Translate

Wednesday, August 12, 2015

VMRO i merrë BDI-së edhe përfaqësimin diplomatik në OKB

Ish-drejtori i doganave dhe kryetari i deritanishëm i Këshillit të Inspektorateve në Maqedoni, Vanço Kargov është emëruar në detyrë të re, edhe ate në përfaqësinë diplomatike të Misionit të Maqedonisë në OKB në Gjenevë. Ai ka nisur misionin edhe ate në cilësinë e përfaqësuesit diplomatik, edhe pse ky vend gjatë kohë ka ngelur i zbrazët dhe sipas ndarjes së kulaçit diplomatik i takonte BDI-së.
Ashpërsimi i raporteve me presidentin Gjorgje Ivanov, BDI ka humbur edhe këtë mision të përfaqësimit diplomatik dhe se tashmë pritet të konfirmohet zyrtarisht që Kargov po udhëheq misionin.
Kargov tanimë më shumë se 20 ditë po udhëheq këtë mision. (INA)

0 comments :

Post a Comment