Translate

Thursday, January 29, 2015

Shkarkohet muftiu i Prilepit nga Sulejman Rexhepi

Lajmin mbi shkarkimin e muftiut Mustafa Topaloski e mësojmë nga gazeta ditore "Dnevnik", ku njoftojnë se në një mbledhje të Reisit Sulejman Rexhepi i shoqëruar nga Afrim Tahiri dhe disa imamëve të Prilepit, kreu i BFI-së ka shkarkuar muftiun në fjalë, i cili ka përvojë 13 vjeçare si mufti dhe i njeti nuk ka marrë asnjëherë rrogë nuk iu është paguajt të ardhurta pensionale. Një nga shumë arsyet qenka se egzistojnë paknaqësi qytetare lidhur me organizimin e jetës fetare në Prilep dhe rrethinë nga muftiu, Topaloski. Kjo muftini numron pak banor musliman, e shquar me probleme të llojit të ndërtimit të xhamijave, kthimit të pronës dhe fushveprimit të strukturave radikale islame në disa xhami, por gjithashtu nën akuzën se bashkëpunon me strukturat e VMRO DPMNE-së në Prilep. 



Atë çfarë e deklaron muftiu Topaloski është se nuk ka të bëjë fare me paknaqësi qytetare, por çështja është tek kreu Sulejman Rexhepi i cili shkarkimin e tij nuk e ka bërë sipas kushtetutës së BFI-së, nuk e ka bërë në form të shkruar por vetëm në atë gojore e që e ka të pa qartë arsyen e shkarkimit të tij.
Pas këtij vendimi të Reisit, Sulejman Rexhepi parashtrohen një sërë dilemash ku mes tjerash të mundësojn parashtrimin e shumë pyetjeve: Edhe sot e kësaj dite akoma nuk u rindërtua Çarshi xhamija në Prilep? Pse nuk kthehet vakufi, pse mungojnë organizimet fetare? Nëse sipas Rexhepit, muftiu Topaloski është i afërt me strukturat e partisë maqedonase në pushtet, atëherë a duhen të sanksionohej bekimi i Sulejman Rexhepi që ia bëri Kryeministrit, Nikolla Gruevski? 
















Nëse bekimi i tij lidhej për t'iu afruar Gruevskit për interese fetare rmbetet akoma e pa qartë çështja e mosrindërtimit të Çarshi xhamisë në Prilep që u dogj nga vandalist në vitin2001!? 
Për të njejtën xhami muaj më parë në profilin e tij Sulejman Rexhepi kishte postuar se: Tani rradhën e ka Marjan Risteski të sanksionohet nga Allahu pasi i gjithë grupi që kishin marrur pjesë në djegijen e xhamisë përjetuan vdekjen.














Në anën tjetër djali i tij, Zeglul Rexhepi trajnon xhudistë të Klubit Proleter nga Prilepi të përkatësisë maqedone në konviktin e shkollës së Medresesë Isa Beu. Për këtë kemi dëshmi fotot dhe shkrimin në murin e tij të facebook javë më parë tek lajmi që publikuam mega skandal i kreut Sulejman Rexhepi dhe djemve të tij me titull: " Skandal në Medresenë Isa Beu të Shkupit".





















Barcelona eliminon Atleticon nga Kupa e mbretit

Barceona ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinale të Copa del Rey, duke shënuar fitore në shtëpi te Atletico Madridi 3-2, në një takim që do të mbahet mend për një kohë të gjatë, për shkak të referimit katastrofal.












Në pjesën e parë u shënuan të gjitha golat e këtij takimi. Torres kalon vendasit në epërsi pas 33 sekondave lojë, para se Neymar të barazojë rezultatin në minutën e 9.
Garcia për Atleticon dhe Miranda autogol e Neymar shënojnë golat tjerë në këtë takim.
Atletico mbetet me dy lojtarë më pak në fushë, pasi Gabi ndëshkohet në tunel pas përfundimit të pjesës së parë, teksa Suarez merr kartonin e dytë të verdhë në minutën e 84' të takimit.
Barcelona kualifikohet pas rezultatit të përgjithshëm nga dy ndeshje, 4-2.

Jahjaga dekretoj ligjin që ndalon likuidimin e Trepçës

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka dekretuar sot ligjin për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre, që është miratuar në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur vetë Presidentja në një njoftim në Faebook.
“Sot dekretova Ligjin nr. 05/L-008 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-035 për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre, të miratuar në seancën plenare të Kuvendit te Republikës së Kosovës, më 19 janar 2015”, ka thënë Jahjaga.
Sipas saj, qëllimi i këtij ligji është që Qeveria e Kosovës të ketë hapësirë dhe kohë për përndalimin e likuidimit të Trepçës.
“Qëllimi i këtij ligji është që t’i japë kohë dhe hapësirë Qeverisë së Republikës së Kosovës të parandalojë likuidimin e Trepcës, kësaj pasurie të patjetërsueshme të Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe të krijojë kushtet që do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka theksuar ajo.
Sipas Presidentes Jahjaga ky ligj do t’i mundësoj Qeverisë dhe Kuvendit që të gjejnë zgjidhje afatgjate për Trepçën.
“Shpresoj që ky ligj do t’i mundësojë Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës të gjejnë zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme për këtë aset vital të Republikës së Kosovës që do të rrisë prosperitetin e të gjithë qytetarëve të saj”, ka vlerësuar Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
marrur nga botasot.info

