Translate

Wednesday, August 12, 2015

Tetova përgjysmon Sadekatul Fitrin për Medresenë Isa Beu

BFI nuk ka dalur deri më tani me ndonjë raport pas muajit të Ramazanit të këtij viti për grumbullimin e Sadekatul Fitrit dhe donacioneve të mundshme vullnetare të besimtarëve. Viteve të kaluara vazhdimisht kanë përcjellur falënderime për përkrahjen e popullit që i ka dhënë Medresesë Isa Beu, ndërsa të njejtat po mungojn këtë vitë! Arsyet si duket janë të shumtë, kjo po vërehet meqë populli po bojkoton tani edhe me sadekatul fitër dhe zeqat institucioin e BFI. Nga veprimet e tilla po shihet qartë se ka humbur besimi i tyre tani tek Sulejman Rexhepi. Opinioni i gjërë është dëshmitar të veprimeve të Sulejman Rexhepit, andaj edhe bojkotimi po vjen edhe në këtë formë. " Si të jap Sadekatul Fitër për Medresenë kur Sulejman Rexhepi mban orë dore 35.000 euro!"- thoshte një qytetar në Çarshi të Vjetër të Shkupit. " Sulejman Rexhepi ka bërë pasuri të pafund, andaj ne skemi nevoj të ndihmojm më ate"- tha një xhemat nga Dërveni i Shkupit, ndërsa një qytetar nga Tetova thoshte: “ E bëri perishan BFI, se marr me mend sit a ndihmojm Medresen…”! Gjithashtu, kishte edhe opinione tjera nga qytetar të Kumanovës që shprehën revolt për keqpërdorimet që bënë Sulejman Rexhepi në BFI. Shkupi, Tetova, Kumanova, Kërçova, Dibra e Gostivari gjatë këtij viti kanë rramje në aspektin e grumbullimit të Sadekatul Fitrit dhe Zeqatit. Shkupi po përcjell mesazhe të mëdha se nuk përkrah kryetar që ka biografi të keqe, i përfshirë në kriminalitet, bashkëpunon me banda të Sarajit si dhe ka mbushur BFI me vehabistë. Tetova ka shprehur revoltën pas keqpërdorimit të xhamiave të saj për rituale sufiste! Jemi dëshmitar të polemikave të mëdha që u shkaktuan në xhaminë e Sahatit në qytet gjatë natës së Kadrit. Ky veprim gjithashtu ka zgjuar revoltë tek opinioni i Tetovës dhe më gjërë. Qytetarët janë të befasuar me punën e Sulejman Rexhepit që ka përzier gjithçka nga shkolla juridike fetare që praktikon BFI oficialisht me lëvizjen vehabiste që ka punësuar në Rijaset dhe Muftini të Shkupit, me lëvizjen sufiste në Tetovë dhe me struktura të ndryshme jo fetare për interese familjare dhe individuale! Ju përkujtojm se Sulejman Rexhepi gjatë Ramazanit ishte i bojkotuar nga kori diplomatik në vend, andaj ky është sinjal se BFI fatkeqësisht po udhëhiqet në drejtim të gabuar./fokusinews/ 

0 comments :

Post a Comment