Translate

Sunday, August 9, 2015

PPD: BDI e dëmshme jo vetëm për kauzën kombëtare, por edhe shkatrrimtare për ekonominë dhe mirëqenien

Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) ka reaguar ashpër ndaj BDI-së, duke theksuar se kjo parti me pjesëmarrjen e saj në qeverinë e VMRO-së nuk është e dëmshme vetëm për kauzën kombëtare shqiptare por është shkatrimtare edhe për ekonominë e tyre.
“Kohëve të fundit si shenjë për patriotizëm shqiptar deputetët dhe partitë politike e apostrofojnë ndarjen e pabarabartë të buxhetit shtetëror dhe fare nuk e dijnë, apo nuk duan të interesohen se si dhe në kurriz të kujt harxhohet po ky buxhet. Intervista e fundit e drejtorit të fabrikës së autobusëve ‘Vanhool’ zotit Filip Vanhool për magazinën “Trend” se subvencionet e Qeverisë në vlerë prej 17 milion euro (në ndërtimin e fabrikës e cila ka kushtuar gjithsejt 30 milion euro) dhe krahu i lirë i punës ia kanë shpëtuar fabrikën nga falimentimi dhe i kanë sjellur fitim e vërteton edhe njëherë konstatimin e PPD-së se në Maqedoni nuk ka investime reale të huaja por ka ndërtim fabrikash të huaja me para të buxhetit shtetëror, një pjesë e të cilit vjen edhe nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë”, ka reaguar PPD.
PPD pyet më tej se gjithë deputetët shqiptarë a e dijnë ata sa miliona euro janë harxhuar për gjoja investimet e huaja në “Bunarxhik” dhe sa shqiptarë janë punësuar atje dhe cila është lidhja e pronarëve të fabrikave me elitën politike?
“PPD me keqardhje e pranoi lajmin e investimeve të 17 milionëve evra  për fabrikën ‘Vanhool’ një pjesë e së cilës është nga taksapaguesit shqiptarë, fabrikë kjo e cila deri në shkurt të vitit 2015 ka patur gjithsejt tre shqiptarë dhe dy turq të punësuar nga gjithsejt 600 të punësuar. Pra, një politikë thjeshtë diskriminuese e punësimit. PPD i fton ministrat gjumashë për ekonomi të BDI-së në Qeveri ti hapin sytë se çka po ndodhë me paratë e taksapaguesve shqiptarë. BDI ta analizojë cili është efekti i të ashtuquajturve promotorë ekonomik bdistë: a kanë sjellur ata ndonjë investim në territoret shqiptare apo thjeshtë bëjnë sefa duke shëtitur rrugëve të Brukselit, Parisit, Hagës? Drejtori Filip Vanhool ndoshta tepër sinqertë e tregoi te që ndoshta do të duhej të ishte sekret afarist por pyetja jonë është se a ka bërë Qeveria analiza se sa jep e sa merr nga këto gjoja investime të huaja?”, ka konstatuar PPD. (INA)

0 comments :

Post a Comment