Vetëm qeveria teknike parandalon "eksplodimin” e Maqedonisë

Takimet intensive me përfaqësues diplomatik, kryetari i RDK-së Vesel Memedi i ka vazhduar me një takim me përfaqësues të lartë të OSBE në Shkup. Ai sot është takuar me këshilltarin politik Seamus Taggart, si dhe zëvendës ambasadoren Marianne Berecz. “Në një bisedë mjaft përmbajtësore dhe iluminuese Kryetari Memedi njoftoi përfaqësuesit e lartë të OSBE në Shkup rreth ndryshimeve të fundit në strukturën partiake të RDK-së, kontinuitetit programor dhe shumë çështje me rëndësi jetike për sigurinë në vend, si dhe hapat që duhet ndërmarrë për të evituar problemet e njëpasnjëshme që paraqiten në vend”, njoftuan nga RDK.
Memedi ka njoftuar përfaqësuesit e lartë të OSBE në Shkup se ideja e kahmotshme e RDK-së rreth qeverisë teknike tanimë është shndërruar pjesë e vokabularit të përditshëm jo vetëm të politikanëve në vend, por edhe të diplomatëve të huaj. Ky pushtet, ka theksuar Memedi, ka akumuluar shumë probleme gjatë qeverisjes së tyre dhe është çështje kohe kur do të eksplodoj ky akumulim i problemeve. Për këtë arsye është shumë emergjente që të formohet një qeveri teknike që do të marri përgjegjësi gjithpërfshirrëse të sfidimit me gjith këto probleme që janë akumuluar për një periudhë të gjatë kohore. Ky pushtet nuk ka kapacitet të asnjë natyre të ballafaqohet me këto sfida mjaft komplekse që kanë kapluar shoqërinë tonë.
“Në të njëjtën kohë, kjo qeveri teknike do të ketë për obligim të zgjidh çështjen e emrit me Greqinë, si pengesë e madhe për rrugëtimin e vendit drejt strukturave euroatlantike, dhe organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike, diçka që i ka munguar këtij shteti prej pavarsimit të saj e deri më sot. Në të kundërtën, theksoi Memedi, vendit i kanoset një boshatisje e madhe me largimin e të rinjëve nga vatrat shekullore me tendencë që kurrë të mos kthehen këtu”, ka theksuar Memedi.
Memedi ka njoftuar përfaqësuesit e lartë të OSBE në Shkup se kjo tendencë e ikjeve masive të njerëzve nga vatrat shekullore ka shkaktuar edhe problem me organizimin e regjistrimit të popullsisë që dështoi para dy vitesh, që tani më u bënë gati 13 vite ku ne nuk dijmë çka jemi dhe sa jemi. Ky sistem dinamik shkakton problem tjetër zinxhiror në organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike sepse numri i votuesve gati përputhet me numrin total të popullsisë, diçka që përbënë edhe rekord të Genisit. Si pasojë e gjithë kësaj, gjendja e sigurisë në vend çdo ditë përkeqësohet dhe jo rastësisht kohëve të fundit diplomat të huaj në vend kanë filluar të flasin për kujdesin ndaj marrëdhënieve ndëretnike në vend si një parakusht i stabilitetit të vendit. Kryetari Memedi kërkoi nga përfaqësuesit e OSBE angazhim më të madh në këtë drejtim, sepse akumulimi i gjithë këtyre problemeve shumë shpejtë do të sjellin në një katarzë ku do to jetë vonë të parandalohet diçka.
“Përfaqësuesit e lartë të OSBE në Shkup theksuan se janë të angazhuar fuqishëm në obzervimin dhe raportimin rreth sigurisë në vend dhe se janë në kontakt me të gjith institucionet gjegjëse për t’u kujdesur sëbashku rreth sigurisë në vend dhe rajon. Përfaqësuesit e OSBE theksuan se shumë shpejt do të vizitojn kryesinë e lartë partiake të RDK-së në selinë e saj”, thuhet në njoftimin e RDK-së.

Tuesday, January 27, 2015

Përdhosja e Medresesë nga gjuetarët e derrave të egër

OPINION

Përdhosja e Medresesë nga gjuetarët e derrave të egër

Plotësisht ishin të drejta deklaratat e atyre që thoni se Sulejman Rexhepi është gjuetar derash, kohën e tij më tepër e harxhon në gjuajtje të derrave se sa për problemet e muslimanëve dhe Islamit. Nëpërkëmbja e Medresesë Isa Beu nuk mund të bëhet prej askujt tjetër përpos prej atij që gjuan maleve derra të egër.

