Numri i të vdekurve nga aksidenti që ndodhi mbrëmë në rrugën Kërçovë – Ohër, në afërsi të fshatit Kollare është rritur në 4 veta.
Në mesin e tyre janë një foshnje e lindur këtë vit, një vajzë 2 vjeçe dhe babai i tyre 28 vjeçar, Dear.A nga Zajazi.
Ato po udhëtonin me makinën e tyre “Volvo” , e cila është përplasur me një makinë tjetër “Ford Konekt”.
Ka ndërruar jetë edhe udhëtari i makinës Ford, Amzi.I, 56 vjeç nga Svillara e Poshtme e Sarajit të Shkupit. Me plagë të rënda ka ngelur H.A, bashkëshortja e të ndjerit Dear.A, ndërsa i plagosur është edhe V.A, 31 vjeç drejtuesi i makinës tjetër. (INA)
Comments
Post a Comment