Moti në Maqedoni gjatë fundjavës së ardhshme do të jetë kryesisht stabil dhe më i ngrohtë me erë veriore të dobët deri në mesatare. Në orët e pasdites është e mundshme paraqitje e izoluar e reshjeve të shkurta në pjesët lindore dhe juglindore të vendit.
Temperatura do të lëvizë prej 26 deri në 34 gradë.
Në Shkup mot i ngjashëm, stabil dhe i nxehtë me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura do të ngjitet deri në 32 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë 8.
Nga e hëna sinoptikët paralajmërojnë ngrohje për disa gradë. Temperatura e ditës në pjesën më të madhe të vendit do të lëvizë prej 30 deri në 39 gradë./KOHA/
Comments
Post a Comment