Altin Suma

Ngjarjet e fundit që flasin për shkollën fetare të Medresesë Isa Beu me histori shekullore e me traditë profesionale të madhe më bënë të harroj ngjarjet e Parisit me revistën Charlie Hebdo! Këtë që prezentuan mediat është më tragjike se vrasjet që u bënë në Paris. Skandalet skanë të ndalur me kreun e BFI-së Sulejman Rexhepi, i cili nga dita në ditë nuk bënë asgjë tjetër përpos skandal mbi skandal. Vallë, viti 2015 a do të hynë në historinë tonë si vit i skandaleve të BIM?                                                                                                                          Medreseja Isa Beu ishte hallka kyqe e zhvillimit të Islamit dhe mbijetesës së shoqërisë muslimane të vendit, kur mbi këto të dyja komunizmi dhe çdo sistem tjetër politik inskenon si ngjarja dhe rasti i “Charlie Hebdo”. Populli musliman edhe përkundër dhunës dhe presionit që përjetoi nga gjithë ata që kishin synim kryesor rrënimin dhe nënçmimin e vlerave islame, megjithatë arrijtën që të përkrahin këtë shkollë dhe të dhurojnë edhe gjërat më të shtrejta për të.
Më kujtohen thirrjet e ndryshme dhe apelet e shumtë që bënte Bashkësia Islame gjatë këtyre viteve për të përkrahur arsimimin dhe edukimin e teologëve të ri, por asnjëherë nuk do besoja se në atë shkollë do të bëjnë trajnime klubi i Xhudos i udhëhequr nga djali i Sulejman Rexhepi, Zeglul Rexhepi. Befasia është edhe më e madhe kur Kreu i BFI-së në çdo paraqitje flet fjalë të mëdha për këtë shkollë për vlerat e kësaj shkolle për autoritetin e saj, ndërsa në të kundërtën lejon përdhosjen nga xhudist të cilët vijn nga shtete të ndryshme të Ballkanit.           Me çfarë të drejte ka guximin Sulejman Rexhepi që të keqpërdorë konviktin e kësaj shkolle, të bëhen harxhime të panevojshme dhe të nëpërkëmbet mundi i popullit musliman? Nuk mbetet muaj ku nëpër xhamia nuk kërkohet ndihm për Medresen. Shumë e paqartë del në shehs ajo çfarë kërkojnë imamët kundrejt asaj çfarë bënë kreu i BFI dhe djemt e tij. Plotësisht ishin të drejta deklartat e atyre që thoni se Sulejman Rexhepi është gjuetar derash, kohën e tij më tepër e harxhon në gjuajtje të derrave se sa për problemet e muslimanëve dhe Islamit. Nëpërkëmbja e Medresesë nuk mund të bëhet prej askujt tjetër përpos prej atij që gjuan maleve derra të egër.                                                                                                                 Në saje të kësaj nuk mund të harrohet as drejtori i kësja shkolle i cili hesht për pisllëkun që ka ndodhë, për nënçmimin që i bëhet vatrës së dijes dhe edukimit, për fyerjen që iu bë nënës së shkollave tona. Sa pakurrizor që qenka drejtori i saj Prof. Idrizi, ky që gjithandej flet me ashk për Medresenë Isa Beu! Ashkun e tij të rrejshëm të kamufluar mbi supet e medresesë janë të pafalura, nuk ka mëshirë për këtë njeri që pshtyu krenarinë e muslimanvë atë siç thoshte vetë ai: “ Emblema e Medresesë Isa Beu është populli dhe në brendi janë bijtë e bijat më të mirë të sajë.” Sa e madhe është kjo fjalë por fatkeqësisht e thënë nga një pakurrizor i pashpirtë! Haram të qoft ndihma, lëmosha, kontributi, sakrifica ( kurbani) që jep, ndanë dhe dhuron populli musliman. Të pafajshëm janë bijt edhe bijat e kësaj shkolle, por tragjike është njeriun që udhëheq këtë shkollë.  Djalli është armik i besimtarit, ndërsa ata që përkrahin veprat e djallit janë të djallëzuar, por mos harroni se sadakaja e besimtarit është arma më e fort për t’i shkatërruar djallin dhe të djallëzuarit.                                                                 Tallja me shkollën tonë islame është vepër që duhet sot të largohet pakthim Sulejman Rexhepi nga BFI, nga paraqitja e tij në publik, nga ekrani i TV dhe gjithandej ku ka musliman. Vepra e tij është më e rënda që iu është bërë ndonjë herë në histori, Medresesë Isa Beu. Një menaxhim i përdhosur normalisht se të bënë që kurrë të mos e ndihmosh më këtë shkollë. Qeverisja me institucionin e Bashkësisë Islame, Sulejman Rexhepi ka bërë që familja e tij të instalohet në çdo vrimë të BFI, për të kontrolluar çdo gjë dhe për të poseduar gjithçka. Vërtet nga kjo ngjarje pres që të ketë protesta në Medresenë e Isa Beut të organizuar nga vetë nxënësit e saj dhe të punësuarit gjegjësisht nga stafi akademik i kësaj shkolle. Katërsheja që bënë kërdi mbi autoritetin e Medresesë dhe vlerave tona si popull musliman, duke u nisur nga Sulejman Rexhepi në krye të BFI, drejtori i Shkollës dhe nga dy djem e tij Zuhejr Rexhepi dhe Zeglul Rexhepi. Këtu nuk mundemi të bëjmë paralelizëm në mes të terroristëve në ngjarjet e Parisit lidhur me revistën Charlie Hebdo dhe të gjuetarëve të derrave të egër të familjes Rexhepi, ngase këta të fundit bëjnë mbytje mbi njerëz dhe mbi kafshë të egra.

Ky është ekipi i javës në La Liga (FOTO)

Goal.com ka përzgjedhur formacoinin më të mirë të javës në La Liga

Pas përfundimit të xhiros së njëzetë në Serie A, portali Gola.com ka përzgjedhur formacionin më të mirë.
Njëmbëdhjetëshi më i mirë i kësaj jave dominohet nga lojtarët e Barcelonës, të cilët arritën ta mposhtin Elchen me rezultat 6:0.
Nga dy lojtarë në këtë formacion kanë: Espanyoli, Atletico Madrid dhe Valencia, derisa Real Madrid dhe Vilareall kanë nga një.

VMRO dhe BDI në panik nga fitorja e SYRIZA-s?

