Ende nuk dihet se kur do të takohen liderët e VMRO DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH. Nga burimet jozyrtare për ‘Meta’ për momentin pritet kryeministri Gruevski të prononcohet rreth propozimit të fundit që e ka vendosur opozita në tavolinë.
Burimet njoftojnë se para se të vendos për atë se a do të ketë apo jo takim, Gruevski duhet të takohet me ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav. Nëse sillet vendim për takim, me siguri ai do të mbahet në orët e pasditës./lajmpress/
Comments
Post a Comment