Translate

Saturday, July 18, 2015

ISIS'i e sulmon Serbinë gjatë vikendit?!

Xhihadistët planifikojnë që në 48 orët e fundit, gjatë dy ditëve të Fitër Bajramit, të kryejnë sulme ndaj Serbisë!

Sipas mediave serbe, ekstremistët islamikë nga radhët e ISIS-it të cilët në një video-incizim të publikuar kanë ftuar për luftë të përgjakur në Ballkan, tash kanë për qëllim që ato kërcënime t’i zbatojnë në praktikë, për çka masat e sigurisë janë ngritur në nivelin më të lartë.
“Islamistët ekstrem duan që të kryejnë sulme të ashpra në ditën e dytë të Bajramit, që quhet edhe dita e shehidëve, kur myslimanët kujtojnë heronjtë e tyre dhe ata që u vranë gjatë luftës për fe. Theksojnë se Bajrami është koha kur duhet ‘shfarosur jobesimtarët’”, ka thënë një burim i mirinformuar për Informer. 
Të kujtojmë se para pak ditësh u zbuluar një plan i ekstremistëve i cili parashihte sulme “me radhë” në tërë shtetet e Ballkanit, përfshirë këtu edhe Kosovën edhe Shqipërinë. /Indeksonline/

0 comments :

Post a Comment