Fitorja e SYRIZA-s në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi,  ka sjellë optimizëm te disa qarqe politike dhe intelektuale në Maqedoni, se negociatat për zgjidhjen e çështjes së emrit mund të lëvizin me tempo më të madhe. Në mesin e tyre është edhe intelektuali i mirënjohur nga Shkupi, Semi Mehmeti, i cili vlerëson se meqë SYRIZA do të ketë preokupim kryesor përmirësimin e ekonomisë greke, për këtë arsye do të tregojë gatishmëri më të madhe për zgjidhjen e kontestit disadekadësh me emrin. Mehmeti si problematike e quan sjelljen e koalicionit qeveritar në Maqedoni, VMRO- BDI, prej të cilit koalicion pret provokime të reja ndaj Greqisë, me qëllim që sa më tepër të zvarritet zgjidhja e çështjes së emrit.
“Edhe përkundër qëndrimeve të tyre deklarative, mendoj se VMRO dhe BDI nuk janë të gatshme për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE. Prandaj unë pres që pushteti në Shkup të vazhdojë me vendime që provokojnë opinionin grek, me të vetmin qëllim për të pamundësuar zgjidhjen e çështjes së emrit në një afat më të shkurtër.  Një vendimi i tillë, sipas meje, ishte ndryshimi i papritur i emrit të Sallës universale në Shkup dhe emërimin e saj me emrin “Aleksandar Veliki”, në kohë kur ishte thuajse e qartë se SYRIZA do t’i fitojë zgjedhjet. Mendoj se provokime të ngjashme do të ketë edhe në të ardhmen”, vlerëson Mehmeti.
Për dallim prej Mehmetit, ish ambasadori i Maqedonisë në NATO, Risto Nikovski thotë se Cipras njihet me qëndrimet e tij edhe më radikale se të ish liderëve të tjerë grekë, andaj edhe është e arsyeshme të mos pritet thuajse asgjë në raport me Maqedoninë.
“Mendoj se jo vetëm që nuk ka mundësi, por nuk ka as logjikë të pritet se me ndryshimin e pushtetit në Greqi do të ketë ndonjë ndryshim më të butë apo ndryshim tjetër në raport me Maqedoninë. Grekët kanë një konsensus të fortë për këtë çështje dhe jo vetëm kaq, madje Aleksis Cipras kishte një qëndrim shumë më radikal kundrejt Maqedonisë dhe ai tani do të ketë kujdes që të mos jetë në shënjestër të sulmeve”, ka vlerësuar ai.
Ndërkaq, ish-ministrat e jashtëm të Maqedonisë, Antonio Milloshoski dhe Sërgjan Kerim presin përmirësim të marrëdhënieve me fqinjin jugor.
"Fitorja e SYRIZA-s është ngjarje e madhe edhe për Greqinë e edhe për fqinjësinë. Mendoj se në këtë moment, ata që do të presin tejet shumë nga Cipras, mund të zhgënjehen, ndërsa ata të cilët do ta nënvlerësojnë, mund të befasohen. Për këtë arsye në Republikën e Maqedonisë duhet t'i baraspeshojmë pritjet tona nga Ciprasi, i cili ndoshta si opozitar do të dukej më liberal, por nesër, nëse bëhet kryeministër apo partia e tij të jetë bartësja në qeverinë e re të Greqisë, sigurisht se do të jetë më konservator në qëndrimet e veta", deklaroi Milloshoski për MIA-n.
Kerimi vlerëson se Aleksis Cipras i takon një gjenerate të re të politikanëve në Greqi dhe për këtë arsye shpreson se do të sjell freski në politikën e jashtme të vendit dhe do ta lirojë nga disa stereotipa.
"Maqedonia dhe Greqia janë fqinjë me përcaktime të njëjta strategjike në planin ndërkombëtar. Njëherësh i takojnë Aleancës euroatlantike dhe integrimit. Për këtë shkak marrëdhëniet e tyre duhet të qëndrojnë në mirëbesimin e ndërsjellë, atmosferë ndërfqinjësore dhe në bashkëpunimin e frytshëm", thotë Kerim për MIA-n dhe thekson se SYRIZA dhe lideri i saj Aleksis Cipras meritojnë urime për fitoren e tyre të bindshme në zgjedhjet parlamentare në Greqi.
I pyetur nëse me SYRIZA-n në krye të Greqisë, është i mundur përparim në zgjidhjen e problemit me emrin dhe zhbllokimi i integrimit të Maqedonisë në BE dhe në NATO, Kerim përgjigjet se pret që më në fund të dy palët të ulen në një tavolinë dhe të bisedojnë për problemin.
Megjithatë pritjet nuk janë reale, nëse kihen parasysh provokimet e vazhdueshme që bën Qeveria e Shkupit ndaj Athinës.

Sela: Nëse gjykata nuk pranon Kongresin, formojmë parti të re

Kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH Ziadin Sela, duke folur për gazetën “Dnevnik”, thotë se do të jetë gjykata ajo që do të vendosë nëse do të pranojë legjitimitetin e kongresit të paralajmëruar për datat 21 dhe 22 mars.
Ai thotë se është në duart e gjykatës vendimi nëse Lëvizjes për Reforma do t’i jepet stema dhe vula e PDSH-së, por kjo sipas tij nuk do të thotë fund për këtë ndërmarrje.                                                                                                                                                                                                                                                                                                      Sela thotë se në rast të një përgjigjeje negative nga gjykata, Lëvizja për Reforma në PDSH do të themelohet si subjekt më vete.
“Nëse gjykata vendos se ne nuk kemi të drejtë për të marrë stemën dhe vulën, atëherë do të bëjmë ndryshime të vogla në stemën e partisë, dhe ajo do të quhet Lëvizja për Reforma në PDSH në vend që PDSH. Atëherë, në zgjedhje, anëtarët e partisë do të mund të zgjedhin se cila është PDSH-ja e vërtetë”, tha Sela. 

Thirrje për sanksione ndaj Izraelit në Parlamentin Evropian

63 anëtarë të Parlamentit, në thirrjet e bëra BE-së kërkuan sanksione ndaj Izraelit.               -Në Bruksel 63 anëtarë të Parlamentit Europian duke i dërguar letër Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, Federica Mogherini kërkuan pezullimin e marrëveshjes së partneritetit ndaj Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në letrën e firmosur nga deputetët e PE-së nga vende dhe grupe të ndryshme politike theksohet se sulmet e fundit të Izraelit kanë qenë me vetëdije ndaj civilëve të Gazës dhe se sulmet e tjera janë provuar nga organizata e amnistisë ndërkombëtare dhe institucionet e tjera të të drejtave të njeriut dhe gjithashtu kanë theksuar se nuk duhet të tolerohen shkeljet e të së drejtës ndërkombëtare nga Izraeli.
Në letrën ku theksohet se BE-ja e kundërshton pushtimin e mbajtur nga Izraeli për ndërtimin e vendbanimeve në territoret palestineze, por se qeveria izraelite po bën atë që di vetë: "Neni 2 i Marrëveshjes së Asociimit të BE-Izrael, është i lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut dhe respektit për parimet demokratike. Dështimi i BE-së për të dhënë përgjigje të përshtatshme ndaj shkeljeve të Izraelit, po dërgon mesazhin se tolerohen shkeljet dhe të drejtat themelore të njeriut në këtë vend. Përveç kësaj, mungesa e dukshme e veprimit të BE në rastin ku flitet për Izraelin, nuk përshtatet me masat shtrënguese dhe sanksionet e tjera të vendosura nga më shumë se 30 vende ndaj Rusisë për krizën në Ukrainë në muajt e fundit".
Parlamentarët europianë kanë theksuar se nëse nuk do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare duhet të pezullohet menjëherë marrëveshja e partneritetit që BE-ja që të mbetet si një lojtar i besueshëm dhe për të forcuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Marrëveshja e partneritetit e cila hyri në fuqi në vitin 2000, parashikon dialogun e rregullt politik, lëvizjen e lirë të kapitalit dhe liberalizimin e shërbimeve mes BE-së dhe Izraelit, gjithashtu përforcon marrëveshjen e tregtisë së lirë të nënshkruar në 1970. ( raporton AA)

Mbi 500 mjek shqiptar heshtin, as një shkronjë shqipe te uebfaqja e Odës së mjekëve

Shkup, 27 janar- As një i punësuar shqiptar nuk mund t’a gjeni në administratën e Odës së mjekëve të Maqedonisë me seli në Shkup. Në sektorin juridik, kontabilitetin dhe shërbimet e liçencës së mjekëve të gjithë maqedonas. 

