Translate

Wednesday, August 12, 2015

"Mali i Zi nuk merr asnjë metër katror nga Kosova"

Në mbledhjen e saj më të fundit Qeveria e Kosovës ka miratuar raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare meMalin e Zi.

Gjatë mbledhjes ka marrë fjalën zv/kryeministri dhe ministri i jashtëm Hashim Thaçi, i cili ka folur lidhur me shënimin e kufirit me Malin e Zi duke thënë se ky kufi është në përputhje me kushtetutën e vitin 1974 dhe me Pakon e Ahtisarit dhe se nga ky shënim nuk preket as një metër katror i territorit të Kosovës.

Lidhur me këtë temë foli edhe kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Pikave Kufitare, Murat Meha, i cili tha se tani vetëm po bëhet shënimi i vijës kufitareadministrative me Malin e Zi.

Nuk mund të rrinte pa folur edhe kryeministri Isa Mustafa, sipas të cilit, me shënimin e kësaj vije kufitare nuk preket territori i Kosovës dhe se komuna e Pejës vazhdon të mbetet e paprekur prej saj. 

Raporti për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi u miratua në mënyre unanime. /albeu.com/

0 comments :

Post a Comment