Skip to main content

Sulmet shizofrenike dhe shpifjet e një shpirtligu

(Përkitazi me shkrimin reagues me titull “Intervistë rehabilituese për tradhëtarin”, të Shërbimit për informim të BFI në RM, botuar në LAJM, më 30 qershor 2015.)

AFRIM TAHIRI, anëtar i Nismës për reforma në BFI

Ditë më pare për të përditshmen LAJM kasha dhënë një intervistë në të cilën kasha folur për një sërë problemesh që ndodhën e që po ndodhin në BFI në RM. Për të gjitha që i kam thënë mbaj përgjegjësi morale dhe penale. Sepse çdo gjë e thënur është më se e vërtetë. Këtë e di edhe Sulejman Rexhepi por edhe organet e BFI-së. Për të më përgënjeshtruar kishin zgjedhur “autor” Shërbimin për informim! Në mungesë të autorësisë është më lehtë të gënjehet, të shpifet e të shahet zi e më zi. Nuk më erdhi keq që më ishin vërsulur mua sa më tmerroi përpjekja për të ushtruar censure diktatoriale mbi gazetën LAJM. Shoqata e gazetarëve nuk guxon të rrijë kaq indiferent karshi kësaj përpjekje djallëzore të Sulejman Rexhepit, i cili, i mbushur gjithë vrerë kundër LAJMI-it që më kishte dhënë hapësirë për t’u shprehur edhe unë si Lëvizje për reforma në BFI, e kishte shprehur tërë mllefin e vet prej diktatori. Sulejman Rexhepi, duke u fshehur pas Shërbimit për informim, thotë: “Që në krye të “intervistës” shihet që LAJM është në lajthitje të thellë, ose, mbase edhe ka rënë në po atë kurth të shërbimeve në të cilën ka rënë edhe bashkëbiseduesi i tyre të cilin BFI e llogarit vetëm si një bastard dhe asgjë tjetër”.
Tashmë krejt bota e ka të qartë se kush është Sulejman Rexhepi, cili është profili i tij psikik, cilat janë kapacitetet e tija ntihumane, dhe cilat janë synimet e tij grabitqare, duke filluar nga posti i Reisul ulemasë e deri te pasuria e BFI-së! Tani, unë, si teolog, me një përparësi nga Sulejman Rexhepi se jam edhe hafiz i Kur’anit, nuk guxoj që të hesht për ballë kësaj krijese, por, përkundrazi, e ndjej si farz për ta luftuar, për t’i dalur përpara dhe për ta penguar në synimet e veta antiislame. Dhe, meqë i kam dalur përballë kësaj të keqe, sipas Sulejman Rexhepit, qenkam bashkëpunëtor i shërbimeve? I cilit shërbim? I atij shërbimi të cilit me lezet i raporton Sulejman Rexhepi për mjekrrat dhe për BDI-në e Çairit si përkrahëse e “mjekrave”? Tani, të gjithë ata që po e japin kontributin e vet për zbardhjen dhe publikimin e këtyre fakteve të mia të pamohueshme, qenkan bashkëpunëtorë e po atij shërbimi ku qenkam edhe unë? Lajmi qenka radhitur në krah të Sitellit vetëm e vetëm për ta shkatërruar BFI-në. Të gjithë qenkemi shkatërrimtarë, vetëm Sulejman Rexhepi, kryeshkatërruesi i BFI-së na qenka “melaqe”. Estakfurullah!
Unë, sinqerisht shprehi keqardhje për LAJM-in që pa të drejtë u sulmua nga Sulejman Rexhepi i fshehur pas Shërbimit për informim të BFI-së. Nga ana tjetër, ndjehem krenar që kjo gazette kombëtare i dha hapësirë edhe mendimit tjetër, mendim ky që me asnjë fjali të Sulejman Rexhepit prapa Shërbimit, nuk është demantuar dhe mohuar. Unë, publikisht e kam ftuar dhe, ja ku po e ftoj edhe një here Sulejman Rexhepin, zgjidh cilindo media dhe dalim e i ballafaqojmë të vërtetat: ti për mua unë për ty!
Përndryshe, do të shihemi së shpejti në gjyq ku do të detyrohet Sulejman Rexhepi të dëshmojë se si qenkam unë bashkëpunëtorë i shërbimeve sekrete, duhet t’i sjellë në gjyq edhe ato vëllime të librit “Rruga drejt suksesit” dhe ta tregojë emrin tim si përkthyes, apo, cilindo libër me këtë titull ku unë qenkam përkthyes. Dhe, paramendone, në fakt unë nuk jam përkthyes por, edhe sikur të isha, edhe puna intelektuale e pengon Sulejman Rexhepin. Do të dëshmojë për të gjithë ata familje që i paskam djegur unë përmes këtij libri. Sulejman Rexhepi në gjyq do të dëshmojë se kë e kam vrarë dhe kë e kam prerë në BFI duke qenë në pozicionin e sekretarit të këtij Institucioni. Duhet të dëshmojë se me cilët gazetarë kam bërë pakt për ta dëmtuar BFI-në.
Duke pasur konsideratën ndaj kohës së shtrenjtë të lexuesve të LAJM-it por edhe ndaj hapësirës së çmushme të faqes së gazetës, po e përmbyll këtu këtë reagim duke e ftuar edhe një herë Sulejman Rexhepin, të cilin e sfidoj me një thes dokumente e argumente që e flasin vetëm të vërtetën kundër tij. Nëse edhe ai ka qoftë edhe vetëm një dokument, le ta bëjë publike! Të vetmet “argumente” të tij ngelin sharjet e psita, ofendimet, shpifjet dhe trillimet e denja për një shpirtligë! Zatën, pesë vite më parë, duke e përdoru këtë metodë të ulët kundër ish-shefit të kabinetittë tij, z. Muhamer Veselit, përfundoi në gjyq. Më 3 qershor të vitit 2010 gjykata do ta dënojë penalisht Sulejman Rexhepin për shpifje. Ky vendim i gjyqit do të bëhet i plotëfuqishëm më 24 janar të vitit 2011 dhe MuamerVeseli do ta fitojë lëndën. Prandaj, kësaj radhe, duke e ditur se sërish do të humb në gjyq, Sulejman Rexhepi përdor autorësinë “Shërbimi për informim”! Tani, i dëshmuar si shpifës i llojit të vet, mundohet që këtë nofkë t’ia mvesh tërë Institucionit të BFI-së, pra, të gjithëve që punojnë aty. Ta mbajnë pra, me shëndet!/LAJMPRESS/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves