disa keqpërdorin misionin e tyre grumbullojnë donacione nga xhematet tona, por nuk ndihmojmë sinqerisht popullatën nevojtare. Aty ku vlerat morale për disa ekzistojnë vetëm në formë të shkruar e aspak të mbjellura në shpirt dukuri negative që fatkeqësisht këtë e hasim te njerëzit më të thirrur të fesë, te teologët. Mungesa e vlerave morale te individi që ka “bazë fetare”, e që njëkohësisht është i thirrur që të edukon popullin mbi bazat Kuranore, etike, padyshim se ajo sjellje nuk reflekton si duhet dhe të ketë efekt pozitiv. Aspak nuk është etike të keqpërdoren donacionet për interese të ngushta dhe qëllime të errta grupore, andaj personat e tillë duhet fillimisht përmirësuar moralin, vetëdijen dhe veprat e tyre dhe më pastaj të rehabilitojnë gjendjen e rëndë sociale dhe ekonomike të popullit musliman në vend. Vlera promovojnë vetëm ata që kanë vlera, dhe jo gjithsecili që fund e krye është jashtë kornizave morale të hartuara në Kuranin Famëlartë.  

( Autori është Myfti i Shkupit)

Marrur nga INA

Monday, June 22, 2015

Qeveria kalimtare me nga dy ministra

Po diskutohen disa variante në formë të zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni.
Sipas planit, kryeministri Nikola Gruevski deri në tetor do të udhëheq qeverinë, ndërsa në postet ministrore të emërohen ministra supervizorë, informon INA.
Për këtë zgjidhje po diskutohet edhe në takimet e fundit të liderëve të katër partive kryesore VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH.
Por çfarë nënkupton plani me ministra supervizorë. Ky koncept është që në ministritë që janë të emëruara nga partitë kryesore të ketë plus nga një ministër supervizorë i cili do të shërbej si mekanizëm kontrolli të punës së kësaj ministrie.
Kjo nënkupton funksionimin e dy ministrave, të cilët do të kenë nënshkrim të përbashkët për çdo vendim.
Të dy ministrat do të arrijnë marrëveshje për çdo vendim. Ky propozim do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të liderëve të katër partive, të caktuar më 29 qershor. Kjo qeveri me ministra të dyfishtë do të ndryshojë ligjet dhe reformat e nevojshme dhe do të organizojë zgjedhjet e reja. (INA)

A qëndron Sulejman rexhepi pas ofendimeve që u bëhen hoxhallarëve

Reagojnë Imamë, Bajram Bejta që kryen detyrë në diasporë:" Lidhur me shkrimin e “Zhurnal”-it me titull “Hoxhallarët ikën në kurbet, pas një muaji vijnë me 30 mijë euro” botuar ditën e parë të Ramazanit"
Kaluan disa ditë nga shkrimi tendencioz kundër personalitetit të hoxhës, dhe përkundër reagimeve të shumta rrjeteve sociale, “Zhurnal”-i nuk kërkoi falje, kurse BFI e RM ishte e heshtur!
“Zhurnal”-i, ky Portal që ka kontratë me BFI-në e cila paguan me paratë e myslimanëve të vendit, me paratë që mblidhen nga aktivitetet ehoxhallarëve, të boton një shkrim përplot të pavërteta që ditën e parë të Ramazanit, është një vepër e cila nuk guxon pa u dënuar.
Pa u futur në detaje lidhur me të gjitha që thuhen në atë shkrim, si një hoxhë që kam vendosur që aktivitetin tim të Ramazanit këtë vit ta zhvilloj në diasporë, nga BFI e RM kërkoj që të jet në mbrojtje të personalitetit të hoxhës, të reagon kundër “Zhurnal”-it dhe të prish kontratën e bashkpunimit. Nëse kjo nuk ndodh, llogaris se vet BFI, respektivisht kreu i saj Sulejman Rexhepi, qëndron pas të gjitha ofendimeve që u bëhen hoxhallarëve! Eshtë që zhurnall dhe sulejman rexhepi t
ë marin guximin dhe ti tregojnë me emra kush qenkan ata hoxhallarë që po i sigurojkan nga 30.000 euro për një muaj. Lereni shpifjet për hirë të Zotit.....!

Sunday, June 21, 2015

Erdoğan: Qeveria e koalicionit duhet të formohet sa më shpejt

Erdoğan ndër të tjera ka theksuar se në procesin e formimit të qeverisë asnjë parti politike nuk duhet të mbetet rob i egos së kryetarit të përgjithshëm.

