"Ky vend ka rol kryesor në ndalimin e vajtjeve të luftëtarëve të huaj nëpërmjet territorit të saj, në të janë vendosur bazat ku trajnohen forcat opozitare të Sirisë, ndërsa luan edhe një rol të rëndësishëm humanitar"
WASHINGTON (AA) – Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së pretendon se Turqia është "partneri kyç" në luftën kundër organizatës terroriste DAESH (ISIL) dhe se vlerëson kontributin e Turqisë në përpjekjet e koalicionit ndërkombëtar në luftën globale kundër kësaj organizate, raporton Anadolu Agency (AA).
"Turqia është një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm në luftën kundër DAESH. Ky vend ka rol kryesor në ndalimin e vajtjeve të luftëtarëve të huaj nëpërmjet territorit të saj, në të janë vendosur bazat ku trajnohen forcat opozitare të Sirisë, ndërsa luan edhe një rol të rëndësishëm humanitar sepse ka strehuar afër dy milionë refugjatë", ka thënë për AA zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Alistair Baskey.
Shtetet e Bashkuara më parë kishin dënuar sulmin terrorist i cili të hënën ndodhi në qytetin jugor të Turqisë, Suruç, në afërsi të kufirit sirian kur humbën jetën 30 persona. Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu ka deklaruar dje se hetimi i deritanishëm tregon se pas sulmit me siguri qëndron DAESH, por se hetimi i gjerë është në vazhdimin e sipër.
Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin ka thënë se Turqia që nga tetori 2013 ka deportuar rreth 1.600 shtetas të huaj nga territori i saj të cilët kishin lidhje me organizatën terroriste DAESH.
SHBA-të udhëheqin koalicionin ndërkombëtar për luftën globale kundër DAESH, pjesë e së cilit janë mbi 60 shtete, në mesin e të cilëve Turqia dhe vendet arabe. Koalicioni kryen sulme ajrore ndaj pozitave të DAESH-it në Irak dhe Siri.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit amerikan, John Kirby ka deklaruar më parë se të gjitha anëtarët të koalicionit anti-DAESH japin kontributin e tyre në atë luftë.
"Të gjitha vendet japin, sa, ku dhe kur munden dhe ne jemi falënderues për këtë. Veçanërisht vlerësojmë kontributin e Turqisë, e cila jo vetëm që është anëtar i rëndësishëm i koalicionit, por edhe partner i NATO-së", ka thënë Kirby.
Comments
Post a Comment