Translate

Tuesday, March 31, 2015

Reagim i Lëvizjes BESA për mungesën e përfaqësuesve shqiptarë në bisedimet në Bruksel

Lëvizja BESA ka reaguar lidhur me raundin e bisedimeve në Bruksel, të zhvilluar pa pjesëmarrje të përfaqësuesve shqiptarë.
"Mungesa e përfaqësuesve shqiptarë në bisedimet në Bruksel është edhe një tregues se cili është perceptimi i maqedonasve për shtetin. Ata vazhdojnë të besojnë se për të ardhmen e shtetit duhet të merren vesh vetëm partitë maqedonase mes vete, sepse partitë shqiptare i konsiderojnë vetëm vagonë, që herë i merr njëra e herë lokomotiva tjetër. Akoma më shqetësues është fakti se një perceptim të këtillë për shtetin, falë këtyre shqiptarëve servilë e puthadorë, tash paska krijuar edhe Brukseli zyrtar, i cili nuk e ka parë të udhës t’i ftojë edhe shqiptarët në këtë dialog", thuhet në kumtesën nga Lëvizja BESA.
Megjithëse, siç thuhet në kumtesë, "ky është lajm i hidhur për të ardhmen e një vendi që pretendon të jetë anëtar i BE-së, aq më shumë shqetëson fakti që 'tematikët' e BDI-së, të cilët dështimet e veta i fshehin përmes pranisë në tubimet e tyre të ndonjë ndërkombëtari (të cilëve nuk u bën përshtypje ky injorim), sillen si dhelpra e zënë në kotec të pulave, pa pasur guxim ta shqiptojnë zëshëm pyetjen se pse ata nuk përfillen dhe injorohen nga këto takime ose, aq më pak, të thonë se shqiptarët nuk i njohin vendimet që mund të merren në tavolinën e bisedimeve VMRO-LSDM në Bruksel pa praninë e shqiptarëve".
"Duke u nisur nga kjo gjendje, Lëvizja BESA konstaton se ndërkombëtarët, maqedonasit, por edhe subjektet shqiptare, që ende nuk e dinë saktë rolin e tyre aty ku janë, duhet ta dinë se pa shqiptarët kjo krizë nuk përfundon. Madje, pa shqiptarët ajo zgjidhje duket edhe më pa e pashpresë. Prandaj BESA konsideron se, nëse shqiptarët edhe kësaj radhe anashkalohen, kjo vetëm e ndihmon thellimin e krizës dhe ia shton gjasat vazhdimit të letargjisë në Maqedoni", thuhet mëtej në kumtesë.
Për Lëvizjen BESA, shtohet mëtej në kumtesë, këto vendime janë jolegjitime, monoetnike, aspak shtetërore, dhe, rrjedhimisht, antishqiptare, andaj ne – ashtu siç jemi deklaruar tashmë – në çastin kur do ta kemi mandatin politik të shqiptarëve, do ta ridefinojmë secilin vendim të këtillë që është marrë pa vullnetin e kombit shqiptar në Maqedoni.
"Siç është i informuar publiku vendor dhe ndërkombëtar, Lëvizja BESA tashmë ka ofruar platformën e saj për dalje nga kriza. Andaj nëse BDI-ja, që është e zënë me sajgitë e 'diskutimet për çështje madhore', nuk ka asnjë ide se çka të bëjë e si të sillet, ne jemi këtu që falas t’ia ofrojmë Platformën e së ardhmes 'RIDEFINIMI', sepse gjithçka shpie në argumentin se koha është për RIDEFINIM", thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Monday, March 30, 2015

UEFA i "heq" Serbisë 6 pikë? Jo, vetëm 3 ...

UEFA në faqen e saj zyrtareuefa.com në rënditjen e grupit I, mbrëmë ka pasqyruar një situatë jo siç e dimë ne.

Sipas tabelës së Grupit I nëuefa.com, Serbia rënditet e fundit në grup me -2 pikë, bdërsa më poshtë shpjegohet se kombëtares serbe i janë hequr 6 pikë, transmeton Albeu.com.

Siç dihet, Komisioni i Disiplinës idhuroi fitoren me Shqipërinë dhe më pas i hoqi 3 pikë Serbisë.

Por disa orë më vonë, UEFA ka përmirësuar gabimin, duke e pasqyruar vetëm 3 pikët e hequra. /albeu.com/

Kush ka "hise" në luftën e Jemenit?

Jemeni është në qendër të një lufte në mes të fuqive rajonale, Iranit dhe Arabisë Saudite. Kjo po shërben si burim i frikës për një luftë më të gjërë në mes të sunitëve dhe shiitëve. Ndikimi i kësaj lufte shkon përtej kufijve të saj.
Konflikti në Jemen është një tregim me dy pjesëmarrës
Vendi i ka praktikisht dy liderë, ish presidentin Ali Abdullah Saleh që është shiia, i zëvendësuar nga ish zëvendësi i tij, Abdu Rabbu Mansour Hadi që është sunit, zëvendësim ky që u bë gjatë pranverës arabe.
Jemeni ka dy rajone, Jemenin verior dhe atë jugor, të cilat u bashkuan në vitin 1990 derisa Saleh ishte president.
Vendi ka gjithashtu dy kryeqytete, Sanaa në veri dhe Aden në jug, si dhe ka dy degë të Islamit (65 % e popullatës myslimane që përbëjnë 95 % të vendit, janë suni, ndërsa 35 % janë shiia).
Ky shtet i ka dy grupe ekstremiste, Huthit që janë rebelë shiit dhe që e morrën veriun nën kontroll duke e detyruar presidentin Hadi që të largohet. Të njëjtit janë tani duke lëvizur në drejtim të Adenit.
Al Kaida sunite, në anën tjetër është grupi militant më aktiv që kontrollon pjesë të mëdha të veriut dhe pjesës qëndrore të Jemenit, derisa lufton kundër qeverisë, Arabisë Saudite, Huthit, separatistëve jugor dhe përfundimisht kundër SHBA-ve.
Jemeni ka gjithashtu dy përkrahës rajonal. Irani e përkrah Huthin, materialisht dhe ushtarakisht; Arabia Saudite e përkrah qeverinë e udhëhequr nga Hadi, ndërsa nga 25 marsi po udhëheqë sulmet ajrore të 10 vendeve kundër rebelëve Huthi, duke e detyruar Teheranin që ta dënojë intervenimin.
Solidariteti sunit
Të gjitha shtetet që janë pjesë e koalicionit që po e realizon fushatën ajrore kundër rebelëve shiit, Huthi, janë shtete sunite.
Pjesë e tij, janë kryesisht vendet e Gjirit arab, por edhe vende si Egjipti, Sudani, Pakistani, Turqia.
Çmimet e naftës
Lufta në Jemen ka ndikuar pak në çmimet e naftës, pasi siç ka vlerësuar edhe Goldman Sachs, ky konflikt do të ketë pak ndikim në furnizimet globale të naftës.
Arabia Saudite është figura qëndrore në rënien e çmimeve të naftës që filloi në vitin 2014. Ndërsa Irani, vlerëson se rënia e çmimeve të naftës është rezultat i konspiracioneve saudite dhe amerikane kundër Teheranit, të hyrat nga nafta të së cilës janë goditur rëndë nga sanksionet perëndimore.
Rusia
Moska e cila përfiton më së shumti kur çmimet e naftës ngriten, është duke u munduar shumë që të luajë rolin e paqebërësit, prejse kanë nisur sulmet ajrore kundër Huthit në Jemen.
Presidenti rus, Vladimir Putin, deri më tash ka biseduar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, presidentin iranian, Hassan Rohani, ndërsa mediat iraniane e interpretuan bisedën e dy liderëve si kërkesë ndaj Arabisë Saudite që të ndalojë intervenimin.
Turqia
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili do ta vizitojë Teheranin në muajin prill, ka qenë kritik i ashpër ndaj rolit të Teheranit në Jemen.
Ditë më parë, Erdogan përpos që i ka përkrahur sulmet ajrore në Jemen, ka thënë se është i gatshëm edhe të ofrojë përkrahje logjistike, varësisht nga situata.
Iraku
Iraku është në gjendje më të vështirë, pasi varet nga milicitë e përkrahura nga Irani që të rimarrë kontrollin mbi territoret e okupuara nga Shteti Islamik, por edhe nga sulmet ajrore amerikane.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
SHBA-të janë të përfshira në disa konflikte, që janë ose kundër grupeve të përkrahura nga Irani, apo pro tyre.
Në Irak, SHBA-të po luftojnë përkrah Iranit kundër militantëve të Shtetit Islamik, derisa në Siri është duke i armatosur disa grupe që po luftojnë kundër regjimit të Bashar al Assadit, që përkrahet nga Irani dhe Rusia.
Ndërsa tani, SHBA-të janë duke i përkrahur sulmet ajrore të sauditëve në Jemen, kundër grupit shiit që e ka përkrahjen e Teheranit.
Të gjitha këto, po ndodhin në një kohë kur Uashingtoni shpreson për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin për programin bërthamor të kësaj të fundit.

