Translate

Thursday, August 6, 2015

Rexhep Memishi vazhdimisht nga BFI ka qenë i akuzuar si bashkëpunëtor i shërbimeve

Imami i Tutunsuzit dhe Jahja Pashës, Rexhep Memixhi, i arrestuar në aksionin e mëngjesit të sotëm policor, me vite ka mbajtur këta objekte fetare nën kontrollin e tij personal, dhe jo nën kontrollin e BFI-së. Për të cilat objekte Sulejmani Rexhepi herë thoshte janë nën kontroll të BFI e herë thoshte se janë jashtë kontrolle.
Burime nga BFI-ja për Libertas kanë thënë se tanimë imami i arrestuar këtë e ka bërë pasi që ka gëzuar përkrahjen e pushtetit nga ish funksionari i MPB-së, ndërsa qëllimi, gjithmonë sipas Libertas, ka qenë përçarja e bashkësisë fetare islame.
Sulejman Rexhepi disa herë publikisht po edhe me letër i është drejtuar ish ministres Gordana Jankullovska duke i kërkuar të ndihmojë kundër dhunës që e ka bërë ky imam, siç thonë nga BFI, MPBja nuk i ka marrë në konsideratë këto apele.  

Rexhep Memishi dhe gjashtë persona të tjerë të arrestuar në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar dhe Strugë, dyshohen për pjesëmarrje në betejat e ISIS-it si dhe dërgim të personave për të luftuar atje. 

0 comments :

Post a Comment