Skip to main content

Opinion: BFI-ja xeherore e BDI-së?!

Me shkas
BFI-ja xeherore e BDI-së?!
A guxon Molla Sula të nënvlerësojë kaq shumë (madje deri në përmasa të mohimit total) PDSH-në?! Me këtë guxim budallai Molla Sula vetëm sa e legjitimon veten si përçarësi më i madh i të gjitha kohërave i shqiptarëve të Maqeëdonisë. Sepse kështu e mëson “mentori” i tij (Makijaveli) “përçaj e sundo”
Nga Dashmir EMINI
Janë të shumta mediat e vendit, por edhe faktorë të ndryshëm që, në dy raste gjatë Muajit të Ramazanit, me të drejtë shtronin pyetjen: çka ka Sulejman Rexhepi, uzurpatori i postit të Reisul Ulemasë, me Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH-në)! Në rastin e parë, kur Sulejman Rexhepi shtroi iftar për deputetët, ministrat, liderët dhe diplomatët e vendit, nuk kishte ftuar asnjë përfaqësues të PDSH-së. Përmes këtij iftari, në mënyrë perfide ishte përpjekur që, me prezencën e ndërkombëtarëve, ta legjitimojë qëndrimin e vet anti-PDSH! Natyrisht, ndërkombëtarët nuk ranë në këtë grackë dhe, ia bojkotuan të gjithë iftarin. Për më tepër kur ky iftar u shtrua në ditët kur po ushtrohej një trysni mbi të gjithë partitë parlamentare që të arrinin marrëveshje për tejkalimin e krizës politike. Sulejman Rexhepi kishte zgjedhur mënyrën që t’i tregojë “botës shqiptare” se kushë është faktor në vend. Natyrisht që do të përjetojë një fijasko të merituar në këtë lojë të pandershme nga ana e tij.
Rasti i dytë ishte gjatë një organizimi tjetër tepër qesharak të Sulejman Rexhepit. Molla Sula nuk pret më mysafirë në seline e BFI-së për t’ia shprehur urimet me rastin e Bajramit. Këtë traditë dëshiron ta shndërrojë në urdhër dhe në obligim të prerë që të gjithë të ftuarit e tij të shkojnë atje ku do ta caktojë vetë ai vendin. Kësaj radhe ishte Aleksandar Pallasi! Po a është Sulejman Rexhepi ndonjë bisnesmen, a është ndonjë “boss”, a është ndonjë drejtor firme, ndonjë VIP, ndonjë pareli i madh që e zgjedh, si të gjithë VIP-at dhe bisnesmenët e tjerë, një lokal super të shtrenjtë për një ditë e cila në krejt botën shënohet nëpër selitë përkatëse! Kush ia pagoi ato shpenzime Molla Sulës i cili me aëtë rast e theu një traditë dhe një kulturë origjinale, e pranishme te të gjithë fetë dhe te të gjitha komunitetet në botë. Organizimet e tilla bëhen për një sukses personal, për një rekapitulim te bisnesit personal, për një nismë të mbarë personale dhe në asnjë mënyrë nuk bëhen për një festë fetare. Po sikur Molla Sula t’i ftonte të gjithë të interesuarit në një oborr xhamie, për shembull!
Atë ditë, në mënyrë shumë naive Sulejman Rexhepi i kishte ftuar të gjithë për t’ia uruar festën e bajramit dhe jo për të pritur në selinë e vet të gjithë ata që zakonisht vijnë për ta përshendetur, xhemat i thjesht, miq e shokë. Natyrisht, selinë e vet de fakto dhe de jure ka kohë që e ka humbur! Më tepër sillet nëpër Fa-Fa, Mirakoli e Garden se sa në zyren e vet, sepse e ka tmerr, sepse frikohet që mos do ta turpërojë dikush nga ata të cilëve ua shau gratë e nënat, madje në vend publik, para të gjithëve.
Në sallën e Aleksandar Pallasit ditën e pritjes, u krijua një përshtypje shumë interesante. Qëllimi i Molla Sulës kishte qenë që të promovohet para të tjerëve si “vip-i” me më shumë truproje në vend se të gjithë të tjerët. Madje edhe më shumë se ambasadori amerikan i cili erdhi vetë! Vërtet kujt i frikësohet kaq shumë Molla Sula dhe, fundja, pse të frikësohet kaq shumë? Qëllimi i dytë ishte që t’i japë peshë dinsëzit, që ta justifikojë disi hapin e vet edhe pse të gjithë i thonë se ishte hap katastrofal; që ta promovojë të pamoralshmin dhe analfabetin, sekretarin e vet personal Irsal Jakupin. Atë ditë i kishte dhënë detyrë që ta promovojë “intelegjencën” e vet duke e lexuar fjalimin e Molla Sulës në tri gjuhë. Në shqip shihej se nuk e ka gjuhë të nënës, në anglisht shihej se është injorant total (apo e bënë këtë sa për ta nënvlerësuar ambasadorin amerikan), ndërsa në turqisht ishte i rangut të Shivanit.