Maqedoni: Ankesa për shërbimet e administratës

Rënia në vazhdimësi e cilësisë së shërbimeve nga ana e punonjësve në administratë, ka bërë që të rritet numri i qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmë, thotë Avokati i Popullit në Maqedoni, Ixhet Memeti.
“Në Republikën e Maqedonisë kemi një administratë të keqe, administratë të dobët, së cilës dita-ditës i bie kapaciteti profesional. Me një fjalë, kemi administratë të politizuar”, thotë Memeti.
Ai thekson se qytetarët, jo rrallë herë privohen nga realizimi i ndonjë të drejte, ngase administrata nuk është përgjigjur në kohën e caktuar.
Por, Antoneta Nikollovska, punëtore prej më se 20 vjetësh në administratë, thotë se administrata në të shumtën e rasteve bën përpjekje maksimale për të qenë në funksion të qytetarëve, por sipas saj, janë ndryshimet e shumta ligjore ato që pamundësojnë që administrata të reagojë shpejt ndaj kërkesave të qytetarëve.
“Po administrata shtetërore është profesionale, në shërbim të qytetarëve në çdo formë. Unë jam punëtore administrative tashmë 22 vjet. Problemi rreth perceptimit të keq që krijohet në opinion për administratën, sipas meje, është si rrjedhojë e asaj se në raste të caktuara nuk arrijmë t`u përgjigjemi me kohë kërkesave të qytetarëve, dhe kjo është për shkak të ndryshimeve të shumta ligjore, të cilat në disa raste e kemi të vështirë t`i ndjekim”, shpjegon Nikollovska.
Sipas saj, kjo u ndodh po thuajse të gjitha vendeve, të cilat duhet të harmonizojnë legjislacionin e vendit me atë të Bashkimit Evropian.
Por, Bedri Lutfiu nga Shkupi, i papunë, thotë se ka humbur të drejtën e shërbimit shëndetësor për veten dhe familjen e tij katër-anëtarëshe për shkak se punonjësit e administratës nuk kanë ditur saktë t`i tregojnë se cilat dokumente i mungojnë dhe ku duhet t`i sigurojë të njëjtat, edhe pse me ditë të tëra, thotë ai, ka vrapuar nga një institucion në tjetrin.
“Po ç`profesionalizëm ka administrata, ku gjithçka është katastrofë...! Dhe, jo në një rast të vetëm, por shumë herë jam përballur me probleme. Më konkretisht kisha probleme me librezën shëndetësore, për të cilën duhet të paraqitesh çdo vit, në të kundërtin të fshijnë nga regjistri. Ndërkaq, edhe pse duhet të na njoftojnë për afatet, këtë nuk e bëjnë".
"Pastaj nuk janë shërbyes, për një letër nëse mungon, jam detyruar të aplikoj edhe një herë duke mbetur me muaj pa shërbim shëndetësor, edhe për veten, po edhe për dy fëmijët dhe gruan time, askush nuk më tregonte saktë se çka më mungon dhe ku duhet t`i siguroj gjithë ato dokumente, por thjesht i ngrinin krahët”, rrëfen Bedri Lutfiu, rreth 40-vjeçar.
Ndërkaq, ekspertët konsiderojnë se problemet në administratë kanë të bëjnë me politizimin e skajshëm të këtij sektori.
“Sa i përket administratës publike dhe asaj shtetërore, ajo pasivizohet nga shkaku se nuk është e përgatitur profesionalisht. Kjo ndodh, sepse gjatë pranimit në administratë përzgjedhja bëhet sipas listave partiake, duke u pranuar ata që janë vetëm me shkollim të mesëm po edhe ata që kanë arsimim të lartë vijnë nga drejtimet e tjera, pra nuk janë kompetent për punën që duhet ta kryejnë”, vlerëson Jonuz Abdullahu, prodekan në Fakultetin e Administratës Publike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Abdullahu përmend edhe mosrespektimin e ngritjes profesionale sipas sistemit meritor, si dhe aftësimin dhe rishkollimin e kuadrit të angazhuar në administratë në pajtim me kërkesat nga Bashkimi Evropian.
Ndërsa, në funksion të ngritjes së cilësisë së administratës, autoritetet qeveritare të Maqedonisë kanë theksuar disa herë aplikimin e sistemit një sportelësh, si dhe elektronizimin e më shumë institucioneve të pushtetit lokal dhe atij qendror në funksion të përshpejtimit të informacioneve, të cilat duhet t`u shërbejnë qytetarëve./REL

SHBA përgëzon Kosovën dhe vendet tjera për ligjet kundër ekstremizmit

Samiti i Shtëpisë së Bardhë mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm i mbajtur në shkurt në Washington me pjesëmarrje të mbi 60 vendeve, përfshirë edhe Kosovën, tashmë po jep rezultate.
Samiti i Shtëpisë së Bardhë mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm i mbajtur në shkurt në Washington me pjesëmarrje të mbi 60 vendeve, përfshirë edhe Kosovën, tashmë po jep rezultate me ndryshime të ligjeve që luftojnë këtë të keqe globale. Qeveria Amerikane, siç raporton korrespondenti i transmetuesit publik nga Nju-Jorku, ka përshëndetur vendet të cilat me ndryshimet në legjislacionin e tyre u ndalojnë shtetasve bashkimin në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.
"Ne përshëndesim partnerët tanë evropianë të cilët kanë përmirësuar ose miratuar ligjet e reja për ndjekjen e luftëtarëve të huaj, duke përfshirë më së fundi ndryshimet në kodin penal të Malit të Zi më 18 mars, pastaj ligjin në Kosovë që u nënshkrua më 25 mars, dhe reformat e reja në Spanjë të miratuara më 26 mars,” thuhet në një kumtesë të Departmentit Amerikan të Shtetit.
Më tej në këtë deklaratë thuhej se Shqipëria, Austria, Azerbajxhani, Bosnjë e Hercegovina, Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Letonia, Maqedonia, Portugalia dhe Serbia gjithashtu kanë nënshkruar apo zbatuar legjislacionin mbi luftëtarët e huaj.
“Tani është e paligjshme në të gjithë Ballkanin Perëndimor që të udhëtosh për të luftuar në një konflikt të huaj ose të bësh rekrutimin apo organizimin dhe financimin për pjesëmarrje të qytetarëve në formacione të huaja ushtarake. Këto përpjekje janë një kontribut i rëndësishëm në strategjinë tonë më të gjerë për të zbutur rrjedhën e luftëtarëve të huaj terroristë, siç diskutua në shkurt në nivel ministrash në Washington," thuhet në këtë deklaratë. Kosovën në Samitin e Shtëpisë së Bardhë e përfaqësoi ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni. /Express/

Sunday, March 29, 2015

Arrestohen deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku (FOTO)

Urdhër-arresti është lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme, dhe është ekzekutuar nga Policia e Shtetit.
Mark Frroku u arrestua në një lokal në pronësi të familjes së tij rreth orës 16:35, ndërkohë që forcat e policisë kanë hyrë në banesën e deputetit Tom Doshi. Dy deputetët priten të mbërrijnë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Kanë qenë forcat e njësisë speciale "Shqiponja", që kanë ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Përgjithshme për deputetin Frroku.
Arrestimi i dy deputetëve vjen pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë, i cili i hapi rrugë organit të akuzës për ndjekjen penale, arrestimin dhe kontrollin e banesave të dy deputetëve.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot heqjen e imunitetit të dy deputetëve. 80 deputetë u shprehën pro heqjes se mandatit për deputetin Tom Doshi, ndërsa për imunitetin e Mark Frrokut u votua me 79 vota pro dhe një abstenim. Ndërkohë, në votim nga opozita mori pjesë vetëm deputetja Mesila Doda, pasi pjesa tjetër e deputetëve demokratë braktisën Kuvendin./almakos

Mançevski: Gruevski dhe bashkëpunëtor të tij nuk do të mund të sundojnë me Maqedoninë

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski thotë se publikimi o “bombave” për kriminalitetin e qeverisë tash gjendet në mes  dhe duhet të pritet që të përfundojë ky proces për t`u parë efektet e bisedave të përgjuara, pasi që tash gjenden në mes të procesit.
“ Efektet do të janë gjithëpërfshirëse, pasi që Nikolla Gruevski dhe disa bashkëpunëtor të tij jo vetëm që nuk do të mund të sundojnë me Maqedoninë, por ata më nuk do të mund të merren me politik. Por, me këtë rast do të hapen edhe disa procese tjera, dhe do të shohim se çka do të dal nga e gjithë kjo”, tha Mançevski, duke shtuar se janë të kënaqur nga efektet e bombave.

BDI në Shkup, VMRO-DPMNE në Shtip

Partia në pushtet VMRO-DPMNe sot në Shtip do të mbajë tubimin e rradhës. Nga kjo parti kanë njoftuar se ky organizim do të fillojë në orën 13:00 duke theksuar se edhe kjo është pjesë e takimeve të shumta me qytetarë në gjithë Maqedoninë.
Fjalime do të mbajnë kryeministri Nikolla Gruevski, dhe zyrtarë të tjerë të lartë partiak. Mbledhime të tilla ditë më parë janë mbajtur edhe në Shkup dhe në Manastir.
Nga ana tjetër në Shkup, që në ora 10-të ka filluar pjesa e dytë e kongresit tematik të BDI-së.
Partia shqiptare në pushtet informoi se edhe sot do të kenë paraqitje të përfaqësuesve të ndryshëm ndërkombtarë, por edhe atyre vendorë që sot do të flasin mbi gjendjen ekonomike të shtetit.
Pjesa e fundit e kongresit tematik do të rezervohet për mbledhje brenda partiake me çka do të miratohet edhe rezoluta e kongresit tematik./alsat

