Translate

Tuesday, August 4, 2015

Me shkas: MA MBAJ KOPILIN SA NUK MЁ KA NGELUR NЁ DORЁ

Përgatitur: Bashkim Laçi

Sulejman Rexhepi, njeriu që pa fije turpi qëndron në krye të një institucioni që e ka degraduar deri në kotec pulash, si duket, duke bluar nëpër ndeja që më me lezet i organizon nëpër restorante, hedh një gënjeshtër të madhe e cila, në fakt përkthehet kështu: “Ma mbaj kopilin (bastardin) sa nuk më ka ngelur mua në duar”! Dhe, me këtë gënjeshtër e arrinë vetëkënaqësinë tek i sheh të tjerët që e dëgjojnë syhapur nga befasia e fshehtë duke pyetur më vete: deri ku mund të shkojë gënjeshtra e një njeriu që pretendon se është hoxhë.
Lëvizjen për reforma në BFI ai e quan si një grup prej 4-5 njerëzish të cilët dalin nga projektet e huaja dhe që janë elementë të shërbimeve sekrete maqedonase. Këtë “margaritarë” këto ditë e plasoi edhe në një intervistë në REL!
Po pse e bluan vazhdimisht këtë gënjeshtër? Vetëm për dy qëllime:
1. Për ta kënaqur veten me “fuqinë” e vet prej naivi! Pra, Sulejman Rexhepi është aq “i fuqishëm” sa nuk ka se çka i bëjn as projektet e huaja dhe as shërbimet sekrete maqedonase. Ky është edhe më i tmerrshëm se “Supermeni” i fëmijëve dhe;
2. Me këtë gënjeshtër të pakrip Sulejman Rexhepi do ta fshehë të vetmën të vërtetë: pse i dërgonte ai raporte mujore Sasho Mijallkovit për Bekir Halimin, për Mulla Feridin, për Izet Mexhidin si përkrahës i tmerrshëm i mjekrrave dhe i strukturave xhihadiste të vendit.
Sa mund t’ju hedhë hi syve opinionit Molla Sula? E pra, njerëzit e Lëvizjes janë këtu për ta demaskuar ashtu siç e demskuan pozicionin e tij në postin e vjedhur të Reisul Ulemasë.
Krejt bota e di se, nga ata 4-5 vetë të Lëvizjes (ndonëse përkrahja në rrjetet sociale është më dhjetëra mijëra myslimanë) janë nja 2-3 vetë që janë të dënuar me burg me kusht, pikërisht për “arrogancën” e tyre në kthim të pronave të vakëfit! Po Sulejman Rexhepi që ashiqare po e vjedh vakëfin, që edhe mushkonjat e Uralit e dijnë që është shndërruar në një nga pasanikët më të mëdhenj të Maqdonisë duke e vjedhur vakëfin – pse asnjëherë nuk u bë subjekt trajtimi nga shërbimi sekret maqedonas? Natyrisht, bashkëpunëtorët aktivë të shërbimit sekret nuk demaskohen, edhe kur këta bashkëpunëtorë do të bëjnë kërdinë. Pse e amortizoi tërë atë valë giditëse të myslimanëve të vendit në aksionin e kthimit të vendit të Burmali Xhamisë?
Edhe një pyetje tjetër! Pse Sulejman Rexhepi për momentin ruhet dhe shoqërohet ekskluzivisht nga njerëzit të cilët policia i akuzoi për njerëz që bajnë drogë me makinën zyrtare të BFI-së, me njerëz që njësia speciale i shtrinë përdhe në oborr të kafenesë dhe ua lidhë duart publikisht duke gjetur tek ata sasi te mjeteve narkotike, me ish-ministra që u mbajtën deri në mëngjes të lidhur duke u akuzuar si konsumues të drogës në vende publike. Çka e lidhë Sulejman Rexhepin me këta “drog-menë”!
Pse Sulejman Rexhepi nuk i nënshtrohet komisioneve gjegjëse për “ROLEX”-in 35 mij euro! Ku e mori? Kush ia solli? Pse ia paska dhuruar dikush? Çfarë shërbimi duhet të kryesh që të bëhesh pronar i një dhurate prej 35 mij eurove?
Pse asnjëherë nuk u shoshitën faturat e shpenzuara nëpër hotele, ku me paratë e myslimanëve ka kryer sauna e masazha nga masazhieret femra më të mira në atë vend?


Marrur nga Lajmi1

0 comments :

Post a Comment