Nejse, e gjithë kjo dëshmon për amatorizmin total që për momentin po mbretëron në BFI. Nuk duhet dhënë peshë këtij amatorizmi se sa lojës tjetër perfide të Sulejman Rexhepit. Pse në të dy rastet ftohet vetëm BDI-ja! Nga sekretaria e Parlamentit të Maqedonisë na bëjnë me dije se, në asnjë nga këto dy raste nuk ka pasur ftesë për grupin parlamentar të PDSH-së dhe për asnjë figurë të kësaj Partie, ndërsa ka pasur për ata të BDI-së. Po ashtu, edhe nga zyrja për komunikim me opinionin të PDSH-së na thonë se nuk kanë pasur kurrfarë ftese nga BFI-ja. Po pse? Sepse i ka mbetur hatri Molla Sulës se pse kur PDSH-ja ishte në pushtet nuk ia bënë zëvendësministër të policisë djalin e vet që ka një biografi tepër kontraverse. Apo, gjithmonë Molla Sula e luan të njëjtën lojë fëmijërore, opozitën nuk e bën hesap kurrë, përderisa në pushtet të gjendet një parti shqiptare, cilado qoftë ajo? Përmes korrupsionit (duke ofruar vakëfe apo duke korruptuar nga buxheti i vakëfit) e blenë rehatinë e pushtetit përderisa bënë kërdinë duke vjedhur e duke u pasuruar si asnjë personalitet tjetër në vend. E ka për traditë të thotë: “Më lehtë e kam të funksionoj me pushtetin. Ua hedh ndonjë kockë dhe ata struken në shtëpizën e vet si qeni i zgjebosur ndërsa vetë veproj duarshlirë”! Kështu mendon Molla Sula, ndërsa shumë njohës të relacioneve BDI-BFI thonë se, ky bashkëpunim kaq i ngushtë, i ngritur madje nënivel liderësh (Ali Ahmeti ka caktuar që linku i tij me Molla Sulën të jetë Musa Xhaferi) është si rezultat i shndërrimit të BFI-së në xeherore, ne miniere, në “maden” të BDI-së.
A guxon Molla Sula të nënvlerësojë kaq shumë (madje deri në përmasa të mohimit total) PDSH-në?! Me këtë guxim budallai Molla Sula vetëm sa e legjitimon veten si përçarësi më i madh i të gjitha kohërave i shqiptarëve të Maqedonisë. Sepse kështu e mëson “mentori” i tij (Makijaveli) “përçaj e sundo”! PDSH-ja nuk është vetëm një person që mund të jetë armik i Molla Sulës, apo, mosrealizues i dëshirave të tij patologjike në raport me djalin e vet polic të rëndomtë. PDSH-ja është një shkollë politike kombëtare, PDSH-ja është një parti shqiptare që është në Parlamentin e Maqedonisë ku me aq sa ka mundësi mbronë interesat politike të popullit të vet. Në këtë parlament roli i PDSH-së është përfaqësues dhe, ajo aty i përfaqëson nja 80 mij votues shqiptar e myslimanë. Dhe, mos t’i përfshishë përfaqësusit e këtij numri shqiptarësh në asnjë event fetar është baraz me mohimin e tyre! A e ka të qartë se çfarë është duke bërë Molla Sula a jo?! Molla Sula me këtë gjest automatikisht ka krijuar nja 80 mij kundërshtarë, të cilët natë e ditë po pështyjnë mbi të. Prandaj, jo rastësisht po konkludohet se, në historinë e kombit shqiptar, nuk ka pasur “lider” i cili kaq shumë është urrejtur publikisht, madje as Esat Pashë Toptani. Molla Sula duhet ta tejkalojë djalin e vet polic të rëndomtë dhe duhet të pranojë se, megjithatë, lideri i PDSH-së, Mendu Thaçi, është shumëfish më tepër me peshë kombëtare se sa Sulejman Rexhepi, i cili, postin e Reisul ulemasë e ka uzurpuar me ndihmën e pushtetit maqedonas, ndërsa postin e liderit z. Thaçi e ka falë votave të atyre 80 mij shqiptarëve./Opinione/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves