Skip to main content

21 vende në botë ndodhen pranë falimentimit

Studimi – Greqia tashmë është futur prej kohësh në qerthullin e “djallit”: pa para nga jashtë, shteti fqinj shkon i sigurt drejt falimentit. Mirëpo ky vend nuk është i vetmi që ndodhet buzë greminës: janë plot 21 vende të tjera që mund të ndanin të njëjtin fat, herët a vonë
Greqia tashmë është futur prej kohësh në qerthullin e “djallit”: pa para nga jashtë, shteti fqinj shkon i sigurt drejt falimentit. Mirëpo ky vend nuk është i vetmi që ndodhet buzë greminës: janë plot 21 vende të tjera që mund të ndanin të njëjtin fat, herët a vonë.
Në Europë, sipas një studimi të fundit, veç Greqisë, rrezikohen nga falimentimi edhe Irlanda, Spanja, Qipro dhe Portugalia, por jo më pak edhe Mali i Zi, Kroacia, Armenia, Ukraina dhe Maqedonia.
Në Afrikë dhe në Azi përkundrazi, janë vetëm katër shtete që rrezikohen seriozisht.
“Grexit” për momentin duket i tejkaluar, por Greqia ndodhet edhe më tej përpara një mali me borxhe – dhe në këtë hall nuk është e vetmja. Mbi 20 vende të tjera kërcënohen sidoqoftë nga falimentimi, konstaton “Jubilee Debt Campaign” – një organizatë me qendër kërkimore në Londër – në një studim të publikuar kohët e fundit.
Për shumë vende situata është shumë e pasigurt, pasi ato nuk po munden më të përfitojnë shumat që kanë nevojë. Investitorët i frikësohen malit të madh të borxheve për të dhënë kredi të reja, të cilat nuk kanë garanci se i marrin mbrapsht. Vetëm përkundrejt përqindjeve të mëdha, ata mund të lëvrojnë fonde ndaj një vendi të kësaj kategorie. Pagesa e përqindjes e përkeqëson situatën edhe më tej.

Borxhet e reja janë më të lakuara dhe të rrezikshme
Vende të tjera që posedojnë një normë besimi të caktuar ndaj kreditorëve, sipas pikëpamjes së autorit bëjnë shumë pak për të sjellë rregull në financat e tyre. Me gjithë borxhet e larta, ata mund të marrin hua sërish nga bankat para me norma të leverdishme, për shkak të politikave me përqindje të ulëta interesi të bankave qendrore. Për të kursyer kësisoj nuk ka më asnjë arsye. Një qerthull vicioz. Sidoqoftë, Shqipëria nuk duket se zë vend në këtë renditje ose të paktën nuk përmendet në mënyrë eksplicite në asnjërën nga kategorizimet.

22 vende janë në nivele të larta borxhesh
Veç Greqisë janë 21 vende të tjera që renditen në listën e atyre me borxhe të larta shtetërore. Sidomos të prekura nga fenomeni i rrezikshëm vlerësohen rajone të tëra në Europë, Afrikë Veriore dhe Lindje të Mesme. Shumë nga vendet me nivele të larta borxhesh në vitin 2005 përfituan një shkurtim të tyre nga vendet e G8-s. Ata u mendua se kështu mund t’ia nisnin nga zeroja e të arrinin shpejt mirëqenie, që më pas të menaxhonin lirisht financat e tyre publike. Një perceptim e vendim i gabuar, sikurse dëshmohet nga zhvillimet aktuale. 
“Jubilee”, në studimin e vet, vlerëson se një vend ndodhet në një situatë akute krize borxhesh, nëse:
– borxhet kapin nivelin e më se 30 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP).
– përqindja e rikthimit shkon më shumë se 15 për qind e të ardhurave shtetërore.
Studimi, sidoqoftë nuk merr parasysh asnjë trend, si për shembull kur një vend vjen nga një nivel i lartë borxhesh, e që këtë trend e ka shkurtuar ndjeshëm prej vitesh e në mënyrë të vazhdueshme.
Më konkretisht, ja cilat janë 22 vendet që aktualisht gjenden në listën e studimit të “Jubilee”, në një krizë borxhesh apo që vlerësohet se mund të shkojnë drejt falimentimit, të grupuar sipas kontinenteve: 
Europa
  • Armenia
  • Greqia
  • Irlanda
  • Kroacia
  • Maqedonia
  • Mali i Zi
  • Portugalia
  • Spanja
  • Ukraina
  • Qipro
Amerika
  • Belize
  • Kosta Rika
  • Republika Dominikane
  • Salvadori
  • Grenada
  • Ishujt St. Vincent dhe Grenadinë
Afrika
  • Gambia
  • Zimbabve (aktualisht e falimentuar)
  • Sudani (aktualisht i falimentuar)
  • Tunizia 
Azia 
  • Libani
  • Sri Lanka
  • Ishujt Marshall
Në rrezik të madh për të rrëshqitur herët apo vonë në krizë borxhesh, janë edhe 14 vende të tjera, nëntë prej të cilave në Afrikë. Te vendet me rrezikshmëri të shkallës së mesme, janë vende të tilla si Polonia, Italia dhe Hungaria.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves