Skip to main content

OPINION:Maqedonia laborator i prodhimit të pasaportave dhe letërnjoftimeve false

Po flitet se u kapën mbi 30 mij letërnjoftime të falsifikuara. Një vit më parë opinionin i vendit u skandalizua nga afera e falsifikimit të pasaportave biometrikë, Atëherë, flitej se shërbimet e huaja në këtë falsifikim po e ndërlidhnin edhe Bshkësinë Fetare Islame të RM-së. Qytetarët e Turqisë duhej të shkonin në haxh

Nga Mathew Davis

Këto ditë opinioni i gjërë i vendit u skandalizua me një aferë e cila, për më tepër, flet për “vdekjen klinike” të institucioneve kyçe të shtetit. Afera nxori në dritë ekzistimin e hiç më pak se 30 mij letërnjoftimeve të falsifikuara e që janë përdorur në zgjedhjet e fundit parlamentare. Tashmë institucionet përkatëse shtetërore disponojnë me një numër të konsiderueshëm të këtyre letërnjoftimeve dhe, pas analizës përkatëse që do t’ju bëhet, do të duhej që urgjentisht të dalin me të dhëna konkrete. Ajo që tashmë dihet është fakti që, në këtë aferë, është përdorur baza e të dhënave të MPB-së kurse në këtë projekt sekret kanë marrur pjesë edhe funksionerë të lartë të kësaj Ministrie.
Çuditërsht, edhe përfaqësuesit e  partisë maqeonase që udhëheq me pushtetin kërkon nga ministri aktual i policisë Oliver Spasovski, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së, që sa më parë ta zbardhë këtë aferë dhe t’i nxjer para drjtësisë të gjithë keqbërësit. Kësisoj, që të dy partitë u gjendën si të shokuar nga kjo aferë, kurse VMRO me insistimin e saj që të zbardhet kjo aferë, sikur dëshiron të mbjell një bindje në opinion se, ky falsifikim i tëri është i njrëzve të LSDM-së.
Megjithatë, opinion i vendit, hiç më larg se një vit më parë, pati rastin të tronditet edhe nga një aferë, edhe më të rnadhe, e cila preku shumë keq po këtë ministri si dhe pushtetin aktual. Në mediat e Shkupit u publikua një videomaterial që tregonte se si në një ambient të mbyllur shtypeshin pasaporta biometrike false.
Vendi ku po shtypeshin pasaportat ishte shtëpi private apo apartament. Një person i panjohur, i cili gjithësesi që ka qenë aktor në këtë falcifikim, ka xhiruar çdo detaj ku përgatiteshin pasaportat biometrike. Në tavolina dhe dysheme të lokacionit vëreheshin një numër i madh i pasaportave të përgatitura, dokumente të tjera, vula dhe firma të MPB-së si dhe materiale tjera biometrike. Ndërsa gjitha këto përgatiteshin me makinerinë speciale për pasaporta.
Kurrë nuk u ndriçua ky rast kurse imazhi i institucioneve gjegjëse si dhe i vetë shtetit u dëmtua rënd. U hesht për vdekje ky falsifikim i cili pa dyshim që kishte gjeneruar një sasi të konsidrueshme të përfitimeve material.
Të dhënat e shërbimeve të huaja këtë akt falcifikimi e konsideronin si vepër e BFI-së në bashkëpunim me njerëz konkretë nga radhët e BDI-së si dhe të funksionarëve të lartë të MPB-së. Jo rastësisht kësaj afere i priu edhe raporti i Stej Departamentit Amerikan i cili fiste për përfitimet e majme të njeriut konkret në BFI nga shitja në vlerë prej 400 eurove të  vizave për në Haxh të cilat jepen falas nga ministria e jashtme arabe.
Shkuarja në Haxh është e limituar, dmth secili shtet e ka të kufizuar kuotën e dërgimit të myslimanëve për në haxh. Këtë masë ligjore më së rëndi e përjetojnë qytetarët e Tuqisë të cilët janë në gjendje të paguajnë majmë vetëm të gjejnë mënyra për të shkuar në Haxh. Maqedonia ka një dispërputhje të kuotës me numrin real të myslimanëve të vendit. Dhe, pikërisht kjo kuotë, mbushej me numrin e qytetarëve të Turqisë. Kusht për marrjen e vizës arabe ishte që qytetari të jetë resident, të ketë një dokument me të cilin do ta dëshmonte shtetësinë. Dokument më valid se sa pasaporta nuk ka. Prandaj, jo rastësisht edhe në ato pasaporte që u fotografuan sa për ta ilustruar dhe vërtetuar lajmin, shiheshin persona me identitet turk. Mbase kjo është arsyeja që skandali u hesht dhe u harrua shumë shpejt. Turqët u pajisën me pasaporta false sa për të udhëtuar në Haxh dhe se kjo pasaportë asnjëherë më nuk mund të përdoret, sepse qytetarët turq në haxh shkojnë vetëm një herë ndërsa vetë kanë pasaportën turke edhe më të fuqishme se sa atë maqedonase.
Po si mund të harrohen të gjithë ata individë të BFI-së, funksionarë të BDI-së dhe MPB-së të Jankullovskës , të cilët përfituan para të majme nga ky akt falsifikimi. Pastaj, gjuha diplomatike këtë akt do ta quante tradhëti të protokolit, ndërsa gjuha e kodit penal do ta quante vepër e krimit të organizuar nga institucionet me relevancë të shtetit, akt ky i denjë për “banane republikat”.

Masat kundër këtij falsifikimi skandaloz nuk do të duhej të ishin vetëm “izolimi i institucionit” siç po shihet kjo në rastin e BFI-së.  Masat morale në rastin konkret do të ishin po ashtu vepër penale. Falsifikimi do të duhej t’i nxirrte para bankës së akuzës të gjithë ata që me aq lehtësi i futen përligjjes së vendimeve shtetërore./fokusinews/ 

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves