(E plotesuar) - Burime të mediave brenda Qeverisë së Kosovës, bëjnë të ditur se kryeministri i Shqipërisë do të qëndrojë për një vizitë të shkurtë në Prishtinë, ku do të takohet me liderët më të lartë të shtetit.
Të njëjtat burime brenda Qeverisë së Kosovës bëjnë të ditur se Rama do të qëndroj vetëm për drekë ne Kosovë.
Ndërkohe Qeveria e Kosovës nuk ka dal me ndonjë njoftim tjetër për arsyen e vizitës së kryeministrit të Shqipërisë në Kosovë, gjatë ditës së sotme.
Edi Rama sot në Kosovë?
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do ta vizitojë sot Kosovën. Ai do të arrijë në Aeroportin e Prishtinës në ora 11:00.
Kështu thonë burime të KosovPress-it. Megjithatë ende nuk dihet agjenda e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, meqë institucionet tona ende nuk kanë njoftuar për ndonjë takim eventual./botasot/
Comments
Post a Comment