Mjekët shqiptar janë të pafuqishëm por edhe shumë pasiv pasi nuk kërkojnë më shumë të drejta.

Më tragjikja, është se  mjekët shqiptar nga e gjithë Maqedonia nuk mund të lexojnë asnjë informatë në gjuhën shqipe në uebfaqen e dhomës së mjekëve të Maqedonisë. Për këtë padrejtësi, askush nga mjekët shqiptar nuk guxon të flas publikisht për shkak të reperkusioneve.

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                      Është për t’u habitur fakti se njeriu i dytë në Odën e mjekëve me vite është kirurgu i kirurgjisë plastike, Idriz Orana nga Shkupi, ndërsa kohën e fundit zëvendëskryetar është mjeku pediatër nga Kërçova, Xhabir Bajrami.


Dhoma e mjekëve si institucion i lartë kontrollon të gjithë mjekët në Maqedoni. Bënë regjistrimin e mjekëve, organizon dhënien e provimit profesional pas mbarimit të studimeve të mjekësisë, dhënien e liçencës së punës çdo 7 vite, edukimin e vazhdueshëm të mjekëve dhe ruajtjen e të dhënave personale.

Për më tepër në në linkun e mëposhtëm.
http://www.lkm.org.mk/mk/

Eskalon protesta kundër Jabllanoviqit dhe Mustafës

Prishtinë, 27.01.2015 Ndërhynë policia, ndërsa Prishtina shndërrohet në fushëbetejë              – Policia e Kosovës ka intervenuar duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë masën e tubuar në sheshin Skënderbeu, para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, raporton Anadolu Agency.
Mbi 15 mijë protestues nga Prishtina dhe viset tjera të Kosovës, me flamuj kombëtarë, pankarta dhe flamuj me simbole të Trepçës, janë tubuar në mesditë në protestën e thirrur dje, nga Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj Albin Kurti, për të kërkuar shkarkimin e ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq për shkak të fyerjeve që i ka bërë nënave të Gjakovës, si dhe për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë për të mos miratuar Ligjin për shndërrimin e ndërmarrjes Trepça në ndërmarrje publike.
Në fillim të protestës, të tubuarve iu drejtua Dardan Moliqaj nga Lëvizja Vetëvendosje duke thënë se, Policia e Kosovës me urdhra të kryeministrit Isa Mustafa, nga mëngjesi, ka ndërmarr masa represive duke ndaluar autobusët nga Peja, Gjakova dhe Prizreni, ndërsa ka konfiskuar edhe binën, foltoren e improvizuar, të cilën në mëngjes kishin filluar ta montojnë aktivistët e Vetëvendosjes.
Duke e akuzuar kryeministrin Mustafa për represion dhe masa të dhunshme, Moliqaj iu drejtua policisë duke i dhënë ultimatum prej 15 minutash për të larguar rrethojat dhe për tu tërhequr brenda rrethojave të objektit të Qeverisë.
Në vazhdim të protestuesve iu drejtuan nëna e dëshmorit Ilir Berisha, nga Gjakova dhe shefja e grupit parlamentar NISMA, Valdete Bajrami e cila tha se, Aleksandër Jabllanoviq e ka kryeministër Aleksandër Vuçiqin dhe jo Isa Mustafën, prandaj kryeministri Mustafa nuk ka fuqi që t’i shkarkojë ministrat e tij dhe se, ai është i paaftë për të qeverisur me Kosovën.
Pas saj, nga bina e improvizuar mbi kamionin e vendosur në sheshin Skënderbeu, foli shefja e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi e cila deklaroi që “AAK do të jetë bashkë me popullin për ta mbrojtur nderin e nënave të Kosovës dhe pasurinë e Kosovës, përkatësisht Trepçën. Ajo shtoi se, AAK nuk do të lejoj të humbet e ardhmja e Kosovës, të cilën komandanti Ramush Haradinaj dhe ushtarët e UÇK-së e fituan me gjak, andaj do të vazhdojnë të protestojnë në mbrojtje të dinjitetit të qytetarëve dhe të Trepçës.
Pas fjalimit të Kadaj-Bujupit, kur në binën e improvizuar mori fjalën shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe bëri thirrje që, Policia t’i heq barrikadat dhe kur atij iu bashku edhe Dardan Moliqaj, sekretari organizativ i Vetëvendosje, duke iu bërë thirrje protestuesve që të mos hedhin gjësende në drejtim të policisë por që me trupat e tyre, në mënyrë paqësore, ta shtyjnë policinë prapa, Policia reagoi duke hedhur gaz lotsjellës.
Fillimisht, Policia e Kosovës i shtyu protestuesit 10-20 metra nga barrikadat, duke u nisur në drejtim të protestuesve.
Pas pozicionimit të sërishëm të protestuesve dhe insistimit të tyre për të qëndruar në sheshin Skënderbeu dhe për të vazhduar protestën, policia intervenoi për ta shpërnda masën dhe me këtë rast pati shumë të lënduar.
Në mesin e të lënduarve është edhe shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, shumë qytetarë të tjerë dhe sipas asaj që ka qenë dëshmitar ekipi i Anadolu Agency edhe dhjeta policë të Kosovës. Policia ka arrestuar edhe shumë protestues.
Ndërsa po raportojmë, në ora 14, protesta po vazhdon dhe në rrugët e Prishtinës po shihen skena të cilat i përngjajnë atyre të Rripit të Gazës.
Thyerje, rrahje dhe intervenim i policisë. Protesta ka dal nga kontrolli dhe është përhapur në gjithë qendrën dhe në rrugët anësore të qendrës së Prishtinës.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme dhe aktualisht, policia e Kosovës ka filluar të përdor edhe makinat e blinduara për shpërndarjen e turmës.