Shteti Islamik

Dritan GOXHAJ
Shteti islamik është në pamje i tillë, por në realitet ai është një organizatë klandestine. Kalifati i vetëdeklaruar është një aksident i historisë i dalë në pah nga tensionet ekonomike, sociale dhe politike të Lindjes së Mesme. Me daljen e tij, ai ka arritur që të tronditë kufijtë dhe ndarjet e vendosura në atë rajon që nga rënia e Perandorisë Osmane. Deri tani, ky shtet është më shumë i njohur për dhunën që po ushtron për të mbajtur nën kontroll territoret që ka pushtuar. Kjo lloj taktike e dhunës që po përdor do t’i heqë mundësinë, në mos ia ka hequr, për të arritur një lloj njohjeje ndërkombëtare zyrtare.
Rritja e menjëhershme e ISIS-it dhe përhapja e tij në territorin e Sirisë dhe Irakut pas vitit 2011 solli ndryshimin nga terrorizmi në kryengritje. Celulat e tij të fshehura u kthyen në divizione ushtarake dhe taktikat e tyre “godit e ik” u bënë fushata për të zënë dhe mbajtur territore. Këto lloj ndryshimesh kishin nevojë për liderë brenda organizatës, me aftësi të ndryshme nga ato që përbënin anëtarët e Al-Kaedës dhe, për fatin e Shtetit islamik, në radhët e tij kishte shumë anëtarë që kishin qenë ish-anëtarë të partisë Baath dhe që kishin mbajtur detyra kryesore ushtarake dhe civile nën regjimin e Sadamit.
Që nga tetori i vitit 2014, ky shtet kontrollon një territor që shtrihet nga veriu i qytetit të Alepos në Siri e deri në jug të qytetit të Bagdadit, në Irak, përfshirë këtu edhe qytetin e Raqas në Siri dhe atë të Mosulit në Irak. Brenda këtij territori ata qeverisin një popullsi prej 6 (gjashtë) milionë banorësh. Kontrolli i këtij territori nga ana e Shtetit Islamik është i bazuar në aleancat e ndryshme me aktorë lokalë, në radhë të parë me liderë të fiseve sunite, anëtarë të ish-ushtrisë dhe shërbimeve sekrete të Sadamit dhe fraksione të ndryshme të shtypura nga pushteti shiit në Irak dhe nga qeveria shiite e Bashar Al Asadit në Siri. Deri tani, Kalifati ka demonstruar një qasje gjithëpërfshirëse në kontrollin e territorit, duke marrë territore që u përkisnin edhe kundërshtarëve të dobët, pavarësisht bindjeve të tyre politike ose fetare, si dhe territore të pasura me naftë, ujë dhe drithëra. Fuqia e jetëgjatësisë së këtij shteti bazohet në mbajtjen e aleancave, ndërkohë që varet nga nivelet e pushtetit të pavarur brenda radhëve të tij. Pavarësisht prezencës së këtyre ish-zyrtarëve të Sadamit në radhët e larta drejtuese të ISIS-it, këta të fundit vazhdojnë të justifikojnë veprimet e tyre mbi legjitimitetin fetar. Këtë ata e bëjnë të bazuar mbi interpretimin ekstrem salafist të islamit, që do të thotë se çdokush që kundërshton qeverinë e tyre është ose femohues (murtad), ose është i pafe (kafir). Shteti Islamik përpiqet të nxjerrë legjitimitetin e tij bazuar mbi fenë. Kalifati i vetëshpallur është kapur fetarisht pas besimit të gjerë salafist se Bota Islame mund dhe duhet të kthehet te thjeshtësia dhe uniteti që ekzistonte në vitet e hershme të fesë islame. Ideologjikisht, Shteti Islamik bazohet mbi terrorizmin global dhe në atë që qeveritë në vendet me shumicë myslimane faktikisht janë totalisht të korruptuara, janë të pafe dhe jashtëzakonisht të ndikuara nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera perëndimore. Për këtë arsye, Shteti Islamik është më shumë i fokusuar në një lloj revolucioni të dhunshëm fetar, brenda këtyre shteteve me shumicë myslimane, sesa të sulmojë sponsorizuesit e këtyre qeverive.
Edhe pse shumica e vendeve në Lindjen e Mesme janë shumicë myslimane salafiste, ato e shohin qasjen tekfiriste të Shtetit Islamik një hap shumë ekstrem. Për këtë arsye, ky shtet ka marrë edhe kritika nga ideologë dhe mbështetës të Al-Kaedës. Pavarësisht aleancave dhe përpjekjeve të tij, Shteti Islamik nuk po arrin të bëjë miq, por faktorë të ndryshëm nga miqësitë po e ndihmojnë atë të mbijetojë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë për sa kohë këta faktorë do të ekzistojnë:
Së pari, është ndarja e madhe sektare që ekziston në Lindjen e Mesme. Pavarësisht kërcënimit që përbën Shteti Islamik për të gjithë rajonin, shtetet në të dyja anët e ndarjes sektare vazhdojnë ta shohin atë si një rrezik më të vogël sesa dominanca rajonale e rivalit të tyre sektar. Derisa ky lloj perceptimi të ndryshojë, Shteti Islamik nuk do të përballet me ndonjë opozitë të fuqishme rajonale.
Së dyti, është mungesa e besimit që kanë arabët te qeveritë e tyre. Për sa kohë këto qeveri do të vazhdojnë të dështojnë në plotësimin e të drejtave dhe nevojave të popullatës së tyre, do të këtë gjithnjë një burim rekrutimi për Shtetin Islamik; ata që nuk do të kenë mundësinë e udhëtimit për t’iu bashkangjitur Shtetit Islamik do tentojnë të zbatojnë direktivat e tij në vendet e tyre. Frika e vazhdueshme ndaj terrorizmit, qoftë ai i importuar ose vendor, do të vazhdojë të rrisë represionin dhe mangësi të tjera në qeverisje edhe në shtete shumë herë më të fuqishme e të konsoliduara se ato arabe.
Së treti, vetë fakti që koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja, me mbi 60  shtete, të cilët kundërshtojnë praktikat dhe objektivat e Shtetit Islamik, përbën një arsye më shumë për shumë myslimanë në botë që ta paraqesin këtë si një sulm i mirëkoordinuar i Perëndimit kundrejt fesë islame. Ndërkohë që ky koalicion nuk ka bërë asgjë deri tani për ta sulmuar këtë lloj narrative.
Së katërti, Shteti Islamik i ka kushtuar dhe po i kushton një rëndësi të madhe imazhit të vet mediatik dhe propagandës. Pavarësisht dobësisë së tyre për të komentuar tekstet fetare dhe ato kuranike, imazhi i tyre vazhdon të jetë më i fortë dhe më i qartë se ai i opozitarëve. Ndërkohë që nuk ekziston fare një oponencë e organizuar fetare ndaj sjelljeve jo islamike të Shtetit Islamik.
Së pesti, gjithashtu kjo ka të bëjë edhe me opsionet propagandistike që Shteti Islamik u ofron luftëtarëve të huaj ose lokalë, opsione që, për këta rekrutë të mundshëm, mungojnë ose janë të pamundshëm për t’u ofruar nga qeveritë e vendeve në të cilat jetojnë. Shteti Islamik u paraqitet atyre me propagandën e tij si një rrugë për të gjetur identitetin e munguar, qëllimin, përkatësinë dhe plotësimin e tyre shpirtëror. Ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë përpjekje nga ana e qeverive të shteteve myslimane që me anë të propagandës mediatike të kundërshtojë këtë opsion të Shtetit islamik, për të nxjerrë në pah aspektet negative të këtij shteti, duke e bërë të qartë që kushdo që bëhet pjesë e tij nuk mund t’u shpëtojë praktikave të dhunshme jo humane e kriminale që ky shtet praktikon ndaj atyre që e kundërshtojnë ose nuk pranojnë pushtetin e tij.
Së gjashti, pavarësisht opozitës ndërkombëtare ndaj regjimit sirian dhe praktikave represive të qeverisë irakiane, asgjë konkrete nuk është bërë për t’i ndaluar ose ndryshuar këto praktika. Kështu, Shteti Islamik shfaqet më efektiv dhe më i motivuar se çdo aktor në anën tjetër.
Së fundi, ngecja në vend e edukimit kulturor dhe fetar jo vetëm në Lindjen e Mesme, por në të gjitha vendet me shumicë myslimane, duke filluar që nga Lindja e Mesme e deri në Afrikën Veriore, nuk jep asnjë lloj drite të re mendimi dhe besimi për të ardhmen, përveçse një dëshire për t’u kthyer në të kaluarën e për t’ia nisur nga e para. (shqip)

Thursday, March 26, 2015

TOMAHAWK: Ligji dhe gjuetia

Qytetarët Shqiptarë kanë vuajtur dhe vuajnë, siç e thotë populli: i heqin të zinjtë e ullirit, vetëm se janë shqiptarë
SHAQIR ISLAMI 

Ekselenca e tij, Ambasadori i SHBA-së, e dha përgjigjen më domethënëse për gjyqësinë  dhe për funksionimin e  ligjit në shtetin tonë. Siç u pa,  përgjigja  ishte se: gjyqësia ka larë lesh. Ka falimentuar. Sipas procesit logjik, ka falimentuar edhe demokracia. Demokracia garanton barazinë e individëve para ligjit. Në shtetin tonë shkallmohet e drejta elementare e njeriut. Qytetarët Shqiptarë  kanë  vuajtur dhe vuajnë,  siç e thotë populli: i heqin  të zinjtë e ullirit, vetëm se janë shqiptarë. Ky është faji i vetëm i tyre. Ende vuajnë dhe sorollaten nëpër korridoret e institucioneve-kështjella të F. Kafkës.  Askush nuk i dëgjon oshtimat e të shtypurve, të dhunuarve, të persekutuarve, të vuajturve nga institucionet e veshur me ligj. 
Ligji ka funksionuar dhe funksionon si burim i pasurimit të gjyqtarëve, të ndërmjetësuesve (të miqve, të cilët rëndom janë shqiptarë), avokatëve, funksionarëve, në kurriz të mjerëve. Ligji ka qenë dhe është burim i korrupsionit të paparë. Në shtetin tonë korrupsioni është,  vet ligji. Vetëm nderi është jashtë ligjit. Askush nuk ua var veshin oshtimave të vuajturve dhe të mjerëve. Kjo ndodh dhe sot! As partitë ultra-patriotike “Shqiptare”. As ekspertët juridik. As komiteti i Helsinkit. As organizatat tjera për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. As OJQ-të. As Transparensi. As MPC. As Reis ul Ulemaja. As Evropa. Askush. As edhe ky avokati i përjetshëm i popullit! Cilin popull e mbron ky?  Ky është bashkëfajtorë i shtypjes dhe i dhunimit flagrant të drejtave të individit! Pyes publikisht: çfarë k... bën ky OMBUDSMAN? Si nuk e bren ndërgjegjja, se e merr rrogën haram?
Në këtë shtet, individi nuk gjykohet. Individi paragjykohet, për shkak të fesë, etnisë, kësulës, emrit, pamjes, ... Gjyqi vetëm paragjykon! Kjo do të thotë se nuk ka ligj në këtë hapësirë. Gjyqi ka qenë dhe është laborator për ta rrjepur qytetarin, e jo për ta zbatuar ligjin. Shqiptarët, ligji i ka trajtuar dhe i trajton si shtriga ose si kafshë të egra për gjueti.  Për gjuetinë e kafshëve të egra ka ligj; ka sezon të gjuetisë, pas saj vjen ndalesa për gjueti (kur janë të mbarsur). Ndërsa shqiptarët gjuhen tërë vitin. Nuk ka sezon për gjuetinë e tyre (edhe kur janë të mbarsur). Numri i tyre duhet zvogëlohet sa më shumë. Ky është roli kryesorë i bandës së Ali Ahmetit. Prandaj gjuhen ditë e natë. Pa orar pune. Nuk ka pushim, as Bajram, as Ramazan, ... as shëngjergj. Kjo qeveri përbindësh, ka dështuar në çdo pikëpamje. Sukses të plotë ka, vetëm në pakësimin e numrit të Shqiptarëve. Ky është programi i kësaj qeverisjeje fashizoide me bekimin dhe miratimin e plotë të vet shqiptarëve-ortakë. 
Të gjithë jemi dëshmitarë, sepse i kemi parë pamjet, kur policia speciale i gjuan edhe në gjumë, për të prodhuar sa më shumë myshteri për kasaphanet-gjyqësore.  Industria e ndëshkimit në këtë shtet është ndër më fitimprurësit. Kjo e mbush arkën e shtetit. E gjithë kjo bëhet duke e shfrytëzuar ligjin. Pushteti i Treshit famëkeq i detyruan Shqiptarët të shndërrohen në lepuj për gjah. Për të cilët nuk vlen sezoni i gjuetisë.

​Arabia Saudite fillon sulmet ajrore në Jemen

Me mbështetjen e nëntë vende arabe, Arabia Saudite filloi sot sulmet ajrore në shtetin fqinj Jemen, ku për muaj rebelët Houthi kanë intensifikuar fushatën e tyre të dhunshme kundër qeverisë.
Sauditët janë zotuar të përdorurin 100 aeroplanë të luftës dhe të kontribuojnë 150,000 ushtarë të koalicionit të sapo formuar i quajtur rrjeti Arabia sipas televizionit TV Al Arabiya.
Grupi houthis u përgjigj duke thënë se ata do të takohen forcë me forcë.
Jemen wshtw njëri nga bastionet dhe degët më të rrezikshme të al Kaedës, e zhytur në kaos kur rebelët Houthi filluan të vënë nën kontroll zona të tjera të vendit kryeqytetit.
Për Arabinë Saudite, një shtet i tillë i kaosit paraqet rreziqe të konsiderueshme pasi që ata ndajnë një kufi të gjatë me Jemenin.
Rebelët Houthi janë myslimanë shiitë, dhe sauditët i konsiderojnë si përfaqësim i qeverisë shiite të Iranit. Ata janë të frikësuar nga perspektiva e një shteti tjetër shiit të dominuar në rajon. Për këto ka reaguar shteti iranian.
Shteti iranian dënuan ndërhyrjen ushtarake të Arabisë Saudite e udhëhequr në Jemen, duke bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve, raportuan mediet shtetërore iraniane.
Sulmet ndaj rebelëve Houthi janë një veprim i rrezikshëm që do të shkatërrojnë mundësin për zgjidhjen paqësore të krizës në Jemen shtoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme iraniane Marzieh Afkham sipas televizionit shtetëror Press TV. 

