Skip to main content

NISMA: Së shpejti do t'i gëzohemi Çlirimit të BFI-së nga Sulejman Rexhepi

Më datë 07 Korrik 2015, iftar për NISMA për ndryshime në BFI e RM shtroi Shoqata Veli & Arif nga Kumanova! Në këtë iftar morën pjesë mbi 250 mysafir! Fjalim përshëndetës mbajti Muftiu i Muftinisë së Shkupit a njëherit edhe Kryetar i Nismës për Reforma në BFI e RM, i cili falënderoi mysafirët e pranishme në këtë Iftar solemn. Muftiu i nderuar Haxhi Ibrahim ef. Shabani theksoi se para shumë shekujve Muhamedi a.s me shokët e Tij besnik në Ditën e 20-të të Ramazanit çliroi Mekën e bekuar. Ai mes tjerash shtoi: “Ne jemi tubuar sonte së bashku në sheshin "Skënderbeu" për të sinjalizuar simbolikën se së shpejti do t'i gëzohemi edhe Çlirimit të institucionit të BFI e RM të cilin Sulejman Rexhepi e ka uzurpuar dhe vazhdon ta keqpërdor në dëmin e popullatës muslimane të vendit dhe më gjërë. Sulejman Rexhepi shfrytëzoi të gjitha mjetet antikushtetuese dhe antiligjore për të na diskredituar dhe njollosur si të dhunshëm dhe puçist. Mirëpo këto gënjeshtra kësaj rradhe nuk do t'i pinë ujë sepse të nderuar përkrahës të idealeve jo të parave dhe zullumit "së shpejti do të kemi Dekret gjyqësor në favor tonin dhe të vërtetës Inshallah", ku prap do të demaskohen gënjeshtrat e Sulejman Rexhepit dhe i njëjti do të shpallet shpifës me dokument.
Në përfundim të fjalimit Muftiu Haxhi Ibrahim ef. Shabani përgëzoi përkrahësit e Nismës për punën e tyre që realizuan në të kaluarën, atë që bëjnë për momentin dhe do të bëjnë nē të ardhmen e afērt duke paralajmëruar se Nisma do të vazhdoj me hapa të sigurta rrugën për pastrimin e Institucionit të BFI e RM prej një pensionisti të cilit i ka skaduar mandati i përdorimit dhe i cili mendon se ende jeton nē kohën e Komunizmit të Josip Broz Titos.
Nuk i duhen popullit dhe pesë tonë patriot të rrejshëm si dhe individ të dëshmuar për zullum,tradhëti, manipulime, sharje dhe ofendime.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves