Translate

Wednesday, August 5, 2015

Do të përkujdesen 200 familje nga Shipkovica, Reçica e Vogël dhe e Madhe

Kryqi i Kuq i Maqedonisë sot do të përkujdeset për rreth 200 familje nga Shipkovica, Reçica e Madhe dhe e Vogël, të cilat sipas vlerësimeve të para, janë më të dëmtuara dhe më të rrezikuara nga të reshurat e pardjeshme.
Siç deklaroi sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë Sait Saiti, tani më janë siguruar edhe sasitë e para të ujit, ushqimit, mjeteve higjienike, mjeteve për dezinfektim dhe batanije.
"Ekipet tona vazhdimisht janë në terren, japin rekomandime dhe në tërësi e ndjekin situatën", deklaroi Saiti pas pranimit të sotëm të donacionit nga Kryqi i Kuq austriak për spitalet e Maqedonisë.
Situata në rajonin e Tetovës po ndiqet vazhdimisht edhe nga aspekti shëndetësor. Është bërë kontroll i përgjithshëm i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit. Pas pastrimit të terrenit, do të fillojë edhe dezinfektimi.
"Që në natën kur ndodhi katastrofa, ekipet kanë shkuar në terren. Përveç ekipeve lokale kemi përfshirë edhe ekipe nga shtëpitë shëndetësore në Shkup dhe Gostivar, ndërsa kanë arritur edhe specialistë për higjienë dhe epidemiologë nga Qendra rajonale për shëndet publik në Tetovë. Të gjitha institucionet e përfshira në Trupin koordinues që e formon Qeveria, maksimalisht i kanë vendosur në dispozicion mjetet e tyre të disponueshme për të pësuarit", tha zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andovski.
Për situatën në rajonin e Tetovës, në konkludim me ditën e djeshme, ndihmë deri te Kryqi i Kuq në Maqedoni kanë ofruar Kryqi i Kuq i Shqipërisë dhe i Bullgarisë./koha/

0 comments :

Post a Comment