Translate

Saturday, August 8, 2015

Bozhinovski: Lidhjet me ISIS i mban BDI-ja e Ahmetit dhe Sasho Mijallkov

Gazetari maqedonas, Zoran Bozhinovski thotë se, Ministria e Punëve të Brendshme, VMRO dhe BDI po arrestojnë njerëz që nuk mendojnë si ata dhe që janë kundërshtarë të kreut të BFIM-së, Sulejman Rexhepi.

Sipas tij, lidhjet me organizatën terroriste ISIS i mban Bashkimi Demokratik për Integrim dhe familjari i Nikolla Gruevskit Sasho Mijallkov, transmeton agjencia e lajmeve INA.
“Në vitin 2013 nga MPB janë larguar njerëz të punësuar të cilët i kanë kapur në vepër duke rekrutuar ushtar për luftën e Sirisë. Njëri nga ish-të punësuarit mezi e ka shpëtuar kokën nga Maqedonia, sot jeton në një vend të BE-së. Ai në të ardhmen mund të jetë një dëshmitarë i artë, për ata të cilët e duan të vërtetën”, është shprehur ai.
Zoran Bozhinovski është gazetari kontrovers dhe i akuzuar për spiunim nga autoritetet e Maqedonisë, që po vazhdon me publikimin e dokumenteve dhe materialeve që kanë të bëjnë me ngjarjen e Kumanovës.
Bozhinovski, një gazetar nga Kumanova gati më shumë se dy vite po jeton në Serbi, pasi që autoritetet e Shkupit e kanë akuzuar për spiunim dhe bashkëpunim me shërbime sekrete.
Ai është autori i publikimit të shumë materialeve kontroverse. (INA)

0 comments :

Post a Comment