Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit të SHBA për Evropë dhe Azi, Viktoria Nulland sot në Shkup realizoi takim me kryeministrin Nikolla Gruevski.
“Kriza politike në Maqedoni ka bërë që të jetë shumë vështirë për liderët të fokusohen në synimet euroatlantike dhe prandaj kjo duhet të tejkalohet. Tani është koha ti vihet fundi kësaj krize. Na vjen mirë që së bashku me BE, Ambasadorin Bejli, Eurokomisarin Han po mundohemi ti mbledhim partitë së bashku përreth një pakoje të mirëkuptimit që do ti mundësonte Maqedonisë të kthehet në rrugën që ka zgjedhur”, ka porositur Nulland.
Nulland ka konkluduar se në Maqedoni ka klimë të mirë dhe dëshirë për tejkalimin e krizës politike dhe ka porositur që sa më shpejtë të zgjidhet ajo aq më shpejtë njerëzit do ti kthehet jetës së tyre normale, zhvillimit ekonomik, thithjen e mëtutjeshme të investitorëve, në të gjitha ato punë të cilat e bëjnë Maqedoninë të fortë dhe prosperuese.
Sipas kryeministrit Gruevski, marrëdhëniet midis SHBA-ve dhe Maqedonisë janë të shkëlqyeshme dhe kanë bashkëpunim të vazhdueshëm.
“Vlerat euroatlantike janë udhëheqëse edhe në sfidat politike edhe në zgjidhje të problemeve në pajtueshmëri me rendin kushtetues dhe rregullat e demokracisë dhe sundimin e të drejtës”, deklaroi Gruevski./koha/
Comments
Post a Comment