Translate

Wednesday, December 23, 2015

OPINION: Gënjeshtra ngelë gënjeshtër

Të anashkalohen dy prijësit fetarë më meritorë për harmoninë fetare, H. Skënder Bruçaj si dhe Muftiu, Naim ef. Tërnava, dhe të dekorohet Sulejman Rexhepi – kësaj i vie fund e krye era korrupsion! E vërteta do të dalë shumë shpejt, patjetër!

Shkruan: Abaz Islami

Injorantët thoshin dikur se, nëse një gënjeshtër përsëritet dyzet herë, mund të kalojë përreth ndonjë melaqe dhe ta bëjë të vërtetë! Injorantët e BFI-së, të ndikuar nën inercionin e kësaj filozofie alkimiste, edhe më tej po e ushqejnë rrenën e djeshme që thotë se uzurpatori i postit të reisit të BFI-së na qenka shpallur “Imazh i kombit” nga Akademia e Shkencës dhe Artit të Shqipërisë. Që në fillim duhet të pastrohet një punë! Një Akademi e këtillë as që ekziston në Shqipëri! Ky titull mund të ekzistojë vetëm në kokat e gënjeshtarëve, matrapazëve dhe sahanlëpirësve të Sulejman Rexhepit, me të cilën tallen deri në pamëshirë.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë i ka dekoratat e veta më të cilat i shpërblen personalitetet nga sfera e shkencave të ndryshme, dhe, të gjitha ato dekorata i dorëzon Kryetari i Akademisë, ndërsa dekorata “Imazhi i kombit” është e denjë për Kryetarin e shtetit dhe jo për institucionet e ndryshme, të cilat e kanë të drejtën për të nominuar por jo dhe për të shpërndar një dekoratë të tillë, e cila, me këtë emër nuk gjendet në asnjë institucion nacional dhe në asnjë organ shtetëror.
Myftiu i Gostivarit ia kishte uruar dekoratën e paqenme që ia paska “dhuruar” Mulla Sulës Akademia e Shkencav të Shqipërisë! Përplot urime të këtilla të cilat nuk do t’i shpërndante as baba dimri për fëmijët e vegjël që shkrihen nga kënaqësia kur marrin ndonjë dhuratë nga prindërit e që i thonë se e ka “selam” nga baba dimri. Po si nuk reagon vetë Mulla Sula, po si nuk reagojnë shërbimet e BFI-së kundër të gjithëve atyre që tallen duke përhapur dezinformata të tilla. Rrena mbetet rrenë, edhe pas dyzet përsëritjeve të saj.
Çka ka të keqe të pranohet se Mulla Sulën e dekoroi Forumi “Imazh&media”  organizatë kjo joqevertare, e cila, që nga themelimi i saj e deri më sot ka shpërndar me mijëra “dekorata”  të tilla. Kësaj radhe ua shpërndau katër klerikëve shqiptarë, ndërsa ka pasur raste kur ka shpërndarë deri në 12 dekorata brenda një konference. Kryetari i Bashkësisë Islame, ai i denji dhe i merituari, nuk ka se pse të turpërohet nga dekoratat duke i pranuar ato vetëm pasi t’ua ndërrojë dhuruesin bazik! Një lideri i mirëfilltë fetar do t’i gëzohej çdo shpërblimi dhe do të mburrej me të gjitha. Ndërsa Sulejman Rexhepi e pranon këtë dhuratë vetëm nëse i thuhet se ta ka dhënë Akademia e Shkencës dhe se titulli i dekoratës është “Imazhi i Kombit”.
Nga Forumi “Imazhi&media” vijnë haberet se më 20 dhjetor ndanë për katër klerikët katër dekorata që mbajnë emrin “Imazhi shqiptar për harmoninë fetare”! Por, këtë dekoratë, si të tillë, nuk e pranon Sulejman Rexhpis! E dini pse?
Sepse është shumë i vetëdijshëm se një dekoratë e tillë, sado qoftë ajo e margjinave, sado qoftë bukolike, megjithatë si të tillë Sulejman Rexhepi nuk e meriton. Harmoni fetare ka në Shqipëri dhe deri diku në Kosovë. Në Maqedoni nuk ka harmoni fetare! Në Maqedoni ka nënshtrim fetar, ka superioritet të KOM-it, të zotëri zotëri Stefanit dhe inferioritet historik të Sulejman Rexhepit. Kush e imponoi dhunshëm në atë Konferencë Sulejman Rexhepin, kjo do të kuptohet shumë shpejt, sepse, të anashkalohen dy prijësit fetarë më meritorë për harmoninë fetare, H. Skënder Bruçaj si dhe Muftiu, Naim ef. Tërnava, dhe të dekorohet Sulejman Rexhepi – kësaj i vie fund e krye era korrupsion! E vërteta do të dalë shumë shpejt, patjetër!
Çfarë merite paska Sulejman Rexhepi për tolerancën fetare ndër shqiptarët por edhe në viset multifetare si rrjedhojë e shoqërisë multietnike? Në cilën sprovë të tillë e dha provimin Mulla Sula që sot të shquhet si tolerant fetar? Këtë epitet që mund ta gëzojnë H. Skënder Bruçaj dhe Naim ef. Tërnava kurrë nuk do të ketë shansin ta gëzojë Sulejman Rexhepi.
Në Maqedoni, që kur Sulejman Rexhepi është në krye të BFI-së, kanë ndodhur me dhjetra uzurpime të objekteve fetare islame pikërisht nga komuniteti i feve të tjera. Ka një diskriminim klasik i cili shprehet përmes shumë shembujve. Heqja dorë prej Burmali Xhamisë në Shkup, nga xhamitë në Manastir e Prilep, nga sahat kullat e këtyre dy qyteteve, nuk janë vizionaritet i një toleranti fetar por, janë pazarllëqe shumë të ulta të një fakir fukarae në shpirt, i cili, për mirëqenien personale është në gjendje të kultivojë pozitën e inferioritetit. Kjo nuk është tolerancë fetare por është jetë e padinjitetshme e një vasali apo një skllavopronari i cili do të kënaqej edhe me një copë kocke!
Tashmë është e qart që sahanlëpirësit e Mulla Sulës po manipulojnë në emër të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë!
Tashmë është e qartë që Sulejman Rexhepin e “dekoroi” Forumi “Imazhi&media” gjatë një konference rreth harmonisë fetare të mbajtur në sallën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë e cila për raste të tilla konferencash kushton më lirë.
Tashmë është shumë e qartë që Sulejman Rexhepi me sahanlëpirësit e vet e shpiku shpërblimin “Imazhi i kombit”.  Sulejman Rexhepi u dekorua me shpërblimin “Imazhi shqiptar për tolerancë fetare”.
Nuk është e qartë vetëm ajo se pse u dekorua me “Imazhi shqiptar për harmoni fetare” për ç’gjë deri më sot nuk ka dhënë asnjë provë konkrete, dmth nuk ka asnjë gram merita për një dekoratë të tillë, sado e kotë të jetë ajo.   



(Autori është drejtor legjitim i Agjencionit për Hallall Standardin pranë BFI në RM)

0 comments :

Post a Comment