Nisma për Reforma në BFI e RM me datë 29 dhjetor 2015 vizitoi kampin e
refugjatëve në Tabanoc me çrast u realizua takim me refugjatët nga Siria dhe
Iraku të cilët tranzitojnë nëpër vendin tonë dhe janë të orientuar drejt
vendeve perëndimore. Kësaj vizite i priu Muftiu i Muftinisë së Shkupit njëherit
Kryetar i Nismës për Reforma në BFI e RM, Haxhi Ibrahim ef. Shabani i cili pas
shpërndarjes së artikujve ushqimor refugjatëve u dëshiroi
që të kalojnë sa më shpejtë këtë ekzodus të egër me qëllim që sa më shpejtë të
kthehen në atdheun e tyre. Muftiu në fund para të pranishmëve shtoi se çdo
pushtet i cili dëbon dhe bënë zullum ndaj popullatës fundin e ka të kobshëm,
andaj keni durim dhe bëni rezistencë, sepse ju jeni ata të cilët do të
rimëkëmbni dhe riorganizoni normalizimin e jetës në vendet tuaja. Allahu xh.sh
zullumin nuk e duron, andaj pa dyshim se e vërteta dhe e drejta do të vjen së
shpejti. Ju jeni vëllezërit tonë në fe, Zoti ju ruajtë dhe ndihmoftë.
No comments:
Post a Comment