Papa Françesku takon familjarët e britanikëve të ekzekutuar nga ISIL

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku u takua me familjet e britanikëve të cilët ishin kapur dhe ekzekutuar nga pjesëtarët e organizatës terroriste ISIL në shtator dhe tetor të vitit të kaluar.

Gazeta e Vatikanit "L'Osservatore Romano" raporton se Papa Françesku dje takoi Mike Haines, vëllain e David Haine, të cilin e ekzekutuan pjesëtarët e organizatës ISIL në shtator të vitit të kaluar, dhe Barbara Henning, gruan e humanitarit skocez, Alan Henning të cilin ISIL vrau në tetor.

Familjet me këtë rast ftuan të gjitha kombet për unitet kundër barbarisë së terroristëve, siç kanë bërë edhe më parë përmes letrave të hapura për publikun. Ata theksuan se fitorja ndaj ISIL-it është një domosdoshmëri për të punuar më shumë në projektet humanitare dhe bamirëse. Takimi u ndoq nga ambasadori britanik në Vatikan, Nigel Baker dhe Imami i Londrës Shah Navaz Hague./ Alsat-m.tv

MPB ka sinjalizime, por jo fakte

Sipas burimeve të MPB-së, deri tani janë në fazën e kompletimit të fakteve për t’i nisur më tej me procedimin e dosjeve të ndryshme. Nga ana tjetër, në Komisionin e marrëdhënieve mes bashkësive fetare pohojnë se gatishmëria e shtetit për të ndërprerë këtë zinxhir rekrutimesh është diskutabile, ndërsa ndihma që i jepet institucioneve fetare për tu përballur me radikalizmin është shumë e vogël
Evis HALILI
Edhe pse deri tani nuk është ngritur asnjë padi penale për persona që direkt apo indirekt janë të përfshirë në nxitjen, propagandën, apo rekrutimin e shtetasve në luftërat jashtë vendit, në Ministrinë e Punëve të Brendshme pohojnë se kanë në dispozicion vetëm sinjalizime lidhur me individë nga Maqedonia që kanë shkuar drejt Sirisë apo Irakut. Sipas burimeve të MPB-së, deri tani janë në fazën e kompletimit të fakteve për t’i nisur më tej me procedimin e dosjeve të ndryshme. Nga ana tjetër, në Komisionin për marrëdhënie mes bashkësive fetare pohojnë se gatishmëria e shtetit për të ndërprerë këtë zinxhir rekrutimesh është diskutabile, ndërsa ndihma që i jepet institucioneve fetare për t’u përballur me radikalizmin është shumë e vogël. “Nuk mund të flasim nëse jemi duke ndërmarrë aksione, apo do të ndërmarrim lidhur me këtë problematikë, deri në momentin që të jenë realizuar. Por është një fakt se deri tani s’është ngritur asnjë padi penale lidhur me nenin e ri të Kodit penal, por de fakto mund të them se kemi sinjalizime, mendime të caktuara, por të gjitha këto duhet të vërtetohen, të mbledhim të dhëna operative, në mënyrë që gjithçka me të cilën posedojmë, të hyjë në procedurë”, thotë zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski. Lidhur me kërkesat për intervenim që i ka bërë Bashkësia Islame në raste të caktuara, Kotevski thotë se kanë ofruar ndihmën e tyre duke i treguar sesi të përballen me problemin. Në konferencën e ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Brendshme në Vjenë, disa ditë më parë, kreu i MPB-së, Gordana Jankullovska u shpreh se numri i personave nga Maqedonia që luftojnë në Siri apo Irak llogaritet të jetë deri në 100. Sipas Jankullovskës, Maqedonia në kontinuitet i përforcon kapacitetet e saj institucionale për parandalimin e kërcënimeve të ndryshme terroriste dhe neutralizimin e pasojave nga xhihadizmi. Një prej këtyre masave është edhe ndryshimi i Kodit Penal që sanksionon rekrutimin, stërvitjen, agjitacionin, logjistikën, financimin dhe pjesëmarrjen e personave në konflikte luftarake dhe organizata terroriste. Por nga ana e Bashkësisë Islame, vërejtjet më të mëdha i adresohen indiferencës së institucioneve shtetërore për të bashkëpunuar në situata specifike dhe mungesa e ndihmës, sidomos për ato objekte fetare të cilat BFI nuk i ka në kontroll. “Ne si MPB kaq mund të bëjmë. Kur na kanë kërkuar ndihmë, i kemi treguar sesi të veprojnë dhe të përballojnë situatën, por ne nuk mund të ndërhyjmë drejtpërsëdrejti, jo vetëm për interpretimet e ndryshme që mund t’i bëhen, por edhe se nuk kemi të drejtë nga ana ligjore. Këto janë çështje të brendshme të tyre dhe në rastet kur ata ankohen për marrjen e ndonjë xhamie, për këtë duhet të vendosë gjykata dhe çështja të zgjidhet në rrugë gjyqësore”, thotë Kotevski. Nga ana tjetër, në Komisionin për marrëdhënie mes bashkësive fetare dhe grupeve religjioze, institucion që luan rolin e urës së bashkëpunimit mes shtetit dhe institucioneve fetare në vend, thonë se gatishmëria për të kontribuar nga ana e organeve kompetente shtetërore në çështjen e parandalimit të ndikimeve radikaliste është shumë diskutabile. Zeko Abazi, zëvendësdrejtor i Komisionit, pohon se ata kanë marrë shumë ankesa nga ana e Bashkësisë Islame (BIM). “Kemi pasur ankesa disa herë deri tani nga ana e BFI për disa çështje mes të cilave edhe për objektet e veta, xhamitë që nuk i ka nën kontroll, ku ata kanë kërkuar që të merren masa nga ana e organeve shtetërore, mirëpo ata ia lënë barrën kryesore BFI që t’i zgjidhë këto çështje dhe problemet që ka, për dallim nga vendet e tjera ku shteti ka ndërmarrë aksione, si arrestime për të vënë situatën nën kontroll. Fenomeni i rrymave radikaliste tek ne ekziston, jo vetëm tani por edhe më parë. Problemi më i madh është se njerëzit tek ne rekrutohen, indoktrinohen përmes objekteve fetare, por deri tani s’ka patur asnjë aksion policor, i cili do të ndërpriste këtë zinxhir. Po ashtu, edhe sanksionet ligjore përmes ndryshimeve që u bënë në Kodin Penal nuk besoj se do të sjellin ndonjë ndryshim, apo frenim të atyre personave që mund të shkojnë në të ardhmen drejt vatrave të krizës”, thotë Abazi. Sipas tij, shteti duhet ta marrë më seriozisht këtë punë, ndërsa Komisioni që duhet të japë ndihmën e vet, me sa nuk ka kontribuar aq sa duhet, thotë Abazi./ koha.mk

ITALI-SHQIPËRI, ARRESTOHEN ANËTARET E CELULËS QË DËRGONTE XHIHADISTË NË SIRI

Një operacion antiterrorizëm i forcave italiane të rendit, në bashkëpunim me ato shqiptare, shkatërruan një celulë ekstremistësh islamikë, simpatizantë të ISIS-it, që propagandonin rekrutime të reja.
Ne Itali u arrestuan dy persona, një shqiptar dhe një shtetas italian me origjinë marokene, ndërsa Policia Shqiptare arrestoi një xhihadist në Kavajë. Që të tre rezultojnë të kenë qenë në kontakte telefonike dhe kane biseduar edhe ne rrjete sociale, duke bashkëpunuar të tre për rekrutime. Marokeni, sipas provave te Policise Italiane që ka shkuar të luftojë në Siri, rezulton të ketë kryer udhëtime në Shqipëri.
Shtetasi italian, me origjinë marokene, mendohet se është një prej autorëve të nje teksti prej 64 faqesh, që u publikua në internet kohët e fundit në italisht. Dokumenti mban titullin “Shteti Islamik, një realitet që do të komunikojë” dhe konsiderohet nga hetuesit si dokumenti i parë i ISIS-it në gjuhen italiane.
Gjate hetimeve, te tre personat jane mbajtur ne vezhgim per rekrutimet qe kryenin dhe disa prej tyre edhe jane ndaluar. Marokeni konsiderohet si personi me rolin kyç në këtë celulë.
I arrestuari në Shqipëri është 38-vjeçari Alban Haki Elezi, lindur dhe banues në fshatin Rrakull të Kavajes. Arrestimi i tij u be nga Policia e Kavajes dhe nga strukturat e Interpol Tirana. Pavaresisht, se 38-vjeçari ka qene nen vezhgim, nuk rezulton te kete kryer rekrutime ne Shqiperi, ndaj arrestimi i tij u krye per llogari te Interpol Romes, pasi Gjykata e Brescia-s ne Itali kishte nxjerre nje vendim në ngarkim të këtij shtetasi, i dyshuar si autor i veprave penale “Akte Terroriste”.
Nje burim i Drejtorise se Antiterrotit, tha per Top Channel, se i arrestuari ne Kavaje ka qene ne rolin e nje ndihmesi per rekrutimet, ndersa i afermi i tij ne Itali ishte nje person, i cili dyshohet te kete rol organizativ ne kete celule. Sipas policise, vjehrri dhe vjehrra e Elezit jane ne Siri, ndaj kunati i tij ka humbur jeten duke luftuar ne radhët e Ushtrise Islamike. Ne kerkim jane edhe dy persona te tjere. Familja e Alban Elezit ndodhet prej kohesh ne Siri, e larguar me pare nga Shqiperia dhe eshte berte pjese e ISIS-it.                                                                                                                                        Burimi: 1kliklarg.com                                                                                   http://1kliklarg.com/lajme/itali-shqiperi-arrestohen-anetaret-e-celules-qe-dergonte-xhihadiste-ne-siri/