Si ta mbrojmë Xhaminë e Çarshisë në Prilep?

Prilep, 27 janar- Pas konfliktit të vitit 2001 dhe 8 gushtit të zi, ku dhjetë familje nga Prilepi qëndruan pa shtyllat e tyre, nga Xhamia e Çakshirë në Prilep qëndruan vetëm shtyllat të cilat pak nga pak po rrënohen.

Objekti i cili gjendet në zemrën e Prilepit përfaqëson vend ku qytetarët e pandërgjegjshëm urinojnë dhe ndezin zjarre në atë vend të shenjtë. 

Në kërkesën për t`u rinovuar, ishte publikuar ajo se do të jetë përmendore e kulturës dhe se qytetarët mysliman që jetojnë në Prilep do të kanë një vend nga komuna ku do të mund të ndërtojnë një tempull të ri ku mund t`i kryejnë të gjitha ritet e tyre fetare. Vendi iu është dhënë xhamisë dhe tashmë është në ndërtim në lagjen rome Trizla ku jeton edhe pjesa më e madhe e qytetarëve të besimit mysliman, por a harruan ata se çfarë domethënie kishte kjo xhami për to?                                                                                       Mblidhen tek muret e rrënuara, disa ndezin zjarre, disa flenë, të tjerët madje e shfrytëzojnë edhe si tualet. 

Po pritet nga ekspertët e Qendrës Nacionale për Konservime se kur do të filloj realizimi i projektit të rinovimit të xhamisë së Çarshisë, ndërsa deri atëherë objekti ende më shumë po rrënohet në harresë. 

Prilepi dhe prilepasit pa dallim të besimit të tyre, jetojnë në harmoni, dallime fetare thuajse nuk ekzistojnë, ndërsa ngjarjen e vitit 2001 e përshkruajnë si një shprehje të paditurisë dhe mllefit që i ka kapur për momentin. 

Xhamia daton qysh nga viti 1475, është një objekt unikat në ndërtimin e saj dhe me vendin e saj deri tek ora e qytetit, e përbëjnë qendrën e qytetit. Të mos lejojmë kjo mrekulli të na prishet, nga qytetarë të pandërgjegjshëm, shkruan një portal maqedonas. 

marrur nga © ZHURNAL.mk

Saturday, January 24, 2015

Fiton Reali, por Ronaldo ndëshkohet me të kuq

Cristiano Ronaldo sapo është ndëshkuar me karton të kuq në takimin kundër Cordobas, pasi e ka goditur me grusht njërin nga lojtarët e skuadrës kundërshtare.
Fituesi i Topit të Artë, Ronaldo nuk arriti të kontrollojë vetën e tij në takimin e sotëm ndaj Cordobas.
Ai e grushtoi një futbollist të skuadrës kundërshtare në minuëtn e 83’ duke u larguar nga loja me karton të kuq. por për fat të mirë Real Madrid fiton në minutat e fundit të lojës me një penallti të realizuar nga BALE.

Tensionohet situata, protestuesit thyejnë dritaret e Qeverisë

Protestuesit pas fjalimit të disa organizatorëve të protestës përsëri filluan të hyjnë në ndërtesën e Qeverisë.
Ata gjuajtën me gjësende në drejtim të ndërtesës së Qeverisë me ç’rast edhe thyen dritaret e ndërtesës. /Zëri/ 







Foto nga protesta e sodit në Prishtinë: 

Protesta paqësore në Novi Pazar: Islami dhe muslimanët nuk kanë të bëjnë me terrorizmin

NOVI PAZAR- Islami nuk ka të bëjë me terrorizmin dhe muslimanët në botë, ashtu edhe Novi Pazari e Sanxhaku nuk janë terroristë, ishte porosia e protestës së sotme paqësore në Novi Pazar e organizuar me rastin e islamofobisë mediatike dhe botimit të karikaturave që përshqeshin profetin Muhammed.
Më shumë se një mijë persona kryesisht të rinj, pas lutjes të së premtes (namazi i xhumasë), u mblodhën në qendër të qytetit në një miting të organizuar nga Klubi i të Rinjve Musliman (MOK), pranë Bashkësisë Islame në Serbi dhe grupit të tifozëve "Torcida Sanxhak".
Protesta "Stop përdhosjes së personazhit të profetit të fundit Muhammed" filloi me marshim nëpër rrugët qendrore të qytetit.
Në Sheshin e Gazi Isa Beut, protestuesëve iu drejtua zyrtari i Bashkësinë Islame në Serbi dhe njëri prej autoritetve fetar në mesin e të rinjve të Sanxhakut, Irfan Maliq, duke thënë se karikaturat nuk mund të dëmtojnë Pejgamberin sepse ai është shumë i lartë.
"Ne këtu në Novi Pazar, ndaj këtyre ofendimeve, të cilat prekën ndjenjat e një miliard e gjysëm të popullsisë së përgjithshme, do t'i përgjigjemi duke qenë edhe më të vendosur në zbatimin e porosive (sunetit) tua. Ne jemi kundër çdo terrori," tha Maliq duke theksuar se muslimanëve "nga All-llahu u është thënë që ofendimit të mos i përgjigjet me ofendim."
Duke komentuar, siç tha ai, vrasjen që ndodhi në Paris, tha se muslimanët nuk janë terroristë dhe se muslimanët nuk kanë të bëjnë me terrorizmin.
"Islami është paqe dhe shpëtim. Nuk do të gjeni nga jeta e Profetit, e as në gjeneratat e mëvonshme dëshirën për terror. Ne jemi kundër çdo terrori", tha ai duke shtuar se për vrasjen në Paris, fajtor janë ata të cilët kanë porositur karikaturat, sepse kanë ofenduar një miliardë e gjysmë musliman.
Turma pas tubimit është shpërndarë në mënyrë të qetë. Protesta kaloi e qetë dhe pa incidente, ndërsa në rrugët e Novi Pazarit vëreheshin një numër i madh i pjestarëve të shërbimit policorë dhe të sigurisë.
marrur nga AA

Friday, January 23, 2015

Jemeni në kolaps: Jep dorëheqje edhe kryetari i shtetit

Kryetari i Jemenit, Abd-Rabu Mansur Hadi, ka dhënë dorëheqje, duke u shprehur se vendin e ka kapluar një kolaps i vërtetë.
Parlamenti e ka refuzuar dorëheqjen e kryetarit dhe ka ftuar për nesër një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të diskutohet kriza politike që ka përfshirë vendin.
Vetëm disa e orë më parë, kryeministri Haled Baha, kishte dhënë dorëheqje duke thënë se nuk dëshiron të jetë i përfshirë në “konfuzionin politik jo konstruktiv”.