 
STAMBOLL (AA) - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në mbledhjen e 22-të të bordit të përgjithshëm të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë tha se me rritjen e eksporteve, turizmit dhe prodhimit Turqia ka shfaqur shumë herë  performanca mbi parashikimin, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan më tej ka pohuar se: "Një zhvillim të tillë, një surprizë të ngjashme shpresoj që ta përjetojmë sërish në muajt e ardhshëm edhe në vendin tonë edhe ndaj të gjithë botës. Në këtë çështje unë iu besoj eksportuesve të tanë".
"Qeveria e koalicionit duhet të formohet sa më shpejt"-
Erdoğan, duke vënë në dukje se mes stabilitetit politik dhe niveleve të rritjes në Turqi ka një marrëdhënie të fortë ai u shpreh se "Cili lider apo politikan që ka arritur të marrë mbështetjen më të fortë nga populli në vendin tonë, në periudhën e atij Turqia ka arritur normat më të larta dhe të qëndrueshme të rritjes".
Erdoğan i cili ka theksuar se Turqia jo të shënojë rënie, por as ndalimin nuk mund ta tolerojë u shpreh ndër të tjera se: "Turqia e cila ndodhet mes një rrethi të zjarrit, duhet të jetë e fortë në mënyrë që të mos dëmtohet vetë nga kjo, por edhe të zgjasë dorën e ndihmës për vëllezërit e saj. Dhe për këtë duhet të përfundojë sa më shpejt periudhën kalimtare sepse jemi të detyruar të rikthejmë drejtimin e Turqisë drejt të ardhmes. Koha 45 ditore që kushtetuta i njeh presidentit për të vendosur ripërtëritjen e zgjedhjeve në rast se nuk do të mund të krijohet qeveria fillon me Zgjedhjen e Këshillit të Kryesisë së Kuvendit. Në një rast të tillë bëhet fjalë për një proces i cili zgjatet deri në mesin e gushtit. Unë besoj se Turqia nuk mund të tolerojë një humbje kohe të tillë. Për këtë uroj që qeveria e koalicionit të formohet në një kohë sa më të shpejtë".
"Nëse nuk e zgjidhin politikanët e zgjidh populli"-
Erdoğan ndër të tjera ka theksuar se në procesin e formimit të qeverisë asnjë parti politike nuk duhet të mbetet rob i egos së kryetarit të përgjithshëm.
Ai ka tërhequr vëmendjen se nëse egoja kalon përpara atëherë do të zgjatet procesi i formimit të qeverisë dhe tha se: "Atëherë me detyrën që na është ngarkuar si presidentit, nëse politikanët nuk e zgjidhin këtë punë atëherë populli është autoriteti i vetëm që do të zgjidhë këtë çështje. Këtë jemi të detyruar ta bëjmë".
"Me koalicionin mund të riforcojmë klimën e besimit dhe të stabilitetit"-
Erdoğan duke i bërë thirrje kryetarëve të përgjithshëm të partive që të veprojnë në vetëdije të përgjegjësive të tyre ai u shpreh se: "Detyra që kanë partitë tona dhe kryetarët e tyre janë që të veprojnë në vetëdije të përgjegjësive të tyre pa vendosur në vështirësi durimin e vendit, popullit dhe veçanërisht të ekonomisë. Turqia  me një gjuhë të përbashkët, me qëllime të përbashkëta dhe me një koalicion të formuar në kuadër të një sensi të përbashkët mund të riforcojë klimën e besimit dhe të stabilitetit".
Erdoğan, më tej ka pohuar se "askush nuk ka të drejtë të përdorë pozicionin e tij për të bllokuar sistemin. Të gjithë partitë dhe politikanët që ndërmarrin një proces të tillë duhet ta dinë se kanë përgjegjësitë e tyre për këtë do të japin llogari ndaj popullit. Është faj i rëndë që të vendosësh Turqinë në situatën e një vendi i cili nuk mund të krijohet qeveria".
Presidenti turk më tej në lidhje me disa kritika ndaj tij u shpreh se: "Ta shpreh edhe këtë. Del njëri e shprehet fjalë të tilla si ‘Presidenti të tërhiqet në pozicionin e tij kushtetues’.Unë e di shumë mirë vendim tim në kushtetutë. Kam kaluar 40 vjet të jetës sime duke lëvizur me kushtetutën dhe në çdo post që kam qenë kam kaluar në zbatimin e tyre si pasojë e angazhimeve. Edhe tani di shumë mirë detyrën që më jep kushtetuta si president, autoritetin dhe di shumë mirë përdorimin e kësaj. Dhe për këtë nuk kamë nevojë për udhëzimet e ndonjërit".