Tuesday, March 24, 2015

Tragjedi ajrore në Alpet e Francës, 150 viktima nga rënia e avionit

Pjesët e aeroplanit gjerman janë gjetur në perimetrin prej 2 kilometrash

(I plotësuar) - Asnjë nga 144 udhëtarët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit nuk ka mbijetuar nga rënia e aeroplanit të kompanisë gjermane, “Germanwings” ka thënë Alen Vidali nga ministria e Transportit të Francës.
Aeroplani i kompanisë gjermane ka fluturuar nga Barcelona për në Duseldorf është rrëzuar rreth orës 11 në pjesën jugore të Alpeve franceze.
Sipas informatave të para të ekipeve të shpëtimit, aeroplani është shkatërruar plotësisht dhe pjesët e tij janë shpërndarë në rreth dy kilometra.
***
Gjenden “Kutitë e zeza”, mes viktimave 16 nxënës gjermanë dhe një foshnje
Operacioni i kërkim-shpëtimit në Alpet franceze në pikën e përplasjes së avionit të “Germanwings” dhe përreth saj vazhdon me intensitet.
Autoritetet franceze njoftuan gjetjen e “Kutive të zeza” të avionit që do të zbardhin edhe shkaqet e vërteta të aksidentit.
Ndërkohë “La Provence”, një media lokale në Francë raporton për një person të mbijetuar. Mësohet gjithashtu se në bord ndodhej një foshnje dhe 16 nxënës gjermanë që po ktheheshin nga Spanja në vendlindje pas një udhëtimi për shkëmbimin e programeve mësimore.
Më herët kancelarja gjermane njoftoi udhëtimin drejt vendngjarjes për të mbikqyrur një hetim të përbashkët mes autoriteteve franceze dhe atyre gjermane. Merkel tha se është një ditë zie për gjithë gjermanët.
Në Francë mbërriti edhe Mbreti Felipe VI. Ai u prit në zyrat e Ministrisë së Brendshme franceze nga presidenti Francois Hollande.
***
Një aeroplan i shoqërisë bijë të Lufthansës, Germanwings, është rrëzuar këtë të martë në jug të Francës. Avioni ishte duke udhëtuar nga Barcelona për në Düsseldorf. Shoqëria ajrore Germanwings ka konfirmuar se në avionin e rrëzuar në Francën Jugore sipas të dhënave të deritanishme ndodheshin të paktën 142 pasagjerë dhe 6 punonjës të ekipazhit.
Sipas shoqërisë ajrore Germanwings 67 nga viktimat janë gjermanë, ndër ta edhe një klasë me nxënës nga qyteti Haltern në landin Nordrhein-Westfalen (NRW), të cilët kishin qenë në Spanjë për një kurs të gjuhës spanjolle. Këtë e njoftoi zëvendëskryeministrija e landit (NRW), njëkohësisht ministre e Arsimit Sylvia Löhrmann (të Gjelbrit) në stacionin WDR.
'France Info' pohon se avioni është rrezuar ne 2.000 metra lartesi, ne komunen e Méolans-Revel, nje zone e izoluar me nje terren teper te ashper malore qe veshtireson se tepermi perpjekjet e ndihmes. Lista e pasagjereve po verifikohet, por nderkohe zevendeskryeministri i Spanjes deklaroi se 45 prej tyre jane shtetas spanjolle, ndersa Hollande pohon se shumica ishin gjermane.
Sherbimi Meterologjik i Frances thote se kushtet atomsferike kane qene relativisht te mira ne momentin e aksidentit dhe se qielli ishte pothuajse krejtesisht i hapur. 400 xhandare, zjarrfikes dhe punonjes te nderhyrjes se shpejte jane mobilizuar per operacionin e ndihmes, por eshte temrresisht e veshtire te mberrihet ne vendin e aksidentit.
Sipas nje zyrtari lokal ne resorten e skive te Val d`Allos, Gilles Gravier, ne fshat rrezimi nuk eshte degjuar. Shefi ekzekutiv i Lufthans-as, Carsten Spohr, shkroi në rrjetin Twitter se “ende nuk dihet çfarë ka ndodhur”, ndërsa u shprehu ngushëllimet familjarëve të personave që ndodheshin në avion.
“Nëse frika jonë konfirmohet, kjo është një ditë e zezë për Lufthansa-n. Shpresojmë të gjejmë të mbijetuar”, shkroi ai.
Shkaku i fatkeqësisë më të madhe ajrore në Evropë prej vitesh, është fillimisht i paqartë. Avioni është nisur paradite nga Barcelona dhe rreth 100 kilometër në veri të Nicës është rrëzuar. Sipas të dhënave të policisë franceze nuk ka të mbijetuar nga aksidenti ajror. Gjetja e trupave të pajetë do të vazhdojë ndoshta me ditë të tëra për shkak të rajonit tepër të vështirë. Zona e rrëzimit të avionit ndodhet në Alpet franceze në një zonë me borë, të pakalueshme për makinat.
Merkel shkon të merkurën në vendin e aksidentit
Qeveria gjermane ka ngritur ndërkohë një shtab krize. Kancelarja Angela Merkel, e cila anulloi të gjitha takimet e ditës së sotme, shprehu tronditjen e saj të thellë për aksidentin. Ajo do të shkojë nesër (25.03) në vendin e rrëzimit të avionit në Francë.
Rrëzimi i avionit me më shumë se 140 njerëz në bord është një shok, një pikëllim i thellë për ne në Gjermani, për francezët dhe spanjollët." Ajo tha se nuk ka shumë informacione për shkakun e rrëzimit. Çdo spekullim duhet t'ia ndalojmë vetes. "Tani është momenti, kur ne ndjejmë pikëllim të thellë." Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier deklaroi në Berlin se qeveria gjermane është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze. Steinmeier u shprehu ngushëllimet e tij familjarëve të pasagjerëve dhe të anëtareve të ekuipazhit: "Në këto orë të vështira mendimet tona janë tek të gjithë ato, që kanë frikë se të afërmit e tyre mund të ndodhen në mesin e pasagjerëve, apo të anëtareve të ekuipazhit."
***
Raportet më të reja thonë se aeroplani i rrëzuar sot në Alpet franceze, i kishte 144 udhëtarë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.
Më herët është thënë se ishin 142 udhtarë me 6 anëtarë të ekuipazhit.
Aeroplani i tipit Airbus A320, që operohej nga Germanwings i kompanisë Lufthansa, fluturonte nga Barcelona (Spanjë) për në Dizeldorf (Gjermani).
Presidenti francez, Francois Hollande, ka theksuar se “kushtet e aksidentit, që ende nuk janë qartësuar, na çojnë të mendojmë se nuk ka të mbijetuar”.
Kompania Lufthansa ka deklaruar se “nëse shqetësimet tona konfirmohen, kjo është ditë e errët” për ne.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, thanë se ishin të “shokuar” nga rrëzimi i aeroplanit.
Duke mos e pasur parasysh Rusinë dhe vendet e tjera ish-sovjetike, rrëzimi i fundit i aeroplanit në Evropë ka ndodhur në gusht të vitit 2008, kur aeroplani i kompanisë Spanair, doli nga pista gjatë ngritjes në aeroportin Barajas në Madrid, me ç’rast humbën jetën 154 njerëz.
****
Avioni “Airbus A320”, i kompanisë "GermanWings", është rrëzuar në Alpet në jug të Francës, teksa transportonte 142 pasagjerë, ndërsa kishte në bord 2 pilotë dhe 4 anëtarë ekuipazhi. Presidenti francez, Françoise Hollande, nëpërmjet një fjalimi në televizionin shtetëror, ka njoftuar se nuk ka asnjë të mbijetuar nga ky aksident tragjik dhe se mes viktimave ka shumë shtetas gjermanë.
Ka zëra se avioni i 'GermanWings', i rrëzuar në jug të Francës, po udhëtonte shumë ulët. Sipas 'France Info', avioni është përplasur në kuotën e 1800 metrave, ndërkohë që lartësia e malit ku është rrëzuar arrin në 3 mijë metra.Vendi i aksidentit është i vështirë për t'u mbërritur, pasi është një zonë me terren të ashpër. Sipas ministrisë së Brendshme franceze, operacioni i ndërhyrjes së shpejtë do të zhvillohet në kushte tepër të rrezikshme.
'Le Figaro' njofton se avioni u zhduk nga radarët rreth orës 11:20, ndërsa deri në atë moment lokalizohej në zonën e Barcelonnette.
Dy helikopterë të xhandarmërisë franceze kanë konfirmuar se kanë gjetur avionin në zonën e Prads-Haute-Ble’one, zonë mes Digne-les-Bains dhe Barcelonnette, bën të ditur radio Europa 1.
Presidenti francez Francois Hollande, tha se nuk besohet të ketë mbijetuar ndonjëri nga 142 udhëtarët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në avion.
Presidenti Hollande tha se zona ku ka ndodhur rrëzimi është e thellë dhe ende nuk dihet nëse ka pësuar edhe ndokush në terren. Ai beson që një pjesë e viktimave janë gjerman.
“Kjo është një tragjedi në tokën tonë”, tha presidenti Holande duke shtuar se do të flasë edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Shefi ezkekutiv i Lufthansas, Carsten Spohr, shkroi në rrjetin twitter se “ende nuk dihet çfarë ka ndodhur”, ndërsa u shprehu ngushëllimet familjarëve të personave që ndodheshin në avion.
“Nëse frika jonë konfirmohet, kjo është një ditë e zezë për Lufthansan. Shpresojmë të gjejmë të mbijetuar” shkroi ai.
Edhe kompania Airbus, tha se ende nuk dihet asgjë për shkaqet që mund të kenë çuar në rrëzimin e avionit që thuhet të ketë qenë 24 vjet i vjetër.
Kryeministri francez, Manuel Valls, tha se autoritetet nuk e dijnë ende çfarë mund të ketë nxitur rrënien e avionit, dhe se marrë parasyshë rrethanat e rrënies, edhe ai dyshon se mund të ketë ndonjë të mbijetuar./BOTASOT

Kronologji e sulmeve ajrore, më 1999: 78 ditët e NATO-s

Më 24 mars 1999, në ora 19:00, fillojnë sulmet ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në Kosovë e Serbi. Sulmet zgjatin 78 ditë, duke rezultuar me çlirimin e Kosovë. Telegrafi më poshtë ju sjellë kronologjinë më të plotë të këtij aksioni ushtarak të Aleancës veriperëndimore në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës.