Legjenda të futbollit lavdërojnë Shaqirin

Goli i shënuar dhe paraqitja e mirë në fitoren kundër Sampdorias kanë bërë që Xherdan Shaqiri të marrë lëvdata të shumta.

Ish-futbollist i njohur gjerman, Olivier Bierhoff, e ka çuar në qiell futbollistin e Përfaqësueses së Zvicrës. Ish futbollisti i Udineses dhe Milanit mendon se mesfushori kosovar mund të arrijë shumë në klubin zikaltër.
“Për mendimin tim Shaqiri ka bërë mirë që ka shkuar te Interi. Ai është një futbollist me shumë cilësi dhe që di t’i bëjë për vete edhe tifozët”, ka theksuar Bierhoff për portalin zviceran “Blick”. E lëvdatat për Shaqirin nuk kanë munguar as nga ish-mesfushori i Interit, Luis Figo. “Është një futbollist me shumë kualitete. Mendoj se ai bëri gjënë e duhur duke iu bashkuar një klubi të madh siç është Interi. Shpresoj që të kalojë një pjesë të dytë fantastike të edicionit dhe të jetë në gjendje t’i ndihmojë Interit të arrijë synimet”, u shpreh Figo.

Thursday, January 22, 2015

MEGA SKANDAL: Dështoi komploti i Reisit Sulejman Rexhepi kundër Muftiut të Shkupit Ibrahim Shabanit


Si duket kësaj rradhe dështuan përpjekjet e Reisit Sulejman Rexhepi për shkarkimin perfid nga pozita e Muftiut të Shkupit Ibrahim Shabanin,
Ky dështim i tij kësaj rradhe si duket vjen si pasojë e asaj se Muftiu Ibrahim Shabani gëzon përkrahjen e pjesës dërmuese të anëtarëve të organit të Muftinisë së Shkupit.
Sipas burimeve me të cilat disponon Portali ynë, bëhet fjalë për njërën nga mbledhjet e Muftinisë së Shkupit në të cilën njëri nga anëtarët e Muftinisë së Shkupit respektivisht Bekim Dibrani Imam në xhaminë e fshatit Sillare e Epërme përndryshe njeri i afërt i Sulejman Rexhepit, ka pasur instruksione dhe përkrahje të parezervë nga Reisi për t'i propozuar të njëjtit shkarkimin e Muftiut të Shkupit.
Si duket i lartpërmenduri duke përdor gjuhën e urrejtjes dhe nxitjes, ka provuar që përmes lobimit dhe bashkëpunimit me Miftar Islamin të realizojnë projektin të përgatitur nga Sulejman Rexhepi. 
Gjithashtu, i njëjti duke kërkuar kinse rregullimin e statusit të Imamit, ka pasur për qëllim  të krijoj opinion se kinse për gjendjen e krijuar të Imamëve të Shkupit fajtor kryesor është Muftiu i Shkupit e jo Reisi Sulejman Rexhepi. 

Përndryshe Sulejman Rexhepi në mesin e hoxhallarëve dhe besimtarëve të Maqedonisë njihet si lider i cili në të kaluarën dukshëm ka rrënuar raportet dhe harmominë fetare ndërmjet  Muftinisë së Tetovës dhe Bashkësinë Fetare Islame, kurse më vonë këtë ritëm të përçarjes dhe rrënimit të harmonisë është munduar dhe mundohet ta krijoj edhe në Muftininë e Shkupit. 
Në vazhdim të kësaj ju paraqesim bisedën e zhvilluar në Viber ndërmjet dy anëtarëve të Muftinisë së Shkupit Bekim Dibranit përndryshe Imam në fshatin Sillare e Epërme dhe Miftar Islamit-Imam në xhaminë e Mustafa Pashës në qendër të Shkup, prej të cilës shihet se njeriu lojal i Sulejman Rexhepit me instruksione dhe përkrahje të tij, ka provuar të shkaktoj krizë institucionale në Muftininë e Shkupit.

                                                                                         

Bisedën e tyre në verzionin të shkruar word mund ta lexoni në vijim;   


