Translate

Wednesday, August 5, 2015

Alarmi: Përshkallëzimi i degradimit të BFI-së

Po përshpejton degradimi i Institucionit të vetëm fetar islam në vend. Nuk ka më Institucion të këtillë. Ka vetëm një zyre private të Sulejman Rexhepit rreth të cilit vegjetojnë disa filiale të tij që drejtohen prej njerëzve tashmë të korruptuar prej tij. Sa keq

Nga Avni SAHITI


Me qindra fakte e argumente janë publikuar deri më tani dhe që flasin për një shkatërrim total të BFI-së. Ky institucion, sipas të gjitha fakteve, tashmë është uzurpuar nga Sulejman Rexhepi dhe ka kaluar në firmë private që drejtohet nga familja Rexhepi, me disa filiale nëpër do qytete të Maqedonisë. Organet gjegjëse për verifikimin e këtyre fakteve po heshtin, sepse drejtohen prej atyre që janë mjeshtër për ta heshtur fenomenin në kundërvlerë të ndonjë grumbull denarësh të cilët Sulejman Rexhepi i shpërndanë pa dhembje nga buxheti i BFI-së që ngritet nga kontributet vullnetare të pjesëtarëve të fesë islame të vendit. Po heshtin edhe mediat tona. Mediat maqedonase nuk po merren më me Sulejman Rexhepin, sepse, nuk po deshirojnë që prej një hajni klasik të bëjnë një “viktime të shtypit sllavo-maqedonas”. Nga mendiat shqiptare (kryesisht portalet) një pjesë është korruptuar nga Sulejman Rexhepi, një pjesë nuk ju intereson absolutisht BFI-ja dhe një pjesë tjetër e interesuar po sikur Molla Sula, mezi presin t’ia japin përkrahjen Sulejman Rexhepit me qëllim të shkatërrimit deri në themel të këtij Institucioni më se gjashtëqindvjeçar. Personalitetet akademike zatën asnjëherë nuk e kanë shikuar me sy të mirë këtë Institucion që kur ka nisur të drejtohet nga Sulejman Rexhepi, i cili, qysh herët u zbërthy si luftëtarë i denjë i nacionalizmit shqiptaromadh që po prishte bashkim-vëllazërimin, për t’u zbërthyer më vonë e tërë skema e spiunimit: “Zhika” (Sulejman Rexhepi) kodosh që punonte për Kire Cërnin, një UDB-ash i regjur i cili deri në vdekje ka qenë njeriu numër dy i kabinetit të Sulejman Rexhepit. Personalitetet akademike nuk dëshirojnë që ta prishin rehatinë shpirtërore që e kanë ngritur përmes tribunëve të kombit që aderonin ne bektashizmin e hershëm shqiptar të përkrahur nga mbarë bota perëndimore. Përballë këtij komuniteti Sulejman Rexhepi do të dukej “piçkin dim”, si ai në Shqipëri dhe tjetri në Kosovë, prandaj, që në strat u pozicionua në luftë kundër tyre por që simpatinë e perëndimorëve e tërhoqi duke u imponuar si luftëtar i haptë i “radikalizmit islamik” dhe i “vehabistëve”, armiq këta të përbetuar të Perëndimit. Në fakt, ky kungull tashmë nuk po i ec mbi ujë Sulejman Rexhepit, sepse u demaskua deri në palc. Tani më është në aleancë me këta “xhihadistë” e “isisaxhinjë” prej të cilëve e ka të garantuar postin e grabitur, me kusht që të kërcejë ashtu siç do ta mbajnë ata “ritmin fetar”. Nuk përbën kjo ndonjëfarë shqetësimi, siç nuk përbën shqetësim as heshtja e subjekteve të jashtme karshi këtij degradimi të furishëm. Shqetësim është nusërimi i njerëzve të cilët nëpër poste kyçe të organeve dhe të institucioneve të BFI-së është duke i joshur Sulejman Rexhepi. Që të gjithë e dinë që posti i Reisul Ulemasë është i vjedhur. Që të gjithë e dinë që u ka kaluar mandati, se shumica po rrinë në krye të institucioneve falë shkeljes flagrante të rregulloreve përkatëse të BFI-së. Të gjithë