Translate

Thursday, August 6, 2015

PLANE PËR NDRYSHIME NË KUSHTETUTËN E BFI-SË

Më 04.08.2015 u publikua një lajm lidhur me një takim që molla Sula e kishte pasur me imamët e diasporës! Sipas asaj që mund të lexohet në Uebfaqen e BFI-së, mund të konstatohet se mes tjerash është vendosur që të ndryshohet edhe Kushtetuta e BFI-së!
Habit fakti se ai forum, nuk është ai ku mund të sillen vendime të kësaj natyre! Megjithatë, në lajmin e publikuar lidhur me takimin në fjalë, mes tjerash thuhet:
“Në fund, u arrit një dakordësi që, Rijaseti i BFI-së të shtohet dhe me përfaqësues nga diaspora, kështu që, së shpejti, në përbërjen e Rijasetit do të ketë edhe përfaqësues nga xhemati ynë në Gjermani, në Austri, në Zvicër, në Itali si dhe në Shtetet Skandinave.”
Marrë parasyshë se diçka e këtillë nuk parashifet në Kushtetutën e BFI-së, dmth.kemi të bëjmë me një dakordim ose për ta shkelur atë, ose iniciativë për ta ndryshuar Kushtetutën! Por pasiqë aty e gjejmë fjalën “së shpejti”, len të nënkuptohet se bëhet fjalë për manipulim, sepse me shpejtësi nuk mund të ndryshohet Kushtetuta! Në rastin konkret, gjithçka që mund të bëhet me shpejtësi – në të gjitha variantet e mundura, asgjë nuk mund të jenë në dobi të institucionit!
Si duket, molla Sula së shpejti ka vendosur për shkeljen e radhës!
Urime !
Marrur nga KMM

0 comments :

Post a Comment