Translate

Friday, July 3, 2015

Mirënjohje nga NISMA për mediat: Nën dritën e së vërtetës

Nuk ka kaluar një muaj që kur Sulejman Rexhepi, uzurpatori i postit të Reisul Ulemasë së BFI-së në RM, ndërmorri hapa të gabueshme policore e gjyqësore për të na larguar nga vendet e punës! Me kismet dhe me ndihmën e Zotit që të gjithë do të kthehemi në po ato pozicione ku kemi qenë, pavarësisht përpjekjeve djallëzore të Sulejman Rexhepit për të na diskredituar gjithnjë e më shumë. Ka zgjedhur rrugën e diskreditimit nëpër ndeja e takime, nëpër të tilla situatë ku askush nuk mund t’i kërkojë argument e dokument për atë që flet. Fillimisht arriti që të krijojë një mashtrim optik edhe ndër mediat tona, të cilat shumë shpejt dhe lehtë  u “zgjuan” nga ajo “magji sulejmaneske” dhe, gjithnjë e më shumë u vetëbindën se nuk ishte kurrfarë e vërtete ajo që mundohej ta plasonte në opinion Sulejman Rexhepi.
Ne, të larguarit  dhunshëm nga vendet tona të punës, krijuam Nismen për reforma në BFI dhe, po e ndjejmë se kjo kohë e reformave të mëdha po afrohet gjithnjë e më shumë. Këtë obligim të sinqertë dhe tepër fisnik bashkë me ne nisën ta ndajnë shumë portale dhe media nga vendi, nga Shqipëria, nga Kosova, ngaTurqia, nga Perëndimi e Lindja si mediat: World News, Al Arabie, madje edhe CNN në faqen elektronike të së cilës u rifreskua “klipi” që flet për një megalomani të tmerrshme të Sulejman Rexhepit.
Ne, si Lëvizje, ndjejmë obligim moral e shpirtëror që t’i falënderojmë të gjithë ato portale e media që u vunë kush në shërbim të së vërtetës e kush në fushatë kundër Sulejman Rexhepit, si e keqja më e madhe e komunitetit tonë fetar.
Duke u betuar në Zot e në gjithçka të shenjtë, nënvizojmë që, 90% nga ato portale nuk dimë se kush janë, dhe kush qëndrojnë prapa tyre. Thjesht i llogarisim si dashamirë të fatit të mëtejmë të islamit në këtë nënqiell dhe të myslimanëve të vendit. Sinqerisht nga zemra falënderojmë: TVM2, TV ERA, RADIO SHKUPI, INA, ALMAKOS, gazetën LAJM, gazetën KOHA, AKTUALE, DREJTIMI, SKUPI24, TETOVASOT,1KLIKLARG, LAJMI1, DITARI,
ANADOLU AGENCY(shqip),  FOKUSINEWS,  TETOVA1, INFOSOT, BALKAN-NEWS, PORTALB, YENIBALKAN, TVGLOBI(Gostivar), KLAN.MK, KMM, VULA LAJM, ALKOILL, SHQIP.REPUBLIKA, TESHESHI, si dhe profile të ndryshme në rrjetet sociale të cilat me saktësi bartin qëndrimet tona nga FB faqja jonë Muftinia e Shkupit NISMA, apo nga fb profilet tona personale!
Kërkojmë ndjesë nëse kemi harruar ndonjë portal a media dhe nuk ia zumë emrin. I falënderojmë edhe ato media të cilët,duke menduar se mund t’i kontribuojnë qetësisë së situatës duke qëndruar sa më larg, nuk u lëshuan në esencë të problemit.
Falënderojmë me gjithë shpirt edhe ato portale e media që na kritikojnë e na qortojnë, sepse kritikat dhe qortimet e tyre publike i konsiderojmë si shumë të dobishme për ne të Lëvizjes, të cilët kemi marrur një rrugë shumë të rëndësishme për fatin e BFI-së dhe të pjesëtarëve të saj.
Lusim Allahun xh.sh. që këto ditë të Ramazanit t’i kaloni të mbara dhe në paqe!
Paçi bekimin e Zotit të Plotëmëshirshëm.
 
Myftiu i Shkupit, H. Ibrahim Shabani,

Udhëheqës i Nismës për reforma në BFI të RM-së

0 comments :

Post a Comment