Bekim Dibrani: Slm
Miftar Islami: Als
                        Si je beko
Bekim Dibrani: Elh mire         
                           Taj sije
                          Aije ne mledhje neser
Miftar Islami: Mir elham
Bekim Dibrani: Ej per punen e
                           imamave Sikimi
                          Met kerkun un
                          mendoj te bojm ni
                          takim me krietarin
Miftar Islami: Kur
Bekim Dibrani: Te kerkojm ndim prej ato
                        Ta shohim do ta qesim
                      ne mledhje punen e imamave  
                     Qka o puna
Miftar Islami:Ta shohim neser shka kan me than
Bekim Dibrani: Mthiri skenderi per mledhje
                         Qera here sabedini thirke
Miftar Islami: Aha
Bekim Dibrani: Po e kum qu ne r s
Miftar Islami: Saben a?
Bekim Dibrani: Po
Miftar Islami: Pse
Bekim Dibrani: Pse i thash
                         do e kerkojm
                       doreheqje
                      Prej muftis
                       Aj u hallakat
Miftari Islami: Jabe
                        E paske prek ntel
Bekim Dibrani: I kallxova krietarit
Miftar Islami: Shka tha
Bekim Dibrani: Tha detifaroj ato te muftinis
                            Me ismetin o sham keq i idhnum
Miftar Islami: Pse
Bekim Dibrani: sedi
                            Alo
                           Ej sitshkojsh me ker aki ven tum marsh
Miftar Islami: selam
Aije xhall o bek
Bekim Dibrani: Alejkum selam
                          Hoxho
                         Elh majr taj sije
Miftar Islami: Elham
Bekim Dibrani: Me pun si kalon
                            Baba si osht
                         Qka ka treje?
Miftar Islami: Mir valla shkojm e shtajm
                        Ka ju xhi ka naj sen
                        Ke hup krejt
Bekim Dibrani: Majr me zor valla
                        Dita dites
Miftar Islami: Hajrolla
A don me e lan a
Bekim Dibrani: Valla shoq skum ra moti te posht
Baba nana misafir kan shku ngjermani
Un ka shpija
Lopen e mjeli
Miftar Islami: Hahah
Bekim Dibrani: Valla qeksha sekam menen me najt
Miftar Islami: Paske hi nmaxhe
Bekim Dibrani: Po po
                           Paqare
Miftar Islami: Ku me shku naj kun me hup me ja ci at nan
Se nuk na do kurkush
Bekim Dibrani: Vallai makan pru te huna
Miftar Islami: Haha
Bekim Dibrani: ije Tuepa se zvanin hiq
Ato per vete valla jan tu jetu
U knaqen
Miftar Islami: Sva najn karri kujkujna
Edhe pak do ta coj edhe mdoket se do ti coj nkarat
Bekim Dibrani: Pak me ju than diqka kcejn si plaka nkater
Miftar Islami: Jam tu bo saber
                        edhe pak
Bekim Dibrani: Un sedi qka menojn
Sabedini veq shtremt mkshir
Miftar Islami: Haha
Bekim Dibrani: Un sja fajti
Miftar Islami: Xhi ka
Bekim Dibrani: Si e shava muftin
                         Aj kcej tha taj kane kundra neve
Thash po kundra Muftis
Tha un jam me muftin
Thash Epra edhe kunder teje
Jo mduket njer sa nuk largoet kjo 4-sha
Kto ekan ba sitveten muftinin
Miftar Islami: A de dalin najher
Bekim Dibrani: Po neje imi ato qka I qesim
Miftar Islami: O na I cesmi
Bekim Dibrani: Krietari mtha lipni un ushkarkoj
Miftar Islami: Ama mos na vajn mjekrat be na frajkna
Bekim Dibrani: Jo ner jo
Miftar Islami: Inshalla kurr
Bekim Dibrani: Po neje hoxhallart duet unik tjemi
Miftar Islami: O beko krejt hoxhallart bithaxhi rasva
Bekim Dibrani: Po qati osht puna
Miftar Islami: Kur tvere puna krejt hikin
Bekim Dibrani: Po po
Per qat kina met qetu
Sham hak na kan Muftinija
Miftar Islam: Ooooo ktinve mos me van bo hallall nanicka ka me ju ci
Bekim Dibrani: Qat perosnallen danak qe na vajn neve met drejt Muftinija u desh ke me na pagujt
Miftar Islami: Haki ka me I zan
Bekim Dibrani: Kur hallall zva boj
Miftar Islami: Hahaha
Bekim Dibrani: Per qat sna ebojshin rogen nbank me mar
Miftar Islami: Ene babes tem I ka ardh danoki tha do ti msheli nanen ka me va ci
Allsatin ka me van pru
Bekim Dibrani: Na majten perdit lerta vajn
Po neje imi tu shujt
Ato jan tui gra
Miftra Islami: Te hanen a dot jesh nsfillare
Bekim Dibrani: Jo be
Miftra Islami: Tposhtme
Bekim Dibrani: Qfarti
Dvi me IPA ato ka reklaoen a
Mthiren mthan lajmroje ne hidbe
Un zva futa hiq
Shif kur daeqes ne fb
Miftar Islami: A det jese krijetari
Bekim Dibrani: Muftinija nuk e organizon ket manifestim por rinia e sillares
Sma mer menja
Nese esht aj ene une vaj
Banvaki se kan thir
Miftar Islami: Aha
Bekim Dibrani: Oti 30.000 den mir shin rog
Muftija 42.000 den
Plus meditjet
Miftar Islami: Edhe dnevnicat mos haro
Bekim Dibrani: Plus ato
Miftar Islami: Ej hajde se edhe une jam aty
Edhe dalmi pim nja kafe
Bekim Dibrani: Nese krietari nuk osht une jo
Sen I kshiri vec nervoz bana
Miftar Islami: Ashkojn sigurt?
Bekim Dibrani: Kush
Miftar Islami: Tmuftinis
Bekim Dibrani: Ashtu than
                           Po kurse
Miftar Islami: Aha
Ej neser a je ne Nerez
Bekim Dibrani:  Jo
Miftar Islami: A tkan thajr
Bekim Dibrani: Jo kush organizon
Miftar Islami: Nerezi
Bekim Dibrani: O shoq un veq ju kum than, po edhe kshtau e kuptojn se un jam me ket
Kshire kur te thujn kto te muftinis be organizojm
Miftar Islami: Hahahah
Neve na kan thajr me kna mevlud edhe ilahije
Bekim Dibrani: Po mir
Miftar Islami: Ama prap ato e marin bajrakin
Bekim Dibrani: Krietari mtha aj senati nuk ishte gjali majr
Miftar Islami: Jo be
Pse
Bekim Dibrani: Po valla
At nat te nura qe folke krietari
Kurse ki ipaha kallxu ismetit
Miftar Islami: Jo be une non stop jam me ta
Bekim Dibrani: Me kan
Miftar Islami: Me senadin
Bekim Dibrani: Qashtu mtha be
Miftar Islami: Aha
Bekim Dibrani: Mo ithuj taj denizen
Miftra Islami: O bek
Bekim Dibrani: Kurt a shoe sagllam ka me I than
Miftar Islami: Nuk osht bo mo kurkujt me I besu
Kush
Bekim Dibrani: Krietari
Valla Miftar jo be vlla
Qka jan ba kto njerz kshtau
Pedera
Miftra Islami: Valla beko zor u bo
Ej duku bojm muhabet
Bekim Dibrani: Veq krietari o nan lujtem kejt njerzit I di kto te muftinis te rijasetit te merdeses va din krejt
Ok
Shifemi
Kismet sa ma frik
Miftar Islami: Po po une inshallah dot vij te hanen ka sfillarja edhe zatekmi