po udhëhiqen nga parimi “meqë Sulejman Rexhepi shkel Kushtetutë e rregullore, pse jo ne?!?” Ai mund të sillen me kaq nonshalancë myftitë e vendit, dekani e drejtorët? Të gjithë gjithandej flasin për një katastrofë që po i kanoset BFI-së ndërsa asnjëri nuk ndërmerr hapa konkrete, madje sa herë që i thërret Sulejman Rexhepi për t’u fotografuar si “forcë e pathyeshme” karshi Lëvizjes për reforma në BFI, si pederastë rreshtohen para aparatit fotografik. Kjo është ajo që më së shumi i duhej Sulejman Rexhepit! Të ketë rreth vetes sa më shumë bashkëfajtorë për degradimin e BFI-së. Askush mos t’ia drejtojë tjetrit gishtin e fajësisë por, të gjithë të jenë fajtorë. Këtë nijet të pandershëm e djallëzor e ka kuptuar fort mirë popullata myslimane e vendit. Prandaj po flitet se fitrat dhe zeqati i sivjemë ka përjetuar një fiasko të madhe. Kujt t’ia japin fitrat dhe zeqatin? Sulejman Rexhepit që ka bërë kapital marramendës dhe që me to i ka korruptuar jo vetëm myftinjtë, dekanin e drejtorët por korruptimin e ka metastazuar edhe nëpër disa funksionarë të partisë në pushtet. Korrupsioni tashmë me të madhe po derdhet mbi Myftininë e Gostivarit si dhe të degës së partisë shqiptare në pushtet që vepron në këtë qytet. Funksionarët që dalin nga kjo degë tërësisht janë të palosur në portofolin e Sulejman Rexhepit të mbushur me djersën e myslimanëve të vendit. A ka turp e trishtim më të madh? Një është e vërtetë: kushdo që e ka prekur vakëfin ka përjetuar tmerrshëm ndëshkimin e Zotit, madje nëpër breza! Tetovarët e kanë kuptuar shumë mirë këtë lojë të familjes Rexhepi, ndaj dhe sivjet kanë qenë më të dobëtit në dhënien e fitrit dhe zeqatit. Në fakt e kanë dhënë por nëpër besimtarë që janë në nevojë. Ky është islam, dhe nuk është islam që institucionet fetare arsimore të mbahen me fitra të përvjetshme. Këto institucione mbahen me të ardhura që gjenerohen nga pasuria e patundshme e BFI-së. Katastrofë ka qenë edhe Myftinia e Shkupit, jo për shkak të turbulencave që u ndjenë në këtë territor, sa nga fakti që, tashmë edhe zogjtë e malit e dijnë se Sulejman Rexhepi ka krijuar një “garniturë” bilmezash e diletantësh në këtë myftini me qëllim që sa më lehtë të operojë me “investitorin” mafioz i cili pa kurrfarë frike në Zot i ka hyrë të bëjë dallavere me vakëfin e Myftinisë së Shkupit që shtrihet në ish-Komunalecin e qytetit. Asgjë nuk i intereson më Mulla Sulës: as BFI-ja, as myslimanët e vendit, as myftinitë, asgjë! Të gjithë i ka çuar në rr.s. Nën trysninë e djemve të tij të pashpirt, atij i intereson vetëm haxhi i sivjemë, kurbanat-lëkurat e sivjemë si dhe nisja e punëve të “investitorit” mafioz, burime këto që mjaftueshëm ia sigurojnë gjallërimin deri në frymën e tij të fundit si dhe të familjes Rexhepi. Këtë e dinë edhe organet e BFI-së të cilët, me sa duket, kanë vendosur që t’ia bëjnë “hallall”, meqë janë aksione të fundit që organizohen nën “pushtetin” e tij. Pa dyshim, ky “hallallëk” do të jetë me harxh! Asnjë nuk do të amnistohet, madje as Azem Eminovski i cili, çdo ditë nga BFI-ja në makinën e vet ngarkon me dhjetra najlonë me dokumente nga arkivi i finansave. Hajnia as nuk mund të fshihet as nuk mund të shpëlahet. Hajnia djeg gjithçka, të gjithë, madje edhe ata që mundohen ta fikin, sepse flakët i ka të xhehenemit. Marrë nga SotNews/

0 comments :

Post a Comment