24 mars
Forcat e NATO-s filluan sulmet ajrore mbi forcat serbe në Kosovë dhe Serbi. Këtë operacion e filluan 400 aeroplanë dhe disa luftanije. Në sulmin e parë janë gjuajtur 40 caqe, shumica prej të cilave kishin të bënin me sistemin mbrojtës të UJ-së dhe MUP-it, pastaj sistemet për komandë dhe kontroll.
25 mars
Luftimet intensifikohen në pjesën veriore dhe jugore të Kosovës. Forcat serbe shtojnë masta brutale mbi popullatën civile, duke kidnapuar edhe intelektualët shqiptarë. 300 kriminelë serbë lirohen nga burgu dhe u bashkohen forcave paramilitare. NATO-ja vazhdon sulmet mbi sistemin kundërajror serb. Më shumë se 50 caqe serbe sulmohen në mënyrë efektive.
26 mars
NATO-ja vazhdon sulmet mbi sistemin e mbrojtjes serbe, sistemet logjistike dhe për kontroll. Forcat aleate bënë 249 fluturime duke sulmuar caqet në Beograd, Nish dhe Kosovë. Aeroplanët e NATO-s kthehen në bazat e tyre pa kurrfarë dëmesh. Fushata serbe e vrasjeve, plaçkitjeve, djegieve dhe keqtrajtimeve bëhet përherë e më e madhe. Sulmohen sistemet ushtarake të ushtrisë serbe në Beograd.
27 mars
NATO-ja vazhdon sulmet, përkundër kushteve të vështira atmosferike. Aksioni për shpëtimin e pilotit, nga F117- shi i rrëzuar 28 milje (45 kilometra) në perëndim të Beogradit, është kryer më herët me sukses. Gjendja shëndetësore e pilotit konfirmohet të jetë e mirë. Vala e refugjatëve shqiptarë kaplon kufijtë e Shqipërisë dhe të Maqedonisë. Fshatrat spastrohen në mënyrë sistematike, ato plaçkiten dhe digjen. Meshkujt ndahen nga familjet dhe ekzekutohen. Sipas raporteve të NATO-s, mendohet se dr. Ibrahim Rugova fshihet dhe se shtëpia e tij është djegur. Forcat serbe sulmojnë vendbanimet shqiptare. Aeroplanët e tipit Galeb ndërmarrin aksione në zonat e spastruara etnike dhe po ashtu në pozicionet e UÇK-së. Forcat serbe fshihen në shkollat e braktisura dhe në objektet publike. 253 fluturime bëhen duke sulmuar sistemin e mbrojtjes, komandat policore dhe logjistike, në Kosovë dhe Serbi, pa dëme kolaterale në infrastrukturë dhe civilë.
28 mars
Fillon faza e dytë e operacioneve, e cila përqendrohet në sulmet e forcave militare dhe paramilitare serbe në Kosovë. Forcat e NATO-s tash më shumë janë të angazhuara në sulmimin e forcave tokësore serbe. Dhuna e forcave serbe vazhdon. Helikopterët përdoren kundër popullatës civile. Forcat paramilitare të përkrahura nga forcat policore dhe ushtarake hyjnë në fshatra dhe qytete, duke keqtrajtuar dhe larguar popullatën civile. Spastrimi i Prishtinës merr përmasa më të mëdha. Kolonat e refugjatëve ia mësyjnë Shqipërisë dhe Malit të Zi. Shtatë fshatra në mes Pejës dhe Klinës janë në zjarr. Po ashtu tri fshatra në perëndim të Prishtinës. Në këtë kohë dyshohej se Fehmi Agani dhe Baton Haxhiu janë ekzekutuar një ditë më parë. Policia serbe ka urdhëruar shqiptarët ta lëshojnë deri të nesërmen Pejën. Forcat e NATO-s shkatërrojnë dy aeroplanë të tipit MIG-21, njëri në territorin e BH-së dhe disa helikopterë të policisë. NATO-ja sulmon radarët e ushtrisë serbe dhe shtabin e ushtrisë në Prishtinë.
29 mars
Spastrimet etnike vazhdojnë. Qytetet dhe fshatrat janë në flakë. Dyshohet se refugjatët e strehuar në Luginën e Pagarushës janë sulmuar me artileri. NATO-ja sulmon kompleksin e MUP-it në Prishtinë.
30 mars
Spastrimi i Kosovës arrin kulminacionin. Informatat e fundit dëshmojnë se refugjatët shqiptarë në Luginën e Pagarushës janë të rrethuar nga forcat serbe. Forcat e NATO-s vlerësohet të kenë shkatërruar dhe dëmtuar diku rreth 30 aeroplanë serbë. Forcat e NATO-s sulmojnë shtabet policore në Kullë dhe garnizonin e Prishtinës.
31 mars
Shtohen sulmet mbi forcat serbe në Kosovë. Më shumë se 400 aeroplanë kanë marrë pjesë në sulmin e kësaj dite. Prishtina zbrazet pothuaj e tëra.
1 prill
Përkundër motit jo të mirë intensifikohen sulmet mbi forcat serbe, sidomos ato tokësore. Po ashtu janë sulmuar edhe sistemet e radarit dhe aeroportet ushtarake. Janë bombarduar edhe ca ura për të pamundësuar lëvizjet e forcave serbe.
2 prill
Autoritetet e NATO-s dhe të OKB-së ndërmarrin masa për ta parandaluar katastrofën humanitare, që mund ta shkaktojë vala e madhe e refugjatëve në Shqipëri dhe Maqedoni. 120 mijë refugjatë kanë hyrë në Maqedoni, 200 mijë të tjerë janë në rrugë. Në Kosovë vazhdojnë sulmet e forcave serbe, sidomos në Malishevë dhe Rahovec. Në Kosovë konfirmohet të jenë aktive forcat paramilitare të Arkanit dhe Sheshelit.
3 prill
Forcat serbe lëvizin nga Malisheva në kufi me Shqipërinë. Rekrutimi i ushtarëve të UÇK-së vazhdon. Kriza humanitare në kufi të Maqedonisë bëhet përherë e më e madhe. Raportohen raste të vdekjes, më së shumti nga hipotermia. Kushtet jo të përshtatshme atmosferike kanë vështirësuar edhe këtë ditë sulmet e NATO-s. Sulmet përqendrohen në shtabin e Armatës së parë “jugosllave” dhe mbi depot e naftës në Beograd.
4 prill
Forcat e NATO-s në Shqipëri dhe Maqedoni ndihmojnë organizatat humanitare. Ndërtohen kampet e reja për refugjatë. Vazhdon rezistenca e UÇK-së. Forcat e NATO-s bombardojnë Shtabin e mbrojtjes kundërajrore serbe në Beograd dhe forcat tokësore në Kosovë. Disa MIG-a të Serbisë dyshohet të jenë shkatërruar. Forcat serbe nga frika fshihen në ndërtesa të zbrazura dhe terrene të kamufluara.
5 prill
Sulmet intensifikohen si rezultat i kushteve të mira atmosferike. Forcat serbe koncentrojnë sulmet në rajonin mes Pejës dhe Gjakovës. Bombardohen urat dhe rezervat e naftës. Vazhdojnë sulmet mbi forcat tokësore në Kosovë. Katër MIG-a të Serbisë shkatërrohen.
6 prill
Strehët e siguruara nga NATO-ja akomoduan 28 mijë refugjatë në Maqedoni. 35 aeroplanë me ndihma humanitare arritën një ditë më parë në Shkup. Forcat serbe ndërmarrin sulme në zonën e Deçanit. Forcat e UÇK-së u përgjigjen sulmeve. Ky është suksesi më i madh i deritashëm i NATO-s kundër forcave të blinduara serbe.
7 prill
20 mijë refugjatë lëshojnë Bllacën. Me 90 autobusë të përcjellë nga forcat maqedonase ata shkojnë në Shqipëri. Tetëmijë refugjatë arrijnë gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Kampet në Maqedoni janë në gjendje të akomodojnë 43.400 refugjatë. Ndërsa, në Shqipëri 24 mijë. NATO-ja ka sulmuar infrastrukturën strategjike serbe. Shtohen po ashtu edhe sulmet e forcave të UÇK-së. NATO-ja realizon 400 misione të suksesshme mbi Serbi dhe Kosovë. Sulmet përqendrohen më shumë në forcat tokësore serbe.
8 prill
Nuk ka dëshmi për tërheqjen e forcave serbe. Zbuten luftimet mes forcave të UÇK-së dhe atyre serbe. Kushtet atmosferike nuk u përshtatën aeroplanëve të NATO-s, por megjithatë disa makina të blinduara serbe janë shkatërruar në Kosovë, si dhe rezerva të naftës në afërsi të Prishtinës dhe shtabet policore të MUP-it janë goditur me sukses. Po ashtu, është goditur linja telefonike që mundësonte komunikimin mes forcave serbe në Kosovë dhe Beograd. Dyshohet se gjatë këtij sulmi një bombë ka shkaktuar dëme kolaterale.
9 prill
Është goditur një radio-relej në afërsi të Prishtinës, dy depo të naftës, një në Kosovë e tjetra në Serbi. Vazhdojnë sulmet e forcave serbe në Kosovë, në afërsi të Podujevës, Gjakovës, Rahovecit, Malishevës, Kishna Rekës dhe Jabllanicës. Vazhdojnë luftimet mes Ushtrisë serbe dhe forcave të UÇK-së në kufirin me Shqipërinë, në jugperëndim të Deçanit. Sulmohen garnizonet serbe në Prizren dhe në Beograd. Raportohet për kampe dhunimi në Gjakovë.
10 prill
Kushtet jo të mira atmosferika vështirësojnë prapë sulmet e NATO-s. Forcat serbe ndërmarrin masa për t’u mbrojtur nga sulmet e NATO-s. Sulmet e tyre intensifikohen në rajonin e Mitrovicës.
11 prill
Zvogëlohet intensiteti i sulmeve ajrore të NATO-s.
12 prill
Forcat e NATO-s sulmojnë forcat serbe brenda dhe jashtë Kosovës, për t’i shkatërruar dhe izoluar ato. Shtatë ditët e ardhshme pritet të jenë me mot të mirë. Në dhjetë ditët e fundit, 50 për qind e aksioneve janë anuluar për shkak të motit të lig. Sulmet më të mëdha realizohen në rrethinën e Prishtinës dhe të Beogradit. Prapë është sulmuar rafineria e Pançevës.
13 prill
Numri i refugjatëve vlerësohet të jetë 750.000. Vazhdojnë sulmet në forcat tokësore në Kosovë, në mjetet e blinduara, shtabet, por edhe linjat e komunikimit dhe depot e naftës. Forcat serbe shtojnë përdorimin e helikopterëve. Forcat serbe hyjnë në territorin shqiptar, por largohen për një kohë të shpejtë. NATO-ja sulmon kompleksin policor në Livadicë të Serbisë. Prej fillimit të sulmeve, NATO-ja ka kryer 6.000 fluturime.
14 prill
