Skip to main content

Syzat e Gruevskit, qytetarët aspak të habitur nga çmimi

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit duhet doemos të hetojë se me cilat para janë paguar syzet e diellit të markës “Majbah” dhe pushimi në Izrael i kryeministrit Nikol aGruevskit. Sipas ekspertëve, institucionet shtetërore, para se gjithash Drejtoria e të Ardhurave Publike duhet ta  zbulojnë prejardhjen e parave me të cilat janë blerë syzet e shtrenjta të diellit. Nëse për to është paguar doganë, nëse kryeministri ka paguar për to, si dhe pse nuk figurojnë në syzet në listën anketuese të kryeministrit.

“Mendojë se kjo nuk guxon të mbetet me kaq, që të publikohet vetëm në media, pa u interesuar dikush se sa është vlera dhe si mundet një person që ushtron post të këtillë, t’i lejojë vetes një luks të këtillë për të blerë sende kaq të shtrenjta. Nga vijnë ato para si janë përfituar, a janë paraqitur dhe aq më tepër unë do ta parashtroja edhe pyetjen edhe për pushimin? Institucionet tona duhet doemos ta  ushtrojnë funksiononin, t’i thërrasin zyrtarët në përgjegjësi para ligjeve tona, por edhe t’i përmbushin standardet ndërkombëtare, që ne i kemi pranuar dhe ratifikuar”, tha Sllagjana Taseva, ish anëtare e Komisionit për Parandalimin e Komisionit.

Taseva shprehet se nëse institucionet kompetente nuk e ushtrojnë detyrën për të cilën paguhen nga qytetarët atëherë të gjithë duhet të japin dorëheqje nga postet.

“Nëse nuk kanë kapacitet le të thonë se nuk kanë dhe pse nuk kanë. Drejtoria e të Ardhurave Publike është kompetente për ta kontrolluar këtë. Ajo gjithashtu, është një nga institucionet më të pajisura në shtet. Kanë shpenzuar aq shumë para evropiane për pajisje të kapacitetit të institucionit dhe tani nuk mund të thonë se nuk kemi kapacitet. Nëse nuk kanë kapacitet, le të japin dorëheqje”, u shpreh Sllagjana Taseva, ish anëtare e Komisionit për Parandalimin e Komisionit.

Pas makinës mercedes prej 600 mijë euro në të cilin vozitet kryeministri, qytetarët nuk janë të befasuar nga sjellja luksoze e Gruevskit dhe syzet e tij prej 60 mijë euro.

“Po janë më të shtrenjtat se të mijat. Por, kush punon ka për të ngrënë, kush nuk punon nuk ka për të ngrënë”.

“Nuk do të duhej të jetë kështu, duhet të ketë për të gjithë”.

“Nuk është në rregull, kuptohet se nuk është në rregull, por tani është ajo që është. E fundi do të shihet, do t’i vij fundi edhe atij luksi”.

“Shumë bukur. Ka ai para edhe për të nuk është problem, problem është për ne. Nuk mund t’i paguajmë faturat, pensioni është i vogël, nuk rritet, ndërsa ai vetëm na gënjen kurse ne gjithnjë e më shumë po varfërohemi”.

Lidhur me atë se s’kushtojnë syzet, nëse janë të dhuruar ose janë të blera nga kryeministri nuk morëm qëndrimin e Qeverisë. Përgjigje në pyetjet e njëjta nuk morëm edhe nga  Komisionit për Parandalimin e Komisionit i cili deri më tani ka shqyrtuar vetëm raste që kanë të bëjnë me opozitën./alsat/
Verica Pavlloska

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves