Translate

Thursday, August 6, 2015

Thaçi para Bejlit dhe Oravit prezantoi 7 pikat e PDSH-së për shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, sot në Ambasadën e SHBA në Shkup zhvilloi takim të përbashkët me Ambasadorin e SHBA-së dhe të BE-së në vend, Xhes Bejli dhe Aivo Orav.
Në takim është biseduar për situatën politike në vend, si dhe për zhvillimet në dialogun midis partive politike që lehtësohet nga SHBA dhe BE.
Në takim Kryetari Thaçi shprehu shqetësimin për shkeljen e mundshme të afateve për zbatimin e marrëveshjes së 2 Qershorit, duke theksuar se të tre partitë që do të jenë në qeverinë kalimtare po tregohen jo serioze.
Kryetari Thaçi gjithashtu theksoi domosdoshmërinë për ti marrë parasysh 7 pikat të paraqitura nga PDSH-ja në bisedime, e që janë: Pozita juridiko-kushtetuese e shqiptareve në Maqedoni; vendimmarrja konsensuale; ndarja e drejte dhe proporcionale e buxhetit të shtetit; zyrtarizimi i gjuhës shqipe; ndarja e re territoriale; de-etnizimi i simboleve shtetërore ( flamuri, himni, stema), si dhe njeri prej tre posteve kryesore në shtet (Kryeministri, Presidenti, Kryetari i Kuvendit) t’u takojë shqiptarëve.
Pas takimit me ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së Orav dhe Bejli, Kryetari Thaçi në prononcimin për media deklaroi:
“Unë mendoj se do të ishte shumë keq në qoftë se afatet shkelen edhe kam frikën se atëherë do të ktheheshim para 2 Qershorit, nëse afatet shkelen kthehemi shumë keq dhe e gjithë marrëveshja bie. Skepticizmi është se nuk shoh një qasje serioze te partitë tash më qeveritare, të tre partitë dhe normalisht do të shohim ditëve në vijim, kur të fillojnë mbas 17 Gushtit punimet e grupeve, atëherë do të shohim  saktësisht se çka do të ndodhë.
“Ne jemi pro regjistrimit, BDI nuk ka vullnet politik për regjistrimin, mendoj se është e gabuar edhe një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare mendoj që ti bindim. Mendoj nëse ne për katër muaj planifikojmë që të bëjmë evidentimin e listës së re zgjedhore, do të na duhet edhe shumë pak, një muaj më tepër që ta bëjmë regjistrimin. Është e gabuar ideja që ti bëjmë gjërat gjysmë-gjysmë, regjistrimi është baza e krijimit të statistikave kredibile të qytetarëve se këtu nuk ka manipulime”. (INA) 

0 comments :

Post a Comment