Sulmohen sistemet për kontroll dhe komandim, si dhe forcat tokësore serbe në Kosovë. Sulmet më të mëdha bëhen në rajonin e Prishtinës dhe të Skenderajt. Vazhdojnë luftimet e forcave të UÇK-së dhe atyre serbe në kufi me Shqipërinë.
15 prill
Moti për sulme është më i mirë. NATO-ja bombardon sistemet e radarit në Beograd dhe Aeroportin e Podgoricës. Sulmet vazhdojnë në depot e naftës, të municionit në Paraçin, shtabin komandues në Rakovicë dhe Suboticë. Në Kosovë vazhdojnë luftimet. Edhe një herë pat aksione artilerie serbe në rajonin e Tropojës dhe Kukësit.
16 prill
Moti i lig ndikon negativisht në sulmet ajrore. Sulmohen tanket dhe mjetet e blinduara në Kosovë. Është sulmuar depoja e municionit në Valevë, garnizoni në Rahovec dhe barakat në Vranje. NATO-ja vazhdon sulmet ditën e natën kundër forcave policore dhe ushtarake serbe. Ndërkohë, vazhdojnë sulmet e forcave serbe në Kosovë, si dhe në kufi me Shqipërinë. Raportohet për lëvizje të forcave serbe drejt Gjilanit, rajonit i cili deri tash nuk ishte i përfshirë në luftime të mëdha. Fotot e NATO-s dëshmojnë se në Izbicë janë së paku 150 varre.
17 prill
Dërgohen ndihma të mëdha humanitare në Shqipëri dhe Maqedoni. Vazhdojnë luftimet në kufi me Shqipërinë. NATO-ja kryen 500 misione, falë motit të mirë. Sulmohen forcat tokësore serbe në Kosovë. Shkatërrohen dhe dëmtohen mjete të shumta motorike dhe të blinduara. Forcat serbe i angazhojnë me dhunë shqiptarët të hapin varre për vendasit e tyre të vrarë, në 43 varreza të identifikuara masive. Po ashtu raportohet, sipas dëshmive të refugjatëve shqiptarë, se meshkujt detyrohen të nxjerrin thëngjillin për furnizimin me rrymë.
18 prill
14 aeroplanë me ndihma arrijnë në Maqedoni, e 32 në Shqipëri. Moti i lig ka anuluar shumë sulme. Por, megjithatë janë dëmtuar depot e municionit në Paraçin, Bariç (depo eksplozivi), Novi Sad (radio-relej dhe rafineri nafte) dhe Suboticë (pikë raportuese). Zbulohet varreza masive në Pastasel.
19 prill
Forcat serbe sulmojnë personat e zhvendosur. NATO-ja shkatërron gjashtë tanke dhe shtatë autoblinda në Kosovë. Po ashtu, bombardohet depoja e municionit në Nish, Valevë dhe Prishtinë. Sulmohet Brigada 549 e motorizuar serbe në Prizren, e cila ka participuar në spastrimet etnike në Kosovë.
20 prill
Sulmet serbe shtohen në perëndim të Pejës, në kufi me Malin e Zi. Po ashtu vazhdojnë luftimet në kufi me Shqipëri. 200 forca serbe hyjnë në Shqipëri, por pas konfrontimit me forcat shqiptare tërhiqen. 250-300 ushtarë tjerë serbë hyjnë në zonën e demilitarizuar të Prevllakës. Forca të paidentifikuara vrasin gjashtë shqiptarë në Mal të Zi. Serbët kërcënohen se do të pengojnë manifestimin e 50-vjetorit të NATO-s. Sulmet e NATO-s koncentrohen në depo, linja komunikimi, radio-relej dhe sisteme komandimi. Po ashtu sulmohen edhe forcat tokësore serbe në Kosovë. Sulmohet stacioni transmetues televiziv në Beograd dhe Novi Sad. Prej marsit, nga serbët në Kosovë janë dëmtuar 35 mijë objekte dhe 550 vendbanime.
21 prill
Reduktohet sulmi i NATO-s si rezultat i motit të lig.
22 prill
Dëmtohet pjesa më e madhe e TV-emetuesve në Serbi. Po ashtu edhe antenat transmetuese dhe stacionet e trafos. Bombardohet Aeroporti i Nishit, depoja e municionit, rafineria e naftës në Novi Sad dhe disa ura. Në Kosovë shkatërrohen autoblinda, tanke dhe pjesë artilerike.
23 prill
Prej 30 marsit NATO-ja ka dërguar 11.121 tonë ndihma humanitare për refugjatët shqiptarë. Janë goditur TV-transmetuesit në Kragujevc dhe Novi Sad. Po ashtu janë goditur linjat e komunikimit, si dhe hekurudha në Potuçnik. Forcat e UÇK-së janë aktive dhe vazhdojnë t’ju rezistojnë forcave serbe.
24 prill
Sulmohen sistemet televizive serbe në Avallë dhe Banja Korvilaka. Tre ushtarët robër të NATO-s nuk lejohen të vizitohen nga KKKN-ja. Forcat paramilitare serbe zhvendosin operacionet nga Peja, në rajonin e Suharekës. Bombardohet depoja e naftës në Prishtinë dhe Sudolikë, si dhe depot për prodhimin e eksplozivit në Llukan. Në Kosovë sulmohen bunkerët, artileria, autoblindat, dhe shumë makina tjera ushtarake.
25 prill
Moti i lig pamundëson sulme të suksesshme.
26 prill
Trefishohet numri i sulmeve të NATO-s. Bombardohet shtabi i SPS-it në Beograd, ndërsa ura mbi Danub shkatërrohet tërësisht. Sistemi i mbrojtjes ajrore serbe është pothuaj i paefektshëm. Deri tash, më shumë se 70 aeroplanë serbë janë shkatërruar. Bombardohen rrugët në Kosovë për të pamundësuar qarkullimin normal të forcave serbe. Është bllokuar furnizimi i Kosovës me armë dhe naftë nga Serbia dhe Mali i Zi. “Ne po fitojmë. Millosheviqi po humb”, thotë Wesley Clark në një konferencë shtypi.
27 prill
Forcat serbe vazhdojnë operacionet në Podujevë, Glloboqicë dhe Suharekë. Shtohen sulmet e UÇK-së në Kosovë. Bombardohen linjat e komunikimit, përfshirë këtu edhe disa ura. Në Kosovë bombardohen sistemet raketore serbe dhe komandat e MUP-it.
28 prill
Vazhdojnë luftimet në perëndim të Kosovës. Forcat serbe lëvizin drejt Junikut dhe Gjakovës, pranë rrugëve furnizuese të UÇK-së. Forcat serbe nuk kanë kontroll të plotë në shumë pjesë të Kosovës, sidomos në terrene të papërshtatshme. Bombardohet prapë aeroporti i Podgoricës. Bombardohen depot e naftës në Smederevë dhe Pozhegë, si dhe shumë ura. Një raketë e NATO-s pa sqarime bie në territorin bullgar.
29 prill
Vazhdojnë sulmet e NATO-s në Kosovë dhe Serbi. Forcat serbe përqendrohen në kufi me Shqipëri, pranë qafës së Morinës, Podujevë, Prishtinë, Skenderaj dhe në Kosovën Jug-perëndimore. Sulmohen shtabet ushtarake dhe ndërtesa e ministrisë së Mbrojtjes në Beograd. Transmetimi televiziv në Serbi gati është i pamundur.
30 prill
Shtohen luftimet mes forcave serbe dhe atyre të UÇK-së. Humbjet janë të mëdha në të dy anët. Forcat serbe demoralizohen në Kosovë. Raportohet për dezertime të mëdha. NATO-ja sulmon artilerinë serbe, tanket, makinat e blinduara, qendrat komanduese, në Kosovë dhe Serbi.
1 maj
Sulmohen forcat tokësore serbe në Kosovë. NATO-ja për shkaqe teknike humb një aeroplan të tipit F-16CJ. Piloti menjëherë është tërhequr dhe transferuar në bazë të NATO-s. NATO-ja bombardon 12 ura rrugore dhe pesë hekurudhore.
2 maj
Sulmohen trafo-stacionet në Obrenovcë, Nish, BajinaëBashtë, Dërmno dhe Novi Sad. Janë bombarduar edhe TV-relejët në Novi Pazar dhe Krushevc. Janë goditur urat në Bistricë, Kokinbrod dhe Prijepole. Forcat policore serbe ndërmarrin aksione në Shtimje dhe Graqanicë.
3 maj
Sulmet e NATO-s janë ndër më të suksesshmet. Është goditur Brigada e Motorizuar Serbe 125 në perëndim dhe 233 në lindje të Kosovës. Në Batajnicë shkatërrohet së paku një MIG-29 në ajër dhe dy në tokë.
4 maj
Helikopteri amerikan Apache shkatërrohet në Shqipëri. Wesley Clark i thotë kryetarit amerikan Bill Clinton se sulmet ajrore janë të suksesshme dhe se forcat e Millosheviqit po dobësohen përherë e më shumë. Forcat e NATO-s shkatërrojnë disa MIG-a-29. Brenda Kosovës goditen tanket, artileria, dhe Brigada e motorizuar 243.
5 maj
Bllokohen dy rrugët kryesore që lidhin Kosovën me Serbinë. Millosheviqit i shkatërrohen 70 për qind të rezervave të naftës. Forcat serbe fshihen në tunele, ndërtesa dhe fshatra, në të cilat NATO-ja nuk e di se a ka banorë apo jo. Ushtria serbe humb edhe më moralin, e në këtë ndikon edhe ushqimi i dobët dhe humbjet e mëdha. 50 për qind të depove të municionit në Kosovë janë të shkatërruara dhe më shumë se 300 takte, pjesë artilerike dhe mjete të blinduara. Kjo përbën diku rreth 20 për qind të forcave serbe. Por, sulmet serbe kundër kosovarëve ende vazhdojnë.
6 maj
Sulmohen pozicionet serbe rreth Podujevës, sidomos Brigada 211, si dhe brigadat e motorizuara 63 dhe 124. Sulmohet ambasada kineze në Beograd.
7 maj
Bombardohet Hotel Yugoslavia, e cila ishte bazë e tigrave të Arkanit. Po ashtu ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes, shtabet e MUP-it dhe trafot elektronike. Goditet radio-releji në Çaçak, Aeroporti i Somborit, si dhe forcat tokësore në veri të Kosovës.
8 maj
500 aeroplanë të NATO-s godasin caqet serbe, përfshirë edhe Aeroportin e Prishtinës dhe bazat serbe në Suharekë. Intensifikohen luftimet mes UÇK-së dhe forcave serbe.
9 maj
Goditen caqet serbe në Junik, Mitrovicë dhe Suharekë. 763 dhe 572 fluturime me ndihma humanitare realizohen deri këtë ditë në Shqipëri dhe Maqedoni.
10 maj
Moti i mirë i intensifikon sulmet e NATO-s. Aeroplanët e NATO-s sulmojnë në tërë Kosovën. Goditen caqet serbe në Junik dhe Podujevë, si dhe elementet e brigadave të motorizuara 125 dhe 211.
11 maj
Disa forca policore largohen nga Kosova. Kjo është një prej ditëve më të suksesshme të sulmeve të NATO-s, për çka edhe zvogëlohet intensiteti i sulmeve serbe në Kosovë. Aeroplanët e tipit A-10, GR7 Harrier, Etendad, AMX, F16, Jaguar dhe CF118 sulmojnë pozicionet serbe në Suharekë dhe Mitrovicë. Pozicionet serbe sulmohen edhe në Çaçak, Juvicë (radio-relej), Kovinbrod (urë) dhe Ponikve (aeroport). Pasdite sulmohet radio-releji në Novi Sad. 2 Miga-21 shkatërrohen. Gjatë kësaj dite sulmohen pozicione serbe në tërë Kosovën, sidomos në Gjakovë dhe Shtimje. Pastaj ato në Serbi, si Gërdelica, Kozomaça, ura në Vlarazhin, në Kuzumlje, aeroporti në Obërva, barakat në Çupri, depot e armëve në Paraçin, fabrika e armëve në Kragujevc, urat në Çupri, Revo Maren, Malij etj. Po ashtu goditen caqet operative në Rakovicë dhe qendrat operative në Kaçarevë, ura në Horgosh, radio-releji në Vërshac dhe Sombor.
12 maj
Goditet brigadat 211, 125 dh 243. Operacioni fillon në mëngjes në Malishevë. Shkatërrohen pesë aeroplanë serbë: 1 Mig-21 dhe katër Super Galeba. I pari në Nish, të tjerët në Prizren. Sulmohen edhe pozicione në Obërvë dhe Patanicë. Shifra e dëmeve të makinerisë serbe prej 306 rritet në 432. Deri tash janë shkatërruar dy të tretat e kapaciteteve të municionit serb. Në Shqipëri trupat e NATO-s krijojnë vendbanime për 50 mijë refugjatë. Sipas UNHCR-së, 590.000 shqiptarë të zhvendosur fshihen në Kosovë. Deri tash janë bërë 526 fluturime me ndihma në Shkup, 773 për Tiranë. 11.447 tonelata të ndihmave humanitare janë dërguar në këto dy vende.
13 maj
Sulmet ajrore janë shumë të suksesshme. 40 tonelata të konvojeve humanitare arrijnë në Prishtinë. Shtohen luftimet në kufirin me Shqipërinë. Në këtë ditë mbi Kosovë dhe Serbi kryhen 679 misione ushtarake. Fatkeqësisht, forcat e NATO-s godasin edhe konvojin e refugjatëve në Korishë.
14 maj
600 misione të NATO-s kryhen mbi Kosovë dhe Serbi. Bombardohen bazat në Novi Sad, Beograd, Pirot, Sjenicë dhe Kralevë. Më shumë se 10 konvoje humanitare greke planifikohen të hyjnë këtë ditë në Kosovë.
15 maj
Realizohen 539 sulme. Në Kosovë goditen gjashtë tanke dhe disa mjete të blinduar, dy ura etj. Sulmet përfshinin edhe radio-relejët në Ferizaj, trafot elektrike në Smederevë dhe Birë, si dhe objektet komanduese në Prishtinë.
16 maj
Për shkak të motit të lig realizohen vetëm 350 misione, kryesisht në Kosovën Jug-perëndimore.
17 maj
NATO-ja godet tri ura në Serbi. Po ashtu edhe TV-transmetuesin kryesor për Kosovë në Kopaonik. NATO-ja po ashtu ka sulmuar aeroportin në Batajnicë. Një MIG-29 është shkatërruar. Në Kosovë NATO-ja shkatërron 3 helikopterë.
18 maj
NATO-ja ka shkatërruar 75 për qind të sistemeve të fiksuara raketore dhe 12 për qind mobile. Deri tash janë shkatërruar 69 për qind e aeroplanëve MIG-29, 24 për qind të MiG-21s, 46 për qind të Galebëve dhe 33 të Super-Galebëve. Deri tash 323 tanke janë dëmtuar.
19 maj
Luftime në kufi me Shqipërinë arrijnë kulminacionin. Forcat e UÇK-së marrin Jabllanicën dhe konfiskojnë armatimin dhe municionin serb. NATO-ja godet gjashtë tanke. NATO-ja bombardon Dubravën duke mos ditur se aty ka të burgosur shqiptarë.
20 maj
NATO-ja kryen 300 misione. Vazhdojnë luftimet në Kosovë dhe në kufi me Shqipërinë.
21 maj
245 sulme bëhen mbi Kosovë dhe Serbi. Në Kosovë goditen 12 tanke, 11 mjete të blinduara. Sulmet serbe mbi UÇK-në vazhdojnë në perëndim dhe qendër të Kosovës.
22 maj
652 sulme mbi Kosovë dhe Serbi. UÇK-ja shënon përparime në terren. Bombardohet gabimisht Kosharja.
23 maj
Goditen caqe strategjike në Kosovë dhe Serbi. Sulmohet aeroporti Ponikva, radio-releji në Prishtinë dhe TV-releji në Kaçanik, për të ndalë propagandën serbe. Sulmet mbi trafot elektrike në Nish, Dërmno dhe Novi Sad vështirësojnë punën e forcave serbe. Në Kosovë qytetarët shqiptarë detyrohen të regjistrohen dhe të marrin kartat e gjelbra, gjoja për të pranuar ndihmë humanitare.
24 maj
Shtohen pakënaqësitë në Serbi. Forcat serbe arrestojnë demonstruesit në Kosovac, Aleksandrovac, Çaçak dhe Askar. Nga këto vise janë bërë mobilizimet më të mëdha. Pakënaqësitë i kanë shtuar sidomos arkivolet me ushtarët serbë. Sulmet bëhen mbi bunkerin në vilën presidenciale në Dobonovski dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në Kosovë forcat serbe vazhdojnë sulmet, sidomos në kufi me Shqipërinë.
25 maj
Demonstratat vazhdojnë në jug të Serbisë. NATO-ja deri tash ka kryer 27.110 fluturime, prej të cilave 7.535 sulme. Këtë ditë goditen pesë tanke dhe 15 elemente artilerike në Kosovë.
26 maj
NATO-ja kryen 308 sulme. UÇK-ja ndërmerr ofensivë të madhe në malin Pashtrik. Operacionet e spastrimit etnik ende vazhdojnë. Në Kosovë goditen pesë tanke, gjashtë mjete transportuese dhe mjete tjera ushtarake, si dhe 10 pjesë artilerike. Forcave serbe u është vështirësuar komandimi në Kosovë. Vazhdon bombardimi i aeroporteve në Ponikve, Nish, Obërva, Batajnicë dhe Prishtinë.
27 maj
800 fluturime, prej të cilave gjysma me goditje, paraqet një prej sulmeve më të intensifikuara të NATO-s. Intensifikohen sulmet e UÇK-së në malin Pashtrik.
28 maj
Dita 66-të e sulmeve. Vazhdojnë sulmet mbi trafot, aeroportet dhe shtabet komanduese.
29 maj
309 sulme, 697 fluturime. Deri tash NATO-ja ka kryer 29.979 fluturime mbi Kosovë dhe Serbi. UÇK-ja shënon suksese në luftimet në kufi.
30 maj
Edhe një ditë e mirë për sulme. 800 fluturime dhe 323 sulme të NATO-s. Sulmohet ura në Vlladiqin dhe Bare. Në terren vazhdojnë luftimet në malin Pashtrik. Tanket serbe granatojnë popullatën civile në Gjakovë dhe në rajonin përreth malit Pashtrik.
31 maj
Dita e 70-të e sulmeve. Deri tash janë sulmuar 314 pjesë artilerike, 203 autoblinda dhe 120 tanke. Kjo degradon në 30 për qind forcën ushtarake serbe në Kosovë. Deri tash 14 qendra komanduese janë shkatërruar. Në Kosovë vlerësohet se janë 40.000 forca serbe. NATO-ja këtë ditë realizon 778 fluturime, 319 sulme. Numri i përgjithshëm i fluturimeve arrinë në 31.529. Janë goditur bunkerët Avelan, Dobonovc, radio dhe TV-relejët, trafot elektrike në Nish dhe Beograd.
1 qershor
Sulmi i serbëve kundër forcave të UÇK-së u ofroi kushte të mira për sulm forcave të NATO-s. Për t’i ndalur përparimet e UÇK-së forcat serbe janë mobilizuar dhe janë koncentruar në këtë rajon. Dje janë bërë 150 fluturime mbi malin Pashtrik. Janë sulmuar 32 pjesë artilerike, 9 transportues, autoblinda etj. Sipas raporteve të NATO-s shtohen edhe luftimet e UÇK-së me forcat serbe në Kosovë. Përparimet e UÇK-së bëhen disa ditë pas proklamimit të fitores serbe mbi UÇK-në.
2 qershor
600 fluturime të NATO-s në Kosovë dhe jashtë saj. Të njëjtën kohë vazhdojnë luftimet në malin Pashtrik. Forcat serbe kanë shënuar disa suksese, por ato po i paguajnë shtrenjtë. Pasi që detyrohen të dalin nga kamuflimi, ata u ekspozohen aeroplanëve të NATO-s.
3 qershor
600 fluturime mbi Kosovë dhe Serbi. Në afërsi të Prishtinës sulmohen tanket, transportues të blinduar dhe mjete tjera militare. Vazhdojnë luftimet në kufi me Shqipërinë.
4 qershor
Liderët ushtarakë të NATO-s dhe ata serbë takohen për të realizuar marrëveshje tekniko-ushtarake për vendosjen e trupave serbe. Trupat e NATO-s realizojnë 500 fluturime. Sulmohen bazat serbe në afërsi të Prishtinës. Deri tash në Shqipëri dhe Maqedoni janë dërguar 16.475 tonelata me ndihma humanitare.
5 qershor
400 fluturime. Përkundër tendencës për realizim të marrëveshjes, vazhdon dhuna mbi shqiptarët. Luftimet në Kosovë ende vazhdojnë, në kufi dhe përreth Komoranit.
6 qershor
480 fluturime. Më së shumti sulmohen forcat tokësore. Raportet e para dëshmojnë se forcat serbe kanë përjetuar dëme të mëdha. Luftimet ende vazhdojnë në Malin Pashtrik rreth Junikut. Forcat serbe deklarojnë se deri tash kanë shkatërruar 75 aeroplanë të NATO-s.
7 qershor
Vazhdojnë sulmet e NATO-s, sidomos në kufi me Shqipërinë. Luftimet e UÇK-së me forcat serbe zhvillohen në tërë territorin e Kosovës.
8 qershor
NATO-ja realizoi më shumë se 500 fluturime. Vazhdojnë luftimet në Koshare.
9 qershor
Gjenerali Michael Jackson vazhdon bisedimet në Kumanovë. Millosheviqi veç ka pranuar planin paqësor të Martti Ahtisaarit dhe Viktor Chernomyrdinit.
10 qershor
Serbët pranojnë kushtet e NATO-s. Ata fillojnë të tërhiqen nga Kosova. Gjenerali Clark suspendon përkohësisht sulmet ajrore. Forcat ruse hyjnë në Prishtinë.
11 qershor
Trupat gjermane shkojnë në kufi me Kosovën.
12 qershor
Trupat angleze hyjnë në Prishtinë. /A.Sh./Telegrafi/